Demostratat ne Tirane, 3 te vdekur. 31 civilë dhe 27 policë në Spitalin Ushtarak

Tre është bilanci i të vdekurve. Viktimat janë : Ziver Veizaj nga Gjirokastra, Hekuran Deda nga Dibra dhe nje person i paindetifikuar. Edhe nga komunikimi që është zhvilluar me shefiin e urgjencës Sami Koçeku në Spitallin Ushtarak, dhe tre qytetarë janë në gjendje të rëndë, pasi ata janë goditur me armë zjarri në kokë. Pritet nga momenti në moment për të mësuar dhe gjendjen shëndetësorë të tyre, nëse do të ketë një përmirësim, dhe pse jeta e tyre është në rrezik.

31 civilë, dhe 27 policë janë të shtruar në Spitalin Ushtarak, pas goditjes më mjete të forta gjatë demostratës së sotme. Këtë lajm e konfirmon nëndrejtori i Përgjithshëm Alfred Gega ndërsa bën një paqyrim të përgjithshëm të gjendjes shëndetësore të protestuesve.

Tashmë një ndër policët po mbahet në sallën e reaminacionit dhe mesa duket të gjithë personat janë të goditur me mjete të forta.

Një 44 vjeçar nga Gjirokastra është vrarë gjatë protestës të organizuar në Tiranë. Ziver Veizi lindur në Gjirokastër dhe banues në fshatin Zenelaj të komunes Cepo është qelluar me armë zjarri gjatë protestës duke gjetur vdekjen ne spital disa minuta me vonë.
I njohur si një mbështetës i flakët në rrethet e Partisë Socialiste në Gjirokaster, ai ka marrë pjesë edhe në protestat e tjera të organizuara nga opozita ne Gjirokastër dhe Tiranë gjatë vitit të kaluar. Për protestën e 21 janarit ai ka udhëtuar nga Selaniku i Greqisë ku kishte shkuar për të vizituar motren e tij me statusin invalid ai kishte kaluar ne Komisionin e kempit 3 muaj me parë duke fituar një pagesë prej 8 mijë lekësh në muaj. Nisur nga motive shëndetësore e motra ne Selanik e ka lutur të qendroje për të pushuar po ai ka këmbëngulur për të qenë prezent në protestën e 21 janarit. Të njëjtën kërkesë ja kanë drejtuar edhe familjarët ne fshatin Zenelaj të komunes Cepo, por ai është nisur drejt Tiranës në menyre të organizuar për të marrë pjesë në proteste. 44 vjeçari Veizaj ishte i divorcuar me 2 femije. Ne familjen e tij në fshatin Zenelaj, dyert e shtëpisë janë hapur për të pritur ngushëllime pas minutave te para ku është bërë e ditur vdekja e tij.

Mediat e huaja per demostraten
Foto nga demostrata
Video nga demostrata
Bilanci i demostrates ne Tirane 3 te vdekur 31 civile dhe 27 police ne spitalin ushtarak

No Comments

  1. bajrami says:

    po kjo asht ka shifet shum shum mir se nuk e vran snajperet po aj njeriu me kapele te bardh afer murit shikojani doren si e mshef revolen posa e shkrep at per mua ska asnje pik dyshimi per ket video vetem shikone me kujdes sa gjak ftoft e kryn vrasjen per mendimin tim ky esht vrasesi i keti personi .

Leave a Comment

%d bloggers like this: