Fara e Zeze

Fara e zeze nje bime me veti te vecanta kuruese. Ja cilat jane semundjet qe sheron fara e zeze dhe perdorimi i fares se zeze.

Fara e zezë është bimë njëvjeçare, që rritet deri në 30 cm. Me kërcell të drejtë dhe me degëzime e gjethe te holla, me lule blu në të përhirtë, me bishtajë dhe fara të dhëmbëzuara.

Vendi i saj është Azia Perëndimore dhe ajo kultivohet në shumë zona të Azisë dhe të Detit Mesdhe, për farat e saj të cilat mblidhen kur piqen.
Farat e bimës kanë një përbërje vaji të qëndrueshëm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 % vaj të avullueshëm.

Vaji i farës së zezë përmban një numër acidesh të yndyrshme bazë.
Fara e zezë përmban lëndë Nigellone, e cila është një lloj antioksidi natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezë përmban gjithashtu acid Arginine.

Pejgamberi ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç helmueses.” Aisha tha: “Ç’është helmuesja?” Pejgamberi tha: “Vdekja!” [Trans. Buhariu].

Mjeku i lashtë grek, Destordhiris (ka jetuar në shekullin e parë pas lindjes së Isait alejhi selam), thotë: “Farat e farës së zezë përdoren si ilaç për dhimbjet e kokës, gripit, dhembjet e dhëmbëve dhe krimbat e stomakut. Ato përdoren shumë edhe si nxitës urinimi, nxitës menstruacionesh dhe shtues të qumështit tek  nënat gjidhënëse.”

Mjeku i njohur arab, Ibën Sina (Avicena – vdekur në vitin 428 Hixhri), në librin e tij të shumënjohur “Statuti i mjekësisë”, thotë: “Shuneza (fara e zezë) është bimë e hidhët që ndalon gëlbazën, pastron kanalet e frymëmarrjes, shpërbën gazrat dhe fryerjet e barkut, pastron në maksimum. E përzierë me uthull ajo shërben si ilaç për puçrrat laktike, duke i lyer ato. Ajo shpërbën tumorët flegmatikë dhe të ngurtë. Po kështu, e përzierë me uthullën, ajo përdoret për plagët flegmatike dhe për zgjeben e qelbëzuar. Fara e zezë bën dobi për ftohjen, veçanërisht e bluar dhe e ruajtur në enë të bërë me fije liri. Ndihmon në dhimbjen e ftohtë të kokës, duke lyer ballin. Nëse lihet në uthull për një natë, pastaj bluhet dhe i jepet të sëmurit për ta nuhatur me hundë, i bën dobi nga dhembjet kronike të kokës. Ajo vret krimbat e barkut, qoftë edhe vetëm me lyerjen e barkut mbi kërthizë. Nxit menstruacionet duke u përdorur disa ditë, dhe pihet e përzierë me mjalt dhe ujë të nxehtë për gurët në veshka dhe në fshikëzën e urinës.”

Një mjek tjetër i njohur arab, Daud el Antaki, thotë: “Përdorimi i farës së zezë çdo mëngjes, të skuqur bashkë me rrush të thatë, skuq lëkurën dhe e pastron atë. Pluhuri i saj ndërpret hemorroidet me ngrënie dhe lyerje. Nëse skuqet me vaj ulliri dhe pikohet vaji në vesh, shëron nga mosdëgjimi, sidomos me yndyrën e farës së jeshile. Tymi i saj largon parazitët. E përzierë me ujin e bimës Colocynth dhe të bimës Ëormëood largon parazitët e barkut duke e lyer barkun mbi kërthizë…”

Janë bërë disa kërkime shkencore për të vërtetuar se fara e zezë ka veti antikancerore dhe forcuese të sistemit imun i cili mbron organizmin nga mikrobet dhe viruset e ndryshme.

Mjekët e specializuar në bimët natyrale këshillojnë për përdorimin e farës së zezë ashtu si është, duke e bluar dhe e përdorur menjëherë pas bluarjes dhe jo të lihet e bluar, sepse vaji avullues që ajo përmban, avullon shpejt dhe kështu i ikin të gjitha vetitë shëruese. Kurse vaji i farës së zezë që ekziston sot në treg nuk ka veti kuruese që mund të përmenden, sepse ai është vetëm vaj i qëndrueshëm, kurse vaji i avullueshëm ka avulluar gjatë fabrikimit të tij.

Fara e zezë e bluar mund të përdoret e përzierë me mjalt, apo duke e tretur në ujë apo në qumësht. Ky është përdorimi më i mirë i farës së zezë.
Mënyra më e thjeshtë për marrjen e farës së zezë është duke vendosur një lugë nga fara e zezë në një pjatë me kos lope ku shtohet edhe vaj ulliri. Kjo është pjata më e dobishme e mëngjesit dhe e mbrëmjes.

 

Përmbledhje me dobitë e farës së zezë:

– Fara e zezë ndihmon në ruajtjen konstante të temperaturë së trupit.
– Fara e zezë ndihmon në ardhjen dhe shtimin e qumështit te nëna gjidhënëse.
– Fara e zezë ka ndikim nxitës në sistemin imun.
– Fara e zezë është ushqim i shëndetshëm dhe i rëndësishëm për fëmijët, gratë dhe të moshuarit, për shkak të përmbajtjes së saj ushqimore të shumëllojshme/Mjekesiabimorearabe/

 

Me poshte keni nje liste se si dhe kur mund te aplikohet perdorimi i fares se zeze

 

1.* SHËRIMI I PROBLEMEVE TË ZEMRES: Merrni 1/2 lugë vaj të farës së zezë të përzier me ndonjë pije të nxehtë ,te pihet përdite në mëngjes kjo do të bëjë të zgjërohen venat & arteriet. Shmangni ushqimet me yndyrë.

2-* PËR SHËRIMIN E KOKË DHEMBJES: Ibnul Kajjimi në Librin e tij – Zadul Mead – Në pjesën speciale rreth Mjekësis Profetike ka thënë: ”Lyerja e kokës me vaj të kokrres së bereqetit (Vaj i farës së zezë) bën dobi të madhe kundër kokë dhembjes.

Mënyra e dytë: ”Lyerja e vendit të dhembjes së kokës duke fërkuar me vaj të kokërres së bereqetit (kokërres së zezë).

Mënyra e tretë: ”Përzihet lëngu (vaj) i kokërres së bereqetit me vaj ulliri dhe ky komponim pikohen në hundë nga dy pika.

3.* PËR SHËRIMIN E MIGRENES: Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të ngrohur dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

4.* DHIMBJA E SHPINES & DHIMBJE TE TJERA REUMATIKE: Ngroheni mesatarisht Vajin e Farës së Zezë dhe vendoseni intensivisht mbi zonën e dhimbjës.Gjithashu pi tre herë në ditë një lug kafeje (5ml) Vaj të Farës së zezë.
Shërimi do të arrihet brenda pak javëve.(Insha’Allah)

5.* CDO DHIMBJE MUSKULARE: Bëni masazh me vajin e farës së zezë në vendin përkatës.

6.* PËR SHËRIMIN E KOLLITJES & ASTMES: Fërkojeni kraharorin dhe shpinen me vajin e Farës së Zezë,dhe pini një lugë kafeje (5ml) vaji Farës Zezë në mëngjes,mesditë dhe natën.
Gjithashtu hidhni dy lugë të vogla vaj të farës zezë në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij deri sa të ndjeni qlodhjen.

7.* PËR SHËRIMIN E DHEMBJES SË DHËMBËVE, MISHIT TË TYRE, TË FYTIT DHE BAJAMEVE: Ka thënë Ibnul Kajjimi: ”Nëse zihet kokrra e bereqetit (zezë) me uthull dhe pastai shpërlahet goja me lëngun e përfituar nga zierja, ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve nga të ftohtit”.

Mënyra tjetër: ”Lëngu i përfituar nga vlimi i kokërres së bereqetit përdoret duke shpërlarë gojën, por edhe duke gargaritur, pastai me vaj të kokërres së bereqetit lyhet fyti prej anës së jashtme dhe pihet që të lyhen bajamet nga ana e brendëshme dhe kështu arrihet shërimi ( Insh’Allah).

Mënyra e tjetër: Hahët një lug me kokërr të bereqetit të zier duke e përtypur dhe gëlltitur në esëll.

8.* PËR SHËRIMIN E DIAREAS: Përziej një lugë kafeje (5 ml) vaji të Farës së Zezë me një gotë kos,pijeni përzierjen 2 here në ditë për 3 ditë rradhazi disa ditë.

9.* GRIPI & BLLOKIMI I HUNDEV: Katër pika vaj të farave të zeza në secilen vrim të hundës.

10.* DËGJIMI: Të gjitha problemet e veshit, duke përfshirë, infeksionet dhe dhimbjet e veshit si dhe dëgjimi i dobët: Ngrohni vajin e farës së zezë dhe lereni të ftohet,me pas hidhni 2 pika vaj në vesh.

11.* PËR SHËRIMIN E HIPERTENSIONIT (gjakut të naltë ): Një lug kafeje (5ml) të farës së zezë e tundë me një got lëng limoni dhe pihet dy her në ditë derisa simptomat të zhdukën.

Ose cdo lloj pije të nxeht i shtohen disa (3 deri 5) pika vaj të farës së zezë.

MËNYRA E DYTË:

Merrni ½ luge çaji me vajin e farës së zezë e pijeni të nxehtë në çdo kohë dhe do merrni dhe hani 2 hudhëra në stomak bosh.

12.* SËMUNDJET E SYVE DHE MOS’SHIKIMI MIRË: Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Është e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë kafeje me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

13.* NERVOZIMI & STRESI: Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor.

14.* KEPUTJE & DEMBELIZEM: Një lugë të vogël(5 deri me 10ml) vaj të farës së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke në mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.

15.* AKTIVIZIM I MEMORJES DHE AFTËSISË PËR TË KUPTUAR: Një lugë të vogël vaj të farës së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier(uj ku ke zier nenxhik, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 15 ditë rrjesht.

16.* IMPOTENCA (DOBSIA SEKSUALE): 200 gr fara të zeza të bluara, shtypura (kujdes jo vaj por farë e bluar) përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gram çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gram vaj xherxhiri, plus 50 gram vaj të farës së zezë, plus 20 gram mjaltë të farës së zezë, më pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}, pas buke nga një lug e madhe.

17.* PËR SHËRIMIN E PAGJUMSË: ”Gotës me qumsht të ëmbëlsuar me mjaltë i shtohet një lug e kokrrës së zezë dhe pihet”.

18.* PËR FYTYR DHE LEKUR TE SHËNDETSHME: Përziej barazisht (në masë) si vajin e Farës së Zezë dhe vajin e ullirit.
Fërkojeni me përzierjen fytyren dhe lereni kështu për rreth 1 orë,më pas lajeni me sapun e ujë do ta vreni se fytyra juaj shëndrrit (pastrohet).

19.* PROBLEMET E STOMAKUT: Pini një got qumësht të përzier me vaj të farës së zezë (5ml pra një lug kafeje) 3 her në ditë për 5 ditë me radhë.

20.* TE VJELLAT E SHPESHTA: Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.

21.* PËR SHËRIMIN E TË GJITHA SËMUNDJEVE TË GJOKSIT DHE BRONKITIT:  “Një lugë e madhe me vaj të kokrrës së zezë, përzihet me një enë me ujë. Nxehet uji deri sa fillon të avullohet dhe përthithet ai avull. Mbi kokë duhët të mbahet një peshqir. Krahas kësaj duhet përdorur lëngun e vluar t7 trumzës së përzier me vaj të kokrrës së zezë, mëngjes e mbrëmje.

22.* DIABETI: Përziej një gotë me gjethet e lules WaterCress,një gotë fara të Zeza,gjysëm gote me lekura shege,dhe gjysëm gote gjethe Fumaria. Bluajini në grirëse deri sa të bëhen si pudër. Pini gjysëm luge caji të kësaj përzierje me një lugë caji (5 ml) vaji të Farës së Zezë para se të hani mëngjesin për rreth 1 muaj apo sa her që të keni shqetësime në rritjen e sheqerit në gjak.

MËNYRA E DYTË:

Merrni 1/2 lugë caj vaj të farës së zezë dy herë në ditë në mëngjes me një gotë ujë të nxehtë.

23.* RËNIA E FLOKËVE APO PËR MOSTHINJURIT PARA KOHE: Fërko rrënjet e flokëve me lëng limoni dhe lereni për 15min. Lajeni me shampo (apo më së miri me sapun të farës së zezë) dhe uj tëresisht. Më pas aplikoni vajin e Farës së zezë në rrënjet e flokëve. Përsëritnje këtë për disa javë dhe do shihni suksesin inshAllah.

24.* ZBOKTHI: Mix 10 ml vaj të farës së zezë ,30 ml vaj ulliri, 30 gr pluhur mehindi.Ngrohje për një kohë dhe pasi pasta te bëhet e ftohtë, aplikoje dhe pas një ore shpërlaje me shampo të kokrrës së zezë.

25.* GURË NË VESHK, NË TEMTH DHE NË KANALIN E URINËS: 1/4 kg fara Habe Seude (far e zezë) 1/4 kg mjalt Habe Seude (mjalt i pastër nga fara e zezë) Bluhën mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të farës së zezë. Pihet për çdo ditë në mëngjes për një muaj rrjesht.

26.* KANCERI: (Kanceri i zorrëve, kanceri i gjakut, kanceri i fytit, etj): Merrni një gotë lëng rrushi, Shto ½ lugë çaji vaj të farës së zezë dhe pije në mëngjes para buke e pas drekës. Merrni 1 kg elb dhe 2 kg miell gruri, mix së bashku dhe bëheni bukë dhe jepjani pacientit për 40 ditë.shmangeni patatën.

27.* BELBËZIMI: 1/2 lugë me vaj të farës së zezë me 2 lugë mjaltë dhe mbajeni atë në gjuhë dy herë në ditë.

28.* TUMORET: Lyeni me vajin e farës së zezë pjesët e trupit të infektuara  dhe pini një lugë të vajit të farës së zezë një here në ditë për 15 ditë resht.

29* HEMOROIDE: Përzihet vaji i farës së zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet për çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

MËNYRA E DYT: Mund vetëm të konsumohet fara e zezë me ushqim.

30.* MENINGJITI (cipa e trurit): Thith avujt e vajit të farës së zezë dhe pi 2 lug kafeje (10ml) vaj të farës së zezë me lëng limoni çdo mëngjes dhe dark.

Ose vetëm konsumoni cdo ditë farën e zezë.

31.* ZBARDHJA E LEKURËS (VENDE VENDE NË FORM PULLASH): Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull mollë {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të farës së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

32.* KUNDËR PARALIZËZ FACIALE DHE TETANOZIT: Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

33.* ULCERI PEPTIK (ulçeri i stomakut): Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: (limoni, portokalli i thartë etj). Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.

34.*PËR SHËRIMIN E ZEMERES DHE QARKULLIMIT TË GJAKUT: Këshillohet të pihet mëngjes dhe mbrëmje vaj i farës së zezë.

35.* TË VJELLUARAT: Merrni 1/2 lugë lëng përzierje xhenxhefil të freskët me sasi të barabartë vaj të farës së zezë , dy herë në ditë.

36.* KRIMBAT E STOMAKUT: Mix 1 lugë uthull me gjysmë lugë çaji vaj te farës së zezë dy herë në ditë para dhe  pasdite  për 10 ditë dhe mos hani ëmbëlsira.

37.* VËSHTËRSI NË MENSTRUACIONE:

38.* MOSTERJE, ACARIM NË STOMAK: Merrni një lugë me lëng xhenxhefil dhe 1/2 luge çaji i farës së zezë dhe pije dy herë në ditë. Ky trajtim është gjithashtu i dobishëm për trashje.

39.*Leucorrhoea, Shkarkimet e të bardhave, Menstruacionet 2 deri në 4 herë në muaj, dhimbje barku, dhimbje anusi) : Merrni dy gota me ujë dhe çiban me nenexhik shtoni lugë vaj të farës së zezë.Pijeni para mëngjesit dhe pas darke për 40 ditë. Shmangni turshi, vezët dhe peshkun.

40.* EPILEPSIA: Të merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe të shtoni 2 lugë mjaltë, ½ luge çaji të farës së zezë dhe ta përdorni dy herë në ditë. Shmangni ushqimin e ftohtë,bananet & fiqët gjatë trajtimit.

41. PËR FORCIMIN E IMUNITETIT TË NJËRIUT: Të konsumohet fara e zezë me qumsht cdo mëngjes dhe mbrëmje.

42.*PËR TRETJEN E ACIDEVE: Disa pika të vajit të kokërres së zezë qiten në një gotë qumsht të nxehtë dhe më pas embëlsohet me mjalt dhe pihet.

43.*PËR SHËRIMIN E PARALIZEZ SË FYTYRES: Ka thënë Ibn Kajjimi: Nëse përdoret vaj i kokërres së zezë përmes hundës, bën dobi kundër paralizëz së fytyrës.

44.*PËR SHËRIMIN E JASHTËQITJES: Një jogurti i qitet një lugë e madhe me vaj të kokërres së zezë dhe pihet. Kjo terapi merret tre ditë rregullisht deri sa të ndalet jashtëqitja.

45.*PËR SHËRIMIN E SMUNDJEVE TË LËKURES (shenjave në lëkurë): Duhet të lyhet cdo ditë vendi i lëkurës ku është i smur ( ka shenja) deri të zhdukët shenja.

46.* PËR SHËRIMIN E ZORRËVE: Ka thënë Ibën Kajimi: Kokrra e zezë pakson lagshtinë (thartiren) e lukthit.

47.* PËR TRASHJE TË TEPËRT: Mix 2 lugë e ½ çaji mjaltë dhe vaj të farës së zezë në ujë të ngrohtë dhe pijeni 2 herë në ditë. Mos hani oriz.

48.* PËR KRIMBAT E STOMAKUT: Mix 1 lugë uthull me gjysmë lugë çaji vaj të farës së zezë dy herë në ditë para dhe  pasdite  për 10 ditë dhe mos hani ëmbëlsira.

49.* PËR SHËRIMIN E SËMUNDJEVE TË ZORRVE DHE LUKTHIT: ”Një lugë të vogël të vajit të kokrrës së zezë qitet në një filgjan me mjaltë, pastai përzihet me një lugë lëvore të njoma të shegës. Kështu në periudhën prej dy muajsh në çdo mëngjes kur është esëll konsumohet materia e fituar dhe pas saj pihet një gotë qumësht pa sheqer.

50.* PËR TË VJELLUARAT E TEPËRTA: Merrni 1/2 luge lëng përzierje xhenxhefil të freskët me sasi të barabartë vaj të farës së zezë , dy herë në ditë.

51.* PËR SHËRIMIN E REUMATIZMAVE(reumes): Ngrohni pak vaj të farës së zezë dhe aplikoje mbi të gjithë zonen. Fërkoni kockat jo lëkurën dhe pini gjysme luge për 30 ditë resht.

52.* PËR SHËRIMIN E DHEMBJEVE TË VESHIT DHE SHURDHIMIT TË RASTIT:
Për trallisje: Të lyhet në dy anët (pjesa në mes të ballit, faqeve dhe veshit) dhe pjesa e pasme e kokës me vaj të kokrrës së zezë
Për dhembje të veshit: ”Pikohet në vesh vaji i kokrrës së zezë i kulluar mirë”.

53.* PËR SHËRIMIN E FRYMARRJES ME VËSHTËRSI (Gajsura – Mekja – Gulçimit):
Ibnul Kajimi ka thënë: ”Nëse pihet një sasi një sasi e vogël e kokrrës së zezë me ujë ndihmon nga gajasura dhe frymarja me veshtërsi( tarentula).

54.* PËR SHËRIMIN E SHETËS ( Mëlçia): ”Një shtresë e brumit të fituar nga kokrra e zezë me vajin e ullirit, qitet në ndonjë fashë dhe para se të flejë vendosët në anën e majtë, pasi të jetë ngrohur pak. Në të njëjtën kohë, duhët pirë një lugë të vluar të ang: fenugreek   me mjaltë të përzier me një lugë të vogël të kokrrës së zezë.

55.* PËR SHËRIMIN E PLAGVE TË RËNDA E TË LEHTA: “Një grusht me kokrra të zeza vlohet në një enë me ujë, pastai me kokrrat e vluara mbulon plagën për 15-20minuta, duke e lëviz vendin e saj vetvetiu. Pas kësaj, para se të flej, lyhet plaga me vaj të kokrrë së zezë duke mos e lidhur as shtërnguar me diç.

Vaji i kokrrës së zezë (Nigella Sativa), përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid, acid ky i cili ndihmon si më poshtë:
• Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve .
• Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet.
• Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore .
• Shton spermatozoitët – rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit, çmpikjes, forcon spermen te meshkujt dhe ndjenjat per mardhënje intime, preferohet të lyhet i tër trupi nga bashkëshortët gjat mardhënjeve intime.
• Mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës.
• Është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore Përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje, veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar çhipodimenisë.
• Ndihmon në tretjen e taitjes së pamjaftueshme të tëmthit .
• Nxit taitjen e Acidit Urik.
• Ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë.
• Mjekon sëmundjen e livirzës – pakëson nivelin e sheqerit në gjak – nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes
• Ul kolesterolin në gjak etj.

Këshilla të tjera si të përdoret:
Fara e zezë mund të konsumohet me shumë lloj ushqime ku disa do të i cekum më posht:

1- Me Supë,  2- Me Sallata të ndryshme,  3- Me Gjella të ndryshme, 4-Me Qushmtë,

5- Me Mjaltë,  6-Me ujë, 7- Mund ta përdorni gjat çdo kohe të ushqimit…

KUJDES
Femijet nën moshën 12 vjec të perdorin gjysmen e dozës së të rriturve.

Nuk këshillohet për femijet nën 5 vjeç.
Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna,Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret vetem për përdorim të jashtëm.

Permbledhja është bër nga Dr Ahmed El-Kadi një mjek Muslimanë në Amerikë duke marrë për baz ajetin e Kur’anit dhe Hadithin, dhe nga librat e Ibën Kajimit *ZADUL MEAD* në pjesen speciale “MJEKSIA PROFETIKE” Dhe kjo farë vërtet meriton të quhet FARA E BEREQETIT.

DISA SQARIME RRETH FARËS SË BEREQETIT:

Siç e pam rëndesia e farës së zezë është e madhe e pikerisht për jet duhet të bëhët shoqërues gjat jetës tënde të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Pejgamberi a.s. i cili nuk flet nga mendja e tij.. Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë:”Dhe ai {Muhamedi} nuk flet nga mendja e tij. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet”. Sure En-Nexhm: ajeti 3-4.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (C, B1, B2, B6, A, E, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

• Trupi i njeriut për të pas stabilitet është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë që është i mjaftueshëm për nevojat ditore.


 

- Për farën e bereqetit mund të lexoni edhe në librin:

– Mjeksia në të ushqyerit e Muhamedit s.a.v.s

- Autor: Dr. Abdul Basit Muhammed El-Sajjed

- Libri Kushton 15euro ku edhe është referenca e kësaj recete dhe preferohet qe ta kete cdo kuzhin islame.


 Ku mund te gjej faren e zeze?

Ne Tirane ndodhet nje person i besueshem qe merret me shitjen e fares se zeze origjinale dhe cilesore. Ju mund ta gjeni kete ne kete adrese me poshte. Tek pizzeria Hallall ne rrugen Hoxha Tahsim

View Pizzeri Hallall in a larger map

1 Comment

  1. Altin says:

    ku mund te blihet xhenxhefilli cilesor dhe origjinal ?

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · WordPress Theme designed by Theme Junkie