Dzeko: Dua Juventusin, Volsburgu më ka gënjyer

Edzin Dzeko është shprehur dhe ka përsëritur se dëshiron të vijë të luajë në Itali. Dëshirat dhe ëndrrat e sulmuesit boshnjak ndërkohë, deri më tani janë injoruar nga Volsburgu. Dhe sulmuesi boshnjak ka folur shumë keq për klubin e tij të qytetit të Volsvagenit. “Jam shumë i nervozuar me Volsburgun, është shprehur Dzeko për gazetën gjermane “SportBild”, sepse nuk është duke respektuar premtimet e bëra verën e shkuar ndaj meje dhe menaxherit tim. Më ishte kërkuar të qëndroja edhe një tjetër sezon dhe që, në rast se Milani do të kishte qenë përsëri i interesuar për mua, do të isha shitur menjëherë. Edhe këtë vit, klubi kuqezi më ka kërkuar, por nuk ka qenë e vetmja skuadër. Edhe Juventusi ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjithçka për të më pasur në skuadrën e saj. Por çdo ofertë dhe tratativë asnjëherë nuk merret seriozisht nga drejtuesit. Motivi përse ndodh kjo? Hënes më ka thënë që, marrëveshja që kishim rënë dakord sezonin e shkuar nuk është më e vlefshme, sepse ata që e kishin marrë këtë vendim kanë qenë Armin Veh dhe menaxheri Frenk Aehlig. Unë tashmë nuk di më se çfarë të mendoj”.
Ka qenë kjo shfryrja e ashpër e sulmuesit të Volsburgut. Pyetja, në këtë pikë, është shumë e thjeshtë: Volsburgu do të marrë një vendim në lidhje me dëshirën e lojtarit boshnjak apo do të vazhdojë ta gënjejë dhe injorojë në gjithçka që vendos? Një përgjigje rreth kësaj pyetjeje nuk e di as vetë i interesuari direkt: “Unë kam dëshirë të luajë në një skuadër të rëndësishme europiane, shprehet Dzeko dhe drejtuesit e Volsburgut këtë dëshirë timen e dinë shumë mirë. Kam qartësisht dhe hapur, që Juventusi është kjo skuadër që kërkoj dhe që për mua përfaqëson zgjidhjen më të mirë. Klauzola ime e largimit që është në nivelin e 40 milionë eurove nuk duhet të pengojë aspak shitjen time në një skuadër tjetër. Ishte përfshirë kjo shifër në kontratën time të re, për të mbrojtur interesat e klubit. Menaxheri im më ka konfirmuar që Volsburgu ka marrë oferta shumë pranë asaj shifre nga disa skuadra italiane, spanjolle dhe angleze. Kështu pra, mundësitë që unë të largohesha kanë ekzistuar qartësisht për klubin. Unë uroj që, brenda 31 gushtit dikush do të arrijë të zhbllokojë këtë situatë të rëndë, që është krijuar në lidhje me të ardhmen time”.
Sigurisht, fjalët e shprehura nga Dzeko i kanë shtuar përsëri shpresat dhe ambiciet e Juventusit, pas dushit të ftohtë të disa ditëve më parë, kur Volsburgu dukej se kishte mbyllur përfundimisht dyert ndaj një tratative të tillë. Por, ndërkohë duhet të regjistrohet rikthimi tek lojtari i Bajern Mynihut. Një skuadër “e rëndësishme” siç kërkon dhe vetë sulmuesi boshnjak, padiskutim, por që në syrin e tij nuk duket shumë mirë, sepse ndodhet në Gjermani dhe jo në Itali, ku ai dëshiron të luajë. “Di shumë mirë, që Bajern Mynihu ka shprehur një interesim shumë të madh ndaj meje, konfirmon Dzeko, por unë kam projekte të tjera dhe e shikoj të ardhmen time në një tjetër kampionat, që sigurisht nuk është më ai gjerman ku luaj prej disa sezonesh. Nëse nuk vendos dot në këtë moment se kur do të largohem, sigurisht që nuk mund të më ndalojnë të refuzojë oferta që nuk më stimulojnë aspak”. Dhe pikërisht tek ky vullnet i lojtarit për të ndryshuar ambjent është pika ku Juventusi po synon shumë. Gjithmonë që, Volsburgu të jetë realisht i interesuar dhe të vazhdojë tratativën.
Ndërkohë, Juventusi mund të njohë revolucionin e vërtetë të merkatos së vitit 2010. Gjithçka mund të ndryshojë pas shitjes së brazilianit Diego tek gjermanët e Volsburgut, që gazeta vendase ‘Bild’ e jep për të sigurtë dhe gjithçka mendohet se do të mbyllet në bazën e 16 milionë eurove. Një shifër inferiore në krahasim me 18 milionët që bardhezinjtë kërkojnë të marrin nga lamtumira e brazilianit, për të cilin një sezon më parë janë paguar 25 milionë euro: para, të cilat do ti hapnin rrugën e lirë transferimit të Elijero Elias, mesfushorit të krahut të Hamburgut që kërkohet përveçse nga Juventusi edhe nga vetë Volsburgu.



http://www.sportishqiptar.com.al/dzeko-dua-juventusin-volsburgu-me-ka-genjyer/

Leave a Comment

%d bloggers like this: