Ekleston: Briatore nuk është përfshirë në korrupsion!

Pronari i Formulës 1 përjashton ish-shefin e Renault nga çështja e dhënies së parave ndaj Gribkovskit

 

Nga Ermal Godenca

 

Berni Ekleston ka hedhur poshtë fjalët, sipas të cilave, Flavio Briatore është i përfshirë në pagesën që i është bërë bankierit Gerhard Gribkovski, prej 45 milionë dollarësh në vitin 2005.

Këto thashetheme ai i ka përgënjeshtruar dhe i ka cilësuar të padrejta. Muajin e shkuar, prokuroria në Gjermani, arrestoi Gribkovskin për evazion fiskal dhe për korrupsion.

Mes emrave të korrupsionit nga ai që kishte marrë para ishte edhe pronari i Formulës 1 Berni Ekleston e kompania e tij, e cila u zbulua se fshihej pas çështjes “Bambino”. Ndaj bosit të Formulës 1 nuk u lëshua asnjë urdhër arresti dhe nuk ndodhi asgjë.

Në një intervistë për “Daily Telegraph” ai kishte pranuar se i kishte paguar Gribkovskit para për të marrë dokumenta të falsifikuara në lidhje me çështjen “Bambino”, një çështje, që më pas krijoi probleme për të në Britaninë e Madhe.

Ekleston në atë kohë deklaroi se ishte këshilluar nga avokatët e tij që t’i paguante Gribkovskit paratë, që më pas mos t’i duhej të shkonte në gjykatë për të mbrojtur pozicionin e tij, në një çështje që do t’i kushtonte shumë kohë.

Paratë u paguan për shmangien e taksës së trashëgimënisë së pasurisë për bashkëshorten e tij. Në fillim të kësaj jave, mediat gjermane kanë përmendur edhe emrin e Flavio Briatores, si të përfshirë në këtë pagesë që i është bërë Gribkovskit, megjithatë Ekleston ka insistuar se Flavio i ka bërë thjesht një favor dhe se prokurorët gjithmonë e kanë ditur rolin e tij.

“Në asnjë mënyrë, a formë, Briatore nuk është përfshirë në këtë çështje, – ka deklaruar Ekleston për “Daily Express”. – Ai nuk ka bërë asnjë pagesë për mua, thjesht unë e kam pyetur Briatoren për Gribkovskin, i cili kishte filluar të më kërcënonte dhe të më krijonte probleme, pasi ai nuk dëshironte që paratë të paguheshin nga Briatania e Madhe.

Briatore më bëri mua një favor, por që nuk lidhej me këtë çështje, për këtë gjë unë i kam deponuar edhe prokurorëve gjermanë. Pra gjithçka është e qartë rreth përmendjes së emrit të tij.”

Ekleston më pas shton se nuk do të tërhiqet nga kjo çështje dhe do të vazhdojë të mbajë qendrimin që ka mbajtur që në fillim, pasi në asnjë formë kjo gjë nuk do të ndikojë në punën e tij si shefi i Formulës 1.

“Do të vazhdoj të bëj atë që di të bëj më mirë, të bëj kontrata të mira dhe të argëtoj njerëzit, jo vetëm Brenda, por edhe jashtë Formulës 1. Ndoshta dikush nuk do që unë të vazhdoj ende, por më pëlqen puna që bëj dhe argëtohem me të. Kështu e gjykoj unë.”

Në fund Ekleston shton: “Unë nuk trembem nga kjo histori. Do të jetë e fundit? Sigurisht që jo.”

 

Shumi: Tani jam më i qetë dhe me më shumë ekperiencë

Mikael Shumaker ka pranuar se ndihet më i relaksuar që nga momenti që i është rikthyer sportit. Në pjesën e parë të karrierës së tij ku ishte shumë i suksesshëm, deri në vitin 2006, gjermani ka arritur 91 fitore e shtatë tituj kampion bote.

“Në të vërtetë aktualisht jam më i relaksuar se më parë,” – ka deklaruar piloti gjerman për tabloidin nga Këlni “Express, duke iu referuar karakterit të tij që nga momenti që i është rikthyer Fomulës 1 si pilot i Mercedes-it.

“Tani kam më shumë eksperiencë dhe kuptoj më lehtë se cfarë duhet dhe në cfarë momenti,” – shton Shumaker. – “Di të dalloj se kur duhet të jem i përqendruar maksimalisht dhe kur mund të qëndroj më lirshëm.”

Shumaker ende nuk është ngjitur në podium që prej 30 garash, nga momenti që është rikthyer në vitin 2010.

 

 

Turqia kërkon të mbajë pozicionin e saj edhe në 2012-n

Truqia kërkon të rikthejë pozicionin e saj në kalendarin e Formulës 1 për vitin 2012-të pas tërheqjes. Stambolli është prëfshirë provizorisht në kalendarin e sezonit 2012, por në Hungari u përfol për një largim të saj.

Më parë organizatorët e Cmimit të Madh të Turqisë vendosën të tërhiqeshin pasi Berni Ekleston dyfishoi taksën për vendet organizatore të garave. Gjithsesi presidenti i Federatës Turke të Automobilizmit (TOSFED), Mumtaz Tahincioglu ka deklaruar ditën e martë për të rikthyer garën në kalendarin e 2012-s.

“Ne po përpiqemi që të mbajmë në calendar pistën tonë dhe Z.Ministër gjithashtu po na ndihmon për të arritur këtë objekvit,” – ka deklaruar ai për agjensinë e lajmeve turke Anadolu. – “Ne do të ftojmë Z.Ekleston në Turqi për të rifilluar bisedimet rreth përfshirjes së Turqisë në kalendarin e sezonit të ardhshëm.”

 

 

Sporti Shqiptar Online

Leave a Comment

%d bloggers like this: