qeveria ramaEmrat e Ministrave shqiptar  te qeverise se re Rama – Ja kush jane ministrat e qeverise se re ne pushtet.

“Qeveria e re do të jetë mishërim i boshtit strategjik të aleancës për Shqipërinë Evropiane, pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në vendimmarrje”, tha Rama.

Me tej, kryeministri i ardhshëm tha se “Shqiptarët nuk na votuan për të ndërruar një kryeministër me një tjetër por për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë, sjelljen e kryeministrit dhe ministrave me publikun dhe të vërtetën”.

90 % e ministrave ulen për herë të parë në karrigen ministrore teksa numri i grave ministre është më i madhi që ka pasur ndonjëherë qeveria shqiptare.

STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)

Kryeministri Edi Rama

Zv/Kryeministri Niko Peleshi

MINISTRITE:

1. Ministria e Financave  – Shkëlqim Cani

2. Ministria e Brendshme – Saimir Tahiri

3. Ministria e Mbrojtjes – Mimi Kodheli

4. Ministria e Jashtme  – Ditmir Bushati

5. Ministria e Integrimit  – Klajda Gjosha

6. Ministria e Drejtësisë  – Nasip Naço

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes – Arben Ahmetaj

8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë  – Damian Gjiknuri

9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit  – Edmond Haxhinasto

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës  – Eglantina Gjermeni

11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave  – Edmond Panariti

12. Ministria e Shëndetësisë  – Ilir Beqja

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit – Lindita Nikolla

14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – Erion Veliaj

15. Ministria e Kulturës – Mirela Furxhi

16. Ministria e Mjedisit – Lefter Koka

MINISTRAT E SHTETIT:

17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike  – Ilirjan Celibashi

18. Ministër për Çështjet Vendore – Milena Harito

19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – Blend Cuci

Jashtë qeverisë mbetet Spartak Ngjela, pavarësisht marrëveshjes parazgjedhore. Po ashtu jashtë qeverisë mbetet edhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules dhe demokristianët e Frrokut./Start/

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net