Duhani nënkupton bimën e familjes “Nicotiniana” të llojeve dhe të tipeve të ndryshme të modifikuar apo jo modifikuar gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj. Sot, duhani konsiderohet droga më e lirë që përdoret në masë të madhe. Nga statistikat mendohet se në botë çdo vit 3.5-4 milionë njerëz vdesin prej sëmundjeve që shkakton pirja e duhanit.

Z. Elezi, cilat janë sëmundjet që shkakton pirja e duhanit?
Duhani është një nga shkaqet e shumë sëmundjeve në organizëm. Ai gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katrani, substancë me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive, etj. Sëmundjet janë të shumta por, më kryesoret që shkakton janë: kancer të mushkërive dhe provokon astmën ; shkakton bllokim të damarëve të trurit dhe të zemrës duke ndikuar keq mbi këto organe; shkakton gastrit, ulçer apo reflu në aparatin tretës; shkakton dëme gjatë shtatzënisë ; kanceri i buzëve, fytit dhe gurmazit; shkakton kancer të mitrës dhe bëhet shkak për një menopauzë të hershme; është një nga shkaktarët e kancerit të fshikëzës së urinës; një nga shkaktarët e kancerit të pankreasit; sëmundjet e dhëmbëve dhe mishrave të tyre; shkatërrim të qelizave të trurit, mungesë të kujtesës, vështirësi në mësim; dëmton sytë duke shkaktuar perde të syve ; shpejton forcimin e damarëve duke shkaktuar tensionin e lartë ; pengon ereksionin te meshkujt; shpejton osteoporozën, etj.
Më konkretisht cilat janë dëmet që i shkakton pirja e duhanit një gruaje shtatzënë?
Në radhë të parë dëmet i shkaktohen organizmit të nënës që e konsumon atë dhe së dyti embrionit. Pirja e duhanit jep këto dëme gjatë shtatzanisë: Lindje para kohe; çarje para kohe e cipës së amnionit; shkulje e placentës nga vendi; probleme të mushkërisë pas lindjes; zhvillimi i prapambetur fizik i embrionit; vdekje e embrionit apo keqformim të tij; tension i lartë. Gjithashtu nuk duhet të anashkalojmë se lëndët që përmban cigarja kalojnë në qumështin e nënës duke i shkaktuar fëmijës probleme. Tek fëmijët e vegjël rreziku i prekjes nga sëmundjet e bronshitit rritet me 72 për qind nëse nëna pi duhan. Po kështu, edhe otitet, ku rreziku rritet 40 për qind më shumë tek fëmijët kur nënat pinë duhan. Tek këta fëmijë kur të rriten mundësia të bëhen pirës të këtij helmi është më e madhe.
Në ç’masë rritet rreziku për t’u prekur nga sëmundjet tek personat që konsumojnë shumë cigare në ditë?
Dihet që nuk është njëlloj ai njeri që pi 20 cigare në ditë me atë që pi 2-3 cigare. Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Tjetër mund të përmendim se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk e pinë duhanin dhe 7.4 tek ata që e pinë duhanin. Tek ata që pinë 20 cigare rreziku trefishohet. Shkurt mund të them se, çdo cigare e konsumuar është një hap drejt vdekjes.
Po dëmet për konsumuesit pasiv cilat janë?
Duhani nuk shkakton sëmundje vetëm tek njerëzit që e konsumojnë atë, por edhe të atyre që i rrethojë ose siç quhen ndryshe konsumatorët pasiv. Rreziku i sëmundjeve kardiake rritet me 25 për qin tek personat që qëndrojnë ose jetojnë në mjedise ku pihet vazhdimisht duhan në krahasim me njerëzit që nuk qëndrojnë në këto mjedise.
Shenjat e para të sëmundjeve që shkakton pirja e duhanit?
Do të ndalesha tek shenjat e para të kancerit të mushkërive që më së shumti prek meshkujt dhe është më problematike: janë kolla , dhimbjet e kraharorit, gjakrrjedhjet nga rrugët e frymëmarrjes , vështirësia në frymëmarrje, ulje e oreksit dhe më vonë kur sëmundja ka avancuar ka humbje në peshë, dobësi të përgjithshme. Kryesisht te duhanpirësit mosha kur shfaqen simptomat e kancerit janë rreth 50-60 vjeç. Ndërkohë që bronkiti kronik ka këto shenja: kollë, dhimbje gjoksi, gëlbazë, vështirësi në frymëmarrje që më vonë kalon në dëmtim të mushkërive duke dhënë emfizemën e mushkërive , dëmtimin e strukturës së mushkërisë. Dua të theksoj se 90 për qind e personave që vdesin nga kanceri i mushkërive, shkaktar është pirja e duhanit.
Cilat janë metodat për lënien e duhanit?
Gjeja parësore është vullneti individual, ndërgjegjësimi për dëmet që shkakton ai. Metodat të tjera farmaceutike janë: një çamçakëz me nikotinë që e përdorim sa herë trupi ka nevojë për nikotinë, i cili përtypet për rreth 30 minuta. Një metodë tjetër është përdorimi i emplastrës(copëz ngjitëse) e cila ngjitet tek krahu dhe trupi merr nikotinë nëpërmjet saj. Kohëzgjatja e mjekimit është individuale dhe doza duhet ulur gradualisht sepse organizmit të njeriut pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësi , është I stresuar, ka përgjumësi, nevrikoset dhe nga zhurma më e vogël etj. Por , të gjitha vështirësitë kalohen me pak këmbëngulje. Nuk rekomandohet të përdoret emplastra më shumë se një vit, por, një gjë shumë e rëndësishme vlen të theksohet se nëse vazhdon ta pish e merr dozën dyfish.
Këshilla për të parandaluar kancerin

Që edhe kanceri mund të parandalohet, kjo është më se e vërtetë. Botimi i Udhërrëfyesit për Kontrollin e Kancerit nga OBSH është një punë e mirë. Sidomos, punë edhe më e përkryer do të ishte krijimi i një Programi Nacional për Kontrollin e Kancerit nga gjithë ekspertët mjekësorë brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë dituri profesionale, eksperiencë dhe suksese në shërimin e sëmundjeve të kancerit. Pra duhet sa me shpejtë që t’i kristalizojmë këto iniciativa dhe detyra të shenjta. Dhe të jemi më profesionalistë dhe në gatishmëri për t’iu ndihmuar pacientëve me këto sëmundje të rënda dhe me rrezikshmëri të lartë për humbjen e jetëve njerëzore. Sa më shpejt na duhet që te pacientët dhe populli, të rifillojmë dhe ngremë me profesionalizëm dhe sukses edukatën e mirëfilltë shëndetësore dhe respektimin e rekomandimeve që dalin nga Udhërrëfyesi i OBSH dhe Programi Nacional të cilin duhet hartuar sa më shpejt. Siç themi ne në mjekësi “se më lehtë është të parandalosh (të bëjmë dhe aplikojmë preventivën mjekësore), se sa të shërosh”. Sepse shërimi është në kuptimin kohor më i gjatë se parandalimi, sfidues, me dhembje dhe depresion të pacientëve dhe familjes, pse jo sfidues edhe për vetë mjekët, plus ka kosto të lartë dhe kushton shumë në kohën e kësaj krize globale, por edhe nacionale. Pra kjo është e para, parandalimi (preventiva e përbashkët me bashkëpunim serioz të pacientëve dhe mjekëve) për ta diagnostifikuar sa ma herët dhe për të fituar luftën kundër kancerit. Edukata shëndetësore dhe njohja me sëmundjet kanceroze, lajmërimi i menjëhershëm te mjeku, diagnostifikimi i saktë, si dhe fillimi i terapisë kundër sëmundjeve kanceroze janë kurs i sigurt kah suksesit.
Këshillat mjekësore
T’i studiojmë dhe aplikojmë me konsekuence këshillat preventive mjekësore. Se shkenca nuk njeh kufij dhe se teknika përparon dita-ditës, kjo tashmë është më se e njohur. Gjithashtu jemi dëshmitarë të përparimit dhe suksesit të madh të shkencave mjekësore, si në metoda të reja diagnostifikimi, ashtu edhe në mënyra të reja dhe të sofistikuara shërimi. Kjo automatikisht nënkupton edhe zgjatjen e jetës të pacientët e nderuar me kancer, nga këto sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Kanceri i gjirit konkretisht, por edhe kanceret e tjera në organizmin e njeriut, bazë numër një e kanë trashëgiminë dhe sëmundjet kronike të pashëruara apo të kuruara dobët, si dhe ekspozimin permanent ndaj kemikaleve dhe rrezatimeve radioaktive të dëmshme gjatë jetës. Me njohuri dhe të arritura moderne në shkencën e mjekësisë, sot këto njohuri na mësojmë si të largohemi nga të gjitha rreziqet e mundshme, e ky punim po i evidenton edhe njohuritë e mirënjohura të praktikës time 20-vjeçare në këtë lëmë të mjekësisë. Menjëherë pas konstatimit të kancerit nga onkologu, t’i nënshtrohen terapisë së preferuar medicinale dhe të fillohet që në start të kancerit me mjekim permanent. Me njohuri dhe të arritura moderne në shkencën e mjekësisë dhe me përvojën time 28-vjeçare si mjek, sukseset në këtë lëmi të mjekësisë janë shumë kurajuese për pacientët te të cilat zbulohet që në fillin dhe të cilët vijnë menjëherë në mjekim të suksesshëm medicinal. Zbulimi i hershëm që në stadin e parë të sëmundjes është preventiva më e mirë dhe rrugë e sigurt kah suksesit, dhe japin si rezultat të mirë jetëgjatësinë dhe shërimin e pacientëve. Biopsia si metoda e parë dhe më e vjetra për diagnostifikim të gjitha sëmundjeve, edhe atyre kanceroze duhet të bëhet me kujdes më të madh. Sipas zbulimeve të fundit të shkencëtarëve amerikan të respektuar- biopsia si metodë diagnostifikimi është treguar më shumë e dëmshme se sa e dobishme. Për diagnostifikimin e kancerit metodat supermoderne mjekësore japin rezultate dhe diagnostifikim më të sofistikuat dhe shumë më të shpejtë (siç janë CT-ja, Mamografia dhe sonomamografia te femrat me kancer gjiri, dhe ultrazër te ultrasonistët e specializuar dhe me eksperiencë të mirë diagnostifikuese).
Këshillë preventive mjekësore: Menjëherë pas konstatimit të kancerit nga onkologu, t’i nënshtrohen terapisë së preferuar medicinale dhe të fillohet që në start të kancerit me mjekim permanent. Kam përvojë të suksesshme në shërimin e kancerit gjirit te femrat, dhe gjitha kancereve të tjera në organizëm, si dhe kancer lëkure. Përse të mos provojmë mjekimin më të suksesshëm dhe më të lehtë medicinal me terapi avangarde farmaceutike.
Sokol Paja

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net