PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
 

lajme per ekonomine e bizneset shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
bilal
Anetar i ri
Anetar i ri



Anėtarėsuar : 10 Sep 2007
Mesazhe : 35

MesazhTitulli: lajme per ekonomine e bizneset shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:31 pm

E Merkure, 21 Nentor 2007


Buxheti i 2008 eshte klasifikuar kete dekade, si arka qe do te financoje me gati nje te treten ndertimin e rrugeve te reja. Keshilltari i Kryeministrit per Ekonomine, Petraq Milo, tha dje se karakteristike e ketij buxheti eshte fiancimi i projekteve madhore te infrastruktures si: Durres-Kukes-Morine, rruga Qafe Thane-Plloce, rruga Bulqize-Bllate, aksi Lushnje-Fier-Vlore, etj. Keshilltari i Kryeministrit ka shpjeguar se projektet ne fjale kane nje shtrirje te plote dhe mbeshtetje te rrugeve me karakter kombetar dhe strategjik. “Korridoret dhe hyrjet e lidhjes ne jug me Greqine do te fuqizojne marredheniet ekonomike me kete vend. Ketu perfshihen rruget qe lidhin Fierin me Gjirokastren, Vloren dhe Saranden, si nje nga akset me te rendesishme turistike”, tha Milo. Sipas tij, po me kete strategji eshte ndermarre financimi nga buxheti i rruges, Shkoder-Hani i Hotit me qellim rritjen e marredhenieve ekonomike me Malin e Zi. Dhe po keshtu Bulqize-Bllate, qe do te fuqizoje marredheniet me Maqedonine. Qeveria shqiptare ka shpallur si prioritet ne strategjine e zhvillimit te infrastruktures rrugore, ndertimin e rrugeve qe lidhen me korridoret nderkombetare, rruget kufitare dhe ato rajonale. Ne kete kuder, ne Shqiperi do te ndertohen tre korridore rrugore; Korridori 8 Lindje-Perendim, Korridori Veri-Jug dhe autostrada e re, Durres-Morine. Nderkohe, prioritete jane perfundimi dhe venia ne eficience te plote e rrugeve turistike, qe jane aktualisht ne proces ndertimi, si rruga e Velipojes, Butrintit, Dardhes etj, si dhe ndertimi i rruges me te rendesishme te bregdetit Jug-Perendimor, Dhermi-Himare-Sarande. Ndertimi i segmenteve rrugore qe lidhin me pikat e kalimit kufitar, rrugen e Liqenasit dhe rrugen Has-Qafe Prush, perfshire dhe aksin me te rendesishem Tirane-Diber (rruga e Arberit). Ndertimi i rrugeve te tjera dytesore, rruga Transballkanike Vlore, ndertimin e rrugeve paralele Rrogozhine-Lushnje, Fushe Kruje-Milot, Lushnje-Fier, si dhe Berat-Permet, Berat-Skrapar dhe Vlore-Selenice etj. Ndertimi me sipermarrje private i akseve dytesore, si ai Qendror Jugor Tirane -Tepelene; i rruges Rrogozhine-Thumane, si dhe i rruges se Arberit Tirane - Diber (kufi) etj.

Me financim te brendshem do te investohen 12.4 miliarde leke

Rruga Kalimash - Kukes

Rruga Kukes - Morine

Rruga Qeparo - Sarande

Rruga Transballkanike Vlore

Rruga Vuno - Sarande

Ndertim rruget paralele Tirane – Vore, Krahu i Majte

Rruga e Valbones, segmenti B.Curri - Margegaj

Ndertim rruga instituti Kamze - kryqezim Zallherr

Rehabilitimi i rruges nacionale Sauk

Ndertim by pass Shkozet

Ndertim rrugesh paralele Lushnje - Fier

Me financim te huaj do te investohen 52 miliarde

Rruga Lushnje - Fier

Ndertimi i segmentit rrugor Fier - Vlore (Levan - Vlore)

Ndertimi i segmentit rrugor Fier (Levan) - Tepelene

Ndertimi i rruges Rreshen - Kalimash

Ndertimi i rruges Kalimash - Rexhepaj

Ndertim rruga Plloce - Korce

Ndertim rruga Bulqize - Bllate

Ndertimi i segmentit Milot - Rreshen

koha jone.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
bilal
Anetar i ri
Anetar i ri



Anėtarėsuar : 10 Sep 2007
Mesazhe : 35

MesazhTitulli: Biznesi i vogel, tatim mbi te ardhurat 10 %   Thu Nov 22, 2007 5:36 pm

E Enjte, 22 Nentor 2007
Tatimi mbi xhiron 1.5 % mbi biznesin e vogel zevendesohet me tatimin mbi te ardhurat personale 10 %, sipas nje vendimi qe qeveria miratoi dje per disa ndryshime ne ligjin “Per tatimin mbi te ardhurat”. Projekti i ri, qe vleresohet te jete hallka e fundit e reformes fiskale, synon te perfshije biznesin e vogel ne pagesa me fatura qe do te kete si rezultat final uljen e ekonomise informale. Por si do vijoje barra fiskale ne te vegjlit e biznesit? Nga pikepamja e drejtesise, taksimi i ri ne biznesin e vogel eshte me i drejte dhe i njejte me ate qe ndodh ne sektore te tjere te ekonomise. Kjo forme e perllogaritjes se detyrimit te biznesit te vogel ka disa avantazhe, sipas hartuesve te projektit ne Ministrine e Financave. Se pari, nuk rendon por ul barren ligjore teorike per biznesin e vogel. Se dyti, permes kesaj mase, biznesi i madh clirohet nga problematika, ku biznesi i vogel per te paguar me pak taksa nuk i merr faturat. Kryeministri Berisha u shpreh se Ministria e Financave, nepermjet ketij projektligji, i jep pergjigje serioze ketij problemi, duke mos levizur detyrimin fiskal te biznesit te vogel, por duke unifikuar faturen per kete biznes. “Kjo ka qene nje levizje jashtezakonisht e rendesishme. Ministria e Financave nuk perzgjodhi TVSH-ne per te cilen kishte nje rryme te fuqishme, qe kerkonte ta shtrinim TVSH-ne ne cdo qelize te biznesit, por mbajti TVSH-ne ne ato nivele qe eshte vendosur dhe gjeti nje rruge tjeter shume te dobishme”, u shpreh Kryeministri.

Sistemi i ri i taksimit e ben te interesuar biznesin e vogel qe te marre te gjithe faturat dhe, mundesisht, me cmime sa me te larta, qe diferenca midis cmimit te blerjes se mallit me shumice, qe do te bleje tek biznesi i madh, dhe shitjes me pakice te jete sa me e vogel per te. Kjo mase ndikon qe biznesi i vogel te mos qarkulloje me mallra pa dokumente, te mos vije e te marre mallra pa fatura. “Ne kemi miratuar nje ligj, i cili thote se mallrat qe qarkullojne pa dokumente konfiskohen nga administrata tatimore”, eshte shprehur me pare ministri i Financave, Ridvan Bode. Ministria e Financave mendon se, kjo menyre e taksimi mbi biznesin e vogel do te ndihmojne me shume bashkite dhe komunat per grumbulluar taksat mbi biznesin e vogel, sepse eshte me e thjeshte ne perllogaritje.

Tatimi, shpenzimet qe njihen dhe ato qe nuk njihen

-Shkalla tatimore e aplikueshme mbi te ardhurat e tatueshme te bizneseve te vogla, subjekt i tatimit mbi te ardhurat personale eshte dhjete per qind (10%).

Shpenzimet e njohura

Per efekt te percaktimit te se ardhures se tatueshme, subjekteve te takses vendore te biznesit te vogel do t’u njihen si nje shpenzim i njohur nga te ardhurat gjithsej, te gjitha shpenzimet e kryera ose te lindura gjate periudhes tatimore, qe jane teresisht te lidhura me qellimin e biznesit.

Shpenzimet e panjohura

1. Per efekt te percaktimit te se ardhures se tatueshme nuk njihen si shpenzim i njohur shpenzimet e meposhtme:

- Kostoja e blerjes dhe e permiresimit te tokes dhe te truallit.

- Kostoja e blerjes, permiresimit, rinovimit dhe rikonstruksionit te aktiveve te veprimtarise, te cilat amortizohen.

- Vlera e shperblimeve ne natyre.

- Kontributet vullnetare te pensioneve.

- Interesat e paguara, te cilat tejkalojne normen mesatare te interesit 12- mujor te kredise per tregun bankar, sipas publikimit zyrtar te Bankes se Shqiperise.

-Gjobat, kamate-vonesat dhe kushtet e tjera penale.

- Krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve te tjera, speciale, pervec rasteve te parashikuara ne ligj apo ne akte nenligjore.

- Tatimi mbi te ardhurat personale dhe ato nga biznesi.

- Shpenzimet per perfaqesim dhe shpenzimet per pritje-percjellje, te cilat tejkalojne shumen 0.3 per qind te qarkullimit vjetor.

-Shpenzimet e konsumit personal, te percaktuara nga ministri i Financave.

- Shpenzimet te cilat tejkalojne kufijte e percaktuar me ligj apo me akte nenligjore. Per kufijte e percaktuar ne ligjin “Per sponsorizimet”, per qellime tatimore, nuk njihen si shpenzime te njohura shumat e sponsorizuara, qe tejkalojne masen 3 per qind te fitimit para tatimit dhe shuma e sponsorizuar per botuesit e shtypit, e cila tejkalon masen 5 per qind te fitimit para tatimit.

- Shpenzimet per dhurata;

- Cdo shpenzim, masa e te cilit nuk vertetohet me dokumente nga tatimpaguesi;

- Shpenzimet per sherbime teknike, konsulence dhe te menaxhimit, te faturuara nga persona te trete, por te palikuiduara brenda periudhes tatimore nga tatimpaguesi;

- Humbjet, demtimet, firot dhe skarcot gjate prodhimit, tranzitimit dhe magazinimit, tej normave te percaktuara ne akte te vecanta ligjore dhe nenligjore.

- Shpenzimet per paga, shperblime dhe cdo forme tjeter e te ardhurave personale, te cilat lidhen me te ardhurat me marredheniet me punesimin, qe u jane paguar te punesuarve, perfshire dhe administratoret, pa kaluar nepermjet sistemit bankar. Keshilli i Ministrave percakton me vendim rastet e perjashtimit nga ky rregull.

- Shumat e paguara ne cash, mbi kufijte e percaktuar ne nenin 36/1 te Ligjit Nr. 8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

- Nese gjate periudhes tatimore, huaja dhe parapagimi tejkalojne mesatarisht kater here shumen e kapitaleve te veta, interesi i paguar per shumen e tejkaluar nuk njihet si shpenzim i zbritshem.

- Borxhi i keq nuk njihet si shpenzim i njohur, nese nuk plotesohen tre kushtet e percaktuar ne nenin 24 te Ligjit Nr. 8438, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat“, i ndryshuar. Nje borxh i keq, qe eshte mbledhur, duhet te perfshihet si e ardhur ne momentin e mbledhjes.

- Shpenzimet per udhetime, ushqim, akomodim dhe levizje duhet te kufizohen tek shumat e specifikuara me Udhezim te ministrit te Financave.

- Shpenzimet mbi asetet kapitale, pervec shpenzimeve per token, veprat e artit dhe pasuri te tjera, qe nuk amortizohen, ne pronesi te taksapaguesit dhe te perdorura per aktivitetet e biznesit te taksapaguesit do te mbulohen gjate kohes permes shpenzimeve te amortizimit, sipas percaktimeve te meposhtme.

- Kostot e blerjes ose ndertimit, kostot e permiresimit, rinovimit dhe rikonstruksionit te ndertesave, te konstruksioneve dhe makinerive e pajisjeve me afat te gjate sherbimi, amortizohen vecmas, ne menyre lineare, me 5 per qind.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lajme per ekonomine e bizneset shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Ekonomi e finance-
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com