Edhe një cigare në ditë është e dëmshme, mund të jetë vdekjeprurëse!

Edhe një cigare në ditë është e dëmshme, mund të jetë vdekjeprurëse!Edhe një cigare në ditë dyfishon rrezikun e vdekjeve të shkaktuara nga infarktet.
Studimi i realizuar nga Fondacioni kardiologjik amerikan është zhvilluar me mbi 101 mijë femra gjatë 30 viteve.

Sipas studimit, bëhet e ditur se femrat të cilat konsumojnë 1-14 cigare në ditë rrezikohen 2 herë më shumë nga vdekjet e lidhura me infarktet e menjëhershme sesa femrat që nuk e pinë.

Lënia e cigares mundëson uljen e rrezikut të vdekjes me kalimin e viteve.

Edhe pse mund të konsumohet pak, cigarja rrit me 8 % rrezikun e vdekjeve nga zemra çdo 5 vjet.

Specialistët nënvizojnë faktin se edhe një cigare në ditë është shumë e dëmshme për shëndetin dhe mund të jetë vdekjeprurëse.

Në një artikull të revistës së njohur mjekësore “Lancet” bëhet e ditur se nuk është vënë re një shkurtim i rëndësishëm në jetëgjatësinë e femrave të cilat e kishin lënë cigaren para moshës 30 vjeç ndërkohë që është shkurtuar pothuajse me 10 vjet jeta e duhanpirëseve./Start/A. Kokiçi/

Leave a Comment

%d bloggers like this: