:RSS Komente

You Are Here: Home » Aktualitet, Peqini » Dokumentari per Daniel Godellin, Qytet i vogël i kampionëve të mëdhenj

Dokumentari “Qytet i vogël i kampionëve të mëdhenj”, i regjisorit Ylli Pepo, i është kushtuar peshëngritësit Daniel Godelli, kampion bote për të rinj dhe kampion evrope në stilin e shkëputjes në peshën 69 kg, si dhe qytetit të Peqinit, që ka vite që i është përkushtuar shtangës dhe futbollit.
Filmi “Qyteti i vogël, kampionë të mëdhenj”, tregon per kampionin e botës nga Shqiperia, peshengritesin Daniel Godelli, si dhe per qytetin e tij te lindjes Peqinin, ku ai u rrit dhe u trajnua nga trajneri veteran Ali Lundraxhiu.
Filmi ka per autorë, gazetarin e njohur sportiv Ahmet Shqarri, kameraman Astrit Omeri dhe montazh Gjergji Panon. Ky dokumentar, i mbështetur nga deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka marrë dhe çmimin “Mention D’Honneur”, në festivalin e 29-të ndërkombëtar të filmit sportiv në Milano.
Në festivalin e organizuar nga data 31 tetor deri me 2 nentor, Pepo e rrembeu kete cmim mes 986 konkurrentëve nga mbare bota, te cilet vinin nga 108 shtete te ndryshme. Filmi yne konkurroi ne kategorine e fimalve dokumentare “Per kampione te medhenj”.
Ky film është ku eshte ngritur figura e Daniel Godellit, por dhe e të gjithë qytetit të Peqinit, që ka vite që i është përkushtuar shtangës dhe futbollit. Dhe ky dokumentar, siç ka dashur ta cilësojë autori Ahmet Shqarri, ka qenë dhe një reagim për qytetin e tij të lindjes, Peqinin.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 10.0/10 (1 vote cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)
Dokumentari per Daniel Godellin, Qytet i vogël i kampionëve të mëdhenj, 10.0 out of 10 based on 1 rating

Related posts:

Peqin, analiza 70 të burgosurve për SIDA
“Skampa”, drejtori Sulkja: Sezoni artistik, në pikëpyetje
Tanush Kaso: Gratë dhe vajzat që përdhunoheshin në burgjet e komunizmit

Leave a Reply

© 2012 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie