Dhjetë klubet më të shtrenjta në botë

Në vend të parë qëndron Manchester United me 1 miliard e 835 milionë euro. Klubet e futbollit më të shtrenjta në botë e kanë marrë veten nga viti i zymtë i 2008-ës. Duke i parë nga afër bëhet e qartë se klubet më të pasura kanë një avantazh ndaj konkurrentëve të tyre sepse ato janë marka globale, çka i lejon që të gjenerojnë më shumë të ardhura jashtë tregut vendas, siç janë sponsorizimet dhe markat.
Shembulli kryesor është Manchester United, klubi më me i shtrenjtë në botë që vlen 1.84 miliardë euro. Klubi sportiv i Manchester United shfaqet në më shumë se 192 milionë shtëpi. Klubi ka 333 milionë pasues dhe 139 milionë fansa të zjarrtë. Në sezonin e ardhshëm Manchester United do të ketë një bluzë të re sponsori me Aon që do i sjellë rreth 24 milionë dollarë në vit për katër vjet radhë dhe 50 përqind më shumë se ç’është marrëveshja aktuale me AIG. Një tjetër klbu me pasues të mëdhenj jashtë Britanisë është Arsenali, i cili renditet i treti në listë me 1.18 miliardë. Milani ka zbritur mjaft poshtë në listë duke humbur pak nga magjia e tij. Associazione Calcio Milan, shpesh i referuar me shkurtesën Milan, është klub profesional futbollistik bazuar në Milano, Lombardia, Itali. Klubi u themelua në vitin 1899 dhe që prej atëherë gati se gjithë historinë e vetë e ka kaluar në Seria A, kategoria më e lartë futbollistike në Itali.Në kompeticionet UEFA dhe FIFA AC Milan gjithsej ka fituar 18 tituj të njohur internacional, më shumë se secili klub tjetër në botë. AC Milan ka fitar kompeticionin që sot njihet si UEFA Champions League shtat herë; vetëm Real Madrid e ka fituar më shumë herë. Për sa i përket kompeticionit në Itali, AC Milan është klubi i dytë më i sukseshëm me 17 tituj; vetëm Juventus ka fituar më shumë (27). AC Milan ka fituar Intercontinental Cup/Club World Cup katër herë, më shumë se secili klub tjetër në botë. Tituj tjerë të rëndësishëm që AC Milan ka fituar janë European Super Cup pesë herë, Cup Winners’ Cup dy herë, por asnjëherë nuk kanë lujatur në një finale të UEFA Cup (vetëm dy gjysmë-finale). Në Itali Coppa Italia pesë herë si dhe pesë Italian Super Cup. AC Milan gjithashtu është edhe një prej anëtarëve krijues të G-14, një grup i cili prezanton 18 ekipet më të mëdha dhe më prestigjioze në futbollin evropian.

Manchester United

Vendi:Angli
Viti i themelimit: 1878
Vlera e skuadrës: 1 miliard e 835 euro
Të ardhurat vjetore: 292 milionë euro
Fitimet: 82 milionë euro
Uniforma brenda vendit: Bluza të kuqe, pantallona të bardha
Uniforma jashtë vendit: E zezë me viza të kuqe tek bluze dhe viza të bardha tek pantallonat
Nofka: Red Devils
Aksioneri kryesor: Malcolm Glazer
Menaxher: Alex Ferguson
President klubi: Joel dhe Avram Glazer
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Cristiano Ronaldo
Legjenda e së shkuarës: Duncan Edward
Stadiumi: “Old Trafford”, 72,212 vende

Real Madrid

Vendi: Spanjë
Viti i themelimit: 1902
Vlera e skuadrës: 1 miliard e 323 milionë euro
Të ardhurat vjetore: 252 milionë euro
Fitimet: 83 milionë euro
Uniforma brenda vendit: E bardhë
Uniforma jashtë vendit: Lejla
Nofka: Los Blancos
Aksioneri kryesor: Anëtarët e klubit
Trajner: Bernd Schuster
President klubi: Ramon Calderon
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Fabio Cannavaro
Legjenda e së shkuarës: Alfrdo Di Stefano
Stadiumi: “Santiago Bernabeu”, 80,354 vende

Arsenal

Vendi: Angli
Viti i themelimit: 1886
Vlera e skuadrës: 1 miliard e 181 milionë euro
Të ardhurat vjetore: 244 milionë euro
Fitimet: 57 milionë dollarë
Uniforma brenda vendit: Bluza të kuqe me mëngë të bardha, pantallona të bardha
Uniforma jashtë vendit: Bluza të bardha, pantallona vishnje
Nofka: The Gunners
Aksioneri kryesor: Alisher Usmanov
Trajner: Arsene Wenger
President klubi: Peter Hiull-Ëood
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Cesc Fabregas
Legjenda e së shkuarës: Cliff Bastin
Stadiumi: “Emirates Stadium”, 60,355 vende

Barcelona

Vendi: Spanjë
Viti i themelimit: 1899
Vlera e skuadrës: 1 miliard Euro
Të ardhurat vjetore: 290 milionë euro
Fitimet: 68 milionë dollarë
Uniforma brenda vendit: Bluzë me shirita blu dhe të kuqe, pantal
Uniforma jashtë vendit: Bojëqielli
Nofka: Barca
Aksioneri kryesor: Anëtarët e klubit
Trajner: Frank Rijkaard
President klubi: Joan Laporta Estruch
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Ronaldinho
Legjenda e së shkuarës: Ladislao Kubala
Stadiumi: “Camp Nou”, 115,000 vende

Bayern Munich

Vendi: Gjermani
Viti i themelimit: 1900
Vlera e skuadrës: 990 milionë euro
Të ardhurat vjetore: 224 milionë euro
Fitimet: 53 milionë euro
Uniforma brenda vendit: bluza të kuqe me rrathë të bardhë dhe pantallona të kuqe
Uniforma jashtë vendit: E bardhë me viza të kuqe dhe blu
Nofka: Der FCB
Aksioneri kryesor: Adidas-Salomon AG
Trajner: Ottmar Hitzfeld
President klubi: Franz Beckenbauer
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Luca Toni
Legjenda e së shkuarës: Franz Beckenbauer
Stadiumi: “Allianz Arena”, 69,901 vende

Liverpool

Vendi: Angli
Viti i themelimit: 1892
Vlera e skuadrës: 882 milionë euro
Të ardhurat vjetore: 199 milionë euro
Fitimet: 60 milionë euro
Uniforma brenda vendit: E kuqe
Uniforma jashtë vendit: Bluza të bardha me vija të kuqe, pantallona të zeza
Nofka: The Reds
Aksioneri kryesor: George Gillett Jr. dhe Thomas O. Hicks
Trajner: Rafael Benitez
President klubi: Thomas O. Hicks dhe George Gillett Jr.
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Steven Gerrard
Legjenda e së shkuarës: Kenny Dalgish

AC Milan

Vendi: Itali
Viti i themelimit: 1899
Vlera e skuadrës: 800 milionë euro
Të ardhurat vjetore: 227 milionë euro
Fitimet: 40 milionë euro
Uniforma brenda vendit: Bluza me shirita të kuq dhe të zinj, pantallona të bardha
Uniforma jashtë vendit: E bardhë
Nofka: Rossoneri
Aksioneri kryesor: Silvio Berlusconi
Trajner: Carlo Ancelotti
President klubi: Silvio Berlusconi
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Kaka
Legjenda e së shkuarës: Franco Baresi
Stadiumi: “San Siro”, 82,955 vende

Juventus

Vendi: Itali
Viti i themelimit: 1897
Vlera e skuadrës: 565 milionë euro
Të ardhurat vjetore: 26 milionë euro
Fitimet: 26 milionë euro
Uniforma brenda vendit: Bluza me shirita të bardhë dhe të zinj dhe pantallona të bardha
Uniforma jashtë vendit: Blu me shirita të verdhë
Nofka: La Veçhia Signora
Aksioneri kryesor: Familja Agnelli
Trajner: Claudio Ranieri
President klubi: Giovanni Coboli Gigli
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Gianluigi Buffon
Legjenda e së shkuarës: Michel Platini

Chelsea

Vendi: Angli
Viti i themelimit: 1905
Vlera e skuadrës: 646 milionë euro
Të ardhurat vjetore: 283 milionë euro
Uniforma brenda vendit: Bluza dhe pantallona blu
Uniforma jashtë vendit: Bluza të verdha me shirita të zinj
Nofka: The Pensioners
Aksioneri kryesor: Roman Abramovich
Trajner: Avram Grant
President klubi: Bruce Buck
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Petr Cech
Legjenda e së shkuarës: Peter Osgood
Stadiumi: “Stamford Bridge”, 42,055 vende

Schalke 04

Vendi: Gjermani
Viti i themelimit: 1904
Vlera e skuadrës: 384 milionë euro
Të ardhurat vjetore: 114 milonë euro
Fitimet: 27 milionë euro
Uniforma brenda vendit: Blu me shirita të bardhë
Uniforma jashtë vendit: E bardhë me shirita blu
Nofka: Die Konigsblauen
Aksioneri kryesor: Veltins
Trajner: Fred Rutten
President klubi: JOsef Schunesenberg
Futbollisti më i famshëm i kohëve të fundit: Kevin Kuranyi
Legjenda e së shkuarës: Ernst Kuzorra
Stadiumi:

Leave a Comment

%d bloggers like this: