Digjet flamuri serb ne Tirane (VIDEO)

Tifozet Kuq e zi djegin flamurin serb perpara perfaqesise diplomatike te serbise ne Tirane.
Ky akt vjen si pergjigje pas disa oresh qe ultrasit serbe ne Itali dogjen flamurin kombetar te Shqiperise gjate ndeshjes me Italine. Flamuri shqiptar dogj ne Stadiumin e Xhenoas ne shenje proteste kunder pavaresise se Kosoves.
Ky veprim sipas perfaqesuesve te Tifozave Kuq e Zi ai ishte nje veprim i papranueshem ndaj dhe keta te fundit vendosen ti pergjigjen me te njejten monedhe
Ne oret e mbremjes se dites se marte tifozet shqiptare kane protestuar para ambasades serbe ne Tirane ku edhe kane djegur flamurin serbe.
Nderkohe qe gjate kesaj proteste nga tifozet eshte qelluar edhe nje punonjes i policise i cili ka tentuar te mos lejoje protesten te zhvillohej para deres se ambasades.
Madje per te shperndare tifozet forcat e policise kane qelluar disa here me arme ne ajer. Por jo nuk dihet nese plumbat ishin te vertete apo manover.

SHIKO VIDEO KETU
Ora News

Leave a Comment

%d bloggers like this: