
Peqini Online
|
| |
| Ahmet Zogu tradhetar ? | | Po | | 80% | [ 16 ] | | Jo | | 20% | [ 4 ] |
| | Totali i votave : 20 | | |
| | Autori | Mesazh |
|---|
polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Ahmet Zogu tradhetar ? Fri Oct 12, 2007 6:01 pm | |
| Si u shit Shėn Naumi!
Ēėshtja e Shėn Naumit, historia e kalimit tė tij nėn sovranitetin e ish-Jugosllavisė sė parė nė vitin 1925, ėshtė pjesė e historisė sė ndėrlikuar tė caktimit tė kufijve tė Shqipėrisė, proces qė nis qysh me Kongresin e Berlinit.
Shėn Naumi dhe pylli i Velipojės nė Vermosh pėrbėjnė tė vetmet shmangie vullnetare, me njė vendim tė njėanshėm tė institucioneve ligjvėnėse tė Shqipėrisė, prej kufirit ndėrshtetėror tė caktuar nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kufijve.
Nė historiografinė vendėse kjo ēėshtje nuk ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė posaēme. Nė tekstet e historisė sė Shqipėrisė ėshtė pėrmendur e pėrmendet kalimthi dhurimi i Shėn Naumit dhe i Vermoshit si njė akt i lartė tradhtie i ish-mbretit Zog pas kthimit nga emigrimi politik nė Beograd (dhjetor 1924). Ndėrsa roli i institucioneve tė tjera, i Asamblesė Parlamentare, i Kėshillit tė Shtetit, i diplomacisė dhe i organizatave ndėrkombėtare (Komisioni Ndėrkombėtar i Kufijve, Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, Lidhja e Kombeve, Konferenca e Ambasadorėve, shtetet fqinje) nuk ėshtė studiuar gjerėsisht.
Nė traditėn e studimeve pėr historinė e ēėshtjes sė Shėn Naumit vendin e parė e zėnė studimet e historiografisė italiane, me pėrfaqėsues tė tillė si P. Pastorelli, E. di Nolfo etj. Studime me karakter informues janė kryer edhe nga autorė serbė, prej tė cilėve veēohen ato tė Zhivko Avramovskit.
Disa qėndrime tė shtypit grek nė vitet 1925-1926 (gazetat "Ethnos", "Eliniki") lėnė tė kuptohet shqetėsimi i fqinjit jugor pėrtej asaj qė ndodhi me korrigjimin e kufirit nė Shėn Naum dhe qė reflekton nė tėrėsi marrėveshjet komprometuese tė A. Zogut me N. Pashiqin gjatė qėndrimit tė tij nė ish-Jugosllavi. Studimet albanologjike tė shkollave tė tjera sllave (ruse-sovjetike, bullgare: Smirnova, Bobev) pėrmendin dhurimin e Shėn Naumit si njė shpėrblim apo mirėnjohje ndaj Beogradit pėr mundėsimin e kthimit tė armatosur tė A. Zogut nė pushtet.
Nė studimet shqiptare ka njė mungesė tė dukshme informacioni dhe gjithēka ėshtė pėrqendruar te pėrgjegjėsitė e ish-mbetit Zog. Nė disa studime ėshtė parė edhe nė kuadėr tė raporteve diplomatike e politike shqiptaro-jugosllave. Mungon, nė tė vėrtetė, njė histori e caktimit tė kufijve tė Shqipėrisė. Edhe njė studim monografik, me karakter pėrshkrues dhe kronografik, pėrgatitur mė 1925 nga Th. Ippen, mbetet ende nė gjendje dorėshkrimi, nė pritje tė pėrkthimit prej origjinalit gjermanisht. Po ashtu mungon njė botim tematik dokumentesh tė akteve mė tė rėndėsishme tė brendshme dhe tė jashtme qė kanė luajtur rol pėrcaktues nė konfigurimin e kufijve qė trashėgon shteti shqiptar. Njė lehtėsi e madhe do tė kishte qenė gjithashtu njė koleksion hartash gjeopolitike rajonale mbi evolucionin historik dhe politik tė problemeve dhe trajtave tė kufirit politik ndėrkombėtar tė Shqipėrisė.
Gjendja e studimeve tė deritashme paraqitet thuajse rastėsore, si nė pikėpamje tė burimeve, tė cilat pėr njė pjesė janė tė besueshme dhe pėr njė pjesė tjetėr tė dyshimta; deri te vėshtrimet historike-shkencore.
Duhet thėnė se studimet historiografike tė autorėve tė huaj janė mbėshtetur kryesisht nė marrėveshjen e A. Zogut me N. Pashiqin nė gusht tė vitit 1924, nė bazė tė sė cilės, ndėrmjet shumė premtimesh dhe koncesionesh, ish-mbreti i ardhshėm i njihte Beogradit tė drejtėn e sovranitetit mbi Shėn Naumin dhe Vermoshin (njė sipėrfaqe pyjore). Sa u takon burimeve shqiptare, qė ruhen nė AQSH dhe nė arkivin e MPJ, ato nuk janė kėshilluar prej tyre. Dhe kjo bėn qė shpesh vėshtrimet tė kenė kufizime.
Disa paqartėsi dhe kundėrthėnie tė tjera vijnė nga fakti se ēėshtja e Shėn Naumit ėshtė parė kryesisht si pjesė e kompromiseve politike tė A. Zogut me ish-Jugosllavinė e parė, pastaj me Italinė dhe me Britaninė; si ilustrim i politikės sė vasalitetit dhe tė lėshimeve kombėtare tė periudhės mbretėrore, jo si njė ēėshtje specifike mė vete. Nė njė varg studimesh kjo ēėshtje ėshtė marrė kalimthi si objekt, pėr tė konkretizuar dinakėrinė dhe lojėrat diplomatike tė A. Zogut nė marrėdhėniet me fqinjėt, sidomos me ish-Jugosllavinė dhe Italinė, por edhe me Fuqitė e Mėdha.
Nė tė vėrtetė, ēėshtjet ndėrkufitare tė Shqipėrisė kanė edhe njė pėrmasė ndėrkombėtare, qė lidhet me vendimet e Fuqive tė Mėdha pėr mėnyrėn si u njoh pavarėsia e Shqipėrisė, duke pėrfshirė paketėn e privilegjeve qė Konferenca e Ambasadorėve i njohu Italisė mbi Shqipėrinė. Kjo paketė njihej edhe nga qeverisėsit e Shqipėrisė pas vitit 1920, duke pėrfshirė A. Zogun. Pėrpjekjet e tij pėr tė neutralizuar kufizimin e sovranitetit tė vendit prej Italisė, duke bėrė kompromise dhe duke dhuruar shumė koncesione ndaj ish-Jugosllavisė sė parė dėshtuan plotėsisht me Traktatin e Paqes dhe tė Sigurimit (1926) dhe me traktatin e dytė tė Tiranės, qė ia njohėn legjitimitetin Romės tė kontrollonte jo vetėm pushtetet, por edhe territoret shqiptare. Por ndėrkaq, Shėn Naumi ishte dhuruar.
Gjatė dy vjetėve tė fundit, nė njė proces tė gjatė bashkėpunimi me prof. dr. V. Dukėn, historiane, arrita tė kryej njė studim pasuniversitar pėr kėtė ēėshtje krejtėsisht tė heshtur, nė tė cilėn ėshtė paraqitur gjendja e studimeve dhe tė burimeve brenda dhe jashtė vendit, duke konkluduar me njė bibliografi dhe burimologji mundėsisht shterruese; janė bėrė evidente pikėpamjet qė studiuesit kanė parashtruar, sė bashku me pajtimet dhe mospajtimet e tyre; janė konfirmuar arritjet dhe janė shpjeguar kufizimet e kėtyre studimeve; janė pasuruar faktet dhe burimet pėr temėn e zgjedhur; dhe janė ftuar dijetarėt e fushave nė njė diskutim tė ri.
Njė qėllim themelor i njė sprove tė tillė do tė ishte ta pavarėsojė ēėshtjen e Shėn Naumit prej problemeve tė tjera tė historiografisė shqiptare tė kėsaj periudhe, ta bėjė atė objekt mė vete, qė meriton vėmendjen e dijes, jo si pjesė e problemeve tė historisė sė caktimit tė kufijve tė Shqipėrisė, as si nėnēėshtje e raporteve diplomatike dhe gjeopolitike tė mbretėrisė shqiptare me fqinjėt.
Mbėshtetur nė arritjet e shkencės historike shqiptare, nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė ndėrtuar njė kalendar ngjarjesh ndėrkombėtare e kombėtare, qė kanė pasur rol pėrcaktues nė trajtimin e ēėshtjeve ndėrkufitare tė Shqipėrisė me fqinjėt. Njė vend tė privilegjuar zėnė ngjarjet dhe zhvillimet qė lidhen drejtpėrdrejt nė procesin e korrigjimit tė kufirit shqiptar nė Shėn Naum e Vermosh nė favour tė ish-Jugosllavisė. Ky kalendar ėshtė i domosdoshėm pėr ta vendosur ngjarjen nė kohė dhe nė hapėsirė, nė njė kuadėr tė mjaftueshėm arsyetimi, qė lehtėson mbrojtjen prej gabimeve. Duke e shoqėruar me shėnime paralele, qė paraqesin pikėpamjen zyrtare "tė historiografisė sė tjetrit", me pėrparėsi si paraqiten kėto ngjarje e zhvillime nė vėshtrimin e historiografisė greke, vetė shitja e Shėn Naumit, si pjesė e pazareve politike tė kohės, del mė e kuptueshme. Ēėshtjet ndėrkufitare me karakter gjeopolitik asnjėherė nuk mund tė jenė tė qarta e tė kuptueshme pa vėshtrimin e tjetrit. Edhe ēėshtja e Shėn Naumit pasqyrohet drejtpėrsėdrejti nė interesat politikė tė fqinjėve tė afėrt, sidomos tė Italisė dhe Greqisė. Shpesh, pėr tė kuptuar thelbin e njė ngjarjeje, reflektimi nė ndėrgjegjen historike tė tjetrit ėshtė kusht i domosdoshėm njohjeje. _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Ahmet Zogu tradhetar ? Fri Oct 12, 2007 8:42 pm | |
| VAZHDIMI
Shumė ėshtė folur pėr "Marrėveshjen A. Zogu - N. Pashiq", teksti i plotė i sė cilės tanimė mund tė bėhet publik. Nė lidhje me kėtė marrėveshje ka pasur shumė diskutime. Ekzistojnė dy variante tė saj: njėri ruhet nė AQSH dhe nuk ėshtė botuar ndonjėherė i plotė. Tjetri ruhet nė arkivat shtetėrore tė Italisė dhe ėshtė botuar integralisht nga historiani P. Pastorelli. Studiuesit shqiptarė e kanė pėrmendur ekzistencėn e kėsaj marrėveshjeje, por nė kuadėr tė studimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave. Nė arkivat italiane, marrėveshja ėshtė nė dy kopje, tė dyja identike me njėra-tjetrėn, megjithėse njėra me burim Beogradin dhe tjetra me burim Tiranėn, tė dyja tė pėrcjella nė rrugė diplomatike. Kohėt e fundme marrėveshja ėshtė botuar e plotė nė njė tė pėrmuajshme tė Prishtinės, sė bashku me relacionin e diplomatit italian. Vėrehet se teksti i marrėveshjes sė relatuar nga Beogradi dhe ai i relatuar nga Tirana (ky i fundit "prej njė burimi krejt tė mirėbesuar"), megjithėse janė pėrcjellė nė kohė tė ndryshme dhe prej personash tė ndryshėm, pėrputhen. Gjithashtu, pėrputhen tė dyja tekstet me versionin e ruajtur nė Tiranė. Teksti i marrėveshjes nė tė tre rastet ruhet nė italisht, pėrkthim pėr efekt informimi diplomatik-shtetėror. Nuk ėshtė botuar ndonjėherė teksti i origjinalit dhe nuk ka tė dhėna nėse origjinali ėshtė serbisht, shqip apo nė tė dyja gjuhėt (apo nė ndonjė gjuhė tė tretė, p.sh. frėngjisht, qė nė atė kohė ishte gjuhė zyrtare e diplomacisė). Shkolla serbe e historiografisė e ka pėrgėnjeshtruar ekzistencėn e njė marrėveshjeje me shkrim dhe pretendon se ekziston vetėm njė "gentilman agreement". Nė studimet vendėse janė bėrė krahasime tė tre dhe katėrfishta: teksti i dėrguar nė Romė nga Beogradi, teksti i dėrguar nė Romė nga Tirana, teksti qė ruhet nė AQSH dhe teksti qė pėrmban marrėveshja e Esad Pashės me N. Pashiqin nė vitet 1914-1915. Nė tė gjitha rastet duhet pranuar se ekziston njė metatekst i marrėveshjes, njė variant i interpretuar i saj, qė pėrmban edhe ndikimin e vėshtrimit italian, si palė e cenuar prej saj, pėr shkak tė privilegjeve qė i ishin njohur Romės ndėrkombėtarisht si kujdestare e sigurisė sė jashtme tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe mbrojtjen e kufijve tė caktuar nė vitin 1913. Teksti i marrėveshjes, megjithėse pėrmban vetėm njė pikė pėr ēėshtjen e Shėn Naumit, botohet qė nė fillim pėr tė lehtėsuar kuptimin e gjithė tezės, si dhe pėr tė dėshmuar se deri nė ēshkallė rezulton njohja e saj. Prej saj dalin mjaft probleme tė njohjes. Por teksti i marrėveshjes, i paraqitur i plotė, lehtėson relativizimin e pėrfundimeve qė arrijnė studiuesit pa njohjen e drejtpėrdrejtė tė saj ose mė saktė me njė njohje tė ndėrmjetme dhe tė pjesshme tė saj. Mbetet e hapur ēėshtja e kėrkimit tė origjinalit tė kėsaj marrėveshjeje nė arkivat e Beogradit. Fakti qė pėrmbajtja e saj ėshtė cituar saktėsisht nė studimet e historianėve serbė lejon tė kuptohet se origjinali duhet tė ruhet dhe nuk ka ndonjė dallim tė madh me variantin e shėrbyer nga shkenca historiografike italiane. Nė thelb, Pastorelli dhe Avramovski pajtohen pėr premtimet e marrėveshjes, vetėm se njėri i referohet njė teksti (metateksti), kurse tjetri komenteve dhe burimeve dytėsore. Po ashtu, mbetet e hapur ēėshtja qė aktet ndėrkombėtare dhe ato dypalėshe qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn si u caktua kufiri i Shqipėrisė tė botohen nė njė vėllim mė vete.
Gjithnjė, sidomos nga protagonistėt e veprimit (M. Frashėri, pėr shembull), shitja e Shėn Naumit ėshtė pėrligjur me "ndjenjat e forta fetare tė sllavėve". Por si qėndron e vėrteta. Ka njė mori faktesh qė provojnė praninė e krishterimit tė hershėm dhe ruajtjen e dėshmive historike-gjuhėsore dhe kulturore nga kjo periudhė nė faltoret mė tė hershme tė krishterimit qė rrethojnė brigjet e liqenit tė Ohrit. Janė disa tezat themelore mbi burimin e ndikimit tė qendrave kishtare nė themelimin e kishės pravosllave dhe tė shkrimit starosllav. Me kujdes duhen sjellė nė vėmendje tė studiuesve pikėpamjet e disa dijetarėve tė huaj (K. Trandafilov), studiues tė historisė sė krishterimit, tė cilėt mendojnė se, ashtu sikurse ungjillėzimi i bullgarėve dhe i mbretit tė tyre, Boris Mihail, u bė nė Gllavinicė, ashtu dhe lulėzimi i shkollės kishtare dhe shkrimore tė Ohrit nuk ėshtė pa lidhje dhe ndikim prej "Beligradit shqiptar", sikurse njihej pėr shumė kohė Berati, qendėr kishtare mesjetare me rėndėsi ndėrkombėtare. Ky ndikim jo vetėm nuk pėrjashton, pėr parakupton gjithashtu ndikimin e kishės bizantine nė pėrgjithėsi dhe tė kishės greke veēmas. Gjithashtu, janė tė shumta faktet qė bėjnė tė ditur se njė lulėzim i dytė i kishės nė Ohėr nė fundin e shekullit tė 17-tė e kėndej lidhet me praninė evidente tė klerit shqiptar. Pėrkundėr njė argumenti tė pėrdorur shpesh nė studime dhe diskutime, qė lėnia e sovranitetit mbi Shėn Naumin nga qeveria e Shqipėrisė lidhet me respektimin e sentimenteve fetare tė sllavėve, ėshtė pėr tu theksuar karakteri universal i kishės dhe besimit nga njėra anė, si dhe pamja prej palimpsesti e ndikimeve kishtare tė kryqėzuara nė shkollėn kishtare tė Ohrit. Nė njė studim mė tė thelluar do tė meritonte vėmendje figura e Theofilaktit tė Ohrit dhe sidomos lidhja e simpatisė tė Papa Klementit, tė mbiquajtur Albani, me figurėn e Shėn Klementit.
Duke u rikthyer te vetė ēėshtja e shitjes sė Shėn Naumit, duhet thėnė se nuk ka tė dhėna qė tė jetė bėrė mė parė ndonjė paraqitje e sistemuar e bibliografisė sė studimeve vendėse dhe tė huaja, sidomos tė huaja, duke pėrfshirė ato italiane, serbe-jugosllave, greke, bullgare, ruse, austriake, amerikane, britanike rreth ēėshtjes sė ndryshimit tė sovranitetit shtetėror mbi Shėn Naumin dhe Vermoshin. Kėto fakte na lejojnė pėr tė karakterizuar profilet e kėtyre shkollave dhe studimeve, ngjashmėritė dhe dallimet e tezave tė tyre, karakteri i burimeve qė kanė pėrdorur, deri ku shkon njohja me bazėn e tė dhėnave, qėndrimi qė mbahet nė lidhje me marrėveshjen Zogu - Pashiq, sa e kanė njohur dhe sa nuk e kanė njohur atė, ose e kanė shpallur tė paqenė pėr shkak tė interesave joshkencorė. Janė pėr tu pėrmendur kontributet dhe kontribuuesit mė tė rėndėsishėm tė historiografisė sė huaj si: P. Pastorelli, Zh. Avramovski, R. Austin, J. Sėire, N. Smirnova dhe tė tjerė me peshė mė tė kufizuar. Ėshtė pėr tu theksuar rėndėsia e dėshmive tė shkruara qė kanė mbetur prej protagonistėve tė kohės, sidomos prej misionarėve tė huaj, duke veēuar veprėn nė dorėshkrim tė diplomatit austriak Th. Ippen "Si u caktuan kufijtė e Shqipėrisė", por dhe veprėn tjetėr tė tij "Shqipėria e vjetėr", tashmė e botuar. Mbetet njė detyrė e shkencės shqiptare qė veprėn nė dorėshkrim tė Ippen-it ta integrojė nė shqip nė bibliografinė e vet. Prej diplomatėve tė huaj burime tė drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta qė hedhin dritė mbi ēėshtjet kufitare tė Shqipėrisė trashėgohen edhe nga J. Godart, C. DEsturnelle dhe tė tjerė. Njė karakterizim pėr shkallėn e besueshmėrisė dhe tė thellėsisė sė informacionit i duhet bėrė kolanės sė kujtimeve tė protagonistėve shqiptarė botuar pas vitit 1990, sidomos tė M. Frashėrit dhe E. Bej Vlorės. Nga kjo analizė del qartė se studimet shqiptare nuk e kanė veēuar si temė mė vete ēėshtjen e Shėn Naumit, pėrveē rastit tė monografisė sė V. Samsurit, ende e pabotuar. Kjo temė ėshtė vėshtruar kryesisht si pjesė e pėrgjegjėsive politike tė regjimit tė A. Zogut pas kthimit tė tij nga ish-Jugosllavia ose si ilustrim i politikės sė vasalitetit tė ndjekur prej tij. Nė disa raste,kjo ēėshtje ėshtė studiuar vetėm nė pėrbėrje tė njė problematike mė tė gjerė, si historia e relacioneve diplomatike shqiptaro-jugosllave ose tė vlerėsimit tė kėtyre raporteve me vėshtrimin e fqinjėve, italianė dhe grekė, interesat dhe lakmitė e tė cilėve u cenuan rėndė me marrėveshjen A. Zogu - N. Pashiq. Nuk ekziston njė histori e caktimit tė kufijve tė Shqipėrisė nė pėrgjithėsi dhe njė vėshtrim kontekstual-historik i ēėshtjes sė Shėn Naumit nė kuadėr tė saj. Gjendja e studimeve paraqitet mjaft fragmentare, jokoherente, me teza e burime tė dyshimta dhe kundėrthėnėse. Njė gjendje e tillė lejon, megjithatė, spikatjen e arritjeve kryesore, dallimin e studimeve agjitative prej atyre shkencore, paraqitjen paradigmatike tė shqetėsimeve kryesore dhe ndėrtimin e njė strukture tė shėndoshė tė rinjohjes sė ēėshtjes nė kushtet e njė shoqėrie tė hapur, kur burimet dhe studimet janė nė komunikim tė lirė.
Karakteri dhe rėndėsia e ēėshtjes sė Shėn Naumit lejojnė disa kėndvėshtrime: si ēėshtje kombėtare, kufitare, ndėrkufitare, ndėrshtetėrore, politike, gjeopolitike, rajonale, ndėrkombėtare, e hapur dhe e fshehtė. Kėtu vjen natyrshėm diskutimi nė pikėpamje tė sė drejtės ndėrkombėtare, duke iu referuar koncepteve bazė: "jus cogens" dhe "jus separens". Nė njė tė ardhme kjo ēėshtje do tė duhet tė thellohet duke iu referuar evoluimit tė konceptit historik mbi sovranitetin, tėrėsinė territoriale, precedentėt dhe standardet juridike pėr shkėmbimin e territoreve dhe tė popullatave, pėr tramtet ndėrkufitare dhe ndryshimin e kufijve me marrėveshje. Faktet themelore qė kanė tė bėjnė me aspektin ndėrkombėtar tė ēėshtjes dhe me "by pass-et" qė iu bėnė kėtij aspekti pėrmes marrėveshjes A. Zogu - N. Pashiq, qoftė si dokument i shkruar (metatekst), qoftė si marrėveshje xhentėlmenėsh (gentilmans agreement), marrin rėndėsi tjetėr nė kėtė ndėrthurje vėshtrimesh. Nė thelb pėrmes kėtij vėshtrimi ėshtė synuar tė vihet theksi nė njė precedent qė dėshmon se jo rrallėherė interesat e Shqipėrisė, duke pėrfshirė interesat e saj kufitarė, janė cenuar jo prej vendimeve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare, por prej politikave koncesionare dhe pėrgjithėsisht prej vėnies sė interesave tė pushtetit e tė qeverisjes mbi ato tė shtetit dhe tė shtetėsisė.
Duke iu referuar disa kategorive tė dėshmive dhe burimeve: arkivore, memoartistike, historiografike, diplomatike; si dhe rezultateve tė njė ankete shkencore tė realizuar nga ana ime me studiues shqiptarė tė periudhės bashkėkohore nė funksion tė paradigmės problematike qė tė zgjedhur, mund tė provohet se nė pikėpamje tė efekteve politike dhe gjeopolitike ēėshtja e Shėn Naumit ėshtė e pakthyeshme, edhe pse e realizuar nė kushtet e njė nėnēmimi tė interesave kombėtare dhe kundėr vullnetit tė Fuqive tė Mėdha tė shprehur mė 1913-ėn dhe tė rikonfirmuar me vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės mė 1924-ėn. Por ajo mbetet njė ēėshtje e hapur pėr njohje dhe pėr identifikim tė pėrgjegjėsive historike. Mė tej janė ballafaquar mendime diverse, tė atyre qė e njohin mirė dhe tė atyre qė e njohin pėrciptas parahistorinė, historinė dhe rrjedhimet e ēėshtjes sė Shėn Naumit. Janė dhėnė gjithashtu shpjegime pėr heshtjen e gjatė tė historiografisė shqiptare rreth kėsaj teme, si dhe pėr karakterin aktual tė diskutimeve politike dhe gjeopolitike tė problemeve tė kufirit.
Rreth fshehtėsisė sė marrjes sė vendimit pėr dhurimin e Shėn Naumit pothuajse nuk ėshtė folur fare. Prandaj burimet e pashfrytėzuara qė ruan AQSH pėr kėtė ēėshtje janė sistemuar nė procesin kėrkimor e sipėr pothuajse nė mėnyrė shterruese dhe kronologjike. Kėto burime njoftojnė se, ndonėse pėrgjegjėsia e ish-mbretit Zog mbetet historikisht nominale dhe e lidhur me marrėveshjen e tij tė fshehtė nėnshkruar nė Beograd mė gusht 1925, janė edhe njė varg institucionesh shtetėrore, duke pėrfshirė asamblenė parlamentare, kėshillin e shtetit, senatin, diplomacinė, qė e kanė implikuar veten me legjitimimin e dhurimit tė Shėn Naumit. Me kėtė rast meritojnė me simpati ata ligjvėnės dhe ato personalitete shqiptare qė e kanė kundėrshtuar vendimin. Vendimet e fshehta pėrgjithėsisht pėrmbajnė dyshime thelbėsore pėr shkallėn e vlerėsimit tė interesave kombėtare. _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Ahmet Zogu tradhetar ? Fri Oct 12, 2007 8:48 pm | |
| VAZHDIMI MEHDI BEJ FRASHĖRI
Pėrfaqėsues i shtetit shqiptar nė Komisioni Ndėrkombėtar tė Kufijve
Nė caktimin e kufijve tė kėsaj zone na dilnin dy ēėshtje me gjemba dhe me rėndėsi politike. Njėra nga kėto tė dyja ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrazja e tyre nga ushtria greke dhe e dyta ishte ēėshtja e Shėn Naumit.
Njė vit mė parė, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shėn Naumit nė Jug kish mbetur e papėrcaktuar sė bashku me zonėn e Vermoshit, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferencės sė Parisit duke i thėnė se Shėn Naumi nė Jug dhe Vermoshi nė Veri i pėrkisnin Jugosllavisė. Pėr kėtė arsye, caktimi i kufijve ishte shtyrė pėr nė vitin 1924. Konferenca e Londrės mė 1913-ėn, ashtu dhe Konferenca e Parisit mė 1921-in, nė vendimin e tyre kishin thėnė se kufiri shqiptar nė breg tė liqenit tė Ohrit shkon deri nė Shėn Naum, por nuk thuhej ekskluziv apo inkluziv: d. m. th. nėse Shėn Naumi ėshtė i pėrfshirė apo i pėrjashtuar. Komisioni i kufijve vendosi qė ti mbetet Shqipėrisė, por, meqenėse Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit ēėshtjen ia referoi Lidhjes sė Kombeve. Lidhja e Kombeve ia delegoi Gjykatores sė Hagės. E deri sa tė dilte vendimi i Hagės, ne pezulluam caktimin e kufijve.
Mė 24 dhjetor mė ēon telegram Ahmet bej Zogu, i cili kish ardhur nė Tiranė tashmė dhe mė 6 janar, kish marrė nė dorė qeverinė. Nė vitin 1925 mė thoshte madje se duhej tė vazhdoja detyrėn. Dimrin e 1924-1925-ės e kaluam pjesėrisht nė Florence dhe pjesėrisht nė Paris, sepse Jugosllavia, me gjithėvendimin e Gjykatores sė Hagės, Shėn Naumin nuk donte tia dorėzonte Shqipėrisė dhe Komisioni i Kufijve kėshillonte qė tė bėhej njė marrėveshje me Jugosllavinė pėr tė shkėmbyer Manastirin e Shėn Naumit me njė vend tjetėr, sepse Shėn Naumi ėshtė njė shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte njė rėndėsi morale kėtij manastiri. Pozitėn e Shėn Naumit donin ta tregonin si pikė strategjike, kurse nė realitet kjo pikė me shkėmbimet e pėrmendura, pėrmirėsohej nė favorin e Shqipėrisė. Gjithė zhurma me njė fjalė bėhej prej disa ortodoksėve korēarė kundrejt disa tokave buke nė veri tė vendit me Manastirin qė ska asgjė. Kjo ka ndodhur nė historinė politike tė shteteve, si Savoja dhe Nica, qė iu dha Francės apo dhe lėshimi i Fiumes, Italisė nga Jugosllavia. Ky ėshtė njė shembull i qartė i shkėmbimeve tė territoreve.
Po tė peshohet Shėn Naumi me tokat qė ne i morėm Jugosllavisė, avantazhet janė shumė mė tė mėdha dhe ky solucion ishte ma i favorshėm pėr Shqipninė. Me gjithė kėtė tarratisunit politikė shqiptarė botonin tė kundėrtėn, duke thanė se Mbreti Zog Shėn Naumin dhe Vermoshin ia la Serbisė, kjo ėshtė njė rrenė kolosale.
Shėn Naumi ishte njė i Shenjtė sllav, apostull i kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, qė kishin kriju abetaren e bullgarėve. Nė konsideratė tė kėtyre mbėshtetjeve kulturale dhe fetare, qė Shėn Naumi ishte njė Shenjtė sllav, kur i evakuoj viset e tjera tė Shqipėrisė si i kishte libri, iu drejtua Gjykatores Internationale tė Hagės. Kjo Gjykatore vendosi "qė me qenė se Komisjoni i Kufive ishte kopetent pėr demarkacjonin, Shėn Naumi duhej ti jepet Shqipėrisė. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me njė mėnyrė nuk donte tja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipėrisė i kėshilloj qė Shėn Naumin, Shqipėria ta shkėmbente me njė vend tjetėr, pse serbėt me kėtė pretekst do tė krijonin vėshtirsina tė mėdha. Nė bazė tė kėtyre konsideratave qeveria shqiptare mė ngarkoi mua Mehdi Frashėrin me caktue mėnyrėn e shkėmbimit. Unė nuk pashė posibilitete qė Shėn Naumi tė shkėmbehej me vende shqiptare , pse nga katundi Lin i Shqipėrisė vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me tė tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetėm nuk forcohej, por pėrkundrazi dobsohej. Atėhere unė Mehdi Frashėri vendosa qė Shėn Naumi ti mbesė, me njė periferi shumė tė ngushtė Serbisė, por kufini nė vend qė tė vazhdonte qė nga kodra e Zagoriēanit gjer te Qafa e Plloēit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit tė hidhej ke Mali i Thatė, e tė pėrfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pėshkupat. Ky katund po ti mbetej Serbisė, me kohė do tė sllavizohe, manė tjetėr gjithė Lugina e Cerovės, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipėrisė, pėrveē kėtyre i mbeteshin, dhe njė pjesė e madhe e kullotave verore Shqipėrisė. Po tė peshohet Shėn-Naumi me kėto avantaxhe qė thamė mė sipėr, ky solucjon ishte mė i favorshėm pėr Shqipninė.
PROF. DR. PĖLLUMB XHUFI
Historian, diplomat
Ndodhitė e kohės e bėnė tė ndėrgjegjshme Lidhjen e Kombeve pėr atentatet qė po i bėheshin shtetit tė ri shqiptar. E kėshtu iu dha ultimatum Beogradit pėr tėrheqje. Procesi vazhdoi deri nė 1922, kur Lidhja e Kombeve njohu kufijtė shqiptarė dhe pėrcaktoi ēėshtjet e kontestuara, si Shėn Naumi dhe disa fshatra nė lindje tė Korēės. Mė datė 26.12.1922 Konferenca e Ambasadorėve u deklarua qė Shėn Naumi i takon Shqipėrisė. Natyrisht, ishte njė problem i madh, i ndjeshėm pėr opinionin publik dhe kėshtu Zogu u mundua ta shtyjė, duke bėrė takime e duke mbajtur fjalime tė ashpra, por realisht nė 1925-ėn duke shfrytėzuar edhe njė ndėrhyrje tė Kryetarit tė Konferencės sė Ambasadorėve qe ishte dhe Kryeministri i Francės, Zogu ulet nė tavolinė me palėn jugosllave, pra e kthen ēėshtjen e Shqipėrisė nga ndėrkombėtare nė dypalėshe. Si ēdo qeveritar me pikėpamje diktatoriale, Zogu ka lozur me propagandėn antijugosllave, qė Beogradi nė fakt e kuptonte mirė. Pastaj pati njė progres, kur u fuqizua. Momenti i dobėsisė, qė tė huajt e kanė shfrytėzuar gjithmonė te qeveritarėt shqiptarė, tė cilėt nuk janė dalluar pėr shumė skrupuj, por kanė ardhur me bajonetat e tė huajve dhe qė kanė dashur tia shpėrblejnė protektorėve tė huaj, mund tė jetė njė shpjegim.
PROF. DR. SHABAN SINANI
Studiues
Qė nė vitin 1923 ka nisur ky debat, por kulmi arriti nga mesi i vitit 1925. Nė dokumentet qė kam pasur rastin tė shfletoj fillimisht ēėshtja e Shėn Naumit ėshtė shqiptuar si ēėshtje koncesionare. Dihet qė Shėn Naumi pėrbėn rektifikimin e vetėm, shmangien e vetme tė kufirit shtetėror tė Shqipėrisė nga ai qė kishte caktuar Komisioni i Caktimit tė Kufijve, pas kthimit tė A. Zogut, nė Shqipėri. Ahmet Zogu kish dalė nga Serbia, nga ana e Dibrės pėr tė hyrė nė Shqipėri me forcė. Ai e shpėrbleu mbėshtetjen e huaj me dhurimin e Shėn Naumit, duke korrigjuar kėshtu vijėn kufitare tė caktuar ndėrkombėtarisht, nė dėm tė Shqipėrisė. Vendimi nuk qe i lehtė tė merrej. Pati edhe mbėshtetės tė Zogut qė e kundėrshtuan kėtė vendim. Ruhen procesverbalet e bisedimeve. Njė pjesė e tyre janė botuar nė "Fletoren e bisedimeve parlamentare", qė ishte njė botim zyrtar i qeverisė, mė 1925. Me sa duket, kjo politikė, politika e fshehjes sė thelbit dhe e ėmbėlsimit tė saj me eufemizma, ka qenė njė zgjedhje e suksesshme nga ana e Zogut pėr tė marrė pėlqimin e asamblesė, sepse ishte shumė mė lehtė tė jepej pėlqimi i asamblesė nėse bėhej fjalė pėr njė koncesion, bie fjala pėr 100 vjet, sesa pėr shmangien pėrfundimtare tė Shėn Naumit nga harta e Shqipėrisė.
LEKA ZOGU I
"Duhet me pa ēasht Shėn Naumi. Ėshtė njė manastir me njė oborr tė vogėl. Kundėr kėsaj u mohuan 700 shtėpi. Kryetari i komitetit qė bėri marrėveshjen ka qenė Mehdi bej Frashėri qė ka qenė edhe Kryeministėr i vendit. Ai firmosi pėr Shėn Naumin, me plot kompetencė, kurse Vermoshi nuk ka dalė nga kufijtė e Shqipėrisė qėkur janė ndarė kufijtė. Drejt kuptoni se nuk kam qenė gjallė nė atė kohė dhe smund tė arrijė tė kem njohuri tė drejtpėrdrejta. Kėtė qė e kam, e kam nga baba dhe letra e Mehdi Frashėrit, por sidomos nga baba. Por kjo ka qenė lidhja e Shėn Naumit. Pse i kanė lidhur nuk e kuptoj. Leka Zogu pohon mė tej: "Sdi pse i kanė lidhė bashkė Vermosh e Shėn Naum". Pėr tė krijuar dy ēėshtje, ai shton se "Vermoshin e kemi, ndėrsa Shėn Naumi nuk ėshtė ndonjė gjė kush e di se ēfarė , se i jep tė huajit njė gisht nė tokėn shqiptare. Diēka qė zyrtarisht nuk mund ta kishte dhe besoj se nė fund tė fundit do tė dalė nė shesh arsyeja dhe arsyetimi. E di se kanė qenė 4 komisionerė. Njė ishte grek, njė anglez, njė ishte shqiptar dhe tjetri holandez. Kreu i kėtij komisioni ka qenė Mehdi Frashėri.
PROF. DR. PASKAL MILO
Historian, politikan, diplomat
Zakonisht nuk ėshtė praktikė dhurimi i tokave tė njė shteti dhe ky ishte njė veprim i gabuar dhe i dėnueshėm. Aq mė tepėr qė Konferenca e Londrės e njohu Shėn Naumin si tokė shqiptare. Por, nė fakt, Ahmet Zogu e paraqiti kėtė akt nė vitin 1925 si njė marrėveshje mes dy vendeve. E vėrteta ėshtė qė Zogu i ktheu Serbisė nderin qė ata i bėnė duke e sjellė nė pushtet.
Nga, Gazeta Shqip _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Ahmet Zogu tradhetar ? Fri Oct 12, 2007 8:53 pm | |
| UNE ME DOJ QE KY ESHTE NJE NJERI I DEGJENERUAR I HISTORIS SHQIPTARE JO VETEM PER SHITJEN E SHEN NAUMIT,POR EDHE PER VJEDHJEN E THESARIT TE SHTETIT TONE TE ASAJ KOHE DHE MOS DHENJEN E E ARMEVE POPULLIT TONE NE VLORE NE LUFTEN KUNDRRA ITALIANIT. SE KUPTOJ SE SI MUND TE QUHET KJO FAMILJE MBRETERORE KUR ESHTE PERZENE NGA SHUME SHTETE EVROPIANE PER ARSYEN E TRAFIKIMIT TE ARMEVE. PSE KJO FAMILJE "MBRETERORE" KERKON TOKE BUZE DETIT DHE PSE SI KERKON ATO NE MAT ANDEJ NGA KA EDHE PREJARDHJEN?? PER MU NJE MBRET KANE PAS SHQIPTARET DHE AI ESHTE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Ahmet Zogu tradhetar ? Wed Jul 09, 2008 3:19 pm | |
| ja kush eshte ahmet zogu....
_________________
 |
|  | | |
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
Powerd by phpBB.com © www.peqini.com
|