Duro: Superkupa, një shans që s’duhet humbur

Trajneri i bardhekuqve, Shpëtim Duro, kërkon të përfitojë nga faktori fushë për të fituar Superkupën. Në një deklaratë të dhënë për mediat, trajneri tiranas shpreh bindjen se skuadra e tij do arrijë të fitojë. “Sigurisht, është bukur që ndeshja e Supërkupës do të luhet në Korçë. Kjo ndodh për herë të parë në këtë qytet, që do të thotë se përgjegjësia e të gjithëve në klub është maksimale. Patjetër që do të flasim për këtë takim në momentin e duhur, në fushën e lojës”, – ka pohuar trajneri Duro. Ngjarjet historike për Skënderbeun gjatë këtij viti janë të shumta. Ka fituar titullin kampion, mandej për herë të parë kanë luajtur po në këtë qytet në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Por, tani, për herë të parë në historinë gati njëshekullore të këtij klubi, do të luajnë në një takim për Superkupën”.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: