PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
 

Shqiperia, shanse per bashkepunimin ekonomik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
stilltoni
Admin
Admin


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 06 Apr 2007
Mesazhe : 1614
Vendndodhja : Itali
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Shqiperia, shanse per bashkepunimin ekonomik   Fri Jan 25, 2008 11:43 am

Shqiperia, shanse per bashkepunimin ekonomik
Elton Metaj
E Premte, 25 Janar 2008


Jozefina Topalli nuk e fsheh entuziazmin e saj pas vizites ne kater shtete te botes arabe. "Na kane premtuar njohjen e pavaresise se Kosoves dhe rritjen e investimeve", thote Kryetarja e Kuvendit. Ne zyren e kryeparlamentares, ne godinen e ish-Komitetit Qendror te PPSH-se, ndodhen shume dosje, mes te cilave spikat ajo per Kuvajtin, Katarin, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vende te Gjirit Persik, shpeshhere te paragjykuara edhe ne opinionin publik ne Shqiperi. "Eshte nje paragjykim qe ne kemi per nje bote qe e gjykojme pa e prekur dhe pa e njohur", arsyeton drejtuesja e 140 anetareve te Parlamentit shqiptar. Ajo ka udhehequr ne boten arabe nje delegacion te nivelit me te larte te Kuvendit, ku perfshiheshin kryetaret e grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj. Megjithate, Topalli nuk mungon te vereje se vetem vizita ne kater shtetet e Gjirit Persik eshte e pamjaftueshme. "Teresisht e pamjaftueshme dhe do te zhvleresohej teresisht, nese te tilla vizita nuk do te kene nje ndjekje nga institucionet e tjera te shtetit", shprehet Kryetarja e Kuvendit. Ne intervisten e saj per "Koha Jone", ajo flet per ceshtjen e Kosoves, angazhimin e diplomacise dhe shfrytezimin e mundesive ekonomike nga Shqiperia.

Zonja Topalli, ju keni perfunduar para pak ditesh nje vizite ne disa vende arabe. Cili ishte qellimi i vizites suaj?

"Natyrisht, qe ana formale, ajo me beri te mundur kete vizite, ishte nje ftese zyrtare nga Kryetari i Parlamentit te Kuvajtit. Disa muaj me pare, nje grup parlamentaresh te ketij vendi ishin te pranishem dhe vizituan Parlamentin e Shqiperise. Pas kesaj, pati vizita shume te rendesishme, si ajo e Kryeministrit te Kuvajtit. Sigurisht qe kjo eshte ana formale, por, pervec kesaj, une ndjehesha shume e nderuar per t'i kthyer viziten. Natyrisht, ka nje vleresim dhe nje analize te politikes se jashtme te Shqiperise dhe te shkembimeve parlamentare te Kuvendit te Shqiperise. Meqenese nje nder objektivat e mia qe ne fillim ka qene ridimensionimi i prezences se Kuvendit edhe ne marredheniet me jashte, kjo i shkonte per shtat atij objektivi dhe atij premtimi, per te cilat une kisha folur qe nga momentet e para kur jam zgjedhur Kryetare e Kuvendit. Sigurisht qe duke pasur nje vizite ne nje rajon te tille, mendova se do te ishte e vlefshme qe kete rast ta shfrytezoja per te vizituar edhe tre vende te tjera, Bahrejnin, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendet e Gjirit Persik konsiderohen vende te stabilizuara, te moderuara dhe qe po perjetojne nje bum ekonomik realisht te papare. E them kete per faktin se kjo ndjehej ne te gjitha vendet qe vizituam, njelloj ne numrin e pafund te projekteve te tyre, ne nje vizion afatgjate, te kthjellet, per te investuar per te ardhmen e tyre, ne vendet e tyre dhe per qytetaret e tyre. Sigurisht qe i gjithe ky vizion kishte per baze nje filozofi te nje tregu te lire dhe te nje ekonomie dinamike, qe kishte nje rritje solide prej kohesh. Me nje urtesi dhe mencuri per te menduar per vendin tend, gje qe eshte detyre e cdo shtetari, ata mendonin per cfare do te ndodhte ne vendin e tyre pas 50 vitesh dhe pas ndoshta me shume kohesh. Njekohesisht, ne keto vende ndodhen edhe bazat amerikane.

Vendet e Gjirit Persik, se bashku kane krijuar nje rrjet te Parlamenteve te tyre dhe permes nje rrotacioni ne krye te 6 muajve, kryetaret e parlamenteve te vendeve perkatese marrin drejtimet. Me kete strukture, SHBA ka nje bashkepunim te shkelqyeshem. Gjithashtu, Bashkimi Evropian ka nje afrim shume me dinamik kohet e fundit, aq sa ne raportet e tyre te marredhenieve politike kishin vendosur qe komisionaret e Bashkimit Evropian te benin takime periodike me politikane me te larte te ketyre vendeve.

Gjate diteve te vizites se delegacionit shqiptar, ne vendet e Gjirit Persik zhvillohej edhe vizita e Presidentit Bush dhe po ashtu e Presidentit francez, Sarkozi, ky i dyti natyrisht me projekte te medha per ekonomine.

Kur nisesh per vizita te tilla, natyrisht mendon se pari, per vendosjen e raporteve politike te nje niveli me te larte, meqenese deri tani kemi pasur thjesht marredhenie diplomatike.

Se dyti, e lidhur se bashku me te paren dhe ndoshta e para per nga rendesia, ishte ceshtja e Kosoves. Perpara se te beja kete vizite, ne dy vizita te tjera, besoj se kam marre nje orientim te qarte per ceshtjen e Kosoves. Nga takimet ne Turqi dhe OKB, ne menyre te vecante ne biseden me ambasadorin amerikan, u konkludua se i takonte Shqiperise dhe udheheqesve te Kosoves, pervec te gjithe angazhimit te Shteteve te Bashkuara dhe Evropes, qe te benin nje kalendar per te mundesuan spontimin e secilit prej vendeve ne zona te tjera qe do te lejonin pavaresine. Natyrisht, ky kalendar eshte pjese themelore e axhendes sime.

Ne fakt keto jane vende qe kane mbeshtetur Kosoven ne periudhen e krizes ne vitin 1999, me financime nga me te ndryshme dhe me solidaritet me ndjenje humanizmi te vecante. Vendet e Gjirit Persik, pa doreza diplomatike, ne menyre te kthjellet dhe te qarte, te gjithe ne nje ze dhe pa asnje diference, u shprehen ne favor te njohjes sa me te shpejte te pavaresise, pas shpalljes se saj te koordinuar. Morem njekohesisht edhe angazhimin per te ndikuar ne te gjitha lidhjet qe keto vende kane, apo ne anetaret e Konferences Islamike".



Vec ceshtjes se Kosoves, cilat ishin temat e bisedimeve ne vendet e Gjirit Persik?

"Pervec ceshtjes se Kosoves, dinamizimi i shkembimeve parlamentare, per mua eshte nje element i rendesishem. Eshte e rendesishme te njohim njeri-tjetrin, qe dime te bejme nje analize te bazuar mbi aq cfare ne jemi. Duke pasur ne baze te kesaj gjithmone filozofine se dialogu eshte rruga me e mire ne cdo rast, ne cdo moment te historise per te derguar me perpara edhe marredheniet njerezore, edhe marredheniet politike, edhe marredheniet ekonomike. Duke u ndaluar te kjo e treta, nuk besoj se mund te kete ndonje njeri, politikan, biznesmen, perfaqesues te medias, i cili kur shkon ne ato vende, nuk ndihet i mahnitur, i mrekulluar nga ritmet e zhvillimit ekonomik dhe projektimit te ketyre vendeve per te ardhmen. Kjo eshte nje baze tjeter e shkelqyer, sepse ne si nje vend i vogel qe jemi, duhet te mendojme te shfrytezojme cdo rast, cdo moment, cdo mundesi, per te bere qe te vijne investitore ketu apo t'u krijojme nje terren lehtesues qe ato investime te mbesin ne Shqiperi. Kjo do te thote jo vetem para, do te thote rritje te vendeve te punes dhe nje imazh tjeter per Shqiperine. Sigurisht, nese me Kuvajtin tashme kemi te nenshkruar rreth 7 marreveshje, gje qe u be ne takimet e fundit te Kryeministrit te Kuvajtit me Kryeministrin e Shqiperise, ne fushen e ekonomise, te mbeshtetjes dhe mbrojtjes se investimeve, te kultures, te energjise dhe te tjere, te njejten gje une bashke me delegacionin kerkuam edhe me vendet e tjera per te ecur ne te njejten praktike. Kjo eshte nje baze legale e shkelqyer per te cilen ne duhet te ecim perpara. Natyrisht une besoj se kjo eshte dicka pozitive, por teresisht e pamjaftueshme dhe do te zhvleresohej teresisht nese te tilla vizita nuk do te kene nje "follow up" nga institucionet e tjera te shtetit".



Pikerisht ne aspektin ekonomik, mendoni ju se Shqiperia i ka aftesite per te kapur keto mundesi qe i jepen? Domethene, a ka nje sistem te ngritur qe do te perfshije brenda tij eksperiencat e vendeve arabe apo te vendeve te tjera?

"Une jam e vetedijshme se sistemi yne, tregu dhe mundesite tona, nuk jane perfekt, por kjo nuk do te thote qe ne fusha te caktuara, ne te mos jemi te suksesshem ne leverdine reciproke te dy vendeve per te bashkepunuar. Konkretisht kemi mundesi bashkepunimi ne fushen e energjetikes dhe infrastruktures. Ata shprehin interes po ashtu edhe per turizmin, ata jane njerez qe kane blere porte te medha, ne vende shume te medha dhe secila prej ketyre vendeve, te gjitha bashke, kane fonde te caktuara. Behet fjale per fonde shume serioze dhe kur paraqitesh me projekte dhe me nje vizion te qarte, tregon se je serioz, ata te marrin seriozisht. "Karafi Group" eshte ketu nje grup qe ka bere "Sheraton"-in. Nese kemi nje "Sheraton" eshte projekti i grupit te "Karafit", nese kemi nje Linze eshte e ketij grupi, nese kemi "Mak Albania" eshte e grupit te "Karafit". Kjo do te thote qe ne kemi mundesi te jashtezakonshme, por duhet te veme detyren qe paralelisht ministrite perkatese ne angazhim serioz dhe ne menyre paralele, te dine ta ndjekin dhe te shfrytezojne mundesine qe na jep globalizimi, qe na jep tregu i lire, mundesite qe na japin dhe qe kane efekt pozitiv. Per kete kerkohet ulja e taksave, krijimi i disa procedurave me te lehtesuara dhe largimi i burokracive te tepruara".



Sa mendoni ju se e ka frenuar Shqiperine paragjykimi per boten arabe, per te kerkuar qofte mbeshtetjen e ketyre vendeve per Kosoven apo qofte edhe per t'u drejtuar ftesen konkrete per investime ekonomike?

"Kam pershtypjen se nganjehere ne duke qene nje vend ne Ballkan, ku kemi pasur shume probleme, jo per fajin tone, por per shkak te rajonit i cili te pakten 10-vjecarin e fundit ka perjetuar tragjedi dhe spastrime e luftera civile, politika e jashtme ka qene me shume e perqendruar tek ruajtja e stabilitetit te Shqiperise, te zgjidhja e ceshtjes se Kosoves, mbajtja e nje roli konstruktiv dhe sigurisht e orientuar drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit euroatlantik. Kjo ne nje fare menyre e ka lene periferike mundesine e shfrytezimi te cdo shansi edhe te atyre vendeve, me te cilat mund te rikuperohej nje bashkepunim ndoshta edhe me i hershem ekonomik dhe mund te kishte dhene rezultate prej kohesh ne Shqiperi. Megjithate, une mendoj se kurre nuk eshte vone. Ndoshta duhet te fillojme te anesohemi sot me nje politike te jashtme qe duhet te heq cdo barriere indoktrinimi, aq me teper kur ky eshte i gabuar dhe i pabazuar, meqenese vendet e Gjirit Persik jane te moderuara, jane bazat e SHBA-se, jane vende te cilat po investojne ne menyre te jashtezakonshme ne edukimin dhe universitetet me me emer ne bote, te perfshire ne dhjeteshen e pare. Ata kane profesore te kualifikuar dhe i kane bere pjese te edukimit te shkolles se larte dhe pasuniversitare te shkolles se tyre. Pra, jane njerez te hapur, jane njerez pragmatist dhe besoj se edhe ne duhet te mendojme shume. Se pari, te shfrytezojme cdo mundesi qe t'i shtojme cdo vlere qe eshte e mundur ekonomise shqiptare, zhvillimit te ekonomise dhe berjes se jetes te qytetarit shqiptar me normale, me stabel dhe qe i lejon me shume oportunitete".



Ekziston nje paragjykim edhe popullor per boten arabe. Ju ishit ne krye te nje delegacioni bashke me zonjen Valentina Leskaj. Domethene Shqiperia u perfaqesua ne boten arabe, te paragjykuar dhe per trajtimin ndaj femrave, me dy zonja ne krye te delegacionit. Si u prit kjo?

"Une isha shume e kenaqur qe ishte bashke ne delegacion dhe kryetarja e Grupit parlamentar te Partise Socialiste. Jemi ndjere shume te nderuar, delegacioni ka qene i perbere jo vetem nga parlamentare, ka pasur njerez te biznesit e te medias, meqenese isha nisur me idene per te shfrytezuar maksimalisht ne te gjithe dimensionin edhe kete mundesi te kesaj vizite 5-ditore ne keto 4 vende. Ne jemi ndjere mire. Nuk eshte ashtu sic mund ta kene perceptimin disa, se gruaja ne keto vende nuk eshte pjesetare e vendimmarrjes, perkundrazi. Ne Dubai, rreth 30% e parlamentareve ishin gra dhe madje disa prej tyre, mes te cilave ishte njera, qe ishte menaxhere e nje prej grupeve te mediave, e para ne Emiratet e Bashkuara dhe e dyta ne Gjirin Persik. Ishte edhe deputete, nje grua shume e zgjuar, nje menaxhere shume e mire, e edukuar me nje arsimim shume perendimor. Ne Katar apo ne Bahrejn, nenkryetarja e Parlamentit ishte nje grua, me nje eksperience e pergatitje shume te pasur dhe per t'u admiruar, ne biznes, ne media dhe ne politike. Ne kete aspekt ky eshte nje tjeter paragjykim qe ne kemi per nje bote qe ne e gjykojme pa e prekur dhe pa e njohur".



Duke u rikthyer te Kosova. Kur mendoni ju se Kosova do te jete e pavarur dhe kur mendoni ju se Shqiperia dhe vendet arabe do te njohin Kosoven e pavarur?

"Natyrisht qe une nuk dua te bej profeten, por jane jashtezakonisht inkurajuese, qofte edhe deklarata e fundit e Kondolesa Rajs, e cila thote se zgjatja e ketij statusi rrezikon cdo gje, apo deklarata e ministrit te Jashtem britanik. Une nuk dua te them dicka me shume se c'thote Kryeministri dhe Presidenti i Kosoves, te cilet presin te marrin vendimin pas takimeve ne Bruksel. Ajo qe une di ne momentin qe do te merret vendimi, menjehere do te jete SHBA dhe BE te paret qe do ta njohin. Natyrisht qe besoj se ne numrin e vendeve te para qe do ta njohin do te jene edhe vende te tjera, si Turqia, vende mike tona, po ashtu te pakten 4 prej ketyre vendeve qe une kam biseduar. Ishte premtimi i tyre. Besoj se kemi te gjitha arsyet per te qene optimist dhe nuk eshte se nuk eshte bere pune. Drejtuesit ne Kosove kane punuar shume, diplomacia shqiptare, te gjitha institucionet kane pasur dinamiken me te larte ne kontaktet me te huajt. Besoj se momente dhe vit me te mbare e te vecante se ky vit per kombin shqiptar ne pergjithesi, ne ne historine tone nuk kemi pasur".



Cilat vende mund te jene ne fokusin tuaj per sa i perket Kosoves, edhe per arsye se presioni ka qene maksimalisht mbi vendet e BE-se dhe me tej mbi boten arabe. A ka pika te tjera ku diplomacia tenton intensivisht?

"Une besoj se ne kemi nje pune qe e kemi filluar prej vitesh, mund te them te pakten kete periudhe qe une kam ndjekur disa prej tyre. Ka qene Kina, shume e rendesishme per te punuar me te, ka qene shume e rendesishme Kanadaja, vendet e Bashkimit Evropian te cilat jane prekur nga disa institucione, vendet arabe preken per here te pare. Turqia dhe ndihma e mbeshtetja qe ajo na jep ne organizata te tjera, kudo ku ajo ka edhe influencen. Takova ministren e Jashtme te Qipros, natyrisht shfrytezova rastin per t'i kerkuar ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit dhe mori angazhimin per ta pershpejtuar. Per shkak te nje problemi qe ka pasur me perkthimin, ka kaluar per Greqine dhe ajo tha se do te interesohet vete per MSA-ne. Ajo ishte ne darken ku Kryeministri i Kuvajtit shtroi per nder te delegacionit shqiptar dhe ishte e pranishme kur Kryeministri i Kuvajtit u falenderua nga ana ime per njohjen qe ata do t'i bejne Kosoves. Nuk pati ndonje reagim, pavaresisht nga problemet e brendshme qe ka Qipro. Keshtu qe, kjo nuk do te thote qe ne duhet te ndalim ritmin, perkundrazi une gjithmone kam menduar se cilido parlamentar, joparlamentar, President, ish-President, kryetar parlamenti, ish-kryetar parlamenti, te gjithe ato personalitete qe kane lidhje e kontakte, nuk ka nje moment te dyte per ta shfrytezuar ne funksion te nje momenti qe eshte me shume sesa historik".
vazhdon..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stilltoni
Admin
Admin


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 06 Apr 2007
Mesazhe : 1614
Vendndodhja : Itali
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: Shqiperia, shanse per bashkepunimin ekonomik   Fri Jan 25, 2008 11:43 am

Kuvajti

Marredheniet diplomatike mes Shqiperise dhe Kuvajtit jane vendosur me 30 qershor 1968. Qe nga ajo kohe deri ne fillim te viteve '90, shkembimet mes dy vendeve kane qene te pakta. Kontaktet me shtetin e Kuvajtit pas vitit 1990 kane qene te panderprera e te drejtperdrejta. Marredheniet ekonomike mes dy vendeve kane qene ne nivele shume te mira. Kuvajti eshte i vetmi shtet i Gjirit Persik, i pranishem ne Shqiperi me investime te medha. Ne vitin 2003, me Kuvajtin eshte nenshkruar marreveshja per vendosjen e Forcave te Armatosura shqiptare, ne kuader te koalicionit per clirimin e Irakut.

Siperfaqja 17.820 km2

Popullsia 2,4 milione banore

GDP 58,3 miliarde USD

GDP per fryme 21.600 USD



Katari

Marredheniet diplomatike mes Shqiperise dhe Katarit jane vendosur me 20 gusht 1992. Katari ka luajtur nje rol te rendesishem ne kuader te Konferences Islamike dhe si anetar jo i perhershem i Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Ne fushen ekonomike gjate ketyre viteve nuk ka pasur zhvillime mes dy vendeve. Prania e Katarit ne Shqiperi eshte shprehur edhe nga prania ne vendin tone e nje shoqate humanitare, e aktivizuar kryesisht gjate krizes se Kosoves. Katari ndihmoi edhe gjate permbytjeve ne Shqiperi ne vitin 2002. Ne Katar ka nje numer te vogel studentesh shqiptare qe arsimohen, kryesisht per fene islame.

Siperfaqja 11.437 km2

Popullsia 885 mije banore

GDP 26,5 miliarde USD

GDP per fryme 29.400 USD



Bahrejni

Marredheniet diplomatike mes Shqiperise dhe Bahrejnit jane vendosur me 10 maj 1993. Keto marredhenie gjate 15 viteve te shkuara jane perqendruar kryesisht ne rrafshin protokollar, ndersa ne nentor 2007, nen patronazhin e kryeministrit te Bahrejnit u organizua Forumi i pare i Krans Montanes, ku u ftua edhe Kryeministri Berisha. Ne vitin 1996, Shqiperia kerkoi ndihmen e Bahrejnit per nje rezolute per te drejtat e njeriut ne Kosove. Gjate vitit 1999, ky shtet ka dhene ndihma per te ardhurit nga Kosova, qe u vendosen ne Shqiperi. Te dy vendet jane anetare ne disa organizma te rendesishme nderkombetare.

Siperfaqja 665 km2

Popullsia 700 mije banore

GDP 14,08 miliarde USD

GDP per fryme 20.500 USD



Emiratet e Bashkuara Arabe

Marredheniet diplomatike mes Shqiperise dhe Emirateve te Bashkuara Arabe jane vendosur me 1 qershor 1992. Bashkepunimi ne fushen ekonomike nuk ka pasur zhvillime ne keto vite, ndersa ne Shqiperi jane te pranishme disa shoqata humanitare. Emiratet e Bashkuara Arabe kane dhene ndihmese ne ndertimin e aeroportit te Kukesit. Gjithashtu gjate ketyre viteve nga pala shqiptare ka pasur disa vizita ne Emirate, ndersa shpesh here jane trajtuar ceshtje te rritjes se bashkepunimit dypalesh. Shqiperia ka kerkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe rritjen e investimeve ekonomike.

Siperfaqja Perbehet nga 7 emirate

Popullsia 4.4 milione banore

GDP 129,4 miliarde USD

GDP per fryme 49.700 USD

kohajone.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shqiperia, shanse per bashkepunimin ekonomik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Ekonomi e finance-
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com