PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

10 kėshilla biznesi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
stilltoni
Admin
Admin


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 06 Apr 2007
Mesazhe : 1614
Vendndodhja : Itali
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: 10 kėshilla biznesi   Fri May 09, 2008 10:42 am

10 kėshilla biznesi
Zakonisht duhen muaj apo edhe mė shumė se njė vit pėr tė pasur fitim

Orjeta Zhupa
Enj, 08 Maj 2008 09:15:00



Kurse sa mė shumė para qė tė mundesh para se tė fillosh
Gjithėmonė e mė shpesh bizneset e reja po hapen gati pa asnjė lek tė kursyer, duke marrė hua nė bankė apo tek tė njohurit.
Kur hap njė biznes tė ri optimizmi ėshtė i lartė dhe mendohet se borxhet do tė paguhen me tė ardhurat nga biznesi. Por, zakonisht duhen muaj apo edhe mė shumė se njė vit pėr tė pasur fitim. Kėshtu qė shpejt mund tė fillojnė problemet, sidomos nė rastin e njė huaje bankare ku duhet tė shlyesh kėstet periodike.
Kėshilla e ekspertėve ėshtė qė tė kurseni sa mė shumė para, qė tė keni mundėsi pėrpara se ti hyni njė biznesi. Mundėsisht tė gjitha shpenzimet pėr njė vit, pasi ka shumė mundėsi qė tė mos nxirrni ndonjė fitim tė madh pėr vitin e parė. Edhe nėse do tė keni tė ardhura, pėrsėri do ju duhen pėr shpenzimet shtesė pėr tė rritur kapacitetin apo detyrime dhe shpenzime tė paparashikuara.

Bėji llogaritė mirė
Mendo edhe detajet. Mos merr me qira ambiente qė nuk tė nevojiten dhe mos punėso askėnd tė cilin nuk ke mundėsi qė ti japėsh punė gjatė tė gjithė orarit qė do e paguash. Tė marrėsh punonjės me kohė tė pjesshme nuk ėshtė ide e keqe.
Nėse mban shpenzimet nė nivele tė ulėta, atėherė gabimet qė mund tė bėsh nuk do tė kenė pasoja tė pakthyeshme.

Mbro pasurinė personale
Kur hyn nė biznes zakonisht mban vetė pėrgjegjėsi pėr tė gjitha detyrimet qė mund tė lindin, sic mund tė jenė taksat, kredia, qiraja, detyrimet pėr furnitorėt dhe gjobat e mundshme. Pėr tė paguar kėto detyrime mund tė humbėsh edhe asetet personale, si makinėn apo shtėpinė.
Por pėr ti shpėtuar rezikut tė humbjes sė makinės apo shtėpisė ėshtė mė e mira tė krijoni njė firmė me pėrgjegjėsi tė kufizuar (Sh.p.k.).

Kupto si dhe kur do tė arrish fitim
Duhet tė shprehėsh nė disa fjali se si planifikon tė nxjerrėsh fitim. Duhet tė llogarisni kostot, inventaret qė ju duhen, pagesat pėr qiranė, pagat e punonjėsve dhe njė listė me kosto tė tjera shtesė.
Pasi tė keni bėrė llogaritė e shpenzimeve, mund tė gjykoni se sa duhet tė shisni nė muaj dhe me ēfarė ēmimi pėr tė mbuluar shpenzimet dhe pėr tė pasur fitim.

Shkruani njė plan biznesi, s’ka rėndėsi sesa tė shkurtėr
Llogaritja e kostove dhe tė ardhurave tė parashikuara, ėshtė hapi i parė nė njė plan biznesi.
Krijimi i njė plani biznesi ju mundėson tė pėrcaktoni se cilat do tė jenė kostot e duhura dhe cilat janė strategjitė tuaja tė marketingut (pra, si do tė arrini tė shisni tek klientėt).
Nėse nuk arrini ti shkruani dot nė letėr planet tuaja, do ta keni edhe mė tė vėshtirė akoma qė ti ktheni nė realitet.

Kini kujdes konkurrencėn dhe jini vetė konkurrentė tė ashpėr
Tė jesh konkurrent ėshtė pjesa mė e rėndėsishme nė biznes. Pėr kėtė duhet tė njohėsh konkurrentėt e tu, tė bėsh njė produkt qė ėshtė e vėshtirė ose e pamundur tė imitohet, tė prodhosh dhe shpėrndash produktin nė mėnyrė mė efiēente, tė gjesh njė vendndodhje mė tė mirė ose tė ofrosh njė shėrbim superior ndaj klientėve.
Njė tjetėr gjė e rėndėsishme ėshtė tė reagosh shumė shpejt ndaj informacioneve tė marra. Sapo tė kuptosh se biznesi juaj pėrballet me ndonjė problem, duhet tė bėni njė plan pėr ta zgjidhur menjėherė.

Bėjini tė gjitha marrėveshjet me shkrim
Kontratat dhe marrėveshjet e tjera ėshtė shumė e rėndėsishme tė bėhen me shkrim dhe sipas ligjit. Kjo pasi marrėveshjet gojore apo mė keq akoma, nė telefon, ėshtė ė vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur qė tė provohen.
Po ashtu ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ruani tė gjitha faturat, pavarėsisht nė ēfarė shume janė, apo sa i zėnė me punė do tė jeni.

Punėsoni dhe mbani nė punė njerėz tė mirė
Qėllimi juaj duhet tė jetė tė punėsoni dhe mbani nė punė punonjės tė shkėlqyer dhe jo thjesht qė tė bėjnė punėn e caktuar. Njė punonjės konkurrues dhe entuziast punon sa pėr dy dhe ndonjėherė edhe tre persona.
Pėr kėtė ėshtė shumė e rėndėsishme qė punonjėsit tė besojnė se po trajtohen nė mėnyrė tė drejtė dhe se biznesi juaj ka njė tė ardhme tė sigurt.

Tregoni kujdes pėr statusin ligjor tė punonjėsve
Bėj kujdes tė regjistrosh nė shtet punonjėsit dhe tė paguash sigurimet. Kėshtu qė punonjėsi do tė punojė mė i kėnaqur dhe nuk do tė ketė nevojė tė lėvizė nė njė tjetėr vend. Nėse bėni edhe njė kontratė do tė jetė shumė e vėshtirė pėr konkurrencėn qė ta largojė nga ju.
Po ashtu edhe detyrat dhe kushtet e punės duhet tė jenė tė pėrcaktuara qartė dhe tė pranuara nga tė dyja palėt.

Paguaj faturat dhe taksat nė kohė
Nė biznes reputacioni ėshtė njė aset shumė i rėndėsishėm dhe pėr ta ruajtur reputacionin ėshtė njė strategji shumė e mirė qė tė paguani faturat nė kohė, ose edhe mė herėt nėse mundeni. Kėshtu fitoni besim tek klientėt, furnitorėt dhe bankat.
shekulli.com.al
_________________
Pershendetje te gjitheve ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

10 kėshilla biznesi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Ekonomi e finance-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com