RSS:Posts Comments

You Are Here: Home » Islam » Dy dëshmitë Islame (Shehadeti)

Gjëja e parë që sqaron Islamin është dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dy dëshmi janë shumë të lidhura njëra me tjetrën, prandaj vijnë gjithmonë bashkë dhe të pandara.

Shehadeti (dëshmia: LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH) është i domosdoshëm dhe duhet pranuar nga çdo njeri apo xhind, duke filluar nga dita kur u dërgua Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) profet e deri në Ditën e Gjykimit. Ai që nuk beson në profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) do jetë nga banorët e zjarrit. Argument për këtë është fjala e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) që thotë: “Betohem në Atë i Cili ka në dorë shpirtin tim se çdo njeri, qoftë çifut apo i krishterë  që dëgjon për mua dhe vdes duke mos i besuar profetësisë me të cilën u dërgova, ai do jetë nga banorët e zjarrit.”

Fjala ”LA ILAHE IL ALLAH” do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Kjo fjalë është e përbërë nga dy elemente apo baza: Mohim i përgjithshëm në fillim të fjalisë (LA ILAHE) dhe pohim i veçantë në fundin e saj (ILALLAH).”
D.m.th, te pjesa e parë mohohet çdo adhurim që i dedikohet dikujt tjetër përveç Allahut, ndërsa pjesa tjetër pohon vetëm adhurimin që i bëhet Allahut, sepse vetëm Ai e meriton diçka të tillë.

Kuptimi i pjesës së dytë të shehadetit (MUHAMEDUN RESULULLAH) është ta duash Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) më shumë se çdo krijesë tjetër, t’i bindesh në gjërat që ai urdhëron dhe të largohesh nga gjërat që ndalon. Të besosh lajmet që sjell qofshin për kohën e tij apo për të ardhmen dhe ta adhurosh Allahun në përputhje me udhëzimin e tij.
rrugetepaqes.net

Lajme te tjera:

SYNIMET E BESIMIT ISLAM
Shtatë arsye pse shkenctarët besojnë në Zot
Homoseksualizmi - Pse kërkojnë shfrenimin kafshërorë

Shiko Lajmet e fundit, filma, tv shqiptare, ndeshje futbolli, 2012:

  • shahadet shqip
  • shehadeti shqip me test
  • wwwshahadetshqip
  • shehadeti shqiop
  • shahadeti shqip
  • shahadeti shqip
  • filma islam per profetin me titra shqip
  • fjala e fundit shahadati
  • deshmite e allahut
  • shahadet shqip komentimi
  • www shehadeti
  • shehadeti
  • deshmia islame
  • lutje islame shqip shehadeti
  • liam big brother albania 5 shehadeti
  • shehadeti ne shqip
  • shehadeti+ne+shqip
  • shahadeti shqip
  • shahadati shqip
  • pjesa e dyte e shehadetit
Tags: ,
© 2010 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress