polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2515 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Borxhet e shqiptarėve ndaj tė huajve, fatura shtohet me 800 USD ēdo vit Wed Jul 09, 2008 10:54 am | |
| Borxhet e shqiptarėve ndaj tė huajve, fatura shtohet me 800 USD ēdo vit Sa do tė paguajė ēdo taksapagues deri nė 2010-n
Taksapaguesit shqiptarė janė ndėr borxhlinjtė mė tė mėdhenj nė Europė. Kjo jo pėr fajin e tyre, por pėr shkak tė fondeve dhe kredive tė shumta tė marra nga qeveritė ndėr vite, tė cilat nuk i kanė pėrdorur si duhet dhe nuk i kanė kthyer kėto para qė janė shndėrruar nė borxhe. Shqipėria, vendi me tė ardhura mesatare vjetore, rreth 3,3 mijė dollarė pėr frymė, vazhdon tė ketė nė plan tė parė financimin e deficitit buxhetor me anė tė burimeve tė huaja. Pėr vitin 2008, qeveria shqiptare, pėr tiu pėrmbushur premtimeve elektorale pėr investimeve, ka parashikuar tė marrė rreth 600 milionė dollarė financime tė huaja. Bashkė me kėtė shifėr, nė total, borxhi i jashtėm i qeverisė shqiptare vlerėsohet nė rreth 2,4 miliardė dollarė. Nisur nga kjo shifėr, ēdo shqiptari i bie tė paguajė pėr borxhin, mesatarisht 800 dollarė nė vit. Nėse do tė bėnim llogaritė dhe pėr borxhin e brendshėm tė qeverisė, ky detyrim do tė ishte akoma dhe mė i madh dhe bashkė me interesat ai rritej ēdo vit dyfish. Ministria e Financave, nė strategjinė e ardhshme, deri nė fund tė vitit 2009, pėr menaxhimin e borxhit publik, nė veēanti atij tė jashtėm, ka bėrė publike disa shifra, nga tė cilat mėsohet qartė se cilit vend i detyrohemi mė tepėr. Nė dokumentin e publikuar nga Financat, janė tė renditura dhe institucionet financiare ndėrkombėtare, tė cilat prej vitesh kanė shėrbyer pėr nevojat e vendit, duke dhėnė kredi me terma tė butė.
Borxhet
Pėr vite me radhė, qė prej 1991-shit, vendi ynė ka marrė hua nė forma tė ndryshme nga shtete tė huaja, si dhe nga institucionet financiare ndėrkombėtare, me synim pėrmbushjen e nevojave tė brendshme pėr para. Gjatė kėtyre viteve, njė pjesė e mirė e borxheve janė shlyer, ndėrsa njė pjesė ndodhet nė proces. Nga tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Financave, mėsohet se nė pėrbėrjen e stokut tė borxhit tė jashtėm sipas kreditorėve, konkretisht nga kreditorėt shumėpalėsh, vendin e parė e zė IDA, (Shoqata Ndėrkombėtare pėr Zhvillim-pjesė e Bankės Botėrore), me njė total kredish prej 679.477.850 dollarėsh. Pas saj, vjen BEI (Banka Evropiane e Investimeve) me shumėn 89.970.940 dollarė, si dhe BERZH (Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim), me njė total kredish tė dhėnė nė rreth 56.371.410 dollarė, ndėrsa rreth 33 milionė dollarė, janė detyrime pėr institucione tė tjera financiare tė pėrmbledhura nė emrin tashmė tė njohur donatorė. Kėto janė institucionet, me tė cilat qeveria shqiptare ka njė sėrė marrėveshjes financiare, tė nėnshkruara vite mė parė, ku dhe normat e interesit janė rreth 2 pėr qind mė tė ulėta se kreditė qė ofrojnė bankat tregtare.
Shtetet tė cilave u detyrohemi
Pėrsa u pėrket kreditorėve dypalėsh, pra sipas shteteve tė ndryshme, vendin e parė e zė Italia me njė total kredish prej 139.978.790 dollarė, pas saj Gjermania me 114.481.630 dollarė, Japonia me 54.337.920 dollarė, Kuvajti me 30.152.830 dollarė etj. Kėto shuma janė kredi pėr tė cilat qeveria jonė paguan interesa sipas tregut ose marrėveshjes, por nuk duhen harrur edhe fondet falas (grantet), qė kėto vende kanė dhėnė pėr Shqipėrinė, ku dhe detyrimet, morale apo tregtare shkojnė mė shumė se kaq. Njė pjesė tė kredisė qė ėshtė marrė nė kėto vite liberalizimi, interesat paguhen me valutėn SDR, e emetuar nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar (1 SDR baras me 0,6 USD ose 0,9 EUR). Konkretisht, nė pėrbėrjen e stokut tė borxhit sipas monedhave, peshėn kryesore e zė borxhi nė SDR (49,83 pėr qind), borxhi nė EURO (30,42 pėr qind), borxhi nė USD (11 pėr qind) etj.
Skema////////////////////////////// Kujt i detyrohemi mė shumė:
1. IDA (Shoqata Ndėrkombėtare pėr Zhvillim, pjesė e Bankės Botėrore) Detyrimi: 679.477.850 USD
2. BEI (Banka Europiane e Investimeve) Detyrimi: 89.970.940 USD
3. BERZH (Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim) Detyrimi: 56.371.410 USD
4. 33 milionė USD, detyrime pėr institucione tė tjera financiare donatorė
Shkurt////////////////////////// Leku e mbylli javėn me qėndrueshmėri ndaj euros dhe dollarit
Leku paraqiti qėndrueshmėri nė kursin e kėmbimit me euron dhe dollarin amerikan gjatė javės qė u mbyll (30 qershor-5 korrik). Sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, nė fillim tė javės 1 USD u kėmbye mesatarisht me 77.63 lekė, ndėrsa nė fund tė javės, me 77.17 lekė. Kurse euroja u kėmbye mesatarisht me 121.92 lekė nė fillim tė javės dhe nė fund tė saj me 122 lekė. Efektet sezonale tė turizmit pritet tė ndikonin nė forcimin e lekut, por sipas pėrfaqėsuesve tė agjencive tė kėmbimit valutor, ndėrhyrjet nė tregun valutor tė BSH-sė, duke blerė valutė, kryesisht euro, kanė bėrė tė mundur qėndrueshmėrinė nė kursin e kėmbimit tė lekut me monedhat e tjera. Me fillimin e muajit korrik, qė pėrkon me ardhjen e mijėra emigrantėve dhe turistėve nga Kosova e Maqedonia pėr tė kaluar pushimet verore nė Shqipėri, vlerat e valutave nė kėmbimin me lekun bien. Uljen mė tė ndjeshme e pėson euro, kjo edhe pėr shkak se pjesa kryesore e tė ardhurve nė kėtė periudhė vijnė nga shtete tė eurozonės. Shifrat zyrtare tregojnė se numri i pėrgjithshėm i vizitorėve tė huaj gjatė periudhės janar-maj tė vitit 2008 arriti nė 581.723 persona, me njė rritje 21 pėr qind krahasuar me vitin 2007. Pėr herė tė parė gjatė vitit 2007 turizmi u rendit nė krye tė klasifikimit pėr sa i pėrket prurjeve valutore nė ekonominė vendase nga jashtė, me rreth 1 miliard euro. Vlerat monetare qė u pėrfituan kaluan dėrgesat e emigrantėve, tė ardhurat nga eksportet dhe tė ardhurat qė futen nga investimet direkte, duke u shndėrruar nė njė burim tė ardhurash dhe punėsimi.
Nga Gazeta-Albania _________________
 |
|