Celsi, 25 milionë euro për brazilianin Neymar

Celsi është duke punuar intensivisht për të marrë përfundimisht shërbimet e 18-vjeçarit Neymar, sulmuesit të Santosit që është konsideruar nga shumë specialistë si pasardhësi i Peles dhe për momentin më shkëlqyesi nga talentet e reja që janë shfaqur në Selecaon e rinovuar nën drejtimin e Menezes. Të martën e shkuar, në debutimin e tij absolut në skuadrën kombëtare në ndeshjen miqësore kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Neymar kishte arritur menjëherë të shënonte një gol, një arritje e cila në të shkuarën është arritur edhe nga ‘O’Rei), që në atë kohë kishte vetëm 16 vite dhe nga kampionë të kalibrit botëror si Zagallo dhe Ziko.
Janë ofruar 25 milionë euro
Sipas faqes braziliane të lajmeve ‘Uol Esporte’, në një darkë të mbajtur në Nju Jork me rastin e ndeshjes miqësore të Selecaos kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti i Chelsit, Brus Bruck, ka kryer një ofertë prej 25 milionë eurosh për lojtarin e shkëlqyer brazilian, të cilat i janë ofruar menaxherit të lojtarit, Vagner Ribeiro, dhe presidentit të Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro. Njëzet milionë euro do të shkonin për Santosin dhe pesë milionë të tjera për grupin Dis, që menaxhon një pjesë të imazhit dhe të vlerës së brazilianit Neymar. Propozimi është pranuar me shumë entuziazëm nga fenomeni i ri i Selecaos dhe nga babai itij, që është në rolin e menaxherit dhe këshilluesit për lojtarin e ri të Santosit, ku kishte filluar vite më parë karrierën dhe legjenda braziliane Pele.
Santosi nuk lëshon
Presidenti i Santos ka mohuar, ndërkohë çdo lloj zëri mbi një marrëveshje të mundshme të arritur, duke u shprehur publikisht se do ta shesë yllin e skuadrës së tij minimalisht për 35 milionë euro, ose më saktë siç parashikon edhe klauzola e largimit të Neymar, që është fiksuar në kontratën e lojtarit, sulmuesi, i cili është pritur në atdhe pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skena entuziazmi të madh që kanë kujtuar atë që ka ndodhur në vitet ‘60 me Beatles. Sot, edhe gazeta tjetër braziliane ‘Folha de San Paolo’ shkruan që tashmë është gjithçka e përfunduar mbi transferimin e talentit brazilian tek skuadra londineze e Chelsit, duke saktësuar që gjithçka do të zyrtarizohet në 48 orët e ardhshme kur të jenë përmbyllur edhe detajet e fundit të marrëveshjes ndërmjet dy klubeve dhe kontratës së lojtarit.



http://www.sportishqiptar.com.al/celsi-25-milione-euro-per-brazilianin-neymar/

Leave a Comment

%d bloggers like this: