Doli në shitje FacebookMania

Në ditën kur hapi dyert Panairi i Teknologjisë Informative dhe Telekomunikacionit “ITTF”, PC World Albanian bëri edhe lansimin zyrtar të shitjes së revistës ekskluzive FacebookMania

FacebookMania është botim special i revistës PCWorld Albanian e cila botohet nga IT & Business Media Group LLC me licencë ekskluzive nga International Data Group.

FacebookMania është botuar me qëllimin e vetëm për të bashkuar në një vend VIP-të shqiptarë të cilët pëlqejnë, urrejnë apo janë indiferentë ndaj rrjetit shoqëror të shumë popullarizuar Facebook.

Në kuadër të revistës do të mund të gjeni intervista ekskluzive me më shumë se 15 intervista me VIP nga skena artistike e Kosovës dhe Shqipërisë, si intervista me Dafina Zeqirin, Nora Istrefin, Zaimina Vasjarin, Rozana Radin, Genta Ismajlin, e shumë e shumë të tjerë.

Përveç intervistave mjaft interesante, në FacebookMania ju do të mund të gjeni edhe këshilla sesi të kujdeseni për privatësinë në Facebook, do të kuptoni për grupet më të mëdha shqiptare, kuriozitete mbi Facebook, për konkurrentët e këtij rrjeti social, e shumë çka tjetër.

Revista do të ketë një çmim prej 3 euro dhe shpërndarja në të gjitha pikat shitëse në Kosovë e Shqipëri, do të bëhet më së largu deri më 29 maj të këtij viti.

pcworld.al

Leave a Comment

%d bloggers like this: