:RSS Komente

You Are Here: Home » Aktualitet, Lajme Sport » Erkand Qerimaj pezullohet per 4 vjet nga peshengritja

Erkand Qerimaj

Peshengritsi shqiptar, Erkand Qerimaj pezullohet me 4 vjet perjashtim nga cdo aktivitet sportiv ne peshengritje.

Erkand Qerimaj, duke e cilesuar te padrejte vendimin e Federates Boterore te Peshengritjes per pezullimin e tij per 4 vjet, ka deklaruar se do ta apeloje ate deri ne KAS, duke kerkuar uljen e denimit.

Ne nje konference per mediat, shoqeruar nga trajneri i tij, Qerimaj ka bere me dije se do e dergoje ceshtjen ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, ne te cilen do te kerkoje ulje të dënimit.

Ai kerkoi ndihmën e shtetit shqiptar, në mënyrë që të përfaqësojë vendin në Lojrat Olimpike 2012, ndersa ka thene se ceshtjes gjyqesore do t’i shkoje deri ne fund.

Feredata Boterore e Peshengritjes ka vendosur te pezulloje per 4 vite nga gjithe aktivitetet peshengritesin shqiptar Erkand Qerimaj, te cilit i hiqet edhe titulli kampion europe.

Vendimi i Federates qe e perjashton Qerimajn deri më 22.05.2016, vjen pasi ai rezultoi pozitiv me “Methyl hexaneamine” gjatë garimit në Europian.

Në këtë mënyrë kampioni shqiptar Erkand Qerimaj nuk do të mund të përfaqësojë Shqipërinë në lojrat olimpike të 2012.

Sipas një shkresë të dërguar me 4 maj të këtij viti, në adresë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Federata Botërore e këtij sporti njofton, se pas testeve të bëra, në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.

Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore substanca të kësaj familjeje gjendet në nutrientet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë, apo për humbjen e peshën.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Related posts:

Serie A po e tejkalon Premier Ligën?
Durres:Mbytet nje 45 vjecar
Peshengritsi rrezikon jeten, i bie shtanga ne qafe. (VIDEO)

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin per::

  • erkand qerimaj u perjashtu nga loja
  • peshengritja ne shqiperi
  • ndeshje shqip qerimaj
  • peshengritsi erkand
  • ora news peshengritja elbasan

Leave a Reply

© 2012 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie