Dielli do të lëshojë rreze shpërthyese drejt Tokës

I ashtuquajtur “cunami diellor”, i cili shoqërohet me shpërthime të mëdha në formë fishekzjarrësh në orbitën e Tokës, pritet të ndodhë gjatë këtyre ditëve të para të gushtit, duke shënuar dëme të jashtëzakonshme.

Kështu kanë theksuar shkencëtarët e NASA-s, të cilët pasi kanë mbajtur nën një kontroll të shtrënguar Diellin, kanë zbuluar sesi aktiviteti në sipërfaqen e tij është më i zjarrtë se zakonisht, e kjo përveç rritjes së madhe të temperaturave, do të shoqërohet edhe me hedhje të frikshme flakësh ndaj planetit të Tokës.

Fishekzjarrë të vërteta, sipas shkencëtarëve janë vlerësuar ato të regjistruara këto ditë nga satelitët, që janë lëshuar drejt nesh, një fenomen që sipas NASA-s, mund të jetë i lidhur me shpërthime edhe më të mëdha në ditët e afërta.

Leave a Comment

%d bloggers like this: