Edi Rama martohet me Linda Basha

TIRANE- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vendos t’i japë fund beqarisë. Lideri i Partisë më të madhe të opozitës do të martohet me Linda Basha, Doktore e Shkencave Ekonomike.
Lajmi i cili u publikua sot fillimisht në “Gazeta Shqiptare” u konfirmua në mesditë nga vetë lideri i PS, i cili nepermjet nje deklarate per shtyp ku njofton se ceremonia do te zhvillohet fundjaven e ardhshme.

“Dëshiroj të konfirmoj vërtetësinë e lajmit të sotëm për lidhjen time në martesë me Lindën.” Është një moment i veçantë në jetën time që dëshiroj ta ndaj me të afërmit e miqtë në fund të javës së ardhshme. “

I menjehershem ka qene dhe urimi i kryeministrit. Sali Berisha i uron kundërshtarit te tij politik “jete te lumtur” ndersa ngre pikëpyetjen se ku do ta vendose cifti kurorën, “pasi Rama eshte vete kryetar bashkie”.

Kush eshte Linda Basha
Njoftimi per shtyp jep dhe te dhenat personale mbi bashkëshorten e ardhshme të kreut të PS, Edi Rama.
Linda ka lindur në një familje tradicionale tiranase. Ka një vajzë, Rean, që studion arkitekturë. Vetë ka studiuar ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e New York-ut dhe Universitetin e Europës Qëndrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Ajo ka punuar në detyra të ndryshme të administratës publike. Puna e saj e parë ka qenë në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë dhe më pas në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, ku ka qenë edhe në funksionin e Drejtores së Përgjithshme deri në vitin 1998. Më pas është përfshirë në aktivitetin e shoqërisë civile si drejtore ekzekutive e Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor për dhjetë vite. Aktualisht Linda mbulon kërkimin dhe zhvillimin shkencor në këtë qendër që sot drejtohet nga Ylli Cabiri, të cilin Presidenti Obama e emëroi së fundmi si të vetmin shqiptar në bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. bw

Edi Rama ka vendosur ti jape fund beqarise. lideri i Partisë socialiste do të martohet këtë të mërkurë me Lindita Xhillarin
ndërkohë që cifti jeton prej kohësh me njëri tjetrin. Mësohet se Xhillari, e cila këtë mbiemër e ka pasur nga burri vjen nga një divorc, dhe aktualisht bashkëjeton me kryetarin e Partisë Socialiste. Ceremonia e dasmës së kreut të PS do te jetë e thjeshtë. Ai ka vendosur të martohet në mesjavë dhe nuk ka dashur të tërheqe vëmendjen e njerëzve. Sipas burimeve tona, Edi Rama dhe Xhillari jetojne ne te njetin pallat që jeton edhe vajza e kryqeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi. Kjo është hera e dytë që kreu i PS martohet. nga martesa e tij e pare ai ka nje djalë Gregun ndërkohë që shumë është
folur për jetën misterioze të Ramës. akuzat më të shumta i kanë ardhur nga mazhoranca ku eksponentë të caktuar të saj e kanë akuzuar publikisht kreun socialist. megjithatë, kreu i PS ka vendosur që këtë herë të ndajë mendjen pë ti dhënë fund beqarisë e pse jo për të shfrytëzuar këtë situatë të re në favor të tij. Lidhja e Edit dhe Lindës kishte kohë që përflitej në qarqet e njohura dhe të ngushta mes tyre.

FOTO dhe VIDEO  nga dasma

No Comments

  1. aida says:

    jete te lumtur te uron shoqja jote e shkolles me banim ne gjermani max gut aida

  2. clirim says:

    jete te lumtur

  3. clirim says:

    te uroj martese te lumtur dhe te mbare me fitore ne zgjedhjet e parakoheshme qe te shohim kryeminister

Leave a Comment

%d bloggers like this: