Feja Islame

Feja Islame është feja me të cilën Allahu e dërgoi Muhammedin (salallahu ‘alejhi ue selem). Allahu shfuqizoi me të të gjitha fetë tjera, dhe e përsosi atë për robërit e Tij, dhe plotësoi me të dhuratën e Tij që ua dha, dhe e zgjedhi atë si fe për ta. Pra, asnjë fe tjetër pos saj nuk do të pranohet. Allahu i Lartësuar thotë:

“Muhammedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, mirëpo ai është i dërguar i Allahut dhe i fundit nga profetët.” [Ahzab 33:40]

Dhe Allahu i Lartësuar thotë,

“Sot Unë përsosa fenë tuaj për ju, plotësova dhuratën Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin si fe.” [Ma’ideh 3:5]

Dhe Allahu i Lartësuar thotë:

“Vërtet feja e pranuar te Allahu është Islami.” [Ali ‘Imran 3:19]

Dhe Allahu i Lartësuar thotë,

“Dhe kushdo që merr tjetër përpos Islamit si fe, atij kurrë nuk do t’i pranohet dhe ai në Botën Tjetër do të jetë nga të humburit.” [Ali ‘Imran 3:85]

Me të vërtetë Allahu e ka bërë detyrë për të gjithë njerëzit veçimin e adhurimit vetëm për Të. Pra, Ai thotë me anë të thënieve të Muhammedit (salallahu ‘alejhi ue selem):

“Thuaj: ‘O njerëz, me të vërtetë unë jam i Dërguar i Allahut tek të gjithë ju, [Atij] i takon mbizotërimi i qiejve dhe i tokës. Nuk ka asnjë të denjë për t’u adhuruar me meritë përpos Tij; Ai jep jetë dhe shkakton vdekje.’ Pra besoni në Allahun dhe të dërguarin e Tij, profetin e pashkolluar, i cili beson në Allahun dhe në Fjalët e Tij, dhe pasojeni atë që të jeni të udhëzuar.” [A’raf 7:158]

Transmetohet në Sahih Muslim nga Ebi Hurejreh (radijallahu ‘anhu), se i dërguari i Allahut (salallahu ‘alejhi ue selem) ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të cilit është shpirti i Muhammedit, se nuk ka asnjë nga Çifutët dhe të Krishterët që vdesë duke mos besuar në atë me çka unë jam dërguar, vetëm se do të jetë prej banorëve të Zjarrit.”2

Të besosh në fenë Islame do me thënë të besosh në atë me çka ai (salallahu ‘alejhi eu selem) erdhi me miratim dhe nënshtrim, jo vetëm thjeshtë të besosh. Si pasojë, Ebu Talib nuk besoi në të dërguarin (salallahu ‘alejhi ue selem) dhe në atë me çka ai erdhi, edhe pse ai deklaroi se kjo ishte feja më e mirë prej të gjitha feve.

Islami ka garantuar të gjitha gjërat e mira që përfshiheshin në fetë e mëparshme. Është madhështor [Islami] sepse e mira e tij është e vlefshme për të gjitha kohërat, vendet dhe njerëzit. Allahu i Lartësuar thotë për të Dërguarin e Tij (salallahu ‘alejhi ue selem):

“Dhe Ne ta shpallëm Librin në të vërtetën, që konfirmon librat e mëhershëm, dhe si një mbikqyrës mbi ta.” [Ma’ideh 5:48]

Kjo do me thënë se ai (Islami) është i vlefshëm për të gjitha kohërat, vendet dhe njerëzit. Pasimi i tij nuk e zhvlerëson dobinë e një kombi në çdo kohë dhe vend, madje ata përfitojnë nga ai. Kjo nuk do të thotë se ai i nënshtrohet çdo kohe, vendi apo populli siç mendojnë disa njerëz.

Islami është feja e vërtetë me anë të së cilës Allahu garanton atë që hyn në të me ndihmën e Tij, dhe Ai do ta bëjë atë fitues mbi të gjithë të tjerët. Allahu i Lartësuar thotë:

“Ai është i cili dërgoi të dërguarin e Tij me fenë e vërtëtë, për ta bërë atë fituese mbi të gjitha fetë tjera, edhe pse idhujtarët mund ta urrejnë këtë.” [Saf 61:9]

Allahu i Lartësuar thotë:

“Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, se Ai sigurisht do t’u dhurojë atyre trashëgimi [të pushtetit] në tokë mu ashtu siç Ai u dhuroi atyre që ishin para tyre dhe se Ai sigurisht do t’ua përforcojë fenë, të cilën Ai ua ka zgjedhur atyre dhe sigurisht Ai do t’ua zëvendësojë atyre frikën me siguri. Ata më adhurojnë Mua duke mos më shoqëruar asgjë. Por kush mohon pas kësaj, atëherë ata janë të pabindurit.” [Nur 24:55]

Islami është kredo dhe ligj, kështu që ai është i përkryer në besimet dhe ligjet e tij:

1. Urdhëron Njësimin e Allahut dhe ndalon shirkun [shoqërimi i diçkaje me Allahun].
2. Urdhëron thënien e të vërtetës dhe ndalon gënjeshtrën.
3. Urdhëron drejtësinë3 dhe ndalon padrejtësinë.
4. Urdhëron besnikërinë dhe ndalon tradhtinë.
5. Urdhëron mbajtjen e premtimeve dhe ndalon thyerjen e tyre.
6. Urdhëron në mirësjellje ndaj prindërve dhe ndalon nga mosbindja ndaj tyre.
7. Urdhëron mbajtjen e lidhjeve farefisnore – dhe ata janë familja – dhe ndalon shkëputjen e tyre.

Me një fjali përmbledhëse mund të thuhet se Islami urdhëron në të gjitha veçoritë e virtytshme, dhe ndalon nga çdo veçori e përçmuar. Ai urdhëron çdo vepër të mirë dhe ndalon nga çdo vepër mëkatare. Allahu i Lartësuar thotë:

“Vërtet Allahu urdhëron në drejtësi dhe në sjellje të mirë me të afërmit, dhe ndalon imoralitetin dhe sjelljen e keqe e tiraninë. Ai ju përkujton se ndoshta do të ju bie ndër mend.” [Nahl 16:90]4

No Comments

  1. antigona hasani says:

    Allahu esht 1 dhe pejgamiri Muhames asht rob dhe i derguar i Allahut

  2. antigone says:

    Allahu esht 1 Muhamedi esht rob dhe i derguar i Allahut

  3. diellza says:

    esht e vertet po po ne njerzit e gjith botes jemi rob te ALL-AHUT a tij i kofshum fal

Leave a Comment

%d bloggers like this: