Emigrantët, radhë të gjata në Kapshticë

Rikthehen rradhët në pikën kufitare të Kapshticës. Pavarësisht se pala shqiptare është duke punuar me 8 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala greke me 4 sportele rradhët e gjata është e pamundur të shmangen.

Mësohet se deri në këto momente numri i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike kufitare është 8300, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria 3700 të tjerë. Janë me qindra emigrantët që presin të hyjnë në Shqipëri.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë raportuar fluks hyrjesh dhe daljesh.

Kështu në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë rreth 4200 persona.

Porti i Durrësit gjithashtu ka pritur fluks hyrjesh, pasi mëngjesin e sotëm në këtë port janë ankoruar 5 tragete të linjës Bari- Durrës.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: