Edmond Kapllani kalon te Paderborni

Sulmuesi 29-vjeçar prish marrëveshjen me Augsburgun, për t’iu bashkuar skuadrës tjetër të Bundesligës 2

Një tjetër lëvizje në orët e fundit të merkatos në kampin kuqezi. Edmond Kapllani tashmë është sulmues i Paderbornit, rival i Augsburgut në Bundesligën 2. 29-vjeçari i përfaqësueses kuqezi ka një vit më parë kaloi nga Karlsruhe (sapo ra nga Bundesliga) te Augsburgu, ku nënshkroi për dy vjet (i skadonte kontrata në gusht të 2011-ës), por gjatë pjesës së parë të sezonit 2009-2010 nuk gjeti hapësira në formacion.

Në merkaton e dimrit u transferua në formën e huazimit te Koblenci, por 4 golat e tij nuk e ndihmuan të shpëtonte nga rënia. Në përfundim të sezonit u rikthye te Augsburgu, madje në ndeshjen e parë të kampionatit ka qëndruar në stolin e rezervave. Pak para se të mbyllej merkatoja e verës, Kapllani u vu në kërkim të skuadrës së re dhe vetëm në ditën e fundit mundi të nënshkruante me Paderbornin. “Kontrata u zgjidh me marrëveshje. I urojmë suksese Kapllanit me Paderbornin,” – shkruhet në sajtin zyrtar të Augsburgut.

Golin e fundit, Rumanisë
Bilanci negativ në ndeshjet direkte me Rumaninë reflektohet edhe në golat e paktë që kanë shënuar shqiptarët (vetëm 8 gola). Goli i fundit i kuqezinjve është shënuar në përballjen e fundit mes dy përfaqësueseve, pikërisht në humbjen 6-1 në transfertë për eliminatoret e Euro 2008-ës. Edmond Kapllani siglon golin e nderit në një takim që kuqezinjtë e mbyllën me dy futbollistë më pak (Debatik Curri dhe Nevil Dede u ndëshkuan me të kuqe. Sulmuesi i Augsburgut pritet ta nisë ndeshjen në stolin e rezervave, i gatshëm për ta vazhduar aty ku e la më 21 nëntor 2007.



http://www.sportishqiptar.com.al/edmond-kapllani-kalon-te-paderborni/

Leave a Comment

%d bloggers like this: