Në luftën kundër “shenjave të pensionit”, amerikanët përdorin fjalëkryqe, Sudoku, shah e lojra të tjera mendore. Por një studim i ri tregon se për t’a mbajtur trurin në formë është më mirë të punosh sesa të rrish.

Ndërsa shumë prej moshatarëve kanë kohë që kanë dalë në pension, Dan Morgenstern as që e mendon një gjë të tillë. Prej 34 vjetësh ai drejton institutin e muzikës në universitetin Rutgers. Dan Morgenstern është 80 vjeç. Ai ndjehet mirë dhe është i bindur se puna e ka ndihmuar që të ketë mendje të mprehtë.

Dhe ndoshta ka të drejtë, sepse një studim i ri tregon se puna përtej moshës së pensionit ndihmon në mbajtjen e trurit në formë.Doktor Riçard Suzman në institutin kombëtar të plakjes thotë se vendi i punës mund të jetë një faktor shumë i fuqishëm në ruajtjen e aftësisë së trurit.

Një grup profesorësh të ekonomisë, autorë të studimit, shqyrtuan të dhënat e grumbulluara prej 20 vjetësh mes mijëra personave të moshuar nga 11 vende të botës. Pjesmarrësit në studim u morën në provim për matjen e shkallës së kujtesës, dhe amerikanët – të cilët janë të prirur të punojnë përtej moshë së pensionit – arritën rezultate të larta.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje të thonë nëse mprehtësia mendore lidhet me punën apo është ndërveprimi shoqëror që ndihmon në mos dobësimin e aftësive mendore tek të moshuarit. Disa shkencëtarë nuk janë të bindur dhe duan më shumë të dhëna. Megjithatë studimi e bën më bindës argumentin se trurin përdore ose humbe – si instrumentin – më mirë të përdorur, sesa të ri por të ndryshkur.

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2013 · Subscribe: RSS Twitter · WordPress Theme designed by Theme Junkie