Durres: arrestohen dy te rinj per gjobevenie, kercenuan familjen

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi i kanë vënë gjobë një biznesmeni duke e kërcënuar se do i vrisnin fëmijët nëse nuk jepnin 20 milionë lekë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës raporton se të arrestuarit janë; Shkëlzen Istrefi, 19 vjeç dhe Kamber Oruçi, 20 vjeç, të dy lindur në Kukës e banues në sektorin Rinia në Durrës. Operacioni për kapjen e tyre është bërë sot në orën 10 në zonën e plazhit në Durrës. Për arrestimin e të rinjve janë thirrur në ndihmë të forcave të policisë dhe
efektiva të repartit special RENEA.

Dy të rinjtë prej kohës i kishin bërë presion se do i vrisnin një prej fëmijëve biznesmenit S.I. nga qytetit i Durrësit, dhe i kishin kërkuar që sot tu dorëzonte paratë.

Në një letër që dy të arrestuarit i dërgonin biznesmenit, i kishin vënë ultimatum deri sot në orën 10.00 dhe ai duhet të dorëzonte paratë në një lokal në afërsi të Bisht-Pallës.

Por për policinë ka qenë me i çuditshëm fakti se i arrestuari Shkëlzen Istrefi ishte i afërm me biznesmenin S.I.

Dy personat u arrestuan në momentin që po merrnin paratë dhe Shkëlzen Istrefit iu sekuestrua edhe një thikë të cilën e mbante me vete.


Leave a Comment

%d bloggers like this: