Erinela Bitri, shqiptare ne Grande Fratello Foto, VIDEO

ROME- Shqiptarët kanë dhe një motiv më shumë për të ndjekur realiteti shoë italian Grande Fratelo, Ndonëse zhvillohet përtej Adriatikut, emisioni prej vitesh ka për audiencë të saj dhe shumë shqiptarë që banojnë këtu në Shqipëri.
Në këtë edicion të 11 të saj në shtëpinë e GF11 për të kërkuar famën dhe për të synuar cmimin prej 250 mijë erush hyn dhe një vajzë shqiptare.
Ajo është Erinela Bitri. 23 vjecarja nga qyteti i Beratit është konkurentja më e re që hyri mbrëmë në shtëpi për të konkuruar në këtë reality të cilit i dihet fillimi, ( 18 tetor) por jo fundi. Autorët deri tani kanë mbajtur sekret se kur do përfundojë ky realiti shoë,i cili pritet të zgjasë deri nga shkurti apo marsi 2011. Spektakli i transmetuar cdo të hënë prezantohet për herë të gjashtë nga Alesia Markuzi.
Në këtë edicion të 11 të saj në shtëpinë e GF11 për të kërkuar famën dhe për të synuar cmimin prej 250 mijë erush hyn dhe një vajzë shqiptare.
Në prezantimin e Erinelës, thuhet se ajo ka lindur në 1986 në Berat. Ka një pirsing në kërthizë dhe një diplomë si operatore turistike, por punon si shitëse. Flet në mënyrë korrekte 4 gjuhë, adhuron muzikën dhe lexon shumë. Pavarësisht se ka lindur në Shqipëri, Erinela, ose shkurt Erin jeton prej 20 vitesh në Itali. Fakti që ka jetuar prej shumë kohësh në Bolonja e bën të ndihet më shumë Bolonjeze, shkruhet në përshkrimin e saj. Përkufizohet si një vajzë tepër aktive, dinamike, pozitive dhe optimiste”.

Leave a Comment

%d bloggers like this: