stilltoni Admin


 Age : 25 Anėtarėsuar : 06 Apr 2007 Mesazhe : 1614 Vendndodhja : Itali Puna /hobi : student
 | Titulli: Biletat e avionėve, shembull monopoli Fri May 09, 2008 10:45 am | |
| Biletat e avionėve, shembull monopoli Nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve, dy udhėtime kushtojnė mė lirė se njė udhėtim. Monopol virtual nė linjat e para
Gjergj Erebara Mar, 08 Pri 2008 09:24:00
Nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve, dy udhėtime kushtojnė mė lirė se njė udhėtim. Monopol virtual nė linjat e para
Javėn e kaluar, ndėrsa po kėrkoja njė biletė fluturimi nga Tirana pėr nė Bruksel, vura re se, sė paku tre kompani ajrore zotėrojnė njė monopol virtual nė destinacionet e para, si Viena, Budapesti apo Roma. Kėrkova nė faqet web tė kėtyre kompanive dhe vėrejta se njė udhėtim nga Tirana nė Vjenė, vajtje-ardhje, mund tė kushtojė 450 euro, nėse nuk arrin tė kapėsh njė biletė tė kuqe, ndėrsa po tė udhėtosh Tiranė-Vjenė-Bruksel, ēuditėrisht bileta kushton mė lirė, rreth 447 euro. Nėse udhėton nė linjėn Tiranė-Vjenė Londėr, (dy udhėtime dhe njė distancė tre herė mė e madhe sesa linja Tiranė-Vjenė), bileta mund tė tė kushtojė 424 euro, ose shumė mė lirė sesa tė udhėtosh vetėm pėr nė Vjenė.
E njėjta gjė ndodh po tė shohėsh ēmimet e ofruara nga "Malev". Pėr tė udhėtuar pėr nė Budapest, kushton 303.9 euro, ndėrsa po tė udhėtosh pėr nė Bruksel, kushton 329 euro. Dukshėm, kėto kompani shfrytėzojnė situatėn monopol nė tė cilėn operojnė nė udhėtimet me njė destinacion, ndėrsa konkurrenca duket se shtohet vetėm kur bėhet fjalė pėr destinacionet e dyta.
Konkurrencė e ashpėr
Logjikisht, pėr tė udhėtuar pėr nė Itali, duhet tė zgjedhėsh njė linjė direkte, por praktikisht, mund tė kursesh para duke i rėnė nga Gjermania. Kur "Lufthansa" erdhi nė Shqipėri disa vite mė parė, njoftoi se do tė ofronte ēmime konkurruese pėr njė numėr tė madh destinacionesh nė Itali, pėrmes Munihut. Nėse e shikon nė hartė, ėshtė e lehtė tė thuash se ėshtė absurde qė tė udhėtosh 3 mijė kilometra, kushton mė lirė sesa po tė udhėtosh vetėm 700 kilometra. Megjithatė, nė fushėn e fluturimeve ajrore, kjo nuk ėshtė e ēuditshme.
Nėse kėrkon tė udhėtosh nga Tirana nė Romė, bileta mund tė tė kushtojė edhe 450 euro. Por nėse bėn njė xhiro dhe i bie nga Vjena, tė kushton 410 euro. Konkurrenca pėr linjat italiane ėshtė e ashpėr, veēanėrisht pėr faktin se Italia zė mė shumė se gjysmėn e destinacionit ajror tė Shqipėrisė.
Parimi i reciprocitetit
Tregu i fluturimeve ajrore nė tė gjithė botėn ka qenė i prekur nga monopoli ose duopoli, pėr shkak se fluturimet ndėrkombėtare rregulloheshin pėrmes marrėveshjeve dypalėshe tė komplikuara dhe tė kushtueshme. Kėshtu, nėse njė kompani italiane vendos tė udhėtojė drejt Tiranės, njė kompani shqiptare duhet tė kryejė tė njėjtin numėr fluturimesh.
Por gjatė viteve tė fundit, Bashkimi Europian dhe SHBA-tė kanė punuar pėr liberalizimin e kėtij tregu, duke hequr kufizimet ligjore tė reciprocitetit dhe duke ulur ēmimet. Qė nga viti 1994, kur Bashkimi Europian hapi kufijtė, njė numėr i madh kompanish me kosto tė ulėta mbuluan pjesėn mė tė madhe tė tregut tė kontinentit. "Ryanair", qe simboli i udhėtimeve me kosto tė ulėt. Ēmimet e saj tė biletave konkurrojnė koston e udhėtimeve me tren apo makinė.
Nė janar tė vitit tė kaluar, Bashkimi Europian nėnshkroi Marrėveshje pėr Hapjen e Qiejve edhe me vendet e Ballkanit, pėrfshirė Shqipėrinė. Pėr pasojė, nuk ka mė kufizime nė transportin ajror. Megjithatė, konkurrenca nuk duket gjėkundi.
Autoriteti Konkurrencės nuk heton dot
Zyrtarė tė Autoritetit tė Konkurrencės, tė pyetur nga "Shekulli", bėnė tė ditur se ky institucion nuk ėshtė nė gjendje tė hetojė shkeljen e konkurrencės nė udhėtimet ndėrkombėtare, pėr shkak se ky aktivitet kryhet jashtė kufijve tė Shqipėrisė, ndėrsa vendimet e AK kanė vlerė ligjore vetėm brenda territorit shqiptar. Kjo e bėn situatėn tė pashpresė, sepse teorikisht, njė shkelje tė tillė konkurrence duhet ta shqyrtojė Autoriteti Evropian i Konkurrencės, i cili nuk vepron dot, gjithashtu, pėr shkak se Shqipėria nuk ėshtė pjesė e BE-sė.
Tregu i fluturimeve ajrore nė Shqipėri shėnoi mė shumė se 1 milionė klientė gjatė vitit tė kaluar. Xhiroja totale vlerėsohet me mbi 300 milionė euro nė vit.
shekulli.com.al _________________
|
|