Dijetari shqiptar Muhammed Nasiruddin Al Albani

Muhammed Nasiruddin ibn Nuh ibn Adem Nexhati Al-Albanij (Allahu e mëshirofte)

Me të vërtetë është për të ardhur keq se si shqiptarët sot njohin aq shumë nga bota që i rrethon ata,kurse për atë që është nga origjina e tij nuk janë në dijeni fare. Nëpër faqet e shtypit dhe literaturës sonë herë pas here gjejmë artikuj që… flasin për jetën e këtij shkencëtari,apo
atij poeti perëndimor, por rrallë herë ne mësojmë për njerëzit me famë
që ne i kemi dhuruar botës.Një nga personat më me famë që ne i kemi
dhuruar botës së shekullit të XX-të është një personalitet aq i ngritur
sa që nuk mund të krahasohet me ato personalitete të rëndomta që i
gjejmë në skaje të çdo reviste apo libri,por ky ishte një kollos i
madh, një shkodran i quajtur Nasir ,i shquar në globin e botës si: Nasiruddin Albani.

Lindja dhe Prejardhja e tij
Muhammed Nasiruddin Albani u lind në Shkodër,në vitin 1333 h – 1914, kur në atë kohë Shkodra ishte kryeqytet i Shqipërisë.

Familja e tij
Babai i tij ishte Haxhi Nuh Nexhati, i cili kishte mbaruar fakultetin e
sheriatit në Istambull.Haxhi Nuhi në atë kohë shërbente si Imam në
Shkodër, ku dhe dallohej me dituri në shumë lëmi të jurisprodencës
Islame,sidomos në atë të Medh’hebit Hanefi.Shqipëria në atë kohë ishte
nën mbretërin dhe sundimin e mbretit: Ahmet Zogu.Për shkak të rexhimit
rebelantë Zogas,Haxhi Nuhi dhe shumë shërbyes fetar sikur ai nga
dijetarët dhe imamët,nuk i mbeti rrugëdalje tjetër vetëm se ta zgjedh
rrugën e emigrimit, nga vendi i tij i dashur Shkodër,për në vend tjetër
ku mund të gëzonte lirinë e praktimit të fesë së Allahut, duke patur në
hatër se dera e emigrimit është e hapur në raste specifike sikur kjo,me
çrast ku dihet se të njëjtën gjë që e kishte bërë edhe Pejgamberi
alejhis-selam me shokët e tij,ku ishin larguar nga Meka vetëm për hirë
të Fytyrës së Allahut dhe kënaqësis së Tij duke marrë udhën për në
Medine,enkas që t’ju lehtësohej adhurimi i vetëm i Zotit, duke lënë pas
vetës së tyre mbarë pasurinë dhe familjen e tyre që kishin.Kështu
vendosi edhe Haxhi Nuh Nexhati,sikurse edhe shumë familje tjera.

Emigrimi i familjes së tij
Problemi kryesor ishte se për ku do të merrnin rrugën e shpërnguljes, së pari u nisën për në Istambull, mirëpo pas një kohe Haxhi Nuhit nuk iu
përshtati edhe pse aty kishte mbaruar fakultetin e Jurispodencës
Islame,ai vendosi që të niset për në Damask në kryeqytetin e Sirisë së
sotme.

Vendqëndrimi në Damask
Pasi që i tejkaluan të gjitha peripetit e vuajtjeve dhe rrugës së gjatë,ata
u vendosën në Damask,ku dihet se askush prej antarëve të familjes së
tij nuk ishin në gjende të komunikonin gjuhën arabe përveç babait të
tyre, Haxhi Nuhit.Haxhi Nuhi vendosi që djemve të tij t’ia mësonte
gjuhën arabe,e pastaj të vazhdonin shkollimin e më tutjeshëm
të shkencave Islame. Muhammed Nasiruddin Albani filloi t’i vazhdojë
mësimet në shkollën e mesme,ai qysh në fillim të kërkimit të dijes
dallohej me zgjuarësi, ishte njëri ndër më të mirët në klasë,e në
veçanti në rregullat e gjuhës arabe .Arabët e urrenin çdo të huaj
jashtë rrethit tyre siç ishte edhe Muhammed Nasiruddin Albani,sidomos
kur ky i huaj ishte më i mirë se ata në shkollë,andaj edhe nuk ishte
për tu çuditur t’mos shikohej si dashamirës.Këtë e ka dëshmuar edhe vet
Imam Albani me gojën e tij kur tregon:Një ditë prej ditëve përderisa
ishim në klasë,në orën e gramatikës arabe,- gjithë herë Albanin
profesori e pyeste të fundit si nënçmim sepse ishte i huaj-,profesori u
shtroi një pyetje gjithë nxënësve, por asnjëri prej tyre nuk u
përgjigj,e doemos erdhi radha Albanit, ai u përgjigj në mënyrën më të
mirë ku dhe mahniti profesorin,me ç’rast profesori iu drejtua nxënësve
arab:”si nuk keni turp që një i huaj si Muhammed Nasiruddin Albani të
jetë më i miri ndër ju në klasë”.Gjuhën arabe e kishte obligim ta
fliste në rrugë, ndërsa në shtëpi ishte i detyruar nga babai i tij ta
fliste gjuhën shqipe.Imam Albani mu kur filloi thirrjen muslimanëve që
të kapen për Kuranin, Sunnetin dhe veprën e Sahabëve, ashtu sikur na urdhëron Allahu në shumë vende në Kuranin Fisnik vërejmë se thirrja e tij nuk qe i mirëpritur,sidomos nga ana e Sufive-Dervishve dhe fanatikëve Medh’hebor.Mirëpo falë Zotit për shkak të urtësis së
madhe që ia kishte dhuruar Allahu Imam Albanit,arrriti t’i përfitoj
zemrat e shumicës së muslimanve,ai dallohej nga të gjithë, si në
metodën e davetit-thirrjës,ashtu edhe në dituri dhe moral të
lartë.Përveç të tjerash Imam Albani pati probleme edhe me autoritetet e
atëhershme qeveritare,ku edhe u burgos. Është me rendësi të cekim se
Imam Albani u burgos në të njëjtin burg ku ishte burgosur edhe Shejhul
Islam Ibën Tejmijeh-Allahu e mëshiroftë.Tregohet se kur Ibën Tejmijeh
kishte qenë në burg,ai kishte arritur me anë të thirrjes së tij të
mirëfilltë që të tubojë një xhematë të pa parapar për ta falur namazet
me xhematë,njëashtu edhe namazin e Xhumasë, pas vdekjes së Ibën
Tejmijes kjo thirrje ishte ndërprerë për ta ringjallur ringjallësi
tjetër i Sunnetit Imam Nasiruddin Albani.Përveç thirrjes nëpër xhamia
Imam Albani kishte edhe mësime private me nxënësit e tij, prej tyre
kishte shumë arsimtarë që kishin dëshirë ta njohin rrugën e vërtetë të
Muhammedit alejhis-selam, gjegjësisht pasimin e Kuranit dhe
Sunnetit.Kjo dituri ishte nga puna e palodhur e tij prej 8 orë deri 12
orë në ditë, në biblotekën “Edh-Dhahirijeh” në Damask.Kështu që një
ditë prej ditësh studentët u ankuan tek drejtori i biblotekës se nuk
kanë vend të mjaftueshëm për mësime sepse Albani po e okupon një
tavolinë me katër ulëse, që do të thotë se në atë tavolinë nuk kishte
vend sepse ishte e mbushur përplot me libra.Librin e parë që filloi ta
punojë në hadith ishte libri “Ihja ulum-udin”të Gazalit,si dhe shume
libra tjerë, pastaj kërkoi nga drejtori i biblotekës së Damaskut që
t’ia ipte një dhomë të posaçme që të punojë në lëminë e tij që kishte
në hadith, si shkas që të futet në fakultet si profesor.Pas kësaj ai
punësohet si profesor në Fakultetin e Sheriatit në Damask, për një kohë
të shkurtë jep mësim në këtë fakultet, më pas i vie ftesa për mësim në
Universitetin Islamik në Medine. Në atë kohë drejtor i Universitetit ishte Muhamed Ibrahim Al-shejh,njëherit që shërbente edhe si myfti në Arabin Saudite, ku kërkon nga Imam Albani që të jep lëndën e hadithit dhe fikhun.Në Universitetin Islamik në Medine,Imam Albani jep mësim tri vite me rradh në hadith dhe fikh,duke dhënë tërë mundin maksimal që e kishte,për t’ju shpjeguar me sinqeritet nxënësve atë që e kërkonin. Imam Albani dhe studentët ishin si shokë në mes vete, kurrë nuk kishte pushuar gjatë pushimit të orëve, por kjo kohë e shkurtër shfrytzohej për pyetje dhe përgjegjje nga ana studentëve të interesuar,andaj edhe u thoshte: se ky është mësimi më i vërtetë, d.m.th: shpjegimi jashtë orarit mësimor.Raportet mes Imam Albanit dhe studentëve të tij ishin si shokë e kolegë,e kurrsesi si profesor-student, kjo tregon se Imam Albani, gjatë shkuarjes në shtëpi i mirrte studentët me automjetin e tij dhe i dërgonte në xhamin e Pejgamberit alejhis-selam ose ku kishin për të shkuar, sa që tregon se një ditë prej ditëve ishte futur në një zyre për të kryer një punë dhe kishte lënë automjetin aty afër, kur kthehet nga zyrja e sheh se automjeti ishte mbushur me studentë që dëshironin të shkonin me të në xhami apo në qytet, Imam Albanit nuk i pengonte kjo gjë por përkundrazi i merrte dhe i sillte aty ku deshironin ata, kur kthehej në mëngjes për në fakultet studentët e pritnin tek hyrja e fakultetit për ta pyetur ndonjë pyetje.Në Medine Imam Albani mbetet vetëm tri vite, ku më pas kthehet në Damask.

Emigrimet e shumta të Imam Albanit
I Lartëmadhëruar është Allahu që sprovon robërit e Tij me shumë
gjëra,qofshin ata edhe Pejgamber,Sahabe, Dijetar,poashtu edhe Imam
Albani që nga fëmijëria u sprovua me sprova të ndryshme,e prej tyre
shumë emigrime në shumë toka arabe derisa në fund u vendos në Jordani dhe aty vdiq.
Allahu thotë në Kuran:
”A menduan njerëzit të thonë:“Ne kemi besuar;e të mos vihen në sprovë”. (Ankebut:2)
Dhe në ajetin tjetër thotë:
”Po ju a menduat se do të hyni në xhennet pa u provuar edhe ju me
shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet
e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i Dërguari thoshte,edhe ata që
kishin besuar me të:”Kur do të jetë ndihma e Allahut? (Ju erdhi
ndihma), Vërtetë,ndihma Allahut është afër”. (Bekare:214)
Në ditët e para të Ramazanit të vitit 1400 hixhrij-1980, Muhammed
Nasiruddin Albani u vendos në Amman (Kryeqyteti i Jordanis)me familjen
e tij, ku fillon me ndërtimin e një shtëpie të vogël për jetesë, mirëpo
brenga e tij ishte se si t’i sjellte librat që i posedonte.Posa u
vendos në shtëpi, pas një mundi dhe një mori sprovash e
sëmundjesh,kërkuesit e diturisë kërkuan nga ai që t’ju mbajë ligjerata.
Vendosi që një herë në javë t’ju mbante ders në një shtëpi të një
vëllau musliman që e kishte njohur Imam Albani më herët. Ai tregon se
për çdo muaj Imami kishte shkuar në Amman ku qe përgjegjur pyetjeve të shumta të nxënësve duke ju mbajtur nga një ligjeratë të shkurtër.Për
çdo të Enjte pas namazit të akshamit u shpjegonte nxënësve më të afërt hadithe nga libri:”Rijadus-Salihin”të Imam Neveviut”si dhe pas çdo
ligjërate u përgjigjej pyetjeve që kishin nxënësit.Thotë Imam Albani:
Kur u përgatita të mbaj dersin e tretë me radhë më erdhën e më thane:
ti nuk ke vend këtu dhe largohu menjëherë nga Ammani për në
Damask.Mbeta pa shtëpi derisa arrita në mbrëmje në Damask të mërkurën më 19 sheval të vitit 1401h-1981.Nuk më mbeti rrugëdalje tjetër vetëm se të fali namaz Istihare e të kërkoj nga Allahu zgjidhje tjetër,vendosa që të udhëtoj për në Bejrut aty kisha një mik të hershëm.Në Bejrut kishte mbetur për një kohë të shkurtër dhe përsëri merr rrugën e largimit nga Bejruti për në Emirate ku kishte disa miq të afërt, pasues të Sunnetit. Përsëri nga Emiratet largohet për në Amman me ndihmën e Allahut dhe vendoset me familje.Fillon mësimet në biblotekën e vet që e kishte në shtëpi në lëminë e hadithit, mirëpo ishte i kushtëzuar nga shteti që mos të jepte derse nëpër xhamia por të mbetet në shtëpinë e vet.Mirëpo edhe në shtëpi i mësonte nxënësit e tij që i kishte, madje disa kishin përcjellur mësimet e Imam Albanit që kur jetonte në Damask.Imam Albani në Amman kaloi një jetë të mirë,e të qetë,bëri punën më të madhe në lëminë e vet që kishte në hadith,shkroi librat më volumunoze. Imam Albani fitoi çmimin Nobel në shkencën e Hadithit, u shpërblye për shërbimet e tij me një shumë të madhe të parave nga mbreti i Arabise Saudite. Erdhi koha kur Imam Albanit iu dobësohet shëndeti, mirëpo ai prap nuk është ndalur kurrë nga puna e tij në shkencën e hadithit, sa që tregon djali i tij se Imami edhe pse ishte shumë i sëmurë nuk është ndalur nga leximi e shkrimi, kërkonte nga djali i tij duke i thënë:” afroma këtë libër,e atë libër,lexo këtu, e lexo aty, shkruaj këtë,e shkruaj atë”.Nga kjo shohim se me të vërtetë ishte i sinqertë në punën e tij dhe dëshiroi që emanetin ta çonte në vend ashtu siç ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i tij Muhamedi alejhis-selam, ku lusim Allahun që ta shpërblej për punën dhe mundin që dhuroi në shërbimin e fesë së Tij.Sëmudja filloi ta dobësojë dukshëm shëndetin e Imam Albanit,sa që me datën 10.02.1999 ditë e shtunë në spitalin e Ammanit “Shumejsan” në kohën e akshamit ndërroi jetë Muhadithi i këtij shekullit Imami i Sunnetit Muhammed Nasiruddin Albani, Allahu e shpërbleftë dhe e takoftë më të dashurin e tij Muhammedin alejhis-selam në Xhennetin Firdevsul A’la.

Porosia e Imam Albanit për të gjithë muslimanët
Falënderimi
i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë
kërkojmë.Kërkojmë mbrojtje nga Allahu, prej cytjeve të shejtanit dhe
veprave tona të liga. Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush e lajthit dhe
atë të cilin Allahu e largon nga rruga e vërtetë,s’ka kush e
udhëzon.Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç
Allahut, i Cili është Një dhe i Vetëm dhedëshmoj se Muhammedi është rob
dhe i dërguari i Tij.I porosis të gjithë muslimanët në fytyrën e tokës,
e posaçërisht vëllezërit tanë të cilët janë në të njëjtin rrugë sikur
ne në predikmin e Islamit,predikimit të bekuar,në pajtim me Kuran,
Sunnet dhe metodologjisë së të parëve tanë të sinqertë.Duke e
këshilluar së pari vetën dhe gjithë juve me frikërespekt ndaj Allahut
dhe kërkim të diturisë së shëndoshë, sikur që thotë edhe
Allahu:”Frikësojuni vetëm Allahut,e Allahu t’ju mëson” , të njohim
dijen
e sinqertë dhe ta shpërndajm atë ndër ne, mos t’largohemi nga Kurani
dhe Sunneti si dhe nga rruga e të parëve tanë të sinqertë.Të bashkohemi
sa më shumë në rrugën e thirrjes me këtë dituri, në mënyrë që dituria
mos të jetë argument kundër neve, por të jetë argument për ne, ditën
kur nuk bën dobi as pasuria e as fëmijët,vetëm se kush i paraqitet
Allahut me zemër të pastër.Pastaj ju këshilloj që të mos bashkoheni me
ata të cilët janë larguar nga rruga e Selefit në shumë pikëpamje,
sidomos me ata që i bashkon fjala ”dalje” thirrje kundër muslimanëve,
mirëpo t’i këshillojmë dhe t’i urdhërojmë ata në atë që ka urdhëruar
Pejgamberi alejhis-selam në hadithin e vërtetë: “Bëhuni robër të
Allahut ashtu si ju ka hije vëllezër”.Sikur që kam thënë edhe më herët
, përsëris prapë se në përkujtim ka dobi, duhet të tregohemi të butë
gjatë thirrjes së atyre të cilët na kundërshtojnë, me qëllim që të
bashkohemi (në pajtim) me fjalën e Allahut të Lartësuar gjithmonë dhe
pandërprerë:
”Ti
(Muhammed) thirrë për në rugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë dhe
polemizo me ta (kundërshtarët) me atë që është më së miri”.
Nëse
dikush meriton të përdorë më së shumti butësinë janë ata që thërrasin
në pajtim me parimet e besimit dhe metodologjisë sonë, me qëllim që mos
të bashkojmë mes thirrjes në të vërtetën që Allahu na ka dhuruar me
mirësin e Tij dhe metodës brutale,e të keqe në thirrje tek Allahu i
Lartësuar.Lus vëllezërit tanë kudo që gjinden në vendet Islame të
pajisen me edukatë Islame , kështu që qëllim primar dhe esencial i
veprimtaris sonë të jetë arritja e kënaqësis së Allahut të Lartësuar,
të mos kërkojmë nga kjo shpërblim dhe falënderim nga njerëzit, shpresoi
se kaq mjafton.Falënderimi i qoftë Allahut,Zotit të Botrave.

Porosia e fundit drejtuar familjes së tij
Porosis
gruan, fëmijët,shokët dhe çdo njërin që më do mua që sapo të ndëgjojnë
për vdekjen time,të kërkojnë falje dhe mëshirë nga Allahu për mua, mos
të qajnë e të më vajtojnë me zë të lartë.Të shpejtojnë varrimin tim dhe
mos të lajmërojnë nga të afërmit, vëllezërit,vetëm ata që duhet të
vijnë për përgatitjen e xhenazës sime,xhenazën time dua ta pastrojë
fqiu dhe shoku im i sinqertë –Izzet
Hidër
Ebu Abdullahu- dhe kë ai dëshiron ta zgjedh që t’i ndihmojë për
pastrimin tim.Të zgjedhin vendin e varrimit tim sa më afër shtëpis
sime,në mënyrë që mos të detyrohen dashamirët të më vendosin në
automjete dhe të jetë varri im në ndonjë varrezë të vjetër që mendohet
se nuk prishet.Kur të vdes,ata që janë mbrenda vendit, të mos i
lajmërojnë ata që janë jashtë vendit, qofshin ata edhe fëmijët e mi,kjo
si mirësi ndaj tyre dhe tjerëve,le t’i lajmërojnë ata pas varrimin tim
në mënyrë që mos të mërziten,e deria të vijnë kjo të ma pengojë
shpejtimin e varrimit tim.Lus Allahun që ta takojë Atë, e Ai t’mi ketë
falur mëkatet e mia.Porosis të gjitha librat e mia, qofshin ato të
botuara apo ato që janë dorëshkrime nga dora ime,t’i dërgoni në
Universitetin Islamik në Medinen e Pejgamberit, për arsye se nga ajo
kam kujtime të mira kur isha atje si mësimdhënës dhe thirrës sipas
Librit të Allahut, dhe Sunnetit të Muhammedit alejhis-selam,në pajtim
me të kuptuarit e të parëve tanë të mirë- selefit.Duke kërkuar nga
Allahu që ato libra t’ju sjellin dobi atyre ashtu si u kishte sjellë
dobi edhe pronarit të tyre,e mos t’më harrojnë t’i luten Allahut për
mua në lutjet e sinqerta të tyre.

Varrimi i tij
Varrimi i tij u bë në ditën e shtunë, pas faljes së namazit të jacisë.
Namazi
iu fal me nëntë tekbire edhe pse nuk ishte shpallur vdekja e
tij,prezent në namazin e xhenazës dhe varrimit të tij ishin mbi 5000
njerëz.Dijetari i njohur, Muhamed Salih El Uthejmini,të nesërmen
ndëgjoi për vdekjen e Imam Albanit, bëri thirrje, në shtëpin e Imam
Albanit që të njoftohet për ditën e varrimit të tij, me ç’rast u
ballafaqua me përgjegjjen e papritur të familjes së tij se Imam Albani
ishte varrosur dje,atëherë shejh Uthejmini tha:”Elhamdulilah, jeta e
tij ishte ringjallje e Sunnetit,Allahu ia mundësoi që edhe vdekja e tij
të jetë ringjallje e Sunnetit”,dmth shpejtimi i varrimit.Të mos
harrojmë se në këtë mënyrë Pejgamberi alejhis-selam kishte varrosur
edhe vajzën e tij, kështu ishte varrosur edhe Ebu Bekri
radijAllahuanhu, Ajsheja radijAllahu anha, si dhe shumë Sahabe tjerë
dhe dijetarë të selefit.
Librat dhe punimet e tij
Bota
islame është dëshmitare e librave, punimeve dhe hulumtimeve të tij
shkencore në shumë fusha Islame si:Hadith,Fikh,Tefsir,Gjuhë
Arabe,etj.Vetëm një vështrim i vogël në librat e tij,shpalon sheshazi
diturin e pastërt të Imam Albanit dhe sinqeritetin e tij.Nëse don të
bindesh për këtë,atëherë udhëto nëpër botë e shiko se si Imam Albani
është prezent në çdo librari,ligjeratë,xhami me: librat, fetvat,
verifikimet e tij të haditheve,po thuaj nuk ka hadith që në fund mos të
citohet emri i tij:”vërtetoi Albani,dobësoi Albani” madje librat e tij
gjinden edhe në raftet e biblotekave të atyre që kanë urrejtur Imam
Albanin.Librat e tij janë shumë,e që nuk është vendi t’i përmendim këtu
tani,por dua të përmendi vetëm fjalën e shejh Rebi Ibën Hadi El
Med’hali-ut, Allahu e ruajtë për Imam Albanin:”Ishte biblotekë në veti
me dijen gjithpërfshirëse që posedonte ,për momentin as shtetet me
institucionet e tyre nuk kan mundësi t’i dhurojnë Islamit dije sikur ai
dhe çdo kush që shkruan tani në shkencën e hadithit nuk mund të
pavarësohet nga dija e tij”.
Ka
thënë gjithashtu:”Për fat keq iu është bërë zullum këtij njeriu,ngase
arabët nuk ia ditën vlerat dhe meritat e tij,njeriu që Allahu e barti
nga zemra e Evropës në tokat arabe,në veçanti në biblotekën Dhahirijjeh
të Damaskut,bibloteka më e madhe e Lindjes duke qëndruar në të 60 vite
në shërbim të Islamit(Dekleratë e Shejh Rebiut në një mexhlis të
mbajtur më 2611426h.).Imam Albani ka shumë shkrime e punime në
librat e dijetarëve të hershëm, disa janë botuar e disa ende jo.
Shumë
pak nga librat e Imam Albanit janë të përkthyra në gjuhën shqipe,
mirëpo kemi shpresë që në të ardhmën e afërt shumë shpejtë do të
pasurohen libraritë shqipe edhe nga kjo mangësi.

Ligjëratat e tij të inçizuara në kaseta
Sipas
informatave të ardhura nga Muhamed Ebu Ahmed Ebu Lejla El-etheri ka mbi
pesëmijë kaseta të inçizuara, me përmbajtje të ndryshme qofshin ato
ligjërata, dialogje me dijetarë tjerë, pyetje e përgjigjje, tregime mbi
Sahabët, tregime mbi Pejgamberët alejhimus-selam besimit dhe medotës së
tyre në thirrje, rregulla nga hadithet për xhihadin ,demantim i
mendimeve të grupacioneve të shumta bashkohore si: Sururitë-Havarixhët
bashkëkohorë,etj.Përgëzojmë të gjithë dashamirët e Albanit dashamirët e
Sunnetit,nga nxënësit e dijes dhe hoxhallarët
se
këto ligjërata kanë filluar të shkruhen e të përmbledhen të gjitha
fetvat e Imam Albanit në vëllime të shumta, duke kërkuar nga Allahu t’a
lehtësojë botimin e tyre sa më shpejtë.Imam Albani ishte dhe mbeti
thirrës i denjtë në rrugën e Allahut të Lartësuar me një mendjeprehtësi
gjatë tërë jetës së tij. Thirrja e tij qe bazuar mbi metodologjinë:”
dëllirje dhe edukim”.Ajo qe ndërtuar mbi dituri dhe kultivim si një
mësues bujar dhe edukatoro besnik.Ai ua mësoi të tjerëve shumë gjëra
si: besimin, metodologjinë e thirrjes, sjelljen, moralin, karakterin e
lartë dhe zemrën e butë.

Nxënësit e Imam Albanit
Nxënësit
e Imam Albanit ,qofshin ata që morrën dituri nga ai sa ishte profesor
në Universitetin Islamik të Medines, apo në tubimet e tij shkencore,ose
ata që përfituan nga të lexuarit e librave të tij –janë shumë, në të
gjitha anët e botës,nxënës këta për momentin që janë duke përhapur
dituri autentike, thirrje në metodën e pastërt me bindje dhe
qëndrueshmëri.Falënderimi i qoftë Allahut që Imam Albanit i dhuroi
nxënës të cilët edhe më tutje vazhduan metodën e tij me besnikëri ku
dhe themeluan Qendrën Islame në Jordani me emrin e tij“Merkezul-
Imamul-Albani”
“Qendra Imam Albani”, me seli në Amman të Jordanisë.Pët ta kuptuar më
mirë se kush ishte Imam Albani-Allahu e mëshiroftë-,atëherë lexo me
vëmendje.

Deklarimet e dijtarëve Islam për Imam Muhammed Nasiruddin Albanin(Allahu e mëshiroftë)
Këto
janë disa deklarime të dijetarëve më të mëdhenjë të këtij shekulli që
dëshmojnë sheshazi për pastërtinë e besimit të Imam Muhammed Nasiruddin
Albanit -Allahu e mëshiroftë-, dhe për korrektësinë e metodologjisë së
tij,diturinë e thellë,dëshirën dhe ambicien e madhe për mbrojtjen e
Sunnetit,përhapjen e tij,si dhe luftimin e së kotës,pasuesve të bidatit
dhe epsharakve të devijuar.Dhe ja ç’kanë thënë dijetarët për të:

►”I
njohur me dije,vyrtyte të larta dhe madhërim të Sunnetit të Muhammedit
alejhisselam dhe shërbyes i denjë i tij,mbrojtës i medh-hebit të Ehli
Sunnetit dhe Xhematit”(Komisioni i përhershëm i dijetarvëe të mëdhenjë i përbërë nga:Shejkh Ibën Bazi,Ibën Gudejjani,Afifi dhe Ibën Ku’udi).

►”Ishte
biblotekë në veti me dijen gjithpërfshirëse që posedonte ,për momentin
nuk kan mundësi as shtetet me institucionet e tyre t’i dhurojnë Islamit
dije sikur ai dhe çdo kush që shkruan tani në shkencën e hadithit nuk
mund të pavarësohet nga dija e tij”(Shejkh Rebi Ibën Hadi El-Med-hali Allahu e ruajtë).

Ka thënë gjithashtu:
►”Për
fat keq iu është zullum këtij njeriu ngase arabët nuk ia ditën vlerat
dhe meritat e tij,njeriu që Allahu e barti nga zemra e Evropës në tokat
arabe,në veçanti në biblotekën Dhahirijjeh të Damaskut,bibloteka më e
madhe e Lindjes duke qëndruar në të 60 vite në shërbim të Islamit(Dekleratë e Shejkh Rebiut në një mexhlis të mbajtur më 2611426h).

Ka thënë gjithashtu:
►”Dijetar
me plotë kuptimin e fjalës si në hadith dhe shkencat e saja,po ashtu
edhe në fikh me kuptimin e të parëve tanë,nuk fletë kundër tij përveç
pasuesit e tekave dhe bidateve.Ne kemi lidhje të fortë me Imam
Albanin,ngase ajo që na lidhë neve me të është përputhshmëria me të në
akide dhe menhexh,enkas për këtë arsye ne e nderojmë dhe e respektojmë
shumë Imamin,ngase ai ishte mbrojtës i së vërtetës duke zbuluar
devijimet e bidatxhinjve,e nuk është për çudi që pasuesit e bidatit
terësisht të flasin kundër tij”.(Shejkh Rebi Ibën Hadi El-Med-hali-Allahu e ruajtë).

►Dijetar
me largëpamësi të madhe dije gjithpërfshirëse,bindës i fortë,shumë
ambicioz në shërbimin e sunnetit dhe luftimin e bidatit,ngjallës i
Sunnetit në jetën e tij dhe pas vdekjes.(Deklerata e dijetarit të madh Muhammed Ibën Salih El-Uthejmin-Allahu e mëshiroftë).
Ka thënë gjithashtu:
►”Dijetarë
i madh i Ehli Sunnetit dhe Xhematit dhe mbrojtës i kësaj rruge,Imam i
hadithit,nuk njohim njeri në këtë shekull që mund ta tejkaloi në
dije,mirëpo disa njerëz- lusim Allahun mos t’na sprovoi- ziliqar,me
zemra të sëmuara ,kur shohin pranimin e tij nga masa e gjerë,akuzojnë
me gjëra që nuk i përkasin,sikur hipokritët që përqeshin besimtarët kur
ata japin sadaka pak apo shumë.Ne Albanin e njohim nëpërmjet librave të
tij dhe disa takimeve me të,ai posedon akide selefite dhe menhexh të
pastërt dhe të drejtë.Është fatkeqësi se disa njerëz tentojnë zhytjen e
robërve të Allahut në mosbesim-kufër me gjëra që Allahu nuk e ka
konsideruar kufr,duke pretenduar më pas se kush nuk përkrah tekfirin e
tij,ai është murxhi;kjo është gënjeshtër,shpifje.Andaj mos i ndëgjoni
këto pa marrë parasyh se nga kush rrjedhin”..(Deklerata e dijetarit të madh Muhammed Ibën Salih El-Uthejmin-Allahu e mëshiroftë).

►”Nuk
armiqëson Imam Muhammed Nasiruddin Albanin dhe dijen e tij, përveçse
një pasues i bidatit epsharak i devijuar,të tillët janë mu ata që
urrejnë Ehli Sunnetin dhe largojnë njerëzit prej saj”,”Ne vazhdimisht
jemi duke shtuar dijen me librat e Imam Albanit”(Shejkh Mukbil Ibën Hadi El-Vadi’i-Allahu e mëshiroftë).

►Pasues i Sunnetit.,mbrojtës i tij, luftues i së kotës.(Myftiu i dikurshëm i Arabisë Saudite: Muhammed Ibën Ibrahim Alu Shejh-Allahu e mëshiroftë).

►”Çdo armiqësi ndaj Albanit është armiqësi ndaj Sunnetit”.(Shejh Hamud Et-Tuvejxhiri).

►”Nuk njoh nën kupën e qiellit të kësaj bote dijetarë më të madhë sikur Shejh Albani”.(Shejkh AbdulAziz Ibën Bazi-Allahu e mëshiroftë).

Ndërsa kur është pyetur për hadithin:
►”Vërtetë
Allahu në krye të çdo shekulli dërgon një njeri që ua ripërtrin
njerëzve fenë e tyre”(Hadith Sahih); se kush është ripërtrirësi i fesë
në këtë shekull?U përgjigj:Sipas mendimit tim Shejh Muhammed Nasiruddin
Albani është ripërtirësi i fesë në këtë shekull ,Allahu A’lem.” (Shejkh AbdulAziz Ibën Bazi-Allahu e mëshiroftë).

►”Shejh
Muhammed Nasiruddin Albani është prej vëllezërve tanë të veçantë,
besnik.i njohur me dije dhe virtyte te larta,përkushtues i denjë në
shërbimin e Sunnetit si në saktësimin e haditheve,po ashtu edhe në
dobësimin e tyre”.”Pasues i Sunnetit,dashamirës dhe mbrojtës i tij”(Myftiu i Arabisë Saudite: AbdulAziz Alu Shejkhi).

►”Trimfues
i Sunnetit,mbrojtës i Sunnetit,thirrësi i Sunnetit,mësues i
Sunnetit,muxhahid i përhapjes së Sunnetit;i dhuroftë Allahu çdo sukses
dhe mirësi”(Shejkh AbdulAziz Ibën Bazi-Allahu e mëshiroftë).

►”Nuk
ka dyshim se vdekja e Albanit është fatkeqësi e madhe për botën,ishte
yll i këtij ummeti dhe muhaddith i tij,Allahu nëpërmjet tij e mbrojti
këtë fe dhe e përhapi Sunnetin”.(Shejkh Salih Alu Shejkhi-Allahu e ruajtë).
Shkëputur nga libri “Thirrja Jonë”

Leave a Comment

%d bloggers like this: