:RSS Komente

You Are Here: Home » Kuriozitete, Rajoni e Bota » Dominimi kinez ne lojrat olimpike, ja kush jane arsyet

Femijet kinez duke u stervitur

Me qindra fëmijë të përzgjedhur që në moshë të vogël, të larguar me forcë nga familjet e tyre dhe të detyruar të stërviten në mënyrë brutale, për orë të zgjatura në ditë.

Ndërsa kanë kaluar katër ditë që prej fillimit të Lojrave Olimpike të Londrës, dominimi kinez bëhet gjithmonë e më i dukshëm.

Kinezët janë katapultuar në vendin e parë në renditjen e medaljeve, duke triumfuar në shumëllojshmëri sportesh, madje edhe në të tillë në të cilët më parë nuk kanë pasur ndonjë traditë të suksesshme, përfshi noti.

16-vjeçarja Ye Shiwen, shokoi rivalet dhe ekspertët, kur në stilin 400 metra stil i përzjerë, jo vetëm theu rekordin botëror, por notoi në pjesë të veçanta edhe më shpejt se amerikani Lochte, kampion i meshkujve në të njëjtën disiplinë.

E akuzuar për doping, Ye u mbrojt duke thënë se suksesi i saj i dedikohet një pune të palodhur që në moshë të vogël.

Eshtë pikërisht përzgjedhja e sportistëve që në moshë të vogël ajo që lejoi Kinën të fitonte Olimpiadën e parë në Pekin 2008, në të njëjtën kohë që dominimi bëhet gjithmonë e më i fortë garë pas gare.

Në një reportazh fotografik të publikuar në “Daily Mail”, tregohej ditën e hënë se cila është kostoja e suksesit.

Me qindra fëmijë të përzgjedhur që në moshë të vogël, të larguar me forcë nga familjet e tyre dhe të detyruar të stërviten në mënyrë brutale, për orë të zgjatura në ditë.

Dhe e gjithë kjo punë për të prodhuar disa syresh që do të përfaqësojnë më pas Kinën denjësisht në Lojrat Olimpike, ndërsa qindra apo mijera fëmijë të tjerë, të cilët nuk arrijnë dot majat, mbeten të paarsimuar dhe të destinuar për një jetë të mjeruar, pasi nëse nuk arrijnë në nivelet më të larta në çdo sport, i pret puna e rëndë fizike nëpër kooperativa apo fabrika të ndryshme.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Related posts:

Ja 20 deputetët, biznesmenët më të fuqishëm në vend
Vrasin vajzën për t’u pasuruar
Perjashtohet nga shkolla, Shau mesuesin ne facebook

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin per::

  • shiko live duke u
  • lojrat olimpike
  • kuriozitete nga lojrat olimpike pekin 2008
  • lojrat olimpike kush do te behet milioner
  • kush jane gatime elbasanit
  • kuriozitete nga lojrat olimpike ne pekin

Leave a Reply

© 2012 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie