Dash Sula: PD dhe PS më vodhën votat

dash sula deputetiDashnor Sula nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të ri. Deputeti “problematik”, i njohur për bëmat e tij, akuzon partinë e tij dhe atë socialiste që vjedhje të votave.

Sipas Sulës, “numëruesit e PD-së dhe PS-së kanë bërë pakt që të kalojnë votat për Partinë Republikane. Nuk ka mundësi që nga 2000 vota që ishte deri të hënën, të kalojë PR në 7000 vota.”

“Mendoj se në Elbasan si qark me gjithë këtë investim që bëri qeveria, me rrugën, nuk duhet të ishte ky rezultat”, shprehet ai në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”. Ai shton se humbja ishte shumë e rëndë dhe PD nuk e meritonte. Sipas Sulës, tani duhet bërë një analizë dhe duhen nxjerr mësime./Shekulli/

Leave a Comment

%d bloggers like this: