stilltoni Admin


 Age : 25 Anėtarėsuar : 06 Apr 2007 Mesazhe : 1614 Vendndodhja : Itali Puna /hobi : student
 | Titulli: Italia, 1 miliard euro per TEC-in Tue Dec 04, 2007 3:57 pm | |
| Italia, 1 miliard euro per TEC-in
Fatjona Mejdini E Marte, 04 Dhjetor 2007
Kryeministri italian, Romano Prodi, gjate vizites se tij ne vendin tone, dha mesazhin se Italia eshte e gatshme te mbeshtese cdo nisme te Shqiperise per prodhimin e energjise elektrike. Gjate konferences per shtyp, te mbajtur se bashku me Kryeministrin Berisha, kreu i qeverise italiane deklaroi se Italia ka interesin e saj per te pasur burime alternative te energjise elektrike ne Shqiperi, duke garantuar importimin e saj nepermjet linjave te interkoneksionit mes dy vendeve. Por, gjate dites se djeshme, te dy Kryeministrat i jane shmangur deklarimit publik per ndertimin e centralin berthamor, pavaresisht debatit gati njemujor mbi kete teme. "Italia ka interesat e veta qe te kete burime sa me te ndryshme te energjise elektrike. Ne cdo rast, Italia do te jete nje importues i madh i energjise elektrike, cilado qofshin zhvillimet e saj", deklaroi Kryeministri Romano Prodi gjate fjales se mbajtur ne konferencen e perbashket per shtyp. Ne kete menyre, Prodi pershendeti edhe firmosjen e marreveshjes mes qeverise shqiptare dhe kompanise italiane ENEL, duke theksuar se Shqiperia nuk mund te kete nje zhvillim te madh ekonomik, nese nuk zgjidh ceshtjen e energjise elektrike.
"Shqiperia nuk mund te kete nje rritje ekonomike te jashtezakonshme, sic e ka, 6-7 per qind, ne qofte se nuk do te sigurohet pikerisht fuqizimi i sektorit energjetik, qe ndihmon ne zhvillimin e investimeve te tjera", deklaroi Prodi, ne lidhje me situaten energjetike ne vend. Nisur nga kjo, dje ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, se bashku me drejtorin e Pergjithshem te ENEL, Fulvio Konti, nenshkruan edhe marreveshjen qe do t'i hape rruge ndertimit ne Shqiperi te nje termocentrali me qymyr koks, i cili do te importohet nga Italia. Termocentrali do te kete nje kapacitet prej 1300 ME, me nje vlere ekonomike prej 1 miliard eurosh. Sipas kompanise energjetike ENEL, ky termocentral do te sherbej pike se pari per te permbushur nevojat energjetike te tregut te brendshem shqiptar dhe me pas me realizimin e linjave te interkoneksionit mes dy vendeve, ky termocentral pritet te eksportoje edhe energji ne Itali. Nje fakt te tille e beri te ditur dhe ministri i Ekonomise, Genc Ruli, teksa deklaroi se ky burim energjie do te jete me kapacitet pertej nevojave te Shqiperise dhe do te shoqerohet me ndertimin e nje rrjeti interkoneksioni me Italine, duke e permbyllur ne kete menyre tere ciklin e prodhimit dhe te eksportit shqiptar te energjise ne drejtim te Italise, me nje treg te garantuar qe tani nga Kryeministri Prodi. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria po ben gjithcka per te diversifikuar prodhimin e energjise elektrike ne Shqiperi, pasi prodhimi ne vendin tone eshte i gjithi hidrik. Berisha e cilesoi si me te mirin e mundshem projektin e sjell nga kompania ENEL per ndertimin e nje termocentrali qe funksionon me qymyr koks.
Marreveshja e ekstradimit Shqiperi-Itali
Kryeministri Berisha dhe Kryeministri italian, Prodi, nenshkruan dje dhe Marreveshjen per Ekstradimin midis dy vendeve. Kjo marreveshje, e bazuar mbi dy konventa evropiane per ceshtjet e te drejtes, i jep zgjidhje nje problemi te rendesishem sic eshte ai i ekstradimit te shtetasve te ndjekur penalisht. Por, kjo marreveshje i hap rrugen edhe nje bashkepunimi me te ngushte mes dy vendeve ne lidhje me ceshtjet penale. Keshtu, perfaqesuesit e drejtesise kane te drejten te ngrene edhe skuadra te perbashketa pune ne lidhje me ceshtje te vecanta penale. Kryeministri Berisha i kerkoj Prodit t'i transmetoje kolegeve te tij te tjere evropiane dhe ne NATO se Shqiperia eshte e gatshme te firmose marreveshje te tille me te gjitha vendet anetare te BE-se dhe NATO-s.
Marreveshja per bashkepunimin shkencor
Ministri i Arsimit, Genc Pollo dhe ambasadori italian ne Shqiperi, Saba D'Elia, nenshkruan dje ne prani te dy Kryeministrave Programin e trete ekzekutiv te Marreveshjes se Bashkepunimit Shkencor dhe Teknologjik midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes Italiane. Ky program i rendesishem per bashkepunimin shkencor mes dy vendeve do te jete i vlefshem per periudhen 2008-2010 dhe pritet t'i jape nje hov te ri bashkepunimit shkencor mes dy vendeve. Kjo marreveshje eshte e treta qe nenshkruhet nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane dhe zbatimi i saj ka ndikuar ndjeshem ne permiresimin e kerkimit shkencor ne vend. |
|