Financimi i partive, PD-PS debate te Ligjet. Opozita, kundër: Jo kontroll nga KQZ

TIRANË- Debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve, gjatë diskutimit të projektligjit për “Financimin e partive”.

Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri është shprehur kundër kontrollit të financimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tij, një gjë e tillë duhet të bëhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas kreut të Komisionit, Ilir Rusmajli, projektligji në fjalë është shumë i rëndësishëm, pasi synon rritjen e transparencës dhe zbulon financimet e pista.

Por, opozita, ka pasur kundërshtimet e veta dhe nuk e ka votuar, kështu që projektligji kaloi në parim vetëm me votat e maxhorancës.

Leave a Comment

%d bloggers like this: