Daniel Godelli shpallet Kampion i Botës për të rinj.

Peshngritesi peqinas Daniel Godelli u shpall sot Kampion i Botës për të rinj. Peshëngritësi shqiptar nga Peqini triumfoi në kategorinë e peshës së tij.

Peshëngritja shqiptare ka arritur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, pasi Daniel Godelli është shpallur sot kampion i botës për të rinj, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë, që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë.

Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje, dhe një medalje të artë në dygarësh. Peshëngritësi nga Peqini ngriti 140 kilogramë në shkëputje dhe 169 në shtytje, pra 309 kilograme ne total. Vendin e dytë në Malajzi e zuri Kina, ndërsa të tretin Irani.

Në këtë kampionat kanë marrë pjesë 700 sportistë nga 55 shtete të ndryshme të botës dhe Shqipëria arriti të futej sërish në zonën e lartë të klasifikimit.

Duhet theksuar se medaljet e Daniel Godellit, janë medaljet e parë që kontinenti evropian merr në këtë Kampionat Botëror të Peshëngritjes për Të Rinj, që po dominohet nga Azia dhe Afrika.

No Comments

  1. ARLAND ELEZI says:

    oh Well done and Congratulation son..at least we got someone real and pure albanian who can make us proud,and specially he is from my city PEQINI..well done boy just go and show the whole world that who u are..Aridylit

Leave a Comment

%d bloggers like this: