Dinamo-MTKRS, sot raundi II i bisedimeve

Drejtuesit e skuadrës së Dinamos pritet të nisin sot një tjetër raund bisedimesh me Agjencinë e Sporteve, që ka marrë në administrim ambientet e klubit blu. Në kërkesën e parë të bërë në drejtim të Agjencisë, drejtuesit blu kërkonin një sërë ambientesh për t’i marrë me qira. Megjithatë, bordi i mbledhur nga Agjencia e Sporteve vendosi që të reduktonte kërkesat e bëra nga klubi i Dinamos, duke i lënë skuadrës në përdorim fushat stërvitore dhe një pjesë të vogël të ambienteve të tjera, krahasuar me ato që kërkoheshin nga drejtuesit. Edhe pse, menjëherë pas marrjes së vendimit të bordit të Agjencisë së Sporteve drejtuesit blu reaguan ashpër, ata tashmë i kanë ulur pretendimet e tyre.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: