Flamurtari e Vllaznia, momenti i së vërtetës në Euroligë

Flamurtari i Vlorës do të luajë sot ndaj Buduçnostit të Malit të Zi, një skuadër e kryeqytetit Podgoricë. Ndeshja për vlonjatët shihet mjaft e vështirë, jo vetëm pse Buduçnosti është ekip cilësor, por edhe për situatën e nxehtë që prodhojnë fenomenet politike e nacionale në Ballkan. Ndeshja e sotme nuk ka realisht favoritë dhe në këtë pikë vlonjatëve u del për detyrë që të marrin një rezultat pozitiv, ku ambicia është për një barazim, që do ta favorizonte ekipin në ndeshjen e kthimit pas një jave.

Flamurtari ka treguar edhe herët e shkuara se në kompeticionet europiane ka një nur të mirë, që di të fito0jë e të kualifikohet.Trajneri Gugash Magani ka këshilluar lojtarët e tij të jenë në veçanti të kujdesshëm në mbrojtje, pasi pikërisht mbrojtja është ajo që mund të sigurojë objektivin e grupit në këtë përballje të parë. Shumë ish-figura të ekipit vlonjat ndër vite, kanë kujtuar se skuadrës i mjafton dhe një barazim në këtë ndeshje për t’u ndjerë favorite në takimin e kthimit, por kujtojnë ndërkohë se edhe një humbje minimale nuk është e rëndë, pasi në Vlorë përmbyste gjithçka. Bashkë me ekipin do të jetë dhe presidenti Shpëtim Gjika, i cili ka deklaruar se ambicia e skuadrës së tij është kalimi i këtij turi të parë paraeliminator e më pas përgatitja për të kaluar pse jo dhe turin e dytë, duke shtuar se Flamurtari është një ekip i konsoliduar që ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe ka në gjirin e tij lojtarë shumë të mirë që dinë të bëjnë diferencë. “Shorti na ka vënë përballë Buduçnostin, një skuadër të fortë nga një vend fqinj, ku për ne do të jetë e vështirë. Megjithatë, ekzistojnë shanse të mëdha kualifikimi, për faktin se kundërshtari nuk është më cilësor se ne dhe së dyti që ndeshjen e kthimit e luajmë në fushën tonë. Me pak fjalë ne në këtë sfidë të parë nuk duhet të humbasim, por të marrim një rezultat pozitiv. Humbja na komplikon objektivin, çdo rezultat tjetër na bën favoritë për të kaluar këtë tur të parë. Unë kam besim te skuadra se mund t’ia dalim mbanë dhe të tentojmë madje të fitojmë pse jo që në këtë përballje të parë”, tha trajneri Gugash Magani para nisjes për në Mal të Zi. Gjendja e ekipit duket e mirë dhe sot është momenti që kuqezinjtë vlonjatë të përsëritin atë që bëri Flamurtari i vitit 1987 ndaj Partizanit të Beogradit. Në gjirin e skuadrës vlonjate të gjithë janë optimistë për rezultat pozitiv dhe për kualifikim në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Vlorë.
Vllaznia, me shanse maksimale ndaj Birkirkarasë
Për shkodranët shorti ka qenë mjaft i lehtë, pasi përballë do të kenë Birkirkaranë, skuadër modeste malteze. Trajneri Mirel Josa dhe presidenti Valter Fushaj janë shprehur se udhëtojnë drejt Maltës për fitore, nisur dhe nga fakti se skuadrat e kampionatit maltez kanë nivel më të dobët se skuadrat tona. Problem i vetëm shqetësues për teknikun Josa ka qenë mosnjohja sa duhet e kundërshtarit dhe skema e lojës së saj. “Të jemi realistë: kampionati maltez ka nivel më të dobët se kampionati shqiptar dhe ne ndeshemi sot për të marrë maksimumin,q ë do të thotë fitoren. Shqetësim për ne është mosnjohja e kundë2rshtarit, por mendoj dhe besoj se Vllaznia do të jetë e suksesshme sot. Natyrisht që për ne shorti ka qenë i pranueshëm dhe unë besoj se ekipi im do të kualifikohet. Gjithsesi, euforia nuk ka vend, pasi duhet shumë mund të fushë që të realizohet objektivi. Dëshirojmë që të kalojmë dy ture në Ligën e Europës dhe duhet ta nisim mbarë që nga ndeshja e sotme”, tha Josa. Për shkodranët do të mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm në këtë ndeshje, që janë sulmuesi veteran Vioresin Sinani dhe mbrojtësi i krahut të majtë Abraham Aleçenu. I pari është i skualifikuar për shkak kartoni të marrë vitin e shkuar, ndërsa nigeriani nuk mundi të udhëtonte me ekipin për shkak se nuk nxori vizë. Presidenti Valter Fushaj ka deklaruar ndërkohë që Vllaznia nuk ka objektiv vetëm kalimin e një turi, por të paktën dy tureve, duke thënë se skuadra ka elementë cilësorë dhe objektiva të mëdha. “Ndihem optimist për kualifikimin. Sigurisht që kjo përballje e parë do të jetë e vështirë, por më pas skuadra do të luajë javën tjetër në Shkodër dhe gjërat do të jenë më të lehta. Kam besim se mund të kalojmë edhe dy ture këtë edicion”, tha Fushaj. Ndërkohë skuadra shkodrane është akomoduar që dje në Maltë dhe gjendja e ekipit është mjaft e mirë. Si për Vllazninë, ashtu dhe për Flamurtarin, është pra sot dita e së vërtetës, për të parë vetveten dhe për të treguar se edhe niveli i kampionatit shqiptar është i krahasueshëm me atë të vendeve të tjera dhe se ekipet tona mund të kalojnë më shumë se një turn ë kompeticionet europiane. Me ndeshjet e sotme hapet dhe seria e përballjeve të ekipeve tona në aktivitetet europiane. Shkodranët luajnë me Birkirkaranë në orën 20:30, ndërsa Flamurtari me Buduçnostin në orën 21:00.

 

Ndeshjet e sotme mund ti shikoni live ne

www.atdhe.al/sport.html

Birkirkara-Vllaznia (20:30)
Buduçnosti-Flamurtari (21:00)

Teknikët:Lëvizjet e trajnerëve, surpriza dhe në bankina
Përveç valës së ethshme të merkaton së verës me lëvizje të shumta të futbollistëve dhe me projektet e mëdha që kanë disa nga klubet kryesore, një pjesë e ekipeve shqiptare kanë nisur të mendojnë nga kreu për të vijuar më pas me blerjet e lojtarëve cilësorë. Tri skuadra kanë bërë goditjet e tyre në pankinë, pra duke sjellë trajner të ri. Laçi nuk do të ketë edicionin  ardhshëm trajner Stavri Nicën, pasi ky i fundit ka zgjedhur Kamzën për të drejtuar në muajt në vazhdim, një skuadër kryeqytetase dhe ku durrsaku Nica jo vetëm e ka më afër, por mund të arrijë dhe sukses në kampionat, nisur nga mbështetja e fuqishme që ka klubi kamzali dhe nga lojtarët e mirë që po mbledh në gjirin e tij. Por largimi i Nicës nga Laçi nuk ka sjellë shqetësim, pasi menjëherë klubi kurbinas ka sjellë trajnerin e ri. Ai është Nevil Dede, një teknik i ri, shumë i njohur si lojtar po me eksperiencë të pakët si trajner. Ai ka drejtuar për disa javë Tiranën, duke marrë disa rezultate impresionuese, por dha dorëheqjen në mënyrë të imponuar në fund të fazës së dytë, pasi nuk mundi të mbajë ritmin e kërkuar me Skënderbeun e Flamurtarin që udhëhiqnin klasifikimin në atë periudhë me diferencë të ndjeshme pikësh. Tashmë Dede do të drejtojë një skuadër mjaft energjike nga një qytet me tifozeri të zjarrtë dhe që vitet e fundit i ka dhënë një bukuri të veçantë kampionatit tonë. Së fundi, një tjetër surprizë në krye të bankinave ishte kalimi i Ilir Dajës në Kavajë, ku mori drejtimin e besës. Kjo skuadër ra një kategori më poshtë këtë edicion, pasi zuri vendin e parafundit në klasifikimin e përgjithshëm në Superiore dhe kësisoj ra automatikisht në Kategorinë e Parë. Verdhezinjtë kavajas do të drejtohen nga Ilir Daja, një teknik i njohur që ka dalë kampion me Elbasanin dhe me Dinamon dhe që e njeh mirë funksionimin e kampionatit tonë. Misioni i Ilir Dajës në krye të Besës është ta kthejë këtë skuadër në gjirin e më të mirave.Adriatik BALLA

Leave a Comment

%d bloggers like this: