Peqini Online! Lajme Filma Foto Video Shqip 2011 2012

Shiko ndeshjen Gjeorgji Shqiperi LIVE (VIDEO)
Ndeshjen Gjeorgji Shqiperi Live Online e cila do te trasmetohet nga Tvsh Live ne date 29 shkurt 2012 ora 20:00, mund ta shikoni edhe ne adresen

www.atdhe.al/ndeshje   nga interneti

Per te pare ndeshjen e futbollit midis Gjeorgji Shqiperi Live nga interneti mjafton te klikoni ne adresen e njohur te internetit www.atdhe.al/ndeshje Shqiperi vs Gjeorgji tvsh live, Watch Albania vs. Georgia from TVSH. Shqiperi/Gjeorgji live,

Shikoni ndeshjen Shqiperi Gjeorgji LIve ne adresat e meposhtme:

Shqiperi – Gjeorgji Live online.

Gjeorgji Shqiperi Live,

shqiperi gjeorgji live

ndeshja shqiperi gjeorgji,

shiko shqiperi gjeorgji live

Shiko LIVE Big Brother Albania 5 (VIDEO)
Ketu mund te shikoni LIVE emisionin Big Brother Albania 5 i cili fillon diten e shtune 18 shkurt 2012.

Programi Big Brother Albania 5 i cili do te mundesohet nga digitalb dhe Atdhe.al dhe te cilin mund ta shikoni live online ne kete adrese do te zgjase disa muaj.

Ju mund ta shikoni Big Brother Albania 5, 24 ore LIVE ketu ne Atdhe.al …

Ndiqeni Big Brother Albania 5 Direkt nga kompjuter ne kete adrese interneti

http://atdhe.al/bba5.html  ..

Big Brother Albania 5 Bigbrother Albania Bigbrother 5

Live BigBrother Albania 5 Bigbrother Albania 5 Live Live Bb5

Live BigBrother Albania Bb Albania 5 Live Bb Albania 5

Lajme bigbrother albania 5

Kosova 4 vjet pavarësi, Uganda bëhet shteti i 88 që njeh Kosovën.
Sipas një lajmi të bërë publik nga mediat, mësohet se Uganda ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Në ditën e përvjetorit të katërt të shpalljes së pavarësisë, Uganda u bashkëngjitet shteteve që njohin sovranitetin e shtetit të Kosovës, në këtë mënyrë, Uganda bëhet shteti i 88-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

TIRANE- Në vitin e madh kur gjithë kombi shqiptar feston 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova shtet i njohur deri sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot mbush katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj në 17 shkurtin historik 2008. Njohja më e fundit e Pavarësisë së u bë sot nga Uganda, shteti i 88-të që e njeh atë.

Kosova është në festë, ndërkohë që gëzimit të saj i bashkangjitet e gjithë Shqipëria. Në katër vjetorin Pavarësisë së Kosovës ,Tirana i dha një rruge në kryeqytet, pranë zones së Shallvareve emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës me këtë rast priti sot kreun e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa. Në ceremoninë e emërimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha.

Ndërkohë po sot në Tiranë pritet inagurimi i objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, godina e së cilës ndodhet pranë asaj serbe dhe ruse.

BERISHA: 17 SHKURTI DITA MË E NDRITUR PËR SHQIPTARËT NË SHEKUJ

Kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, e cilësoi datën 17 shkurt të vitit 2008, si ditën më të ndritur për shqiptarët ndër shekuj, ndërsa vlerësoi figurën e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, si njeriu që i dha udhë Pavarësisë

“Ibrahim Rugova është arkitekti i Kosovës së pavarur. Përulem me nderim të madh para veprës së këtij burri mendjendritur, misionar i pashoq në gjithë historinë tonë kombëtare. Sot nderojmë kujtimin e Presidentit Rugova me këtë rrugë, sot ditën më të ndritshme në tërë historinë e shqiptarëve, ditën e Pavarësisë së Kosovës, e cila u ndërtua mbi gjakun, flijimin jetë të sakrifikuara të mijëra shqiptarëve, e cila u arrit me forcën e triumfit të Ibrahim Rugovës”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se, shqiptarët shkojnë në 100-vjetorin e Pavarësisë më krenar dhe më të sigurt për të ardhmen.

“Ibrahim Rugova me veprën e tij, me përkushtimin e tij të plotë, me guximin e jashtëzakonshëm bëri të mundur që shqiptarët të vinë në këtë 100 vjetor krenar, të lirë, të siguritë në të ardhmen që meritojnë”, tha kryeministri.

MUSTAFA: KOSOVA E PRIVILIGJUAR PËR NDERIN

Kreu i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa u shpreh i priviligjuar që Shqipëria në 4 vjetorin e Pavarësisë inaguron në kryeqytetin e saj një rrugë në ndër të presidentit historik të Kosovës “Ibrahim “Rugova”

“Ndihem i priviligjuar që ndodhem këtu mes jush për të inaguruar rrugën që do mbajë emrin e presidentit historik të Kosovës. Një rrugë me emrin e Ibrahim Rugovës në Tiranën tonë të bukur është më tepër se historik, pasi përurimi i saj ndodh në përvjetorin e pavarësisë dhe vitin jubilar të Pavarësisë së Shqipërisë. Në emër të Kosovës falenderoj për këtë akt të nderimit të personaliteti të Ibrahim Rugovës, por edhe të nderit ë ayre që luftuar pë lirinë e Kosovës”, – u shpreh Mustafa.

Kreu i Komunës së Kosovës, tha se Rugova u bë emblema e përpjekje të Kosovës për liri dhe pavarësi, ndërkohë cështjen e Kosovës e ktheu në cështje ndërkombëtare.

“Ibrahim Rugova hyri në politk në periudhë të vështirë, ai u bo emblema e përpjekjeve për liri dhe Pavarësinë e Kosovës, dhe cështjen e Kosovës e ktheu në cëhtje ndërkombëtare. Ky vizion u bë platformë nacionale e gjithë Kosova tani e Republikës së Kosovës”,- u shpreh Mustafa.

BASHA: KRENAR QË NDEROJMË BIJTË E KOSOVËS

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë ceremonisë së emërimit të rrugës ‘Ibrahim Rugova’ në kryeqytet, në zonën pranë Shallvareve u shpreh i lumtur që në 4 vjetorin e Pavarësisë kombi shqiptar i bashkangjitet festimeve të Kosovës.

“Besoj se flas në emrin e të gjithëve, kur them se jam i lumtur që ju presim. Në 4 vjetorin e Pavarësisë në nderojmë presidnetin Ibrahim Rugova. Sot një ditë e vecantë për kombin shqiptar dhe krenari për kombin. Dita e Pavarësissë së Kosovës. Nderojmë bijat e bijtë pa të cilat Kosova nuk do ishte e pavarur. Sot dita për të kujtuar dy figuarat emblematike, presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari”,- u shpreh Basha.

Basha u shpreh se Rugova ishte i vetmi që artikuoi idenë për pavarësi dhe liri, nën dhunën dhe terrorin serb.

“Ne përulemi para emrit dhe veprës së Ibrahim Rugovës. Ai është simbol i përpjekjeve të Kosovës për Pavarësi, kur të paktët e artikulonin idenë nën dhunën dhe terrorin serb. Qytetarët e Tiranës dhe unë ndjehemi të nderuar se një prej rrugëve të kryeqytetit tonë do mbajë emrin Ibrahim Rugova”,- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

4 VJET PAVARËSI, KOSOVA NË FESTË

Në vitin e madh kur gjithë kombi shqiptar feston 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova shtet i njohur deri sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot  mbush katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj në 17 shkurtin historik 2008. Të mbledhur në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, ligjvënësit kosovarë nënshkruan deklaratën e pavarësisë. Asaj i parapriu një rrugëtim i gjatë në vite, por që nisi të marrë formë në vitet e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Filloi me grevën e minatorëve të Trepçës, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, për të vazhduar më pas me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, protestën e Lëvizjes Studentore, sulmet e forcave serbe në Prekaz e deri te ngjarja që vuri themelet e historisë së re – bombardimet e Aleancës Veriatlantike në caqet serbe. Fushata e NATO-s, që nisi më 24 qershor të vitit 1999 dhe që zgjati për plot 78 ditë, u karakterizua me dëbimin masiv që u bënë forcat serbe shqiptarëve të Kosovës, ndërsa rezultoi me kapitullimin e autorit të luftës – Sllobodan Milloshevic. U deshën më shumë se tetë vjet që të miratohet shpallja e koordinuar e pavarësisë ndërmjet Washingtonit, Brukselit dhe Prishtinës, sipas planit të ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari. Kosova sot, katër vjet pas krijimit të shtetësisë? Ajo ka siguruar njohje prej 87 shtetesh ndërkombëtare.

Në ditët e para të lindjes, shtetësia e Kosovës është pranuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, Austria. Kosova është njohur edhe nga të gjitha shtetet përbërëse të ish-Jugosllavisë, përjashtuar këtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë.Por, pengesa të konsiderueshme për shkak të mosnjohjes vlerësohet se paraqesin pesë vendet e Bashkimit Evropian – Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania – që, sot e kësaj dite, nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë. Mosunifikimi i bllokut 27-anëtarësh mbetet sfidë për Kosovën sa i përket integrimit, por jo vetëm. Në marsin e vitit të kaluar, Prishtina zyrtare ka hyrë në një proces që nga aktorët ndërkombëtarë është mirëpritur, por jo edhe nga të gjithë kosovarët – dialogu me Beogradin për, siç është thënë, çështjet e pazgjidhura teknike. Procesi nuk mund të konsiderohet më pak sfidant për Kosovën, pasi shteti serb vazhdon të mos zbatojë si duhet marrëveshjet që kanë arritur palët, si dhe të shfaqë pengesa për arritjen e kompromiseve të reja. Përfaqësimi i Prishtinës në nisma rajonale është shkaku i ngecjes disamuajshe të negociatave, me gjithë thirrjet e Brukselit, si ndërmjetësues në proces, që palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve. Beogradi do që Kosova të përfaqësohet nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, por një gjë e tillë kundërshtohet fuqishëm nga vetë Kosova, e cila do që të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran. Kjo është vetëm njëra nga këmbënguljet e autoriteteve kosovare, të cilat i pret edhe realizimi i premtimeve të tjera: qytetarët kosovarë duan liri të lëvizjes – Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në

Moti i keq, Dritëro Agolli: Politikanët, tufa ujqish në dëborë
TIRANE – Dritëroi rri mendueshëm, i ulur në ballë të dhomës ndërsa sytë i ka ngulitur në ekranin e televizorit. Bardhësia e dëborës duket se ia vret sytë e qelqtë tejpërtej syzeve. I ndjek pamjet filmike disi i ‘tronditur’, ndërsa kamerat lëvizin fshat me fshat. Sheh dhe hesht, sheh dhe ul kokën pastaj sheh dhe psherëtin. Bora ka paralizuar vendin, ka izoluar banorët por situata e rëndë ka prekur thellë edhe vetë shkrimtarin. Shkrimtarin nuk e ka mërzitur vetëm dëbora, por edhe menaxhimi i situatës e debatet mbi të. Duket i revoltuar nga shkëmbimet ndërsjella të akuzave mes politikanëve në këto ditë fatkeqësie. Me të drejtë ai pyet: Kush mund ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga kjo situatë e rëndë? Këta njerëz që grinden? Pothuaj një javë më parë, kur dëbora ende s’e pat gjunjëzuar verilindjen e juglindjen e Shqipërisë, ne kishim folur më Dritëroin për një intervistë. Paraprakisht patëm rënë dakord që biseda t’i kushtohej një libri të ri mbi letërsinë e tij që mban titullin “Njerëzit e krisur të Dritëro Agollit” me autor Shaban Sinanin. Siç patëm folur në orët e paradites së djeshme u gjendëm në shtëpinë e tij për bisedën mbi poezitë e dramat. Pas përshëndetjeve të rastit, Agolli u mendua një copë herë ashtu pa folur me shikimin e mbërthyer nga televizori. Libri studimor mbi të është mbi tavolinën prej druri, ndanë tavullës së duhanit, ndërsa cigaret ndizen e fiken njëra pas tjetrës. Ne heshtim dhe presim bashkë me shkrimtarin dhe ashtu si ai, sytë ia ngjeshim fort ekranit. Një moment ai na sheh në sy dhe thotë duke cituar Dostojevskin: “Kur në Barcelonë bie tërmet, shkrimtari nuk mund të flasë për lulet”. U bë e qartë që intervista për letërsinë do të mbetet për një kohë më të vonë. E vendosëm që biseda jonë këtë herë do të jetë për pasojat e dëborës. Për këtë të fundit, Migjeni pat shkruar një skicë me titullin “Bukuria që vret” teksa punonte si mësues në Pukë, në të njëjtin qytet ku tani dëbora ka mbuluar gjithçka. Sot, Agolli analizon situatën dhe kritikon politikën dhe jo vetëm për mosmenaxhim të mirë. Duke mos përmendur emra ai kërkon bashkim e bashkëpunim për të ndihmuar njerëzit që janë në të ftohtë pa ushqim, pa drita e pa ujë.

Prej disa ditësh Shqipëria është nën dëborë. Krahas ndihmave për të izoluarit politika shqiptare po lëshon akuza të ndërsjella mbi situatën. Si e keni parë gjendjen në tërësi?

Unë si qytetar i këtij vendi, por edhe gjithë qytetarët e tjerë jemi tepër të trishtuar nga kjo gjendje e jashtëzakonshme. Është mbuluar me dëborë gjysma e Shqipërisë, ose ma merr mendja që vetëm një çereku i vendit është pa dëborë. Në këtë gjendje që jemi duhet të bashkohemi dhe ta përballojmë këtë fatkeqësi duke ndihmuar secili jo vetëm me gjëra materiale, por ndihma duhet të jetë e gjithanshme. Ajo duhet të jetë jo vetëm materiale, por edhe me një fjalë të ngrohtë, me një bashkim të madh të të gjithë njerëzve pa dallim partiak, pa dallime pikëpamjesh, pa dallime feje e pa asnjë lloj dallimi domethënë. Madje, do të thosha që edhe kryetarët e partive që janë në vendin tonë, edhe kryeministri, edhe presidenti, edhe priftërinjtë, edhe hoxhallarët, ata që falen e ata që nuk falen, duhet ta kenë mendjen tek kjo situatë e rëndë në të cilën ndodhet vendi. Duhet ta kenë mendjen aty që njerëzit të shpëtojnë nga kjo fatkeqësi sepse nuk është e lehtë që të rrish nën dëborë, pa ushqim, pa drita, pa ujë, pa ushqime për bagëtinë (sepse njerëzit jetojnë bashkë me lopët, dhentë, dhitë e bagëtitë, i kanë ndihmës se me to ushqehen). Duhet menduar jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët e për zogjtë.

Bashkim për të përballuar fatkeqësinë?

Nuk duhet të zihemi me njëri-tjetrin, të paktën në këtë kohë të rrezikshme. Nuk duhet të këmbejmë fjalë dhe ligjërime të pahijshme që ta thellojnë edhe më shumë këtë dëshpërim, që të ngjallin një pesimizëm. Kush do ta nxjerrë këtë Shqipërinë tonë nga kjo situatë? Këta njerëz që grinden? Nuk iu mjaftoi koha pa dëborë që u zunë e u therën, por edhe tani në këtë kohë, si tufa ujqërish zihen me njëri-tjetrin nëpër dëborë, për të kafshuar diçka apo për vota, për disa copa letrash? Duket si një garë, kush të dalë më i zoti për t’ia mbushur mendjen njerëzve që unë jam i zoti dhe mua më votoni.

Ju ka prekur situata shumë me sa duket…

Është një dramë absurde që si vete njeriu në mendje. Edhe një shkrimtari nuk i vete në mendje që të mendojë e të hedhë në letër një dramë të tillë, aq imagjinare është. Kjo që po ndodh tani, në këto tri a katër ditët e fundit me të vërtetë që as njeriut të letrave nuk i shkon në mendje. Edhe unë jam shqiptar, por ne shqiptarët kemi një dobësi të tillë që i fillojmë gjërat nga fundi. Duhet ta prishim këtë rregull, të nisim nga fillimi.

Si erdhëm deri këtu? Mund të ishte shmangur kjo fatkeqësi?

U pa me kohë që ky dimër do të ishte disi kështu, paramendohej! Njerëzit, megjithëse të varfër, duhet të kishin menduar për këtë ditë. Duhet të kishin menduar ata vetë, por edhe drejtuesit tanë ashtu siç duhet të kishin menduar përse jo edhe shoqatat joqeveritare. Ato duhet të kishin menduar të mblidhnin disa rezerva në disa pika të rëndësishme që quhen të pakalueshme që të përdoreshin për ditët kur bie dëborë. Rezervat të jenë atje ku ke mundësi ti shpërndash. Fjala vjen, duhet të ishin disa rezerva në fshatin Gjerbes pranë Tomorrit, kështu fshatrat përreth mund të shkonin edhe t’i merrnin. Para se të binte kjo dëborë e madhe, dëgjova njërin që fliste në televizor e thoshte se kishin stoqe për ditë të vështira, e ku janë sot? Një tjetër thoshte se kemi para të mjaftueshme. E keqja është se kur ka fatkeqësi të kësaj natyre, nuk ha dot para. A i merr dot eurot, dollarët apo një 50 mijëlekëshe e t’i hash? Paraja nuk vlen fare po nuk pate bukë, sepse paraja përdoret për të blerë bukë. Po ku do ta blesh kur bllokohen rrugët? Le të na bëhet mësim kjo dhe në çdo vjeshtë të mendohet për të mbledhur rezerva në disa pika kyçe ku bie dëborë e madhe dhe ka izolim. Rezerva duhet të ketë në Tropojë, në Pukë, në Dibër, në Malësinë e Madhe, në Vermosh, Shalë e Shosh, Mokër e Opar. Të ketë rezerva andej dhe ligje të forta që të ruhen për dimrin.

A nuk mendoni se të izoluarit janë ndihmuar me gjithë vështirësitë e qarkullimit?

Po janë ndihmuar falë heroizmit të pilotëve tanë që i shpien me helikopter sepse është vështirë e mund të ketë edhe të papritura. Por, më mirë duhet t’iu çosh një thes me miell edhe gjëra që mund të gatuhen për shumicën se sa dy a tri pako makarona. Një pako makarona ikën për një vakt, sepse ato janë familje të mëdha, çfarë do hanë më vonë? Duhet miell gruri dhe misri, duhen lakra e fasule që njerëzit të hanë. Duhen menduar dhe llojet e ushqimeve. Madje edhe vetë dyqanet e fshatrave duhet të furnizohen herët me shumë ushqime që t’i kenë për dimër. Duhet të mendojnë të gjithë më herët. Iu duhet thënë fshatarëve që të bëjnë shkallë të larta që të ngjiten e të pastrojnë çatitë nga dëbora në mënyrë që të mos shemben. Janë çmësuar nga kohët e vështira. Shteti, tregtarët e mëdhenj, shoqatat e individët që kanë mundësi le t’i ndihmojnë të varfërit me rezerva, sepse e di se disa prej tyre jetojnë me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të grumbullojnë sasi të mëdha ushqimesh sepse s’kanë para t’i blejnë me shumicë. Këtu s’ka as vend ku të dërgohen ndihmat për të varfrit qoftë edhe rroba, ndërsa në botë janë kishat. Le ta bëjnë kishat e xhamitë tona një organizim të tillë.

Në gjendjen ku jemi aktualisht, çfarë mund të bëjmë për të lehtësuar sadopak situatën e rëndë të banorëve të bllokuar në zona të thella?

Në këtë gjendje duhet një solidaritet i madh, që të grumbullohen shumë njerëz që të zhbllokojnë rrugët, të ndihmojnë njerëzit, të marrin familjet që iu janë prishur shtëpitë e s’kanë ku të jetojnë. Ne gjatë luftës së Kosovës kemi mbajtur në Shqipëri në shtëpitë tona rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës. Edhe në shtëpinë time gjatë luftës kam mbajtur 15 veta. Le t’i mbajmë edhe ata që s’kanë ku të jetojnë për shkak të dëborës. Qytetet që janë afër zonave të bllokuara nga dëbora le të hapin dyert për banorët e fshatrave derisa gjendja të përmirësohet. “Në rrezik e në nevojë, shoku-shokun ta ndihmojë…” Duhet ta kemi parasysh këtë shprehje të vjetër. Ne e kemi pasur traditë që ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Mua më kujtohet që kur isha i vogël në shtëpinë time në Devoll vinin njerëz që kërkonin miell, grurë apo bukë në mes të dimrit e nuk i përcillnim duarbosh. Me teneqera iu jepte im atë atyre që kërkonin miell. E kishim në traditë këtë.

E kemi humbur këtë traditë të hershme po thoni ju?

Ndihmën ndaj shokëve e gjejmë edhe në “Ciklin e kreshnikëve”, në rastin e ditëve të acarta. “Fort po shndrit njaj diell, e pak po nxeh! Ç’po e merr fryma rrapin e Jutbinës ! Borë e madhe paska ra: Randojnë ahet për me u thye” është vargu i lahutës. Edhe atëherë njerëzit ndihmoheshin e merreshin vesh, nuk ziheshin. Ata luftonin e ziheshin me balozët, ndërsa sot në shekullin e 21-të jemi bërë balozë për njeri-tjetrin. Jemi miq por balozë.

Tani duhet solidaritet dhe jo një solidaritet i thjeshtë sepse populli ka solidaritet e nuk i vë re këto. Por, janë drejtuesit ata që i ngacmojnë dhe i bëjnë njerëzit të përçarë mes tyre. Përça e sundo… Vetë këta analistët e opinionistët që flasin në ekranet televizive, e që i shohim përditë duhet që t’i prekin mirë problematikat. I prekin përciptazi jo që të japin një ide për zgjidhje. Pyetja që shtrohet është shumë e thjeshtë: Si ta presim dimrin? Duhet te këtë në këto fjalime dhembshuri, njeriut duhet t’i vijë për të qarë me këtë që ka ndodhur. Po duhet t’i vijë për të qarë nga shpirti, nuk flas për lot qepësh. Mos nxirrni lot qepësh, atë e bëjnë më mirë aktorët. Dhimbja duhet të dalë nga shpirti, jo nga zori. Le të mos bëhemi artistë nga lotët.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Vdes kengetarja Whitney Houston ne moshen 48 vjecare
Whitney Houston, Këngëtarja dhe aktorja, fituese e Çmimit Grammy, ka nderruar jete mbremjen e te shtunes ne moshën 48-vjeçare.

Njoftimin e ka dhene policia, e cila ka bere me dije se ajo eshte gjetur pa jete mbreme vone në dhomën e saj, në katin e katërt të Hotelit Beverly Hilton në Los Angeles.

Sipas hetuesve, eshte bere nje telefonate urgjente nga dhoma e saj per ndihme dhe pas kesaj u bënë të gjitha përpjekjet për ta sjellë Houston në jetë, por ishte e pamundur.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, ndonese problematikat e kengetares tashme njiheshin.

Vdekja e kengetares së famshme Whitney Houston vjen në natë para ceremonisë së Çmimeve Grammy në Los Angeles, ku gjashtë herë fituesja e çmimit Grammy ishte mbledhur me qindra artistë për programin.

Ngushëllimet dhe reagimet nga njerëz të famshëm dhe dashamirës të saj kanë mbushur faqet sociale në Internet.

Houston shiti mbi 170 milionë albume dhe këngë, duke u bërë një nga artistët më të shitur të botës. Albumi që mban emrin e saj, i hedhur në treg në vitin 1985, u shit në 25 milionë kopje.

Talenti i saj e çoi atë nga muzika në kinematografi, me interpretimet e saj në filma si  The Bodyguard dhe Waiting to Exhale.

Vitet e fundit ajo pati probleme me droga dhe alkoolin. Ajo ishte e martuar me këngëtarin Bobby Brown nga viti 1992 në vitin 2007. Ata kanë një vajzë. Houston fajësonte për problemet e martesës të shoqin, i cili u akuzua për dhunë në familje në vitin 1993.

Në Peqin, nga Kulla e njohur e Sahatit, kalaja dhe xhamia
Dy objektet e vetme të mbetura ‘lakmitare’ për traditën urbanistike të qytetit janë Kalaja fushore dhe Kulla e Sahatit. Në këtë të fundit, drejtohen sytë e peqinasve të sotëm, të cilët janë krejt të papunë dhe pa ndonjë shpresë të madhe. I gjithë qyteti rrotullohet nëpër kafene dhe në pritjen e ndeshjes së radhës së ‘Shkumbinit’, që është barazi me fe në këtë qytet, të përmendur që në lashtësi…Sot, papunësia dhe gati shumica e familjeve që trajtohen me asistencë janë fytyra e tij në shekullin e XXI. Gjithsesi, kryetari i bashkisë, thotë se nuk i ka ulur armët…

I ndjeri Agim Kumbaro, atë ditë të largët të vitit 1996, kishte një brengë të madhe. I rrethuar nga të afërtit e dashur, po jetonte dekikët e fundit të jetës në tokë. Në atë të mbramin, i drejtoi sytë tek i biri dhe…i kërkoi besimin. Ky i fundit thjesht pohoi. E kuptonte të atin me sy dhe e dinte se në veshët e tij vinte edhe në atë çast tingulli i kumonës së Sahatit të madh të qytetit. Ishte kujdesur për 60 vjet me radhë për të dhe nuk e kishte lënë, që të pushonte asnjëherë. Në kohë lufte apo paqe, zie apo gazmendi. Madje, edhe në këtë çast…

Para një mekanizmi të vjetër mekanik, që vë në veprim orën e madhe të Kullës, do arrijmë pas disa minutash ngjitje në disa shkallë druri të stërvjetra. Janë gati me kënd 60º këmbëzat e shkallës së brendshme të Kullës së Sahatit në Peqin. Ardjani, 50 vjeçar, më bën udhë dhe më thotë të ruhem, ku e vë këmbën. Ngjitja është pak e vështirë për një njeri të zakonshëm, por për Ardjanin, që e bën të paktën njëherë në javë, kjo është bërë një rutinë e domosdoshme. Na udhëheq i pari dhe në kthesat e shkallëve më rrëfen për pjesë të ndryshme ndërtimore të Kullës së famshme…Është i gatshëm por flet me pak fjalë. Ndaj, duhet ta pyes për gjithçka.

Sahati dhe xhamia

Pasi e kemi kthyer disi nga rruga dhe bash në këtë ditë feste, duhet të ndjejë pak bezdi. Gjithsesi, është shumë i sjellshëm dhe vazhdon të më heqë udhë drejt këtij mjedisi në terr të kullës. Jemi njohur, një orë më parë, tek kryetari i Bashkisë, një burrë i ri sportiv, që është treguar i gatshëm për gjithçka. Çuditërisht, më bën çudi që këtij qyteti t’i duhet ora, veç dëshmisë historike! Ora e tij është dëshmitare e një qyteti, që prehet. Prej vetë kohës. Prej pamundësisë së saj. Peqinin e ka lënë mënjanë udha nacionale. E kjo është një kokëvrasjet më të mëdha të sotme Ilir Rrushit, kryetarit të ri të bashkisë. Investitorët premtojnë, por…”Të mendosh që kemi pasur aq traditë në tezgjah, rrobaqepësi..”, tund kokën mjeku i ri, që ka filluar punën e tij duke pastruar, rregulluar që nga fillimi. Kurse, sahati i Peqinit nuk ndryshoi me kalimin e kohës, falë të atit të Ardjanit. Poshtë tij, ditë-nata e njerëzve dhe Peqini vetë, bashkë me xhaminë, që është pjesë e të njëjtit projekt me një model arkitekturor tepër origjinal, lëvizi pa ndryshim drejt kohëve të reja. Nga të paktat raste në arkitekturën ballkanase, ku minarja dhe sahati janë elementë të së njëjtës ndërtesë. E ndërsa qyteti është ndalur, ora, faqet e të cilës shikojnë në katër drejtimet bazike të qytetit, s’ka ngecur kurrë. Jeta po. Plotësisht. Madje, aq sa ora shpesh duket sikur s’është orë, por numëron pamundësinë e një qyteti. Gjithsesi, ora ishte aty e patrazuar edhe në Luftën e Dytë Botërore apo në muajt e tmerrshëm të vitit 1997, si një dëshmitare e pagabueshme. Ardjani ka gjetur madje dhe një nga policët që ka shtirë drejt sahatit në faqen jugore dhe e ka rregulluar fushën e plasaritur, që të funksionojë njësoj. Kemi mbërritur sipër. Shikojmë pa fjalë mekanizmin, që sepse më sjell një aparat të vjetër, që nuk ia gjej dot kuptimin. Pak më vonë, bëj një lidhje me një mekanizëm gjigant ore, që e kam parë në katedralen e madhe gotike në Pragë. Diku afër ishte qela me eshtrat e Leonik Tomeut të famshëm…

Pak histori

Edhe Peqini vetë ka famë dhe gjatë shekujve e ka përshtatur emrin nga Klaudiana drejt këtij të sotmit, që sot nuk të kujton ndonjë gjë të madhe veç qytetarëve të nderuar që ka nxjerrë në vite. Është krijuar si qendër administrative gjatë shekullit të XVI, duke u bërë shpejt një qendër ekonomike dhe një vend qëndrimi i mjaft familjeve të pasura të rajonit. Në vitin 1431, Biklineti i atëhershëm kishte thjesht nëntë shtëpi, që në regjistrimin e hollësishëm të vitit 1528 arritën në 35 shtëpi si timar i garnizonit të Durrësit. Kurse në vitin 1569-1570, Varoshi pranë Kalasë së Peqinit arriti në 217 shtëpi. Më 1670 Evlija Çelebiu e gjeti me 400 shtëpi të ndarë në shtatë lagje, katër xhami, shtatë mesxhide, tre medrese , dy teqe dhe shtatë mejtepe. Çelebiu ia atribuon zhvillimin dhe pasurinë Peqinit faktit se prej andej ishte me origjinë agai i jeniçerëve, Abdurrahim pasha, më vonë guvernator i Egjiptit, Bagdatit dhe Budës, ku edhe vdiq në luftë me trupat kristiane më vitin 1696. Më 1666-67 (1077 Hixhra) ai ndërtoi një xhami të bukur, një medrese një hamam dhe një teqe. Sipas Çelebiut, Peqini kishte dhe xhami të Hariz-Zadesë e ndërtuar në vitin 1665. Xhamia e shkatërruar në vitin 1967, që është rindërtuar tashmë, përbëhej nga portiku, salla e lutjeve, minarja dhe kulla e sahatit në këndin verilindor të sallës …Një element me vlerë në këtë xhami ishte minarja, e çiftëzuar me Kullën e Sahatit. Duhet shënuar siç vëren Kiel, veçantia e ndërtimit të minares në anën e majtë të hyrjes, që ai e gjen edhe ën xhaminë e Faik Pashës në Artë, të ndërtuar pak para vitit 1500, shkruan studiuesi Aleksandër Meksi.

Pëer Peqinin

Ardjani më zhduk nga mendimet dhe nga përpjekja ime e pafatë që të ngjitem edhe më sipër në fushën e orës. Dy merimanga tremben sakaq. Ua prish mrekullinë e tyre ndërtimore, por më tej…Më bëjnë me shenjë të ulem. “Kjo ora ka dy mekanizma: një të orës dhe një të kumonës, që janë në varësi të njëra- tjetrës. Lëvizja e mekanizimit të orës bëhet nga tërheqja e kavove, që i tërheqin gurët poshtë. Kështu bëhet lëvizja e aksit, e cila e lëviz këtë aksin këtu dhe kështu shkon deri te sekondat..Transmetohet dhe shkon te katër fushat”. E pyes pse nuk punojnë orët e Kullave të tjera në qytetet shqiptare. Në Tiranë, s’e kam parë kurrë në rregull, i them. E kanë fajin kryetarët, ma pret shkurt. Ardjani, që kujdeset për orën paguhet 4.800 lek në muaj. Kurse në Kavajë (E ka rregulluar Ardjani) dhe gjetkë mbase trefishin. Është baba i një djali 22 vjeç, i papunë; dhe dy vajzave të shkëlqyera në mësime. Njëra studion në Milano me bursën e vet, më thotë krenar. Pse është kaq varfër qyteti, i them teksa mundohem të shoh poshtë ku varen kavot: “Peqini është i varfër dhe ka qenë që në vaktit se ka qenë vend bujqësor. Ka pasur një-dy kantiere. Unë kam punuar me detyrën që më afroi kryetari me zbukuru në çdo vend. Kena bërë lulishte dhe kudo dhe është ndryshuar. Sipërfaqja është e madhe, por…”. Po banorët, me çfarë merren, i them, paçka se Iliri më ka sqaruar gati në detaje. Nuk e di se ku hanë, shton pas pak. Burri, që ka mbaruar shkollën mekanike në Elbasan ka qenë mashinist dhe tashmë është drejtor i një seksioni të komunales. Ka punuar duke krijuar shumë mjedise. Që gjithsesi, duken pak në morinë e njerëzve që baresin pa kuptim. Njësoj, si në gjithë qytetet shqiptare, është njësoj baritja e burrave nga kafja në kafe. Në letra, thuhet se këtu parashikohej që të kalonte Korridori i Tetë, ashtu si dikur paraardhësve të tyre që u kalonte Egnatia e famshme. Për hir të së vërtetës, këtu poshtë nesh, kalojnë ata që janë pasardhës të shumë patriotëve, intelektualëve të shumë fushave, por larg zulmës së dikurshme. Tashmë, problemi është papunësia. Mbijetesa. Iliri, më ka shpjeguar se po përpiqet që të thërrasë investitorë, por ende pa sukses. Çuditërisht, nuk më duket se i hedh njëri sytë tek Ora ose po më kthehet në opsesion. Burri, vetë, që më shpjegon me durim gjithçka, nuk shikon shumë shpresë. Këtë ndjesi e kam pasur më parë edhe te kryetari i Bashkisë, por ai me vrullin e një njeriu të përkushtuar, beson se nuk i ka hedhur armët, siç kanë bërë shumica në Peqin.

Intermexo kalaja

Në fakt, këtu jeta urbane është e lidhur me imazhin e kalasë. Jo thjesht si një dëshmi historike, që ka shumë vlera dhe krenari për qytetin e Peqinit, por edhe shumë më tepër: Simbol i ekzistencës. E kam parë me Naimin, para pak kohësh, që më ka pohuar se është nipi i Demir Pashës, një patrioti të njohur vendas, që banonte aty dhe territori i saj ishte prona e familjes së tij. Kryetari, një mjek simpatik, që është befasuar nga rastësia, ngaqë ne kemi pasur foton e tij në makinë, ka premtuar ndryshimin, bash dhe atë që ka bërë me qendrën e qytetit. Themelet e kalasë së Peqinit teknikisht i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia” dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk. Këta të fundit ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem. Demir Pasha ishte pronari i fundit që jetoi në kalanë e Peqinit. Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: “…muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja…” Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Një të tillë e kemi ndjekur me sy me Naimin, gati një vit më parë. “E kam ndryshuar dhe do e ndryshoj edhe më tej”, premton kryetari i vetëdijshëm se turizmi kulturor do jetë pasaporta e vërtetë njohëse e qytetit të tij.

Qyteti

…Më Ardjanin kemi mundësi të rrimë dhe pak sepse tani afrohet vërtetë dhe Naimi, që dihat teksa ngjitet në shkallët e larta. Në kokë, mundohem të sjell ecjet e frikshme të ushtrisë romake drejt Genususit (Shkumbinit) dhe rruga që i dërgonte në Apsus (Seman). Çfarë tmerri duhet të ketë qenë për banorët atëherë, që ua përcollën toponimet e panjohura në analet e historisë. Nga 5 janari deri në 12 korrik të vitit të stër-stër-largët 48 para Krishtit, këto vise u fiksuan vërtetë në histori. Jul Çezari që mbështetej në krahë me Mark Antonin u ndesh me trupat e Pompeut. Çezari marshonte që nga Jugu dhe pas zbarkimit në Palasë kishte marrë blic Orikumin dhe Apolloninë. Pompeu vinte nga Kandavia, diku nga territoret e sotme të Maqedonisë…Po, kujt i duhen këto?…Naimi po mrekullohet me mekanizmin dhe bën muhabet teknik me Ardjanin. Mundohem të sjell ndërmend, atë, që pak minuta më parë më kanë thënë Tani dhe Berti dhe që kryetari ma shpjegoi në mënyrë institucionale. Gati shumica e qytetit është në ndihmë ekonomike dhe investitorët janë gjithmonë e më larg, sepse ëndrra për të bërë të afërt qytetin është edhe më e largët. Ilir Rrushi, tepër sportiv dhe mikpritës, më shpjegon se ka bërë një përpjekje të madhe dhe po bën çmos që qyteti i tij të ketë një shikim ndryshe, sepse e meriton, por duket se historia e zhvillimit të sotëm është shumë larg. Është i vetëdijshëm për sfidën. Dy djemtë e rinj, që kanë dy celularë bajagi të mirë, nuk kanë shumë shpresë dhe pas një muhabeti rutinor më shpjegojnë se kanë pak punë?! Duhet të ikin. Në vendin e papunësisë është luks të dëgjosh këtë fjalë, por ndahemi miqësisht. Aty pas kafes, që është përballë bustit të Mustafa Gjinishit, që qëndron pak si i veçuar nga kundruall xhamisë, pothuaj nuk lëviz asgjë… Nuk më ndihnë dot në elementë teknikë për qytetin, derisa ka ardhur Iliri, dhe ku një grup burrash dhe miqsh të tij, më update për historinë dhe të rejat….Vetë Iliri do më tregojë në zyrën e tij një pamje të qytetit dhe sesi ka dalë në dritë pas një pastrimi dhe gërmimi kompleksi i xhamisë me kullën e sahatit, që u dëmtuan kaq shumë në vitin 1967.

Qerimi, si do më thotë se quhet një besimtar, është i prerë se për Peqinin është vështirë dhe qyteti, pastë jetën e gjatë- jeton thjesht falë besimit dhe dashurisë për veten. Por për Ilirin gjërat s’janë të tilla. Po përpiqet me disa investitorë dhe paçka përgjigjeve ende jo inkurajuese mundohet. Flitet për Korridorin tetë, por për qytetin do të mjaftonte dhe më pak, të ndjente se gjërat po lëviznin. Pa asnjë dyshim, në një gjë bashkohen të gjithë: Ekipi i Shkumbinit është gëzimi i vërtetë. Është kënaqësi, gëzim dhe hidhërim, më thotë Iliri. Këtu kujtohem se ora vërtetë hyn në punë: të paktën për të llogaritur kohën drejt ndeshjes tjetër të ekipit. Iliri po punon me kanalizimet dhe është duke përfunduar planin për ujësjellësin e qytetit. Ka punuar në rrugën kryesore…Nuk zbukuron, por si kirurg i mirë e vë gishtin në plagë: I dhimbet mjekësia në qytet, arsimi dhe po me modesti pranon në fund me një metaforë të bukur se të paktën ka hedhur një shtresë pune. Le të bëjnë dhe të tjerët po aq…

Peqini është një qytet që duket shumë sedentar. Kafetë e mbushur me burra dhe kuptohet thashethemet e pafundme. Jeta e lodhur dhe…Dikur në këtë vend u bë stacioni i parë i Trenit për hekurudhën shqiptare dhe qyteti vazhdoi jetën e pandalur të 2 mijë vjetëve, kur këtu kalonte një nga segmentet e Egnatias së famshme. Kjo është thjesht metaforë tani në këtë harresë, që ka pllakosur jetën në këtë vend.

Epilog

Nga sipër Sahatit, i sjell nëpërmend këto dhe shikoj monumentin. Se keni vendosur mirë Mustafain, i them Ardjanit. E kam hapur kaq nën dhè, ma bën me dorë- të qëndrojë i palëvizur. Mustafai i pafatë, njësoj si i ati , u vra në një pusi. Mustafai i gjorë, një anglishtfolës i mrekullueshëm dhe një nga komunistët me vizion më të pastër, pati një jetë tragjike. Zogu e dënoi me varje, ndërsa komunistët anëtarin me teserën 93 e qëlluan nga pas në afërsi të Peshkopisë.

Fillojmë e zbresim. Nuk janë më ato që kemi pasur nga përfytyrimi: kopshtet e bukura, kodrat e veshura me ullinj e gjelbërim si dhe fushat e gjëra pjellore, që Shkumbini i përshkon fund e krye. Janë, në fakt, këto dhe njerëzit, që presin të ndryshojë diçka. Ardjani, i biri i plakut, që u kujdes 60 vjet për sahatin na heq sërish udhë. Zbresim bashkë, por me më shumë siklet ngasa u ngjitëm. Po fillon pak shi. Duhet të ikim. Shikoj, në një pikë ku mund të jenë akrepat. Është dita e parë e dhjetorit. Ka trokitur dimri i fundit i vitit 2009.

‘Bisha dykokëshe’, kënga antishqiptare në Shkup (VIDEO)
SHKUP- Një këngë me përmbajtje tmerruese dhe çnjerëzore kundër shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe vazhdon të dëgjohet në Maqedoni. Prania e saj është edhe në faqen sociale youtube, shume e klikuar, ndërsa shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit “Teteks” të Tetovës.

Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shndërruar në lajm sensacional se si po dëgjohet ajo. Peqini.com ka siguruar këngën nga rrjeti sociale youtube, ndërsa janë përkthyer edhe strofat e saj tmerruese kundër shqiptarëve, ku bëhet thirrje për shfarosjen e tyre:

Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe

Po na nxijnë Maqedoninë

As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka

Dënoj Zot

Rrufeja ti vras

Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet

MPB deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorit dhe këngëtares që këngën raciste. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj. MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste.

Janë edhe disa këngë të tjera, por edhe refrenët e këngëve të kënduara nëpër tribunat e stadiumeve nga ana e tifozëve maqedonas, së fundi gjatë kampionatit evropian të hendbollit në Serbi.

Kenga origjinale nga youtube:

Josip Kuzhe trukonte ndeshjet me mafian greke!
Ish trajneri i kombetares shqiptare Josip Kuzhe trukonte ndeshjet e kombetares shqiptare.

Aksioni i policisë greke për asgjësimin e 4 grupeve kriminale në Selanik ka zbuluar fakte tejet tronditëse në lidhje me trukimin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare.

Kanali shtetëror grek ERT 3, me qendër në Selanik, flet për bashkëpunim të këtyre grupeve mafioze me ish-trajnerin e kombëtares shqiptare Josip Kuzhe. Bëhet e ditur se policia ka arrestuar 53 persona të përfshirë në këto organizata kriminale, të cilat jepnin hua me përqindje deri në 80 %, mashtronin, bënin shantazh dhe pastronin para në mënyrë të paligjshme. Paratë vinin nga trukimi i ndeshjeve të futbollit, ndërsa bie në sy se në rrjetën e grupeve mafioze ka rënë edhe kombëtarja shqiptare dhe ish-trajneri i saj Josip Kuzhe. Autoritetet helene kanë në duart e tyre një material audio, ku tregohet thuajse me detaje sesi kriminelët kishin arritur deri në kombëtaren shqiptare. Në përgjim, një person i quajtur “Portugezi”, i propozon kreut të njërit prej katër grupeve, i quajtur Marko Karamberi, të luajnë shuma të mëdha parash në dy prej ndeshjeve miqësore të kombëtares shqiptare, në humbjen 4-0 me Argjentinën dhe në fitoren 3-2 me Malin e Zi, të dyja të zhvilluara në verën e vitit 2011. Me një siguri të çuditshme, ky person thotë se çdo gjë është e rregulluar dhe se ai ka folur me trajnerin e kombëtares shqiptare për këtë.

Kuzhe

Përmendja e emrit të Kuzhes ngre hije të mëdha dyshimi për atë çfarë ndodhi në këto dy takime, sidomos duke parë të kaluarën e kroatit, që ka qenë e lidhur ngushtësisht me botën e basteve. Ndeshja me Malin e Zi, krijoi dyshime te të gjithë, duke parë mënyrën si rrodhi ajo apo se u shënuan 5 gola (Shqipëria fitoi 3-2). Në telefonatën e përgjuar, sipas televizionit ERT 3, “Portugezi” i thotë shokut të tij se për ndeshjen Shqipëri-Mali i Zi fitimet do të jenë shumë të mëdha. “Do të jetë një fitim tre fish i sigurt dhe mund të trukojmë çfarëdo lloj rezultati”, thotë ai. Nga bisedat mes dy personave të mësipërm është zbuluar gjithashtu edhe trukimi i 3 ndeshjeve të kombëtares së Sllovakisë. Gjithçkaje i është dhënë një jehonë e madhe në mediat greke, ndërkohë që në Shqipëri, kanë munguar reagimet.

Arrestimet

Personi që drejtonte organizatën kriminale ishte pronar i disa klubeve të natës në Selanik, ndërkohë që dy vjet më parë pati kandiduar me partinë ultranacionaliste LAOS në zgjedhjet e pushtetit lokal. Në llogarinë e tij janë gjetur 5,5 milionë euro, që rezultojnë të jenë fituar nga skedinat e basteve dhe ndeshjet, që sipas organeve greke, janë manipuluar nga këto organizata kriminale. Policia zbulon gjithashtu se zotëron 3500 faqe me biseda të përgjuara, që tashmë janë zbardhur. Ndërsa komplet dosja e grupeve mafioze shkon në rreth 15 mijë faqe. Skandali ka tronditur gjithë Greqinë, ndërkohë që mes të arrestuarve janë edhe një drejtues i krimit ekonomik, biznesmenë, avokatë, drejtorë bankash, oficerë policie si edhe një gazetar i njohur./GSH-BW/

Mbyllet faqja Megaupload.com dhe Megavideo
Megaupload, një nga faqet me të mëdhaja të internetit për shpërndarjen e fileve është mbyllur nga zyrtarë të lartë të SHBA-ve.

Themeluesit e Megaupload janë akuzuar për shkeljen e ligjeve të piratërisë dhe kjo ka shkaktuar mbylljen e saj.

Prokurorët federalë kanë akuzuar atë për shkeljen e të drejtave të autorit, ligj ky i cili kushton 500 milionë dollarë. Ndërsa Megaupload thotë se është e zellshme në përgjigjen e ankesave në lidhje me materialet private.

Rezultati i Censusit 2011 Instat publikon rezultatet
-Bazuar në të dhënat paraprake të censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. Vlerësimi paraprak i numrit të personave që kanë refuzuar në këtë census është 29,355 (1.04 %). Llogaritja e saj bazohet në vlerësimin paraprak të numrit të banesave që kanë refuzuar të marrin pjesë në census dhe është e përshirë në numrin gjithsej të popullsisë.

-Numri gjithsej i banesave në Shqipëri bazuar në të dhënat paraprake të censusit të vitit 2011 është 1,075,881. Në censusin e vitit 2001, numri i banesave ishte 785,515. Përqindja e rritjes së numrit të banesave në krahasim me vitin 2001 është 37.0%. Nga të dhënat paraprake, rezulton se numri i ndërtesave është 686,405. Në vitin 2001 ky numër ishte 512,387, që nënkupton një rritje prej 34.0%.

-Gjithashtu në këtë census janë numëruar 740,256 njësi ekonomike familjare (Nj.E.F), ndërkohë që në vitin 2001 kjo shifër ka qenë 726,895. Numri mesatar i pjesëtarëve të një Nj.E.F-je është 3.8. Në censusin e vitit 2001 ky tregues ishte 4.2. Numri mesatar i pjesëtarëve për Nj.E.F në zonat urbane është 3.6 nga 3.9 që ishte në vitin 2001. Nga ana tjetër, në zonat rurale ky tregues është 4.1 nga 4.5 që ishte në vitin 2001.

-Popullsia rezidente është e përbërë nga  1,421,810  meshkuj (50.2%) dhe 1,409,931 femra (49.8%). Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.

KLIKONI MBI LINKUN PER TE PARE DETAJET E TJERA

http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf