Deshton tentativa per vrasje LIVE (VIDEO)

tentative per vrasje liveTentive per vrase e transmetuar drejteperdrejte nga televizionet e liderit të tuqve në Bullgari, Ahmed Dogan ka deshtuar (FOTO +VIDEO)

Sofje, 19 janar – Një mashkull i panjohur ia drejtoi sot direkt në kokë revolen liderit të partisë turke në Bullgari, Ahmet Dogan, derisa ky i drejtohej pjesëmarrësve në konferencën partiake në kryeqytetin bullgar Sofje.

Sulmuesi u ngrit nga publiku në sallë dhe iu drejtua Doganit me revole në kokë derisa lideri i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri kritikonte politikën e BE-së ndaj Bullgarisë dhe qeverisë bullgare.

Sulmuesi nuk arriti të shkrep plumbin nga revolja, sepse Dogan reagoi shumë shpejt dhge ia hoqi revolen nga dora, kurse menjëherë reaguan edhe delegatët e konferencës dhe e rrëzuan në dysheme, kurse ranë edhe disa shqelma, njoftojnë mediumet bullgare.

Në këtë moment thuhet se është dhënë një pushim prej 30 minutave dhe pritet ardhja e hetuesve policorë.

Është konstatuar që sulmuesi ishte i pajisur me një lejekalim për këtë konferencë, por ende nuk dihet nëse ka qenë delegat dhe si ka arritur të futet në sallë me armë, megjithë sigurimin e fuqishëm.

Lëvizja për të Drejta dhe Liri është themeluar më 1990 dhe është partia e tretë politike në Kuvendin e Bullgarisë.

Mediumet bullgare kanë raportuar më herët se Dogan do të mund të tërhiqej nga posti i kryetarit të partisë dhe që lider i ri partiak të bëhet Lutvi Mestan.

Në konferencën e sotme në Sofje janë të pranishëm rreth 800 delegatë dhe 600 mysafirë, në mesin e të cilëve edhe Sulejma Uglanin nga Sanxhaku.

 

Leave a Comment

%d bloggers like this: