Ekziston Tarzani i vërtetë amerikan!

Në Amerikë kanë një zbulim të ri. Bëhet fjalë për djaloshin 21 vjeçar Kody, i cili është rritur në një mbretëri të vërtetë të shtazëv. Qysh si foshnje thuhet të ketë fjetur në djepin e këlyshëve të tigrit, si dhe me orangutangët e rinj.

Në vend që të luajë me bashkëmoshatarë e bashkëmoshatare, Kody si fëmijë, në kopshtin zoologjik të babait të tij, ngjitej degëve të drunjve me shimpanzat, hipte mbi elefantë dhe shëtiste përreth me tigra.

Po sot? Pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar.

Kody, i cili deri në moshën 11 vjeçare ka vijuar rregullisht shkollimin, sot e kësaj dite jeton me shtazët 24 orë në ditë.

Për vete beson se ka një lidhje më të fuqishme me shtazët e egra sesa me llojin njerëzor. Nuk frikësohet nga njerëzit, por si thotë, i njeh shumë pak për të thënë diç më shumë për ta.

Gjatë ditës ai kujdeset për 67 tigra të rritur, disa elefantë afrikanë dhe një mori kafshësh tjera të egra. Për njërën nga elefantet, që e kanë quajtur Bubbles, Kody thotë se është motra e tij më e vjetër, pasi ka kaluar me të gati tërë jetën.

Në kopshtin zoologjik në Myrtle Beach në Karolinën Jugore vizitorët kanë mundësinë ta takojnë Tarzanin e vërtetë amerikan. Disa ditë gjatë javës ai organizon shfaqje për vizitorët, gjatë të cilave luan me tigra, varpon dhe ulërin me ujqit, hip dhe zbret nëpër degët e drunjve bashkë me majmunë.

Për dallim nga Tarzani i filmave, Kodu thotë se ka dëshirë të vishet, por i mungon shumë një partnere, sikundër Jane në filmat për Tarzanin.

Natyrisht, Jane e tij do të duhej t’i donte kafshët e egra dhe të jetë e gatshme të kujdeset për to.Koha net

Leave a Comment

%d bloggers like this: