Diplomacia në lëvizje për Veriun e Kosovës

Diplomacia europiane është vënë në lëvizje për çështjen e Veriut të Kosovës. Dy ministra të Jashtëm dhe një kryeministër pritet ta vizitojnë Republikën e re në dhjetë ditët e ardhshme. Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, do të shkojnë në Prishtinë, ku do të takohen me zyrtarë të lartë institucionalë dhe partiakë të Kosovës. Të enjten, Vestervelle pritet të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler. Ai është zyrtari i parë i lartë i një vendi të BE-së që viziton Kosovën pas zhvillimeve të fundit në Veri. Vizita e tij ndodh pas një takimi të dielën me ministrin e Jashtëm britanik, Uilliam Hague. Pas këtij takimi, të dyja vendet lëshuan një komunikatë për zhvillimet në Kosovë, duke kërkuar të mbrohen kufijtë ekzistues të Kosovës dhe që vendet, Kosova dhe Serbia, të mos e rrezikojnë BE-në. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është i vendosur të mbrojë politikën e tij për Veriun e vendit. Thaçi tha dje në një intervistë me VOA-n se ndryshimi i kufijve për Kosovën do të sillte ndryshime të tjera kufijsh në rajon, duke i bërë kështu një paralajmërim Serbisë që të heqë dorë nga ideja për marrjen e Veriut. Ndërkohë, barrikadat serbe pritet të hiqen sot. Vendimi thuhet se është marrë gjatë takimit të krerëve të katër komunave serbe në Veri të Kosovës me Presidentin serb, Boris Tadiç.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: