Peqini Online! Lajme Filma Foto Video Shqip 2011 2012 » Shendeti

Supermarketet të tej mbushura me ushqime të skaduara
Kompanitë mashtrojnë qytetarët me etiketa false. Ja produktet e  rrezikshme që tregtohen

Marketet ushqimore dhe dyqanet që  tregtojnë produkte ushqimore të ambalazhuara në qytetin e Durrësit, janë  kthyer në depozita të produkteve të skaduara. Nuk është aspak çudi që  me mungesën e kontrolleve nga ana e Inspektoratit Ushqimor, qytetarët  durrsakë të jenë të rrezikuar në masë.

Situata

Majonezë, biskota, salcë domatesh etj.,  po shiten në marketet e Durrësit jashtë datës së skadencës, duke përbërë  edhe një rrezik potencial për shëndetin e popullatës në masë. Të gjithë  jemi konsumatorë të produkteve që tregtohen në tregjet tona, atyre të  importit dhe vendase, por absurditeti më i madh qëndron në faktin që në  vitrinat e marketeve po tregtohen produkte ushqimore që konsumohen nga  një masë e madhe popullsie të skaduar. Në një vëzhgim të 48  orëve të fundit, eshte evidentuar në disa supermarkete produkte të dala nga  skadenca që prej muajit tetor të vitit të shkuar. E këtij rasti ishte  biskota “Crackers Pan Kolusi” e importuar nga Italia. Majoneza e  përdorur gjerësisht për sallatë, por edhe produkte të tjera, të cilave  afati i skadencës ishte në 21 Mars të këtij muaji. Pjesa më e madhe e  konsumatorit shqiptar nuk kontrollon etiketat e skadencës dhe jo në pak  raste është “viktimë” e këtyre produkteve, të cilat pastrohen në  Shqipëri prej depove të vendeve fqinjë, të cilët duhet t’i groposin.

Mungesa e kontrolleve

Është një fakt shumë i rëndë për të  gjitha strukturat e shtetit, por në veçanti për Inspektoratin e Konsumit  dhe Ushqimit i specializuar për të kontrolluar standardet e ushqimeve  për të gjithë popullsinë. Këto struktura të ngritura dhe me një peshë e  detyrë specifike, nuk kryejnë detyrat e tyre, ose heshtin në rastet më  të këqija teksa konsumatori është i rrezikuar. Në një prej  supermarketeve, ku evidentuam në shumicë mallra të skaduar, shitësja tha  se furnizimi ishte bërë vetëm pak ditë më parë dhe ajo do t’i kthente  mbrapsht të gjitha klitë me produktet, të cilat në etiketë kishin të  shfaqur dukshëm datën e skadencës, e cila i përkiste disa muajve më  parë.

Etiketat false

E siç ndodh rëndom në vendin tonë  kompanitë që furnizojnë supermarketet me produktet e tyre të gatshme, të  importuara apo të vendit, mallin e shpërndajnë në shumë pika që nga  qendrat e qyteteve deri në periferitë e tyre, ku banorët janë modestë,  për të mos thënë se nuk i kontrollojnë etiketat e ushqimeve. Në këtë  kaos të madh, ku mungojnë kontrollet, nuk është çudi që gjalpi të jetë  në përbërje të madhe me miell e niseshte, ashtu sikurse edhe djathi,  sallami pavarësisht se shkruhet në etiketë mish vici, nuk ka në përbërje  të tij as 30 % të ingredientëve që thotë etiketa, është shumë lehtë e  verifikueshme, sepse një kg sallam, i cili në etiketë ka “Mish viçi”  tregtohet me 550 lekë për kilogram, ndërsa një kilogram mish viçi në  dyqan me shumicë dhe pakicë varijon nga 750 deri në 850 lekë për  kilogram. Në këtë mënyrë kompanitë po mashtrojnë qytetarët me etiketa  false, madje të paktë për të mos u përmendur janë masat shtrënguese apo  kontrollet që u bëhen produkteve.

Pse hesht Inspektorati i Ushqimit?

Pse nuk kontrollohen dhe nuk verifikohen  produktet që konsumon popullsia në masë? Pse në raftet e marketeve  gjenden mallrat të skaduar? Kush fshihet pas kësaj “maskarade” që  kompanitë dhe tregtarët bëjnë në kurriz të konsumatorit, i cili paguan  për produktin dhe cilësia e tij është shumë më e ulët se çfarë  deklarohet? Këto dhe pyetjeve të tjera duhet t’u përgjigjet Inspektorati  i Ushqimit dhe Konsumatorit, i cili në këtë mënyrë të lë të dyshosh se  është i implikuar me kompanitë importuese dhe prodhuese vendase të  produkteve ushqimore.

Majonezë, biskota, salcë domatesh etj.,  po shiten në marketet e Durrësit jashtë datës së skadencës, duke përbërë  edhe një rrezik potencial për shëndetin e popullatës. Në këtë mënyrë  kompanitë po mashtrojnë qytetarët me etiketa false, madje të paktë për  të mos u përmendur janë masat shtrënguese apo kontrollet që u bëhen  produkteve

Prefektura

Listat zgjedhore, një javë afat për  verifikimet

Durrës- Prefekti, Genci Alizoti, ka  deklaruar se një javë afat, kanë të gjitha zyrat e gjendjes civile në  Qarkun e Durrësit për të pastruar listat nga dublimet, të vdekurit dhe  personat që kanë lënë nënshtetësinë. Në një takim me drejtuesit e  njësive vendore në rang Qarku në Prefekturë, ra në sy mungesa e dy prej  krerëve opozitarë, të Bashkisë së Durrësit dhe të Shijakut. Prefekti i  Qarkut të Durrësit, Genci Alizoti ka kërkuar nga krerët e njësive  vendore dhe punonjës të gjendjes civile që brenda një jave të  përfundojnë pastrimin e listës paraprake të zgjedhjeve në mënyrë që të  jetë gati lista përfundimtare në 16 mars. Prefekti Alizoti ka kërkuar  nga punonjëset e gjendjes civile, angazhim maksimal, ose në të kundërt,  për çdo punonjëse do të merren masat që parashikon ligji. Prefekti  Alizoti  ka përmendur edhe komunat problematike në lidhje  me dublimet, atë të Thumanës, personat me moshë 100-vjeçare në Komunat  Maminas dhe  Rrashbull si dhe personat që kanë lënë  nënshtetësinë, Komunat Katund i Ri dhe Thumanë. Përfaqësuesit e zyrave  të gjendjeve  civile kanë marrë zarfet me material është  dërguar për infrastrukturën zgjedhore. Plotësimi i këtyre kërkesave  është plotësim nga standardeve dhe transparencë për zgjedhjet e 8 Majit.  E vetmja gjendje civile që ka përfunduar punën për pastrimin e listës  paraprake të zgjedhësve është Bashkia e Durrësit. Drejtori i gjendjes  civile në këtë Bashki, Shpendi Hoxha është shprehur se janë saktësuar  dublimet, janë bërë ndryshimet e zgjedhëseve femra pas martesës si dhe  verifikimi i personave me moshë mbi 100 vjeç.

3 janë

problemet dhe kërkesat që parashtroi  Alizoti: Dublimet që deri tani janë 44 emra në njësitë vendore të  evidentuara. Lënia e shtetësisë nga personat në listat e votimit dhe  verifikimi i personave 100-vjeçarë, ka edhe persona që janë gjallë, por  ka edhe të vdekur në këtë moshë që ekzistojnë në lista.

Vipa dhe muskuj shqiptar
Personazhe të njohur të cilët kanë një marrëdhënie të gjatë dhe shumë të rregullt me palestrën. Masa muskulare, ulja e dhjamit, pesha perfekte, ushtrime me pesha apo kardiovaskulare, mësoni më shumë duke ndjekur këshillat e Roland Hysit, solist i grupit West Side Family dhe Turjan Hysko, prezantues në televizionin Vizion+ dhe solist i grupit Produkt 28

Për mua, dhe jam e sigurtë se dhe për shumë prej jush, të vendosësh të fillosh aktivitetin fizik, ose thënë ndryshe stërvitjen në palestër është një dilemë shumë e madhe. Le ta pranojmë, për shumë prej nesh palestra mund të jetë një vend që na “ bën me turp”, sidomos kur nuk e keni frekuentuar kurrë më parë atë, ose e keni lënë pasdorë për një kohë të gjatë e tani i përkisni një trupi “të mbushur” . Por si funksionon tamam një regjim i rregullt në palestër? Cilat janë veglat e duhura apo ushtrimet për një trup të mirë? Pse duket sikur kujtdo që ja bën kët pyetje, ka një përgjigje por ata që shkojnë vërtet në mënyrë të rregullt janë shumë pak? Kështu dyshimit për të filluar palestrën apo një aktivitet tjetër fizik i shtohet edhe padija se cili është programi i duhur për ju, meqenëse në Shqipëri ekzistojnë shumë pak palestra që ofrojnë edhe një training profesional. Kështu në vend që të dobësoheni mund ta gjeni veten me muskuj të fryrë, ose anasjelltas. Në vend që të shoqëroni aktivitetin fizik me një dietë të ekuilibruar mund të keni një oreks të papritur i cili hedh poshtë çdo përpjekje për një dormë perfekte. Disa personazhe të njohur të cilët kanë një marrëdhënie të gjatë dhe shumë të rregullt me palestrën. Masa muskulare, ulja e dhjamit, pesha perfekte, ushtrime me pesha apo kardiovaskulare, mësoni më shumë duke ndjekur këshillat e Roland Hysit, solist i grupit West Side Family dhe Turjan Hysko, prezantues në televizionin Vizion+ dhe solist i grupit Produkt 28.

Roland Hysi rrëfen se ka thuajse 10 vjet e ndoshta edhe më tepër që merret me palestër. “Jam autodidakt në këtë fushë,por vetëm 3 apo 4 vitet e fundit, si rezultat i leximeve të aritkujve të ndryshëm, provash, stërvitje etj, kam kuptuar në të vërtetë se si mund të arrish çfarëdo rezultati që dëshiron. Eshtë një pasion shumë i fortë imi dhe tashmë është kthyer në stil dhe mënyrë jetese. Së fundmi, si shkak i punës, koha dhe impenjimet janë treguar “jotolerantë” dhe “kurnacë” karshi meje, por pavarësisht unë gjej kohë të mos lë pas dore stërvitjen apo aktivitete të tjera. Nëse do të isha disi më i lirë do të parapelqeja ta frekuentoja 4-5 herë në javë e tani, nëse shkoj deri në 3 herë është fitore e madhe per mua. Ajo qe une kam dashur te arrij dhe c’eshte me e rendesishme te mundem te mbaj ne menyre konstante, eshte te rris masen muskulare dhe te ul sasine e dhjamit ne trup qe eshte nje sfide shume e madhe. Palestra eshte nje menyre shume e mire per tia arritur”.

Për Landin program që duhet ndjeur në palestër nuk mund t’i lihet kurrë rastësisë, por duhet të variojë në bazë të nevojave të tij: “Sigurisht që pas një dite pune të lodhshme, e rëndësishme është që së pari ta frekuentoj palestrën duke u përqendruar maksimalisht në programin që do të ndjek specifikisht atë ditë, dhe gjithashtu më duhet të bëj kujdes që të mos lëndoj/dëmtoj veten. Për mua vlen një program që në fund të fundit të prodhojë dhe të japë rezultat. Rigoroz? Patjetër”.

Por nëse ne, “tokësorët” e pamësuar me palestrën do të kërkonim ushrimin perfekt për të kuptuar çelësin e suksesit të Landit, ai thotë se kjo bazohet në nevojat dhe objektivat e gjithësecilit. “Unë do të thoja që çdokush duhet të gjeje një hapësirë dhe të merret minimumi 30 min ne ditë, 2-3 herë në javë me një aktivitet fizik apo sportiv dhe ky është një fillim i mire për ata që nuk merren fare me aktivitete të tille. Së fundmi, për të arritur rezultatet që dua, unë po kombinoj ushtrimet me pesha me ato kardiovaskulare në një sesion të vetem që zgjat 1 ose 1.5 orë”.

Por nëse i kujtojmë dietën, Landit i kujtohen menjëherë kohët e hershme kur edhe pse merrej me palestër thotë duke qeshur se njerëzit e quanin djali i shëndoshë i West Side Family. “Një ndër gjërat që unë kam ndryshuar thelbësisht është ushqimi si dhe kombinimi i duhur i tij me stërvitjen time. Unë kam lexuar dhe vazhdoj të lexoj shumë rreth gjithçkaje që ka lidhje dhe mund të më ndihmojë në arritjen dhe mbajtjen e rezultateve që dua. Tani nuk kam më “frikë nga shëndoshja” dhe komplimenta të tillë kam kohë që nuk i degjoj.A duhet te kombinohet palestra apo aktivitetet fizike/sportive, (shumë të rëndësishem këto për shëndetin) me një dietë apo mënyrë te ushqyeri të balancuar? Patjetër, në të kundër harroni rezultatet e pritshme”.

Ndërsa për Turjan Hyskon, palestra është vendi ku përveç punës për një formë të mirë fizike, mund të shkarkosh gjithë streset dhe energjinë negative të një dite të lodhshme pune.

“Në fakt unë jam marrë me sport që në moshë të vogël duke filluar me boksin dhe pastaj futboll.Palestra është shumë e rëndësishme për ritmin e jetës që kam pasi është një vend ku përveç mbajtjes në formë,marrjes me fizikun shërben për shkarkim të energjive negative,largim nga stresi i përditshëm dhe mbi të gjitha për tu marrë me veten. është shumë e rendesishme që palestra mos të kthehet në obsesion pasi atëhere është vërtet problem”.

Megjithatë, për të frekuentimi duhet të jetë padyshim i rregullt, e në vazhdimësi ndryshe nuk bën sens e kundërta. Sigurisht, si të gjithë ata që ndjekin palestrën ka idetë e tij në kokë per atë çka i nevojitet. Muskujt, nuk janë qëllimi i tij parësor. Kjo sepse, siç rrëfen ai me të qeshur i stonon dukshëm me fytyrën e tij prej fëmije. “Unë nuk jam i fiksuar mbas tonifikimit dhe trupit muskuloz dhe për një fakt të thjeshtë që nuk më përshtatet me fytyrën! Tashmë mendoj që është një pjesë e pandashme e imja dhe do vazhdojë të jetë për shumë kohë… dhe sa për programin e duhur në palestër, atë e di instruktori! Por kur nuk jam në humorin e duhur i bëj hile”!

Megjithatë Turi ka një problem të vogël të cilin na e rrëfen, muskujt e barkut janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, kjo sepse ai nuk po mundet të fusë në programin e tij kombinimin e duhur të dietës me ushtrimet. “Muskujt e barkut, nuk po ia dal dot ti bej si ata djemte e tv-se! Ndoshta sepse ha goxha…ushqimet duhen kombinuar por në rastin tim nuk ndodh dhe po mundohem ta zgjidh si problem sepse palestër pa ushqim të kontrolluar është humbje kohe. Pastaj problem është kur iki me pushime, e humbas totalisht regjimin madje me vetëdije të plotë! Pendohem vetëm kur kthehem në Shqipëri..”.

Por nuk mungojnë edhe personazhe të njohur femërorë në Shqipëri, si këngëtaret Aurela Gaçe apo Soni Malaj, të cilat janë frekuentuese shumë të rregullta të palestrave. Për Aurela Gaçen kjo është shumë e dukshme, muskujt e saj dhe forma perfekte dëshmojnë që ajo është një fanmatike e formës trupore. Ndërsa Soni Malaj e ka pranuar publikisht se sporti i pëlqen , por më shumë merret me ushtrime në palestër. “Dikur shkoja çdo ditë për me tepër se dy orë, mirepo tani e kam rralluar. Ndodh të shkoj deri në kater ditë në javë” ka thënë këngëtarja bukuroshe.

Duhani – shkaku i parë i vdekjeve në botë
Përdorimi i duhanit është tani shkaku i parë i vdekjeve në botë.  Drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se jo të  gjitha vendet e botës po marrin masat e nevojshme për ndalimin e  duhanit. Dr. Tomas Friden, po ashtu përmendi kërcënime të tjera për  shëndetin global kohët e fundit në Qendrën për Studime Strategjike dhe  Ndërkombëtare në Washington.

Më tepër se 5 milionë njerëz vdesin çdo vit ngaqë pijnë duhan, shumë  prej tyre në vendet në zhvillim. Doktor Thomas Frieden përmend vende si  Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji, programet e të cilëve kundër duhanit  kanë patur sukses. Ai thotë se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe  vende të tjera.

“Duhani është tani shkaku kryesor i vdekjeve në  botë. Ai shkakton më tepër vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria të  marra së bashku. Dhe ndryshe nga këto sëmundje, të cilat janë duke u  pakësuar, duhani po bëhet tani më tepër shkak i vdekjeve,”- thotë doktori.

Por pirja e duhanit është jo vetëm një nga problemet kryesore të  botës, thotë Dr. Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet në trafik  po bëhen si epidemi. Ai thotë se çdo vit në trafik humbin jetën më tepër  se 1 milionë vetë, mes tyre edhe njerëzit që ecin më këmbë dhe me  biçikletë:

“Ajo që do të ndodhë në 20-25 vjetët e ardhshëm, në se nuk  marrim masa urgjente, është se vdekjet në trafik do të shtohen nga 2 për  qind të të gjitha vdekjeve që përbëjnë tani, në 3 për qind e gjysëm.  Ato do të bëhen shkaku i 5-të i vdekjeve në mbarë botën”.

Dr. Friden thotë se infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, si  tuberkulozi, vazhdojnë të jenë një tjetër problem kyç. Ai thotë se një  miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe dy miliardë e gjysëm   jetojnë në kushte jo të mira sanitare. Ai thotë se në se njerëzit do t’i  kishin këto kushte të nevojshme, do të parandaloheshin vdekjet e  miliona njerëzve, mes tyre fëmijë që vdesin nga diharreja:

“Ende ka raste të kolerës në shumë vende të botës, gjë që  pasqyron dështimin tonë për të siguruar ujë të pijshëm dhe kushtet e  nevojshme sanitare”.

Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve  thotë se SIDA vazhdon të jetë shkaktari kryesor i vdekjeve në Afrikë. Ai  thotë se pjesë e problemit është se gjysma e njerëzve të infektuar me  virusin HIV, që shkakton SIDË-n, nuk e dinë fare se janë të infektuar:

“Ne e dimë se njerëzit që e dinë se janë të infektuar nga  sëmundja është më pak e mundur të ta përhapin infeksionin tek njerëzit e  tjerë dhe e vetmja mënyrë për të marrë ndihmën e nevojshme është të  dish që je i infektuar,”- thotë zoti Friden.

Dr. Friden thotë se obeziteti po ashtu është një problem përherë e më  shqetësues për shëndetin. Ai thekson se tani në botë ka më tepër  persona mbi peshë, se sa nën peshë. …Dhe ai shton se numri i  përvitshëm i vdekjeve nga kanceri mund të përgjysmohet, në se njerëzit e  lenë duhanin, kanë një dietë më të shëndetshme dhe aktivitet më të madh  fizik. www.shqiptari.net

Ushtrimet fizike na mbrojnë nga ftohja
Personat që nuk bëjnë ushtrime  fizike janë dy herë më të rrezikuar për tu ftohur se sa ata që  stërviten, thuhet në një studim të fundit të shkencëtarëve amerikanë.

Njerëzit  që merreshin me aktivitete fizike kishin jo vetëm mundësi më të pakta  për tu sëmuruar, por edhe kur prekeshin nga ftohja e kishin 40% më pak  të rëndë se sa të tjerët që kishin shkallë të ulët të të ushtruarit.

Studimi  është botuar në numrin e fundit të “British Journal of Sports  Medicine”.

(m.a/rel/BalkanWeb)

Fjalëkryqet, Sudoku e shahu parandalojnë “mplakjen e trurit”
Në luftën kundër “shenjave të pensionit”, amerikanët përdorin fjalëkryqe, Sudoku,  shah e lojra të tjera mendore. Por një studim i ri tregon se për t’a mbajtur trurin në formë është më mirë të punosh sesa të rrish.

Ndërsa shumë prej moshatarëve kanë kohë që kanë dalë në pension, Dan Morgenstern as që e mendon një gjë të tillë. Prej 34 vjetësh ai drejton institutin e muzikës në universitetin Rutgers. Dan Morgenstern është 80 vjeç. Ai ndjehet mirë dhe është i bindur se puna e ka ndihmuar që të ketë mendje të  mprehtë.

Dhe ndoshta ka të drejtë, sepse një studim i ri tregon se puna përtej moshës së pensionit ndihmon në mbajtjen e trurit në formë.Doktor Riçard Suzman në institutin  kombëtar të plakjes thotë se vendi i punës mund të jetë një faktor shumë i fuqishëm në ruajtjen e aftësisë së trurit.

Një grup profesorësh të ekonomisë, autorë të studimit, shqyrtuan të dhënat e grumbulluara prej 20 vjetësh mes mijëra personave të moshuar nga 11 vende të botës. Pjesmarrësit në studim u morën në provim për matjen e shkallës së kujtesës, dhe amerikanët – të cilët janë të prirur të punojnë përtej moshë së pensionit – arritën rezultate të larta.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje të thonë nëse mprehtësia mendore lidhet me punën apo është ndërveprimi shoqëror që ndihmon në mos dobësimin e aftësive mendore tek të moshuarit. Disa shkencëtarë nuk janë të bindur dhe duan më shumë të dhëna. Megjithatë studimi e bën më bindës argumentin se trurin përdore ose humbe – si instrumentin – më mirë të përdorur, sesa të ri por të ndryshkur.

Stresi, Depresioni, ja simptomat e tij
Jam në stres, jam në depresion…kush e di sa herë na bie që të dëgjojmë  apo të themi këto fjalë.

Depresioni i  vërtetë, shqetësimi mendor që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë  në vitin 2020 do të jetë shqetësimi i dytë më i madh në vendet  perëndimore, është ky:

Depresioni ka 4 fytyra

Depresioni reaktiv, i shkaktuar nga ngjarje traumatike, humbjet e njerëzve të dashur, vështirësitë ekonomike apo humbja e punës

Depresioni nervor,  që ka të bëjë me personat që janë nën stres, që janë super të ndjeshëm  apo që vuajnë duke fajësuar të tjerët për dhimbjen e tyre.

Depresioni i madh ose endogjen, ku individi fajëson veten për cdo gjë.

Depresioni i maskuar, i vështirë për t’u diagnostikuar, sepse manifestohet me shqetësime fizike të ndryshme.

Depresioni  në katër format e tij, ka një seri simptomash. Sipas ekspertëve disa  prej këtyre simptomave i hasim kollaj, por ka edhe të tjera që është  shumë e vështirë për t’i pikasur.

Trishtim ose mërzitje

Irritim edhe për cështje pa rëndësi

Humbje interesi në aktivitetet e përditshme

Zvogëlim i interesimit për seksin

Pagjumësi ose gjumë i trazuar

Shpërqendrim, vështirësi në përqendrim, pavendosmëri

Apati

Mendime për vdekje apo për vetëvrasje

Sens faji, keqardhje për kohët e kaluara

Shtim në peshë

Shtim oreksi

Ngadalësim i aktiviteteve

Dhimbje shpine

Dhimbje koke

Astmë﻿

TCH

Pesë orë gjumë mjaftojnë
Kohëzgjatja ideale e gjumit është  nga pesë deri në gjashtë orë e gjysmë.  Numri magjik i orëve të  rekomanduara nuk është më shtata, siç ishte  pretenduar nga studime të  mëparshme.

Përfundimin e kanë nxjerrë ekspertët  të cilët në një kërkim të fundit spostojnë kufirin e pushimit të  këshilluar duke e reduktuar atë.

Një studim i Universitetit të  Kalifornisë në San Diego përgënjeshtron një kërkim të mëparshëm të Ëest  Virginia University që parashikonte si kohë ideale shtatë orë.

Martesa lufton stresin
Ata që duan ta besojnë thjesht, duhet të kujtojnë frazën, “më mirë të çiftuar se sa vetëm”.

Jemi  ende në muajin shtator, dhe si e kemi traditë në shqiptarët është   muaji më i pasur me dasma, pavarësisht se me kalimin e kohës njerëzit  martohen në çdo stinë të vitit por edhe jo rrallë i shmangen këtij akti.  Megjithë opinionet oponentë që nuk mungojnë ndaj martesës, një  përgjigje vjen nga një studio që është marrë me marrëdhënien martesore  në çift. Martesa nuk është fundi i dashurisë, përkundrazi është një  aleat kundër stresit. Ata qe duan ta besojnë thjesht, duhet të kujtojnë  frazën, “më mirë të çiftuar se sa vetëm”, pavarësisht se fraza ne  origjinal është pak ndryshe. Ai qe e mbron këtë teze është kërkuesi  italian Dario Maestripieri, profesor i Shkencave Humane, me drejtim  biologjinë e zhvillimit në Universitetin e Chicago-s. Profesori dhe  grupi i tij kane studiuar 500 studente, duke matur përmes një kampioni  pështyme, nivelet e kortizolit, i cili njihet si hormoni i stresit e që  prodhohet n gjëndrat mbiveshkore në sasi të madhe, pikërisht kur  ndodhemi në situata stresi akut psikofizik. Nga analizat e niveleve  hormonale, studimi ka mbërritur në konkluzionin që personat që jetojnë  vetëm janë më të stresuar se sa ata që jetojnë të shoqëruar me  partneret, partneret e tyre. “Martesa ka një efekt qetësues mbi  përgjigjet e kortizolit ndaj stresit psikologjik”, ka deklaruar eksperti  ne revistën shkencore amerikane “Stress”. Të tjera studime dhe  statistika duket se konfirmojnë këtë kërkim, duke treguar se jo vetëm  jeta në çift është një terapi e vërtetë “anti-stress”, por do ishte edhe  një lloj relaksi i cili ndihmon për të zgjatur jetën, i aftë të shkojë  deri në 50 për qind jetë me shumë. Efektivisht stresi në rritje të  vazhdueshme dhe rënia e numrit të martesave, janë dy karakteristika  evidente të shoqërisë aktuale, perëndimore të themi. Pra ia vlen të  ndërrojmë kënaqësitë e beqarisë për të pasur jetë më të gjatë.

Si të kemi një bark të bukur
Të kesh një trup të bukur duhet jo vetëm përkushtim por mbi të gjitha zgjedhje cilësore ushqimesh si dhe ushtrime të vazhdueshme. Të ndodh që të kesh një peshë optimale, por përsëri mund të kesh një bark jo të sheshtë. Për të pasur një bark sa më të bukur ju duhet të merreni në mënyrë të veçantë me disa lloj ushtrimesh. Njihuni me disa rregulla që do t’iu ndihmojnë

E dobët por me bark të fryrë

Ndodh edhe me ato që nuk kanë probleme me peshën: një pamje e thatë e kompensuar nga barku. Nuk bëhet fjalë për ‘dhjam’, por për ajër që mund të hiqet qafe me ushqime të pasura me fibra dhe me ndonjë truk të vogël.

Disa truke të përditshme

Për të evituar këtë problem ju duhet të konsumoni katër ose pesë vakte në ditë, me intervale të rregullta. Ha ulur në tavolinë, përtypu ngadalë dhe mos fol gjatë ngrënies për të mos gëlltitur ajër. Lufto stresin me këtë ushtrim të thjeshtë: ulu, çliroje veten nga mendimet, merr frymë thellë. Pastaj shtyp me gishtin e madh vijat horizontale të pëllëmbës së dorës tjetër. Masazho pëllëmbën e majtë nga e majta në të djathtë. Përsërite masazhin në dorën tjetër nga e djathta në të majtë sipas principeve të refleksologjisë, këto lëvizje stimulojnë zorrën e trashë.

Provo çajrat

Kundër fryrjeve të stomakut, në mëngjes dhe në darkë, përgatisni një çaj kamomili dhe portokalli të ëmbël, që mund ta ëmbëlsosh me një lugë me mjaltë duke e lënë atë të vakët. Nëse pasi ke ngrënë ndihesh e fryrë pi një lëng ananasi që është perfekt për të thithur gazrat e zorrëve ose çaj me kopër, sepse favorizon tretjen. Ndërsa për të mbajtur nën kontroll stresin, optimale është bari i bletës.

Disa ushqime që ndihmojnë

Nëse je e dobët nuk ke nevojë të ulësh kaloritë. Por për të luftuar fryrjet e barkut duhet të kufizosh dhjamërat e kafshëve (mishit): janë të rëndë për t’u tretur, qëndrojnë gjatë në stomak, Jepu shije pjatave me spec të kuq: në doza të vogla lehtëson tretjen. Rrit shtimin e fibrave të cilat favorizojnë transportimin brenda zorrëve, duhet të paktën 25-30 gram fibra në ditë. Është ideale ta fillosh ditën me një tas me drithëra. Ha një kos në mëngjes dhe një në darkë: është i pasur me fermentues laktikë, që ndihmojnë lehtësisht tretjen.

Anash Box

10 këshilla të domosdoshme

1. Pi më pak duhan: nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark.

2. Mos pi alkool: sjellin shumë kalori pijet alkoolike. Për më tepër që ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin në bark.

3. Qëndro drejt: kështu barku del më pak. Kur je në këmbë imagjino se ke një litar në kokë që të tërheq drejt çatisë.

4. Qëndro ulur dhe pozicionuar mirë: Kur je ulur në karrige pozicionoje shpinën mirë. Barkun brenda dhe këmbët të mbështetura të dyja në tokë. Nëse karrigia është shumë e lartë, përdorni një mbështetëse për këmbët.

5. Forcojeni shpinën me anë të peshave, në këtë mënyrë nuk do ta harkosh përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh.

6. Provo kërcimin e barkut: është i këndshëm dhe forcon muskujt e barkut. Veç të tjerash nuk dobëson tensionin dhe të sjell në humor.

7. Bëni punët e shtëpisë: kalojeni fshesën e rrymës para dhe prapa në shtëpi, sepse ndihmon në uljen e tij. I njëjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisë: të ulesh dhe të ngrihesh shpeshherë për të pastruar barërat p.sh. të kontrakton dhe ç’kontrakton muskujt e barkut.

8. Vishu në mënyrë komode. Kur e ke barkun e fryrë ose kur je shëndoshur, evitoji pantallonat dhe fundet e ngushta që nxjerrin në pah defektin. Derisa të fitosh linjat syno për këmisha të gjata që fshehin format e trupit.

9. Pi shumë ujë: të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Ndihmon zorrët të funksionojnë me mirë, sepse kundërshtojnë shtimin e lëngjeve në bark të cilat sjellin fryrje.

Mbipesha, dhe trajtimi i saj me bime natyrale
Statistikat e bëra  nga shoqatat botërore të  shëndetit tregojnë se mbipesha shoqërohet me sëmundje  të tjera të  rrezikshme si diabeti, apopleksia (goditje e trurit), sëmundja e   koronareve (koronaret janë enët e gjakut në formë kurore që furnizojnë  me gjak  vetë zemrën; ka tre enë të mëdha koronare dhe sëmundja e  koronareve ka të bëjë  me ngushtimin e këtyre enëve dhe si rrjedhojë  mosfurnizimin e mirë të zemrës me  gjak), sëmundjet e mëlçisë dhe të  fshikëzës së tëmthit, si dhe disa lloj  kanceresh si ai i kolitit dhe i  rektumit.

Statistikat tregojnë gjithashtu se  të gjithë  ata persona, pesha e të cilëve shtohet nga ajo normale me  40%, mundësia për t’u  prekur nga sëmundja e koronareve dyfishohet,  kurse ata që e kanë peshën 20-30%  me të lartë se normalja, u shtohet  mundësia e vdekjes nga diabeti  tre herë më shumë se ata që nuk  e kanë  kaluar peshën normale.

Ekziston edhe një  shkak tjetër për  mbipeshën, nisur nga fakti se ajo ndikon direkt në ngritjen e   tensionit të gjakut, madje vetë ky i fundit konsiderohet si faktor i  rrezikshëm  që shkakton sëmundjen e koronareve dhe të apopleksisë. Pra,  nëse vuan nga  tensioni i lartë, ti mund ta ulësh atë thjesht duke ulur  peshën e trupit, dhe për  të arritur këtë duhet patjetër që të hashë në  mënyrë të ekuilibruar, që të  biesh në peshë dhe të ruash peshën  normale. Padyshim se ndjekja e një diete të  fortë për disa ditë apo  edhe javë, do të lehtësojë shumë për uljen në peshë.  Shkaku i kësaj  kthehet në konsumimin e rezervave të organizmit: glucogen-in dhe  ujin  që shoëron atë.

Organizmi e rezervon lëndën e  glucogen-it për një funksion  të caktuar, i cili është ndihma e  organizmit në rast kur ka nevojë për ushqim,  dhe kur ai e konsumon  afersisht të gjithë sasinë e glucogenit dhe të ujit si  rezultat i  dietës së fortë ushqimore, atëherë humb vërtet peshë edhe pse ajo është   shumë e vogël në krahasim me shtresat e padëshirueshme të dhjamit, dhe  pasi i sëmuri  i kthehet ushqimit të tij të zakonshëm, këto rezerva  glucogeni kthehen përsëri  dhe po kështu edhe pesha e tij ngrihet  përsëri.

I këshillojmë të  gjithë ata që  kanë mbipeshë që të hanë në përgjithësi perime dhe të largohen  nga ato  ushqime që janë të pasura me kalori dhe yndyrë, siç është gjalpi,   dhjami, ëmbëlsirat, çokollatat e akulloret.

Ata që kanë mbipeshë  zakonisht  shkojnë tek mjeku për uljen e peshës dhe ai u jep atyre recetë  ilaçesh  të cilat mund të kenë efekte negative. Ose mund t’i drejtohen marrjes së   disa bimëve me qëllim për uljen e peshës, por ato bimë mund të  shkaktojnë  probleme anësore nëse nuk merren me kujdes dhe sipas një  programi të caktuar, nën  kujdesin e mjekëve të specializuar në këtë  fushë.

Ne kemi arritur të prodhojmë  kurë  bimore të sigurtë, e cila nuk ka dhënë asnjë  efekt anësor të  padëshirueshëm, por përkundrazi, ka dhënë rezultate të shkëlqyera  në  tretjen e të gjitha llojeve të dhjamit. Këtë ilaç e kanë provuar shumë e   shumë pacientë dhe kanë arritur të ulin peshën e tyre me 8 kg vetëm  gjatë  muajit të parë nga marrja e ilaçit.

http://mjekesiabimorearabe.com/semundje/mbipesha.php