
|
| Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
stilltoni Admin


 Age : 25 Anėtarėsuar : 06 Apr 2007 Mesazhe : 1615 Vendndodhja : Itali Puna /hobi : student
 | Titulli: Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Tue Jul 17, 2007 9:19 am | |
| Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Tė pathėnat e njė gazetari sportiv, babait tė "Nga njėra ndeshje nė tjetrėn" Qė prej 35 vjetėsh tashmė, ai merret me sport, por nuk ėshtė sportist. Ndėrsa lojtarėt vrapojnė nga njėra anė e fushės te tjetra, ai pėrcjell emocionet e lojės. Tifozėt dhe sportdashėsit i tėrheq me zėrin e tij ēdo tė shtunė pranė valėve tė Radio Tiranės. Ai ėshtė babai i emisionit sportiv "Nga njėra ndeshje nė tjetrėn", transmetuar pėr herė tė parė mė 2 tetor tė 1983, i cili kėtė vit mbushi 20 vjeē. Emri i tij ėshtė Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive. Nuk ka ndonjė zė tė veēantė radiofonik, apo aktoresk, por tashmė ėshtė bėrė njė nga zėrat mė tė dashur tė radios, nga mė tė paharrueshmit, ashtu si mijėra e mijėra intervistat qė ka marrė nė kėto vite me personalitetet e sportit, ku emocionet mė tė mėdha kanė qenė, nė radhė tė parė, tė tijat. "Tė gjithė mė njohin nga zėri, kur rastis tė ulem nė ndonjė tavolinė dhe bisedojmė edhe ata qė nuk mė njohin si fytyrė e kuptojnė qė jam unė, kjo do tė thotė tė bėhesh i dashur. Kam takuar njerėz pa fund, personalitete tė shumtė tė sportit dhe mė gjerė, sepse kam marrė pjesė nė kampionate botėrore, nėpėr lojrat mesdhetare. Janė mbresa qė nuk harrohen. Tė intervistosh kampionėt e botės nga afėr, tė dalėsh direkt nė transmetim nga Oslo pėr RTSH-nė, janė emocione qė nuk mund tė pėrsėriten", fillon tė tregojė me njė stil krejt tė veēantė, ndėrsa nė mendje tė vijnė sa e sa lidhje tė drejpėrdrejta qė ka realizuar, krah pėr krah edhe me kolegėt e tjerė. Qė nga gushti i '69-ės, nė shekullin e vjetėr e deri tani, siē thotė me shaka, kur babai i emisionit "Nga njėra ndeshje nė tjetrėn", filloi tė transmetonte, nuk ėshtė ndarė mė nga ajo karrige. Mbresat e tij janė tė shumta dhe ndeshjet qė ka transmetuar janė mė tė mėdha se kaq, pasi nuk mund tė numėrohen. Ai kujton se gjėja mė e pabesueshme ėshtė qė emisioni ėshtė ndėrprerė vetėm njėherė nė gjithė kėto vjet. "Ishte koha kur studentėt kishin paralajmėruar pėr grumbullime dhe unė atė ditė kisha emision tė drejtpėrdrejtė, i cili nuk u transmetua atė ditė por mė vonė. Mbaj mend qė atė ditė u hodh busti i Enver Hoxhės dhe nuk mund tė transmetonim, sepse po tė mblidheshin njerėzit nė stadiume mund tė bėhej ndonjė katastrofė. Nė ato momente kur unė po diskutoja me drejtorin tim nė Radio Tirana, pamė studentėt qė po zbrisnin nga Liceu. Nuk ka patur asnjė rast tjetėr qė emisioni tė mos jetė transmetuar". Mė shumė se sa tė thuash 20 vjet emision, ėshtė mė mirė tė thuash qė ky emision ėshtė i vetmi nė analet e historisė sė shtypit shqiptar qė ka vazhduar gjatė gjithė kėsaj kohe pa asnjė ndėrprerje nga dy herė nė javė madje edhe tre herė nė javė. "Edhe nė ato vite tė vėshtira, siē ishte viti '97 kur u zhdukėn gazetat, ne vazhduam. Duhet tė themi qė ėshtė nder pėr Radio Televizionin Shqiptar qė ky emision nuk ėshtė ndalur njėherė. Ne festėn e organizuar me rastin e 20 vjetorit tė tij ishte edhe njė kėnaqėsi e madhe qė takova tė gjithė radiokronistėt. Mund tė kisha rreth 18 vjet qė nuk i shihja disa prej tyre. Kanė qenė plot gazetarė qė nė ditėt e sotme janė kryeredaktorė, qė janė hedhur nė fusha tė tjera, nė politikė, etj, qė kanė bėrė shkollė nė njė farė mėnyre me kėtė emision dhe me mua. Si pėr shembull Ilir Meta, nė vitet 1991, ishte radiokronist dhe mė pas u hodh nė politikė, u bė Kryeministėr, Robert Papa qė sot kandidon pėr Kryetar Bashkie e shumė tė tjerė. Jeta ka ēudira", buzėqesh Ahmeti. Ai vetė ėshtė rritur nė ambjentet e Radio Tiranės. Historia filloi nė vitin e dytė tė fakultetit tė Gjuhė-Letėrsisė, kur do tė zhvillohej njė konkurs nė Universitetin e Tiranės, ku do tė zgjidheshin studentėt pėr kursin e parė tė gazetarisė nė vendin tonė. Dėshira pėr t'u marrė me gazetari filloi mė herėt, nė vitet e shkollės, atėherė kur kompozoi copėzat e para pėr gazetėn "Puna". Pikėrisht njė histori e shkruar nė formėn e njė reportazhi, se si kishin ndihmuar njė grua nga njė fshat i Librazhdit pėr tė shkuar nė Maternitetin e qytetit, sepse nė atė kohė nuk kishte qendra shėndetėsore, do tė bėhej ēelėsi qė do t'i hapte rrugėn e gazetarisė. "Kursi ynė ishte mė i preferuari nga organizuesit e konkursit, sepse Gjuhė-Letėrsia ishte mė afėr stilit tė shkrimtarit. Atėherė kishte njė mungesė atmosfere pėr lirinė e tė shkruarit nė krahasim me sot, sepse dihet qė duhet t'u pėrmbaheshe disa kornizave tė pėrcaktuara mirė, ku duhet tė niseshe dhe ku duhet tė vazhdoje. Nė atė kohė ishin penat e forta nė juri, si Dritėro Agolli, Vangjush Gambeta, Hamit Boriēi dhe unė pata fat qė fitova", shprehet me krenari. Nuk e kishte menduar ndonjėherė se do tė fuste kėmbėt nė Radio Tirana, tė cilėn tė gjithė tė rinjtė e apasionuar e shihnin me dylbi. "Radio Tirana ka qenė njė nga institucionet mė tė rregullta, as qė e mendoja se mund tė hyja aty, ruhej me policė nė ēdo derė. Nuk e kisha ėndėrr tė punoja nė radio, por tė shkruaja. Megjithatė kur fitova, miku im dhe ish-mėsuesi im i fiskulturės, Ismet Bellova, i cili ėshtė njė nga emblemat e gazetarisė sportive shqiptare, pas Andon Mazrekut, mė ftoi tė jepja inrofmacionet sportive nė radio. Kėshtu, pra edhe mua m'u dha njė shans, tė cilin unė e ushqeva, i bėra yzmet si i thonė dhe u bėra gazetari i parė sportiv me rrogė nė median elektronike. Mė kujtohet se Vera Zheji e tė tjerė, ato tė famshmit, tė hershmit, para lajmeve duhej patjetėr tė firmosnin tek Thanas Nano, i ati i Fatos Nanos, nė atė kohė drejtor. Kam ndėrruar 30 drejtorė dhe pėrsėri kam mbijetuar aty brenda sa edhe vetė bėj ēudi. Pse kam mbijetuar? Se pasionant mund tė jesh dhe tė pėrfundosh keq. Kam qenė i pari qė kam pėrdorur intervistėn nė rubrikėn sportive dhe mė pas e huazuan edhe tė tjerė gazetarė tė kulturės dhe artit. Si gjini njihej, por nuk ishte praktikuar". Ishte koha qė transmetoheshin ndeshjet edhe jashtė vendit. "Kam transmetuar nga 20 shtete tė ndryshme qė nga Brazili, Barcelona, Varna, Moldavia, ndeshjet e Kombėtares, qė nga Norvegjia e deri nė Tunizinė e Saharasė. Dhe kjo nė njė farė mėnyre mė ka bėrė t'i jap ngjyra trasmetimit, tė mos e jap lajmin tė thatė, sepse kur gjendesh nė Dublin apo nė Gjenevė nuk mund tė mos tė mė bėnin pėrshtypje shtėpitė e vogla, jo mė shumė se tre kate, si shtėpi kukullash me ato dyer gjithė ngjyra. Nė Irlandė, kur kam pyetur pse ēdo derė ka nga njė ngjyrė tė veēantė, mė kanė thėnė se nė ato vende njerėzit pinin shumė dhe vetėm nėpėrmjet ngjyrės sė derės e kuptonin qė ishte shtėpia e tyre. E kėto ishin kuriozitete qė e bėnin mė tė bukur transmetimin. Kėshtu pra dilja nga kornizat, 'stadiumi mbushur plot e pėrplot' dhe kujtoj kėtu qė dikush e kishte tė vetėn shprehjen 'nuk ke ku tė hedhėsh kokrrėn e mollės". Mbase edhe unė jam bėrė i mėrzitshėm me perifrazimet e shumta, por secili krijon njė stil tė vetin, njė fytyrė tė vetėn". E nė gjithė kėtė mori transmetimesh natyrisht qė ka bėrė edhe ndonjė gafė aty-kėtu. "Kam njė gafė qė e mbaj mend shumė mirė. Kur ishim nė Barcelonė, stadiumi 120 mijė vendėsh ishte mbushur me 35 mijė vetė, qė kishin ardhur tė shihnin Flamurtarin, nuk kishte ndodhur ndonjėherė nė historinė e futbollit shqiptar dhe ndeshja pėrfundoi 0-0. Ishte ndeshja qė ėshtė dėgjuar mė shumė. Atė natė edhe Ahmet Shqarri u bė perandori i Shqipėrisė. U kthyem nė Tiranė dhe me kaseta e transmetuam tė plotė ndeshjen tė televizion, sepse tė gjithė kishin kuriozitet ta shihnin. Unė qė komentoja nė mikrofon, nė vend qė tė thoja Geri Lineker, kur ai mori topin, thashė Geri Kuper, aktori i madh i Hollywoodit, nė vitet '30 dhe tė nesėrmen nė mėngjes tė gjithė mė thėrrisnin 'Ku je Geri Kuper?'. Por kėto nuk janė shaka me zarar. Nė atė kohė tė ndėrroje ndonjė emėr nė politikė dhe diku tjetėr ishte mė e keqja". Ndėr intervistat qė ka marrė kujton me nostalgji vitin 1986, kur ka takuar Albanon, kėngėtarin e famshėm italian, i cili rrinte nė njė hotel nė Gjirokastėr dhe kishte ardhur tė shihte ku kishte luftuar i ati, sepse kishte nostalgji pėr ato vite tė Luftės Italo-Greke, nė grykėn e Kėlcyrės. Apo intervistėn me Franc Bekenbauer, qė sot ėshtė kryetari i Komitetit Organizator tė Kampionatit Botėror 2006, nė Gjermani, i cili ėshtė quajtur edhe 'Kajseri' i futbollit. Apo intervistėn me Ibrahim Kodrėn, me tė cilin ka fituar edhe njė ēmim nė Gazetarinė Kombėtare, nga fondacioni Veliaj. "Nė gjithė kėtė spektėr tė jetės sime gazetareske, dua tė kujtoj edhe telefonat, qė nė ato fillime, kur nuk kishte as celular, me njė telefon me linjė ajrore ishim tė detyruar tė punonim. E sa e sa herė na ėshtė shkėputur linja, sepse njė erė tė frynte e hidhte nė tokė". Ndėrsa marrėdhėniet me tifozėt e ka tė vėshtirė t'i pėrshkruajė, sepse shpesh herė e kanė bėrė nervoz, nė momentet e humbjes sė skuadrės sė zemrės. "Tifozėt i bien xhamit, derės, fillojnė tė shajnė dhe mbase edhe nė trasmetim dalin fjalėt e tyre. Na identifikojnė me federatėn dhe sipas tyre e kemi ne fajin". Futbollisti i tij i preferuar? Nė vitet e para si tė gjithė edhe ai ka pėlqyer Panajot Panon. "Ai ka qenė futbollisti sulmues mė i madh qė ka patur vendi ynė. Unė kam kėnaqėsinė qė kam bredhur pas tij pėr 400 metra me mikrofon nė dorė, duke u munduar t'i shkėpus emocione nga ato momente tė largimit tė tij nga fusha e futbollit, kur ishte sė bashku me djalin e tij dhe me njė buqetė me lule pėrshėndeste tė gjithė tė pranishmit nė stadium. Ishte viti 1975, ishte maj. Por ka edhe plot lojtarė tė mirė, qė kanė qenė mjeshtra tė futbollit. Unė kam qenė tifoz me skuadrėn qė kishte lojtarin mė tė mirė". Gazetari sportiv ėshtė profesioni nė tė cilin ka gjetur veten dhe do ta vazhdojė deri sa tė ndjehet i fuqishėm pėr ta bėrė. "S'kam reshtur sė shkruari dhe sė foluri nė radio dhe kjo ėshtė puna mė e bukur qė mund tė ekzistojė. Edhe pse nuk ka para, kam marrė mė shumė prej saj. Milionerėt do tė jepnin miliona pėr tė parė emrat e tyre diku.Unė do tė vazhdoj tė bėj gazetarinė sportive, sepse kam akoma forca.
Spekter - Nentor 2003
http://www.zemrashqiptare.net/article/sport/FutbolliShqiptar/LegjendaShqiptare/397/ |
|  | | stilltoni Admin


 Age : 25 Anėtarėsuar : 06 Apr 2007 Mesazhe : 1615 Vendndodhja : Itali Puna /hobi : student
 | Titulli: Shqarri, dinozauri i fundit i sportit shqiptar Tue Jul 17, 2007 9:20 am | |
| Nga epoka e njeriut tė kalitur dhe sportistit revolucionar deri sot, si ka mbijetuar nė radio dinozauri i gazetarisė sportive, Ahmet Shqarri. Sė shpejti mbush 800 emisione, 100 prej tė cilave nė Radio +2
Shqarri, dinozauri i fundit i sportit shqiptar
Ishte koha e parullave tė llojit Sa mė tė fortė fizikisht, aq mė i fortė atdheu, dhe as gazetarėt e sportit nuk mund ta nisnin intervistėn me sportistin e radhės pa kujtuar porositė e shokut Enver dhe sloganin e atdheut tė fortė me njerėz tė fortė fizikisht. Sporti jo vetėm qė nuk i shpėtonte regjimit, por duhej ti shėrbente atij. Nuk mund ti shmangej predikimit ideologjik as njė gazetar i ri sportiv qė sapo kishte marrė nė dorė mikrofonin nė 1969-ėn. Anipse bėhet fjalė pėr Ahmet Shqarrin, zėrin mė pasionant tė radios ende sot nė Shqipėri. Me gjithė hyrjet e detyruara me propagandė pėr kalitjen e njeriun tė ri nė intervistat e tij, Ahmet Shqarri nuk qe kurrė as sekretari i dalluar i rinisė, as anėtari i PPSH-sė. Madje, me gjithė eksperiencėn e gjatė, nuk qe kurrė as shef dhe as drejtor. I pari gazetar i mirėfilltė sportiv nė Shqipėri, i mbetur i tillė edhe pas 37 vjetėsh nė kėtė profesion. Kur pret tė celebrojė 800 emisionet e karrierės sė tij tė gjatė nė radio, ndėrsa 100 syresh sapo i ka mbėrritur nė mikrofonin e tij tė dytė, nė Radio +2, Ahmet Shqarri preferon tė tregojė moshėn profesionale, por jo atė biologjike. A nuk thuhet qė njerėzit krijojnė njė imazh tė pandryshuar pėr ca figura tė dashura, qė mbeten pa moshė? Pothuajse tė njėjtin e gjejnė Ahmet Shqarrin ndjekėsit e tij edhe nė njė poster publicitar, qė pėr herė tė parė nė jetėn e tij e servir si imazh dhe jo si zė. Bėhet fjalė pėr njė fotografi tė tij si imazh publicitar pėr Radio +2, afishuar nė disa billboard-e tė vendosura nė rrugėt e Tiranės kėto ditė. Ky gazetar, tashmė klasik i radios dhe sportit shqiptar, nuk e priste qė njerėzit ta ruanin kaq mirė nė kujtesė, kur vėren edhe vetė se si po harrohen madje edhe sportistėt mė me emėr tė kohės sė tij. Megjithatė, ka edhe nga ata qė befasohen kur e dėgjojnė ende nė radio: Akoma gjallė qenka ky? Shqarri nuk mėrzitet as me kėta tė fundit. A nuk do tė thotė kjo qė ėshtė paksa mitik dhe njė lloj legjende e gjallė? Megjithėse janė tė shumtė zėrat e rinj qė kanė vėrshuar nė radio, do tu duhet kohė derisa tė kenė ngjyrėn e pashlyeshme tė njė zėri si ai i Shqarrit. Por ndoshta nuk ėshtė edhe aq ēėshtje zėri sesa pasioni. Pastaj zėri pasionant i Ahmet Shqarrit nuk ka sesi tė harrohet nga ata qė ngushėlloheshin me sportin e vendit gjatė fundjavave tė varfra tė viteve 80. Tani duket sikur sporti i vendit ngushėllohet me Shqarrin! Megjithėse pėr ndonjė ndeshje nė stadium qėllon tė mos ketė mė shumė se 5 tifozė, Shqarri bėrtet sikur tė kishte 50 mijė, revoltohet, gėzohet dhe, ēuditėrisht, dėgjohet. Sidomos nė makina, por edhe nėpėr shtėpi si dikur, pasi do tė ketė mbetur nė secilėn prej tyre nga njė nostalgjik i futbollit shqiptar ose, sė paku, ndonjė nostalgjik i Shqarrit. Megjithatė, kohėt e fundit edhe vetė Shqarri ėshtė bėrė kritik i ashpėr i sportit shqiptar. Tė shtunėn qė shkoi nuk la gjė pa i thėnė Albert Xhanit, presidentit tė Partizanit, i cili pėrgėzoi tifozėt tė cilėt ndėrprenė ndeshjen Besa-Elbasani, duke hedhur objekte nė fushė. Si mund tė ndėrpritet njė ndeshje? - bėrtiste Shqarri. Po kaq i revoltuar duket edhe kur flet pėr pazarllėqet qė bėhen me futbollin nė Shqipėri, gjė qė, sipas tij, ka bėrė qė futbollit ti largohen tifozėt, tė cilėt nuk kanė se si tė mos e kuptojnė qė kompeticioni nuk ėshtė i pastėr. Shqarri pranon edhe vetė se ka 15 vjet qė nuk shkon mė nė pallat tė sportit dhe me nostalgji kujton kohėn kur volejbolli, peshėngritja, qitja apo basketbolli i mbushte plot pallatet e sportit nė Shqipėri. Tani jo vetėm ato, por edhe stadiumet mbeten bosh, saqė shpesh jam i detyruar tė komentoj ndeshje tė vdekura. Nganjėherė nuk ėshtė e lehtė ti ngjallėsh ato, - rrėfen Shqarri. Vetė, gjithmonė e ka thėnė, qė nuk ėshtė tifoz i njė skuadre tė caktuar, por me ato skuadra qė kanė lojtarė tė mirė. Modeli i tij nė prezantim ka qenė qysh herėt Xhani Minį, i cili intervistonte Maradonėn nė kohėn kur Shqarri komentonte nga brenda gardhit komunist tė Shqipėrisė sė izoluar. Si njė zakon i vjetėr, tė dielave nuk lė kurrė ti shpėtojnė programet sportive italiane, nga tė cilat ėshtė nxitur tė fusė risi nė programin e vet mitik Nga njėra ndeshje nė tjetrėn, edhe atėherė kur risitė nuk shiheshin me sy tė mirė. Nė fakt, pėr sjellje risish ėshtė nderuar edhe me ēmimin kombėtar Andon Mazreku, pikėrisht Pėr risi tė pasqyrimit tė finaleve tė botėrorit. Shqarri ka qenė i pari qė ka futur intervistėn direkte nė programin e tij, ashtu si edhe komentet e drejtpėrdrejta, nė njė kohė kur gjithēka regjistrohej pėr tu kontrolluar dhe censuruar nė kohė. Shqarri ia rrėmbeu kėtė pėrjashtim regjimit dhe arriti tė ndiqte nė kohė reale gjithēka qė ndodhte nė fushat sportive nė tė njėjtin moment, sikundėr bėn ende sot nė Radio +2. Duke rrėfyer veten, Ahmet Shqarri zbulon edhe njė sekret tė vogėl qė duket i pabesueshėm pėr kėdo qė e ka ndjekur me sa pasion flet pėr sportin, qė e ka dėgjuar tė japė shpesh receta pėr formėn e mirė fizike dhe tė vrapuarit, qė e ka parė edhe tė rendė pas lojtarėve pėr tu rrėmbyer prononcimet apo emocionet e ēastit siē i quan ai. Nuk ėshtė marrė asnjė ditė me sport nė jetėn e tij Ahmet Shqarri. Gjithmonė ka gjetur njė justifikim pėr tiu shmangur atyre marshimeve apo aksioneve tė shumta pėr mbjelljen e ullinjve, por edhe sportivitetit pa ideologji brenda. Dhe ende nuk ka vendosur tė merret me sport, ndoshta edhe ngaqė nuk e ka ekzagjeruar aq me peshėn. Kanė kaluar 37 vjet qė kur nisi punėn nė radio, pjesėn mė tė madhe tė tė cilėve i ka kaluar nė Radio Tirana, tė cilėn e braktisi vetėm pėrpara tre vjetėsh pėr mikrofonin e radios +2, ndryshim qė nė fillim i ėshtė dukur i vėshtirė, por njė test i domosdoshėm pėr tė provuar pikėrisht se fansat i kishte sėrish me vete dhe megjithėse nuk ka atė sistemin qė kishte krijuar nė radion e dikurshme shtetėrore, ka njė emision qė ndiqet edhe mė shumė. Edhe pse, siē thotė edhe vetė, ndonjėherė kėput edhe mufka. Kjo ndodh sepse rrėmbehem nga pasioni pėr atė qė po flas. Por nuk jam ndjerė kurrė kaq i lirė, kam hequr dorė edhe nga tė gjitha kornizat dhe sigurisht qė ndonjėherė kėpus edhe mufka. Por komunikimi i tij mjaft i lirė me korrespondentėt sportivė nga rrethet, tė cilėve nė fakt nuk ua kursen as tė sharat kur vonojnė rezultatet, duket se pėr disa ėshtė njė arsye mė shumė pėr ta ndjekur programin Gol nė Radio +2, edhe duke qeshur. Megjithėse nuk ėshtė nė kohėn e bilanceve tė jetės sė vet profesionale, e cila siē tregon vetė, nuk ka pse tė mos vazhdojė ende gjatė, Shqarri i ka disa pengje tė vogla, pasi, siē tregon ende, nuk ka arritur tė ndjekė tė paktėn njė herė nė jetė finalen e njė kampionati botėror dhe nuk e ka shijuar kurrė spektaklin e lojėrave olimpike, sepse nuk ka pasur mundėsinė ti ndjekė kurrė drejtpėrsėdrejti kėto lojėra nga vendi ku zhvillohen. |
|  | | stilltoni Admin


 Age : 25 Anėtarėsuar : 06 Apr 2007 Mesazhe : 1615 Vendndodhja : Itali Puna /hobi : student
 | Titulli: Rekordet e Ahmet Shqarrit Tue Jul 17, 2007 9:20 am | |
| Rekordet e Ahmet Shqarrit
20 vjet Nė radio qė nga viti 1969, por pėr 20 vjet Ahmet Shqarri ka vijuar tė njėjtin emision, Nga njėra ndeshje nė tjetrėn, nė tė njėjtin pozicion, pa ndryshuar kurrė as zyrė, as karrige. Tė njėjtin format emisioni e vazhdon tashmė nė Radio +2, ku vetėm mikrofonin ka ndryshuar.
1 herė Vetėm njė herė nė 20 vjet e ka ndėrprerė emisionin. Bėhet fjalė pėr ditėn kur u rrėzua busti i Enver Hoxhės, kur nuk ka dalė nė transmetim, sepse po tė mblidheshin njerėzit nė stadiume mendohej se mund tė bėhej ndonjė katastrofė. Emisioni bėhej dy herė, madje edhe tri herė nė javė.
97 Edhe nė vitin e mbrapshtė '97, kur shtypi dhe mediet u ndalėn, emisioni i Ahmet Shqarrit jo.
30 drejtorė Kaq ėshtė numri i drejtorėve qė e kanė zėnė dhe lėnė pas nė Radio Tirana. U ka mbijetuar tė gjitha ndryshimeve pėr 35 vjet.
20 shtete Kishte njė kohė kur Ahmet Shqarri transmetonte edhe nga jashtė vendit. Dhe ka transmetuar nga 20 shtete tė ndryshme si Brazili, Barcelona, Varna, Moldavia, Norvegjia apo Tunizia.
800 emisione Kaq ėshtė numri i emisioneve qė Ahmet Shqarri thotė se mbush sė shpejti nė transmetim, ndėrsa 100 prej tyre sapo i ka plotėsuar edhe nė +2 Radio
Rrėfimi se si e ka nisur karrierėn Ėndrra ime nuk ka qenė radio, por gazetat Nė vitin e dytė tė fakultetit tė Gjuhė-Letėrsisė, kur do tė zhvillohej njė konkurs nė Universitetin e Tiranės, Ahmet Shqarri zgjidhet pėr tė ndjekur kursin e parė tė gazetarisė nė Shqipėri. Por kishte provuar tė shkruante artikuj qė nė shkollėn e mesme, pėr gazetėn Puna. "Atėherė kishte njė mungesė atmosfere pėr lirinė e tė shkruarit nė krahasim me sot, sepse dihet qė duhet t'u pėrmbaheshe disa kornizave tė pėrcaktuara mirė. Nė atė kohė ishin penat e forta nė juri si Dritėro Agolli, Vangjush Gambeta, Hamit Boriēi dhe unė pata fat qė fitova", - rrėfen Shqarri. Megjithatė, nuk ka pasur ėndėrr radion, por tė shkruarit dhe ishte ish-mėsuesi i tij i fizkulturės, Ismet Bellova, njė nga emblemat e gazetarisė sportive shqiptare, pas Andon Mazrekut, siē shprehet Shqarri, qė e ftoi tė jepte informacionet sportive nė radio. Nė 1969-ėn, pėr herė tė parė, nė radio dhe qė nga 1983-shi nė transmetim tė drejtpėrdrejtė me Nga njėra ndeshje nė tjetrėn.
Belina Budini - Shekulli 29-03-2006 |
|  | | fati54 Anetar i ri

Anėtarėsuar : 31 Aug 2007 Mesazhe : 8
 | Titulli: Re: Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Sat Apr 19, 2008 11:03 pm | |
| http://i49.servimg.com/u/f49/12/29/60/42/ahmet_12.jpg Meqe flitet per Ahmet Shqarrin,ne kete faqe,po perpiqem te jap dhe une ndihmen time,duke sjelle dy foto te asit te gazetarise sportive ne S[img][/img]http://www.servimg.com/image_preview.php?i=5&u=12296042hqiperi. |
|  | | fati54 Anetar i ri

Anėtarėsuar : 31 Aug 2007 Mesazhe : 8
 | Titulli: Re: Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Sat Apr 19, 2008 11:08 pm | |
| url=http://www.servimg.com/image_preview.php?i=6&u=12296042] [/url] |
|  | | Blerimi_08 Anetar nderi


 Age : 20 Anėtarėsuar : 26 Oct 2008 Mesazhe : 556 Vendndodhja : Durres Kukes Morin Puna /hobi : ti bej spektakel makines
 | Titulli: Re: Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Yesterday at 8:39 pm | |
| |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Yesterday at 8:45 pm | |
| o blerim po ktu ca ke dash me shkrujt mo vlla se e ke lon bosh??? _________________
 |
|  | | Blerimi_08 Anetar nderi


 Age : 20 Anėtarėsuar : 26 Oct 2008 Mesazhe : 556 Vendndodhja : Durres Kukes Morin Puna /hobi : ti bej spektakel makines
 | Titulli: Re: Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Yesterday at 8:46 pm | |
| | po po doja me nis i foto e kam bo kompjuterin lomsh ne vend se me hap faqen e me gjet fotot e ahmet shqarrit u hap faqa e 89.com ene e kom bo lomsh |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Yesterday at 8:48 pm | |
| medet ti i shkreti ca t paska zon hihihihiihihih _________________
 |
|  | | Blerimi_08 Anetar nderi


 Age : 20 Anėtarėsuar : 26 Oct 2008 Mesazhe : 556 Vendndodhja : Durres Kukes Morin Puna /hobi : ti bej spektakel makines
 | Titulli: Re: Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive Yesterday at 8:49 pm | |
| | lene e pra mo se po lej nom fare apo nuk kom edhe ca njerez tjer ktu qe u fulliqa... |
|  | | | Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisė sportive | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
Powerd by phpBB.com © www.peqini.com
|