CNN: Shqipëria një nga 8 destinacionet e Mesdheut

CNN: Shqipëria një nga 8 destinacionet e MesdheutPër “CNN Travel”, Shqiperia është një nga 8 destinacionet për t’u zbuluar në Mesdhe.

Për faqen e Microsoftit, “Msn money”, kryeqyteti është qyteti më pak i shtrenjtë i botës. Për shtëpinë botuese australiane, “Lonley Planet” është “mbretëresha që nuk e pret”.

Bëhet fjalë për Shqipërinë, vendin përballë Italisë, ku mund të shkohet me avion për një orë, apo që është edhe një natë larg me traget. “Po sa ka ndryshuar Shqipëria”, pyet në një artikull të 27 korrikut, korrespondentja e BBC World Service, Julia Langdon, e sapombërritur në Sarandë, vendi më i njohur i riverës shqiptare. Edhe Lonley Planet nënvizon: “Harroni fotot që keni parë në Shqipërinë e para disa viteve. E gjitha është pjesë e së kaluarës. Po, sepse qytetet, plazhet dhe panorama që haset përgjatë bregdetit janë ndër më mikpritëset dhe sugjestivet e Evropës”. Opinioni i të gjithëve duket se është unanim: Shqipëria është vendi për t’u vizituar. Panorama tregon destinacionet dhe historitë e italianëve që kanë shkelur atje. Saranda, qyteti të cilit edhe Al Bano i kishte dedikuar një këngë, është një nga perlat e bregut të detit Jon në jug të Shqipërisë. Plazhet janë ende jo shumë të eksploruara dhe peshku kalon direkt nga deti në tavolinë. Janë të shumtë hotelet në këtë zonë, por “booking.com” vlerëson me 5 yje, resortet e reja që presin këtë vit turistët e parë. I ndërtuar pothuajse në det, ofron çmime edhe më të mira sesa në Greqi. Struktura është fare e re dhe në restorant hahet “all’italiana”. Për ata që preferojnë të gatuajnë vetë në shtëpi, peshkarexha e rezortit çdo mëngjes ndalet për të shitur peshkun e sapopeshkuar. E vërtet që gjithçka të shijon, edhe më shumë se ndonjë vend tjetër më luksoz…

Leave a Comment

%d bloggers like this: