Elvis Kabashi, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet Juventusit

Klubi i Juventusit formalizoi marrjen hua të 18-vjeçarit shqiptar, Elvis Kabashi, nga skuadra e të rinjve të Empolit.

Në mjediset sportive fillimisht flitej për një blerje, madje në media qarkulloi shifra prej 1,8 milionë eurosh për mesfushorin e ri shqiptar, shifër e pakonfirmuar, por dhe e papërgënjeshtruar deri tani.

Elvis Kabashi, megjithë moshën e re, ka lindur në shkurt të vitit 1994, është shquar për fizikun e fuqishëm dhe teknikën e lartë.

Specialistët vënë në dukje një karakteristikë të veçantë në fushen e lojës: megjithëse është mëngjërash, Elvis Kabashi luan shumë mirë edhe me këmben e djathtë.

Ai është i aktivizuar me skuadrën kombëtare shqiptare të U-19. Jo rrallë ate e kane krahasuar me lojtarin e kombëtares italiane De Rossi, për aftësinë e tij në mbulimin e disa roleve si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.

Leave a Comment

%d bloggers like this: