Finiq, KQZ shpall fitues kandidatin e MEGA-s

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rinumërimit të votave të komunes Finiq, shpalli fitues kandidatin e Partise MEGA, Ziso Lluçi kundrejt kandidatit te PBDNJ-së, Sokrat Spiro.

Kreu i KQZ-se, pas dhenies se ketij vendimi, tha se “fitorja arrihet duke bere numerimin e drejte te çdo vote”

Me heret, mes debatesh Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë së të Drejtave të Njeriut për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e pjessshme vendore në komunën Finiq, edhe pse kandidati i saj ishte shpallur fitues me 1 vote me shume se kandidati i MEGA-s.

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani e cilësoi kërkesën si të pabazuar në prova dhe në ligj, ndaj dhe kërkoi rrëzimin e saj.

KQZ-së do t’i duhet edhe pak kohë për të përmbyllur plotësisht procesin e shpalljes së rezultateve përfundimitare të zgjedhjeve vendore që u mbajtën më 8 maj në Shqipëri.

Ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet në komunën Shallë të Shkodrës, ndërsa pritet të shqyrtohet një kërkesë ankimore edhe për komunën Kolsh.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: