Familja Crafton që jetoi në det për 7 vjet në një varkë

Një familje nga Maryland ne SHBA ka braktisur çdo gjë për te jetuar dhe udhëtuar me një varke me vela.

Çifti Tom dhe Kathleen Crafton, së bashku me tre fëmijët kane shitur dy shtëpitë qe ishin ne pronësi te tyre, braktisur punët dhe kane blere një varke me vela 13 metra te gjate.

Ne 7 vjet familja ka kryer tre here xhiron e botes, por tashme fëmijët janë rritur dhe çifti Crafton ka vendosur te rikthehet ne shtëpi për t’u dhënë atyre mundësinë te shkollohen dhe te vendosin vete për jetën e tyre.

Tom, një psikolog 50-vjeçar dhe Kathleen infermiere 48-vjeçare, ne vitin 2003 vendosen që për hir të familjes ishte e domosdoshme të shkëpusnin çdo lidhje me jetën e përditshme. Tom nuk dinte me te dëgjonte për punën e tij si psikolog ne  Anchorage, ne Alaske dhe bashkëshortja u gjend në sintoni të plotë me të në marrjen e këtij vendimi.

Kështu ne vitin 2003 ata u shpërngulen mbi varkën me vela “Nueva Vida” së bashku me fëmijët qe ne atë kohe kishin 15, 11 dhe 8 vjeç për tu nisur për një udhëtim, i cili do te shihte edhe jeta e tyre për 7 vjetet ne vijim. Entuziaste për këtë vendim ishin edhe Jena 15 vjeç, Lena 11 dhe Ben 8, te cilët morën me vete ne varke atë qe ata mendonin se shihte e nevojshme për këtë jete te re.

Fëmijët kane humbur lidhjet me shoqërinë e mëparshme – shprehet Tom –  dhe nuk kane ndjekur me shkollën, por ç’t’i besh, sidoqoftë ata dine te shkruajnë dhe te lexojnë ne mënyrë të përsosur dhe ne këto vite kane pare dhe mësuar gjera qe përndryshe nuk do te kishin kurrë mundësinë t’i bënin.

Te kish qene për mua do te kisha vazhduar me udhëtimin”, përfundon Tom. Familja ndaloi për mese 1 vit në një port te vogël të Zelandës së Re, ka qene në Polinezinë franceze, Ishujt Galapagos, Ishujt Solomon, Papua, Ishujt Fixhi etj…

Ata kane mbijetuar duke peshkuar dhe kur kane zbritur ne toke janë munduar te jetojnë si vendësit duke ju përshtatur zakoneve dhe rregullave. Tashme ata janë në Maryland, sepse fëmijët tashme janë rritur dhe për te nisur një jetë të re duhet te njohin te paktën vendlindjen e tyre.

Leave a Comment

%d bloggers like this: