Destinacionet e preferuara për pushimet verore 2011

Shumica e qytetarëve kanë nisur planifikimin për të kaluar një pushim,
varësisht nga xhepi i tyre, mirëpo një pjesë tjetër as që ka llogaritur
mundësinë për të shfrytëzuar këtë verë për pushime verore. Bregdeti
shqiptar konsiderohet si më i lirë për të kaluar një pushim në kushtet e
standardeve të qytetarëve.
Hotele me çmimet prej 20 euro e deri në 50 euro në ditë, janë ofertat që
qarkullojnë gati se në tërë rivierën turistike shqiptare, me përjashtime
të hoteleve më luksoze, të cilat prapë se prapë janë në të njëjtin
lokacion të hapësirës bregdetare.
Edhe në Mal të Zi gati se janë në dispozicion ofertat e njëjta për
pushuesit, mirëpo këto çmime janë kryesisht në zonën e Ulqinit, për shkak
se në pjesën tjetër të bregdetit malazias janë të pranishme ofertat e
larta, ku kryesisht frekuentojnë për pushime pushues nga vendet e Evropës
Perëndimore si dhe pushues nga Amerika, Kanadaja dhe Rusia. Bregdeti turk ofron
pushime të pasura në Alanya, Belek, Antalya dhe destinacione tjera turistike.
Nga 500 euro e deri në 2000 euro janë ofertat e hoteleve turke për një
pushim 10 ditësh. (INA)

Leave a Comment

%d bloggers like this: