Eklipsi i plotë i Hënës Foto dhe Video.

Eklipsi i plotë i Hënës Në Europë, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Australi ka nisur të shihet eklipsi i Hënës.

Edhe në Tiranë, fenomeni është shfaqur rreth orës 21:30 të së mërkurës. (Shih videon)

Ekspertët thonë se është eklipsi i parë i plotë i këtij viti dhe më i gjati në këto 11 vitet e fundit. Ky lloj eklipsi ndodh kur hija e Tokës së ndricuar i bie hënës, e cila merr një ngjyrë të kuqe të fortë.

Një ekspert i NASA tha se tonaliteti i së kuqes varet shumë nga karakteristikat e atmosferës, si ato që vijnë nga ndotja apo ato të liruara nga fenomenet vullkanike.

Fenomeni natyror nisi në oren 19:24 minuta dhe do të përfundojë në orën 01:00 të mëngjesit të ditës së enjte.

Vëzhguesit në shumë vende të Europës nuk munden të shohin pjesën e parë të eklipsit sepse ndodhi pak para shfaqjes së hënës.

Leave a Comment

%d bloggers like this: