Peqini Online! Lajme Filma Foto Video Shqip 2011 2012 » Islam

Foto nga falja e fiter bajramit ne tirane 30 gusht 2011
Pamje nga falja e fiter bajramit ne tirane 2011.Falja e Bajramit ne qender te Tiranes nga besimtaret mysliman 2011

Stafi i faqes ju uron Gezuar Bajramin
Stafi i faqes Peqini.com i uron nga zemra  te gjithe besimtareve musliman gezuar pershume vjet Fiter Bajramin 2011. Zoti sjellte begati dhe harmoni ne familjet tuaja, na i pranofte lutjet, faljet, agjerimin, lemoshen dhe te gjithe punet e mira qe kemi kryer gjate muajit te Ramazanit.

Me syrin e zemrës emision ne Ora News
“Me syrin e zemrës” është cikli i emisioneve që Komuniteti Mysliman po zhvillon çdo natë në Radio-televizionin “Ora News”. Siç është njoftuar edhe më herët në këtë cikёl emisionesh ёshtё planifikuar tё trajtohen biseda të ndryshme me karakter fetar dhe social, të cilat kanë si qëllim të promovojnë të vërtetat e Islamit, si një fe që trajton dhe përfshin jetën e njeriut në të gjitha aspektet.

Natën e parë në studio kanë qenë të ftuar dy personalitetet më të larta të Islamit në Shqipëri dhe Kosovë, përkatësisht H. Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Mr. Naim ef. Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Për gati 40 minuta dy liderët fetarë kanë folur për rëndësinë dhe vlerat e mëdha të Ramazanit dhe mënyrën se si ai pritet nga shqiptarët myslimanë në të gjitha trojet shqipfolëse. Mes të tjerash të dy personalitetet kanë sjellë detaje nga jeta e Ramazanit ndër vite, i cili për myslimanët përbën një ngjarje të shënuar ku ata garojnë me njëri-tjetrin për të arritur përkorjen morale e shpirtërore. Sipas tyre, Ramazani për myslimanët konsiderohet si një kohë aksioni e veprimi ku ata korrigjojnë vetveten dhe përmirësojnë raportet me të tjerët dhe Krijuesin e tyre. Në vështrimin e dy liderëve myslimanë, Ramazani në trojet shqiptare ka një dimension ndryshe. Kjo pasi në këtë muaj myslimanët respektohen dhe nderohen nga bashkëqytetarët e tyre të përkatësive të ndryshme fetare për këtë sakrificë njëmujore. Shumë prej tyre madje bëhen pjesë e këtij adhurimi të vjetër duke manifestuar ndjenjën e respektit dhe reciprocitetit ndaj myslimanëve.

Në fund, H. Selim Muça dhe Mr. Naim Tërnava kanë uruar shqiptarët kudo që ndodhen për kalimin sa më të mbarë të këtij muaji të begatë dhe për ditë më të mira për shqiptarët dhe familjet e tyre.

Në natën e dytë të ftuarit e moderatorit z. Ramadan Çipuri kanë qenë dy nënkryetarët e Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu dhe z. Gazmend Aga. Në pikëpamje teologjike ata kanë trajtuar e shpjeguar me qartësi vlerat dhe rëndësinë e Ramazanit, këtij muaji të madh, të cilin Zoti e zgjodhi për shpalljen e tij Hyjnore dhe për dërgimin e Profetit Muhamed (a.s.) si udhëzues e orientues për njeriun. Po ashtu të dy titullarët e KMSH-së kanë diskuar në një bashkëbisedim të frytshëm për dobitë e shumta që përmban agjërimi dhe vlerat e tij të padiskutueshme në aspektin edukativ, moral e shpirtëror. Ata kanë theksuar mes të tjerash se ky muaj përbën një kohë realisht të begatë ku myslimani ka hapësirën dhe mundësinë për të rigjetur veten, për të fisnikëruar moralin dhe tjetërsuar shpirtin. Nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera specifike në këtë muaj besimtari bëhet më i ndërgjegjshëm për rolin e tij në jetë dhe angazhohet në punë të mira që kanë si qëllim final të mirën e përgjithshme. Të dy të ftuarit u janë përgjigjur edhe pyetjeve që kanë mbërritur nga teleshikuesit, çka i ka dhënë bisedës nuanca të larmishme.

Një tjetër temë interesante ka trajtuar emisioni i tretë i fokusuar në dobitë shëndetësore të agjërimit. Të ftuarit e kësaj nate kanë qenë Prof. Dr. Bedri Bylyku dhe Dr. Rasim Vrioni, i pari mjek ftizio-ortoped, ndërsa i dyti mjek stomatolog. Duke u fokusuar në thënien e Profetit Muhamed (a.s.) “Mbani agjërim, të gjeni shëndet”, të ftuarit kanë folur me gjuhën e specialistit për dobitë dhe vlerat e mëdha që ka agjërimi te njeriu. Sipas tyre, agjërimi nuk është thjesht ndalim nga e ngrëna dhe e pira për një periudhë të caktuar kohe, por një adhurim që e bën njeriun të kryejë një pushim total të organizmit nëpërmjet të cilit trupi pastrohet dhe rigjenerohet. Gjatë bisedës së tyre të dy mjekët kanë dhënë shpjegime të mjaftueshme për mbarëvajtjen e agjërimit dhe mënyrën se si duhet të ushqehet trupi gjatë kohës që njeriu ndodhet në agjërim. Për vlerat e mëdha që mbart kjo disiplinë, mjekët e ftuar në studio kanë sjellë detaje nga eksperimente që janë kryer kryesisht në Perëndim të cilat kanë dëshmuar se agjërimi në kompleks ka gjetur përdorim në trajtimin e shumë sëmundjeve nga ato më të thjeshtat deri ato që kërcënojnë seriozisht jetën njerëzore.

Këto emisione teleshikuesit kanë pasur mundësi t’i ndjekin çdo ditë (drejtpërsëdrejti) në TV Ora News dhe të rintrasmetuara çdo ditë në orën 03.00 të ditës pasardhëse në kanalin Channel One dhe në orën 04.00 në kanalin Ora News, si dhe në valët e radios “Ora News” në po të njëjtën orë.

Kalendari i agjërimit 2011, Vaktia e ramazanit për vitin 2011
Ketu do te gjeni Kalendarin e agjërimit ( Vaktia e ramazanit ) për vitin 2011, i cili fillon ne daten 1 gusht 2011.

Koha e agjerimit fillon me vaktin e imsakut dhe mbyllet me ate te akshamit..

Kz kalendar eshte i vlefshem per Shqiperine pasi cdo shtet ka kohen e tij per te agjeruar pas perendimi dhe lindja e diellit ndrzshojne sipas poyicionit te tij gjeografik. Kalendari i agjerimit per Italine , Greqine Shba, gjermani , france etj mund ti gjeni ne adresen e meposhtme wwww.islamicfinder.org

Jeta pas vdekjes argumente dhe deshmi
Pyetje drejtuar nje dijetari te Islamit : Cili është vendimi mbi atë që mohon jetën e përtejme? Si mund t’i bindim ata që e mohojnë (jeten pas vdekjes)?

Përgjigje: Ai që mohon jetën e përtejme, është mosbesimtar, sepse Allahu ka thënë:

Dhe ata thanë: S’ka tjetër jetë pos kësaj dhe kurrë s’do të ringjallemi. Sikur t’i shihje kur ata të ndalohen para Zotit të tyre! Ai do të thotë:’A s’është kjo e vërteta?’ Ata do të thonë:’Po, pasha Zotin tonë!’ Pastaj Ai do të thotë:’Shijoni dënimin për shkak se nuk besonit’ [En’am, 29-30]

Atë ditë, mjerë ata që mohojnë, ata që mohojnë Ditën e Shpërblimit! Dhe kurrkush nuk e mohon atë, përveç atij që kalon çdo kufi [në shkelje e mosbindje], mëkatarit! Kur ajetet Tona i lexohen atij, ai thotë:’Rrëfenja të të lashtëve’ Kurrsesi! Por në zemrat e tyre ka raan [mbulesë mëkatesh], të cilën e fituan [duke bërë të këqija]. Kurrsesi! Vërtet, ata do të pengohen nga të parët e Zotit të tyre në atë Ditë. Atëherë, ata do të hyjnë në Zjarrin e flakëruar të xhehenemit. Dhe do t’u thuhet atyre:’Kjo është ajo që mohonit’ [el-Mutaffifin, 10-17]

Kurrsesi! Ata mohojnë Çastin [ditën e Ringjalljes]. Për ata që mohojnë Çastin, kemi përgatitur një Zjarr flakërues [el-Furkan, 23]

Mënyra se si t’i bindesh ata qe nuk e besojne jeten pas vdekjes, është si në vijim.

Së pari, ka transmetime të shumta lidhur me çështjen e ringjalljes nga pejgamberët dhe nga të Dërguarit në Librat dhe fetë me origjinë hyjnore, të cilat janë pranuar nga popujt.

Si mund të besosh diçka që është transmetuar nga një filozof apo një autor i ndonjë ideje a parimi, edhe nëse ajo çka ai thotë nuk mbërrin shkallën e besueshmërisë, të cilën e kanë mbërritur tekstet që flasin për ringjalljen?

Së dyti, arsyeja dëshmon për mundësinë e ringjalljes për shkaqe të ndryshme

1. Kurrkush s’mund të mohojë që ai është krijuar mbasi ka qenë kurrgjë. Ai që e krijoi dhe e solli në ekzistencë, mbasi ishte një kurrgjë, ka mundësi ta kthejë përsëri, siç thotë Allahu: Është Ai që nisi krijimin e pastaj e përsëritë atë [mbasi të shkatërrohet]. Dhe kjo është më lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë [dmth kurrkush s’meriton të adhurohet, veç Tij] në qiej e në tokë. Dhe Ai është i plotfuqishëm, i Urtë [er-Rum, 27]

Ashtu siç e nisëm krijimin, ashtu do ta përsëritim. Ky është një premtim nga ana jonë. Vërtet, Ne do ta bëjmë këtë [el-Enbija, 104]

2. Kurrkush nuk mohon madhështinë e qiejve dhe të tokës, për shkak të përmasave dhe shkëlqimit të tyre. Ai që i krijoi ato, është në gjendje ta krijojë njeriun, kurse ri-krijimi i tyre është edhe më lehtë për Të. Allahu ka thënë: Krijimi i qiejve dhe i tokës është më madhështor sesa krijimi i njerëzimit [Ghafir, 57]

A nuk shohin që Allahu i cili krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në këtë është i aftë t’i japë jetë të vdekurit? Po, Ai, vërtet, ka mundësi të bëjë gjithçka [el-Ahkaf, 33]

A nuk është i aftë Ai që krijoi qiejt dhe tokën që të krijojë njëjtë si ato? Po, vërtet! Ai është krijues i gjithëdijshëm. Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai do diçka, është vetëm të thotë ‘Ji!’ dhe ajo bëhet [Ja-Sin, 81-82]

3. Gjithkush që ka mend mund ta shohë tokën të thatë e të vdekur, pa bimësi, e pastaj, kur shiu të bie mbi të, ajo lulëzon dhe bimësia e tij ngjallet. Ai që ka mundësi ta ringjallë tokën, mbasi ajo të jetë e vdekur, ka mundësi ta ringjallë të vdekurin dhe t’i ngritë ata. Allahu ka thënë: Mes Shenjave të Tij është se ju shihni tokën shterpë, por, kur Ne zbresim ujin [shiun] në të, ajo gjallërohet me jetë e rritje [të bimësisë]. Vërtet, Ai që i jep jetë asaj, ka mundësi t’i japë jetë të vdekurit. Vërtet, Ai ka mundësi për gjithçka [Fussilet, 39]

Së treti, realiteti dëshmon për mundësinë e ringjalljes. Janë dëshmuar ngjarje ku i vdekuri është kthyer në jetë. Në suren Bekare, Allahu na tregon pesë ngjarje, një nga të cilat është: Apo si ai që kaloi pranë një qyteti të përmbysur dhe tha:’Si do ta ringjallë Allahu këtë mbasi që ka vdekur?’ Kështu, Allahu e bëri atë të vdekur për njëqind vjet e pastaj e ngriti prapë. Ai tha:’Sa ke ndenjur [i vdekur]?’ Njeriu tha:’[Ndoshta] Një ditë ose një pjesë të ditës’. Ai tha:’Jo, ti ke ndenjur njëqind vjet. Shih ushqimin dhe pijen tënde. Ato nuk kanë ndryshuar. Dhe shih gomarin tënd. Kështu, Ne të bëmë ty një Shenjë për njerëzit. Shih eshtrat se si i bëjmë bashkë dhe i veshim me mish’. Kur kjo iu tregua qartë atij, ai tha:’Unë e di që Allahu ka mundësi të bëjë gjithçka’ [el-Bekareh, 259]

Së katërti, urtësia na dikton se duhet të ketë ringjallje mbas vdekjes, në mënyrë që secili shpirt të shpërblehet sipas asaj që ka bërë. Sikur të mos ishte kjo, krijimi i njerëzimit do të ishte i kotë, i pa vlerë dhe pa ndonjë urtësi. Dhe mes njerëzimit dhe kafshëve s’do të kishte kurrfarë dallimi në këtë jetë. Allahu ka thënë:

A menduat se ju kemi krijuar për lojë [pa ndonjë qëllim] dhe se s’do të na mktheheni? I lavdëruar qoftë Allahu, Mbreti i vërtetë. S’ka të adhuruar, përveç Tij, Zoti i Arshit madhështor [el-Mu’minun, 115, 116]

Vërtet, Çasti po vjen dhe Unë e mbaj të fshehur atë, që çdo person të shpaguhet për atë që përpiqet [Ta-Ha, 15]

Dhe ata bëjnë be fuqishëm në Allahun se Allahu s’do ta ngrejë atë që vdesë. Po, ky është një premtim nga Ai, por shumica e njerëzimit nuk e dinë. Me qëllim që Ai t’ua bëjë të qartë të vërtetën për atë që nuk pajtoheshin dhe që mohuesit [e Ringjalljes] të dinë se ishin rrenës. Vërtet, Fjala jonë, kur duam ndonjë gjë, është vetëm të themi ‘Ji!’ dhe ajo bëhet [en-Nahl, 38-40]

Mosbesimtarët pretendojnë se kurrë s’do të ringjallen. Thuaj [O Muhamed]:’Po, pasha Zotin tim, ju sigurisht që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë çka keni bërë. Dhe kjo është lehtë për Allahun [et-Tagebun, 7]

Nëse kjo dëshmi u parashtrohet atyre që mohojnë ringjalljen dhe ata ngulmojnë në mohimin e tyre, atëherë ata janë arrogantë dhe kokëfortë. Dhe ata që bëjnë keq,do ta marrin vesh se me çfarë përmbysje do të përmbysen

Mexhmu Fetaua ibn Uthejmin [2/22-25]

MBUROJA.net

Urtesi Islame nga Ibn Kajim el Xheuzije
Urtësi

• Kur besimtarët e panë, sesi kjo botë, kish nënshtruar të dashuruarit pas saj,

sesi ata jetonin me shpresa të rreme, sesi djalli ishte bërë udhëheqësi i tyre

dhe sesi pushteti tashmë i përkiste shpirtit fajtor, u drejtuan drejt kalasë së

lutjes dhe përgjërimit, ashtu siç futet skllavi i frikësuar në territorin e padronit

të tij.

• Qejfet e kësaj bote janë si teatri i hijeve, i padituri kufizohet vetëm në atë që

i shohin sytë, ndërsa një njeri i mençur, shikon edhe përtej perdeve nga ku

luhet loja.

• Para tyre shkëlqeu ajo që lakmonin dhe kur zgjatën duart që ta merrnin,

panë me sytë e mendjes rrjetën e kurthit, e me shpejtësi fluturuan me krahët e

rrezikut, për të mos gabuar më herën e dytë, ah sikur populli im ta dinte!

• Ata e panë këtë botë dhe e kuptuan qëllimin, u bënë gati për udhëtim para

se të vinte koha dhe morën rrugën e duhur, që në fillim. Njerëzit janë të

preokupuar me gjëra dytësore, ndërsa ata janë duke kapërcyer shkretëtirat

dhe ndërsa zogjtë e qejfit kanë ngecur në rrjetë, presin të theren.

• Dy gjarpërinj ranë në lak dhe njëri i tha tjetrit: ‘Ku do të shkojmë pas kësaj?’

‘Mbas dy ditësh, atje ku regjen lëkurët.’- ia ktheu tjetri.

• Pasha Zotin, ditët që shkuan nuk qenë vetëm se një ëndërr dhe kur u

zgjuan, arritën atë që dëshironin.

• Ajo që shkoi nuk qe vetëm se ëndrra, e çka mbetur është vetëm dëshira,

por koha humbet ndërmjet këtyre të dyjave.

• Si mund të shpëtojë një njeri që ka një grua që nuk e mëshiron, një fëmijë

që nuk e justifikon, një komshi që nuk e siguron, një mik që nuk e këshillon,

një ortak që i bën hile, një armik që nuk e zë gjumi, si e si t’i bëjë keq, një

shpirt që shtyn për prapësi, një botë që i rri përpara e zbukuruar, një pasion të

ulët që e ndjek nga pas, një epsh që e mund, një zemërim që e mposht, një

shejtan që ia zbukuron gjërat dhe një dobësi që e ka kapluar të gjithin?! Nëse

Allahu do ta marrë në mbrojtje, të gjitha këto do të humbasin, por nëse do ta

lërë në duart e vetvetes, patjetër që të gjitha këto do ta shkatërrojnë.

• Kur njerëzit i kthyen shpinën Kur’anit dhe Sunetit, nuk vendosnin më sipas

tyre dhe besuan se këto të dyja nuk mjaftojnë, por i dhanë përparësi

2

opinioneve të tyre, analogjisë, asaj që u dukej atyre e mirë dhe fjalëve të të

parëve të tyre, e gjithë kjo erdhi si pasojë e prishjes së natyrshmërisë së tyre,

errësirës në zemra, paqartësisë në të kuptuar, shpëlarjes së trurit dhe të gjitha

këto u bënë karakteristikë e përgjithshme, ku njeriu lindej, rritej dhe plakej me

këto ide, duke mos iu dukur aspak të këqija, tamam atëherë mbi ta erdhi një

shtet tjetër, ku vendin e Sunetit e zuri bidati, vendin e logjikës, dëshirat,

vendin e arsyes, pasionet, vendin e udhëzimit, humbja, vendin e së mirës, e

keqja, vendin e dijes, injoranca, vendin e sinqeritetit, hipokrizia, vendin e së

vërtetës, e kota, vendin e ndershmërisë, mashtrimi, vendin e këshillës, lajkat,

vendin e drejtësisë, tirania, pra, tërë pushteti u takonte këtyre veseve. E të

gjitha këto që thashë, janë për banorët e këtij vendi, ashtu siç ishin edhe të

parat, po për ta.

Nëse të zë syri një vend me të tilla cilësi, ku të tilla gjëra janë bërë pjesë e

jetës, dije se të jesh i vdekur është më mirë sesa i gjallë, të marrësh majat e

maleve është më mirë se të jetosh nëpër fusha, e të jesh në shoqërinë e

egërsirave, është shumë më mirë sesa në atë të njerëzve.

Toka është drithëruar, qielli errësuar, fatkeqësi janë shfaqur në tokë e në

det, si pasojë e padrejtësisë së tiranëve. Nuk ka më bereqet, të mirat janë

pakësuar dhe gjahu është zhdukur si pasojë e krimeve të njerëzve

shkatërrimtarë. Oh! Edhe drita e ditës dhe errësira e natës kanë filluar të

vajtojnë për shkak të punëve të ndyra dhe veprave të fëlliqura që bëjnë

njerëzit! Engjëjt që shkruajnë dhe ata që udhëtojnë, kanë filluar të ankohen te

Zoti për imoralitetin që është shtuar, për të këqijat që janë shfaqur, për

poshtërsitë që janë përhapur… dhe kjo padyshim, për Zotin, nuk është veçse

një re e zezë që paralajmëron për shtrëngatën e ndëshkimit që po vjen, një

shenjë për belanë që po sjell kjo natë e errët! Largohuni pra nga rruga e kësaj

furtune duke u penduar sinqerisht, sepse porta e pendimit, akoma është e

hapur dhe kthimi te Zoti, akoma është i mundur! Por ja, porta para jush do të

mbyllet, pengu i borxhit do t’u merret dhe krahët do t’u lidhen, “dhe ata që

bëjnë padrejtësi, do ta shohin se ku kanë për të përfunduar.” (Shuara, 227)

• Blije veten tënde sot, sepse tregu është i hapur, shumën e ke me vete dhe

malli është i lirë, sepse do të vijë një ditë, kur nuk do të gjesh më mall në treg,

as lirë e as shtrenjtë, e “ajo do të jetë Dita e humbjes, atë “ditë kur mëkatari

do të kafshojë duart e tij. ” (Tegabun, 9)

3

Nëse udhëton dhe trastën e sevapeve me vete bosh e mban.

Dhe atë ditë kur të shohësh sesi të tjerët plot e kanë.

Pishman do të bëhesh, por atë ditë,

psherëtimat nuk të bëjnë derman.

• Puna që bëhet pa sinqeritet dhe jo brenda rregullave të fesë, i ngjan atij

udhëtarit që i ka mbushur çantat me rërë, veten e rëndon dhe dobi prej saj

nuk fiton.

• Nëse mendjen dhe zemrën e mbingarkon me hallet dhe preokupimet e

kësaj bote, ke për të lënë mbas dore për-mendjen e Zotit, që është gjallëria dhe

forca jote, e kështu do t’i ngjash atij udhëtari, që mjetin e tij e mbingarkon dhe

nuk i jep atë që ka nevojë, e ai shpejt do ta lërë në mes të rrugës.

I pavendosuri që jetën e shkon ca këtu e ca atje.

I shastisur shkon, as i fituar e as i shtrirë përdhe.

O bari i qeve, a e di se jo të gjithë buajt punojnë shpejt?

Merre më shtruar, se poshtë thundrave të tyre ka gurë dhe hendekë!

• Ai që fillon të ndjejë ëmbëlsinë e shërimit, e kalon lehtë hidhësinë e ilaçeve.

• Pikësynimi përfundimtar është i pari që vlerësohet dhe i fundit që vjen, ai

qëndron si parim gjithmonë në mendjen e një të mençuri.

• Të është bërë zakon që ta shohësh veten si të pa-mundur, por nëse

ambicien do ta kishe të madhe, gjërat do të të ishin dukur më të lehta dhe

lartësitë më të arritshme.

• Njerëzit dallojnë nga ambiciet që kanë dhe jo nga pamja e jashtme.

• Ambicia e pakët e fshesarit, e çoi atë të merret me pastrimin e plehrave.

• Ndërmjet teje dhe njerëzve të suksesshëm, qëndron ma-li i tekave, ata e

kanë lënë pas shpine, ndërsa ti e ke akoma përpara. Jepi vlerën që i takon

vendit ku je, që t’i arrish ata.

4

• Kjo botë është terreni ku zhvillohet gara, pluhur i madh është ngritur nga

gara dhe ai që është përpara, nuk duket. Gjithkush në këtë pistë vrapon,

dikush me kalë, dikush në këmbë dhe dikush me një gomar të çalë.

Kur pluhuri të largohet dhe të mbarojë kjo garë.

Do të shohësh nëse kalë kishe nën vete, apo gomar.

• Të keqen e ka në natyrën e tij, por zelli është më i suksesshëm.

• Një hajdut i pangopur ecën vetëm në errësirat e tekave.

• Forca e dëshirës për të arritur atë që shpreson, të shtyn të bësh përpjekje

maksimale për të arritur atë që dëshiron dhe të jesh i kujdesshëm, për të mos

e humbur atë.

• Koprraci është një njeri i varfër, që nuk do të marrë shpërblim për varfërinë

e tij.

• Mos lut tjetërkënd veç Zotit tënd, sepse është turp për shërbëtorin që t’i

lutet dikujt tjetër, veç zotërisë së tij.

• Një grua e ndershme e duron urinë dhe nuk ushqehet me nderin e saj.

• Mos u familjarizo me atë që nuk do të jetë përherë me ty, por kërko

shoqërinë e Atij që nuk të ndahet.

• Vetmia për të paditurin është shkatërrim, ndërsa dijetari në vetminë e tij, e

ka edhe ushqimin, edhe pijen me vete.

• Kur logjika dhe e vërteta takohen në shtëpinë e vet-misë, atëherë mes tyre

prezanton mendimi dhe heshtur mes tyre, nis një bisedë.

Një bisedë e këndshme kjo që nuk të lodh.

Qoftë në vargje apo në prozë.

Kur shpirti e kujton, lodhjen ma largon.

Dhe zemrën nga errësirat e çliron.

5

• Kur armiku yt thotë një fjalë pa vend, ti mos lësho një tjetër të ngjashme me

të, sepse të dyja bashkë, do të lindin pasardhës të këqij.

• Zelli për të mbrojtur veten, vjen nga mosnjohja e saj, nëse do ta njihje atë

ashtu siç duhet, nuk do t’i kishe dalë në krah.

• Kur zjarri i hakmarrjes nis nga zemërimi, hakmarrësin djeg të parin.

• Lidhe zemërimin tënd me zinxhirët e vetëpërmbajtjes, sepse ai është një

egërsirë që nëse e lë të lirë, të kafshon.

• Nëse Allahu e do një njeri, në zemrën e tij mbjell farën e suksesit, më pas e

ujit me ujin e dëshirës dhe frikës, e më pas e mban nën kontroll dhe

përkujdesje, i vë për roje dijen dhe ja, pema ka filluar të ngrihet mbi trungun e

saj.

• Nëse në errësirën e natës së plogësht del ylli i ambicies dhe pas tij vjen

hëna e vendosmërisë, atëherë toka e zemrës do të ndriçohet nga drita e Zotit

të saj.

• Kur nata hedh petkun e saj të errët, gjumi dhe zgjimi fillojnë të ndeshen

mes tyre, në kampin ku njerëzit janë zgjuar, frika dhe shpresa kaplon radhët e

tij, ndërsa dem-belizmi dhe rehatia ka pushtuar batalionin e shkujdesur. Kur

vendosmëria sulmon, sulmon në ballë, dhe ushtria e neglizhencës

shpartallohet, e kështu, pa ardhur agimi, lufta ka përfunduar dhe plaçka e saj

është ndarë për fitimtarët.

• Udhëtimin e natës nuk e përballon vetëm se një kalë i stërvitur mirë.

• Në krye të karvanit qëndrojnë gjithmonë devetë më të mira, ndërsa në fund

të saj, ato që mbartin ushqimet.

• Mos u lodh së qëndruari para derës së Zotit edhe po të përzunë, dhe mos e

ndërprit kërkesën edhe po të kthyen mbrapsht, e nëse dera do të hapet për të

pranuarit dhe ti nuk je mes tyre, depërto brenda ashtu si gënjeshtarët dhe hyr

si qylaxhinjtë, zgjat dorën e lëmoshës dhe thuaj: ‘Më fal edhe mua!’

• O ti që kërkon të hapësh derën e jetës pa çelësin e devotshmërisë! Pse

zgjeron rrugën e gabimeve dhe pastaj ankohesh se risku është i pakët?!

• Nëse do të qëndrosh te qëllimi i devotshmërisë, nuk do ta humbësh atë që

kërkon.

• Mëkatet mbyllin derën e riskut, njeriu mund të privohet nga begatia, për

shkak të gjynaheve që ai bën.

6

• Për Zotin, sa herë që me dëshirë unë vij për vizitë te ju, rruga më duket më

e shkurtër dhe sa herë që derës suaj nuk kam vullnet t’i afrohem, aq herë edhe

me veten pengohem.

• Kush do të dijë për pozitën e tij te mbreti, le të shohë se ç’punë i ngarkon ai

dhe ç’pozitë do t’i japë.

• Bëhu prej bijve të botës tjetër dhe jo prej bijve të kësaj dynjaje, sepse fëmija

është biri i nënës së tij.

• Kjo botë nuk vlen as sa barra qiranë, pse atëherë vrapon pas saj?!

• Kjo botë është një kërmë dhe luani nuk u afrohet kërmave.

• Kjo botë është një rrugë kalimtare dhe bota tjetër shtëpia e përhershme,

rehatia dhe qejfet bëhen në shtëpi dhe jo në udhëtim.

• Grumbullimi me vëllazërinë është dy llojesh:

I pari: për t’i bërë shoqëri njëri-tjetrit dhe për të kaluar kohën. Një gjë e

tillë, më tepër dëmton sesa ka dobi. Gjëja më e pakët që mund të thuhet për të

tilla grumbullime, është se trazon qetësinë e zemrës dhe humbet kohën.

E dyta: për të bashkëpunuar në të mira dhe për t’u këshilluar për çka është

e dobishme dhe e drejtë, padyshim që kjo është nga gjërat më të dobishme

dhe më fitimprurëse, por në të shfaqen tre defekte:

E para: zbukurimi para njëri-tjetrit.

E dyta: teprimi dhe thellimi në biseda të panevojshme.

E treta: kthimi i këtyre takimeve në traditë dhe kënaqësi, duke harruar

qëllimin e mbledhjes.

Grumbullimet dhe takimet në fund të fundit, nuk janë gjë tjetër, veçse

çiftëzime dhe mbarsje, ose të një fryme të keqe, ose të një qetësie dhe rehatie

shpirtërore. Ky është edhe përftimi i kësaj mbarsjeje, nëse është nga diçka e

mirë, i mirë do të jetë edhe fryti. Shpirtrave të mirë, mbarsja iu vjen nga

engjëlli, ndërsa shpirtrave të këqij, nga shejtani. Allahu me urtësinë e Tij, i ka

caktuar të mirët për të mirat dhe të mirat për të mirët, po kështu edhe e

kundërta.1

1 Burimi: Libri ‘El-Feuaid’.

Urtësi dhe këshilla

• Atij që nuk i bëjnë sytë dobi, as veshët nuk i bëjnë dobi.

• Ndërmjet Allahut dhe njeriut ka një perde dhe po ashtu edhe ndërmjet njeriut dhe

njerëzve të tjerë ka një tjetër perde. Ai që gris perden që ka ndërmjet tij dhe Zotit, edhe

Zoti do t’i grisë atij perden që ka ndërmjet tij dhe njerëzve.

• Njeriu ka një Zot të Cilin do ta takojë dhe një shtëpi në të cilën do të banojë, ndaj

duhet që ai të kënaqë Zotin e tij para se ta takojë dhe të ndërtojë shtëpinë e tij para se të

banojë.

• Humbja e kohës është më e shtrenjtë sesa vdekja, sepse humbja e kohës të largon nga

Allahu dhe bota tjetër, e ndërsa vdekja të largon nga kjo botë dhe njerëzit e saj.

• Dynjaja, që nga fillimi e deri në fund të saj nuk kushton as edhe sa një orë siklet; e si i

bëhet halli një sikleti të përjetshëm?!

• Diçka e dashur sot nesër bëhet e urryer dhe diçka e papëlqyer sot nesër bëhet e

dashur.

• Fitimi më i madh në këtë botë është ta preokuposh veten në çdo kohë me atë çka

është më parësore dhe më e dobishme për ty në botën tjetër.

• Si mund të jetë i mençur një njeri i cili e ka shitur Xhenetin dhe çfarë ka në të për një

orë të vetme kënaqësie të kësaj bote?!

• Ai që e njeh mirë Zotin largohet prej kësaj bote i pangopur nga dy gjëra: nga e qara

për shpirtin e tij dhe nga lavdërimi për Zotin.

• Kur ke frikë një krijesë, jeta me të të bëhet e padurueshme derisa të ndahesh, ndërsa

kur ke frikë Zotin, prania e Tij të qetëson dhe afrimi me Të bëhet i dashur.

• Nëse dija do të kishte dobi pa punën, atëherë Allahu nuk do t’i kishte qortuar rabinët,

dhe nëse do kishte dobi puna pa sinqeritet, atëherë Allahu nuk kishte për t’i qortuar

hipokritët (munafikët).

• Largoje atë të keqe që të vjen nëpër mend; nëse nuk e bën, ajo do të kthehet në një

mendim, atëherë largoje atë mendim; nëse nuk e bën, atëherë ajo do të bëhet një dëshirë,

atëherë luftojë atë; nëse nuk e bën, atëherë ajo do të shndërrohet në një qëllim dhe

pasion, e nëse nuk e largon, atëherë ajo do të kthehet në një veprim; nëse nuk i

kundërvihesh shpejt me një veprim të kundërt, atëherë ajo do të bëhet një zakon, e

atëherë do ta kesh të vështirë të largohesh prej saj.

• Devotshmëria është në tre nivele: E para, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u

larguar nga gjynahet dhe ndalesat. E dyta, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u

larguar nga të papëlqyeshmet. E treta, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u

larguar nga gjërat e tepërta dhe ato që nuk i interesojnë. E para i jep njeriut jetë, e dyta i

jep forcë dhe shëndet, ndërsa e treta i jep kënaqësi, lumturi dhe gëzim.

Kur t’vërtetën mbron der n’thellësi,

pak t’bahen krah.

Shum’ njerëz s’i kuptojn’ gjanat nji m’nji,

Ndaj dhe gjithher’ gjykojn’ në t’njajtin kah.

Me nimen e Zotit kuptoj e me te punoj.

As vetja e as miqt’ s’mvin’ n’krah.

Kur mërzia m’kap e shpresa m’shkon,

Nji fllad i beft’ nga i njajti drejtim shpresën ma dhuron.

• Atë që Allahu e ka krijuar për ta futur në Xhenet, shpërblimi do t’i vijë vazhdimisht

nga situatat e vështira. E ndërsa atë që Ai e ka krijuar për në zjarr, gjynahet vazhdimisht

do t’i vijnë si pasojë e dëshirave.1

• Kur Ademi kërkoi përjetësinë në Xhenet nëpërmjet pemës, ai u dënua me daljen prej

tij, ndërsa kur Jusufi kërkoi të dilte nga burgu nëpërmjet atij që i interpretoi ëndrrën,

qëndroi në të edhe për disa vite të tjera.2

• Kur mbi një njeri bie caktimi i Zotit, i papëlqyeshëm për të, atëherë para tij shfaqen

gjashtë skena: E para, skena e monoteizmit, sepse Allahu është Ai që e përcaktoi dhe në

bazë të vullnetit të Tij u krye – Ai e bëri që të ndodhë. Gjithmonë ndodh vetëm ajo që do

Ai, dhe kurrë e ana-sjellta. E dyta, skena e drejtësisë, sepse në të kryhet vendimi i Tij dhe

shfaqet drejtësia e gjykimit të Tij. E treta, skena e mëshirës. Në këtë përcaktim të Allahut,

ndonëse i hidhur, mëshira ka qenë mbi zemërimin dhe hakmarrjen, mëshirë që ndodhet

në brendësi të ndodhisë, jo shumë e dukshme. E katërta, skena e urtësisë. Allahu e

vendosi të ndodhë kjo gjë në bazë të urtësisë së Tij dhe jo ashtu kot, pa asnjë qëllim dhe

përfitim. E pesta, skena e lavdërimit. Nagaqë Allahut i përket lavdërimi dhe falënderimi

për çdo gjë. E gjashta, skena e robërisë. Kjo sepse njeriu është tërësisht një skllav i

Allahut, mbi të zbatohen vendimet e Zotit të tij, sepse ai është pronë dhe skllav i Tij dhe

Ai vepron me të si të dojë.

• Suksesi i pakët, mendimet jo të drejta, mosdalja në pah e së vërtetës, prishja e zemrës,

përtacia në përmendjen e Allahut, humbja e kohës, pakënaqësia e njerëzve, largësia që

krijohet ndërmjet njeriut dhe Zotit, mosrealizimi i lutjeve, ashpërsia e zemrës, mospasja

mbarësi në jetë dhe pasuri, privimi nga dija, poshtërimi, shtypja nga ana e armikut,

ngushtimi i kraharorit, sprovimi me shokë të këqij që të prishin zemrën e të marrin

kohën, streset dhe ankthet e gjata, jeta e padurueshme, shqetësimet shpirtërore…; që të

gjitha vijnë si rezultat i gjynaheve dhe pavëmendja në përkujtimin e Zotit, ato mbijnë

nga toka ashtu siç dalin kërpudhat pas shiut, ashtu siç vjen shkrumbi mbas zjarrit; e të

kundërtat e të gjitha këtyre, vijnë nga devotshmëria dhe bindja ndaj Zotit.

1 Me këto fjalë nënkuptohet hadithi i Profetit (salallahu alejhi ue selem), se Xheneti është i rrethuar me vështirësi, ndërsa

Xhehenemi me epshe dhe dëshira. Transmetohet nga Muslimi: 2822.

2 Autori ka për qëllim të tregojë se kushdo që i var shpresat tek dikush tjetër veç Allahut, mjerë për të se sa gjatë do t’i duhet

të presë!

Rusia publikon Televizion për myslimanët në prill
Nga muaji prill, Rusia do të nisë transmetimin e një kanali televiziv kushtuar myslimanëve.

Kanali do të ketë “qëllime civilizuese” dhe “do të kontribuojë në edukimin moral dhe shpirtëror”.

Në Rusi jetojnë rreth 14.5 milionë banorë të përkatësisë myslimane, ndërsa hapi i fundit vjen me shpresën për të rritur shkallën e tolerancës në vend.

SYNIMET E BESIMIT ISLAM
Synimet e besimit Islam dhe aspiratat fisnike të tij për atë që e pason  atë janë të llojeve të ndryshme, prej tyre:

1. Pastrimi i sinqeritetit dhe adhurimit vetëm për Allahun e Lartësuar,  sepse Ai është Krijuesi. Kjo gjithashtu ka domethënien e mosshoqërimit  të diçkaje Allahut, meqë është detyrë që sinqeriteti dhe adhurimi të  jenë vetëm për Allahun.

2. Çlirimi i intelektit dhe mendimit prej çrregullimeve kaotike, që  burojnë nga zemra të cilës i mungon ky besim. Kushdo që e ka zemrën e  zbrazët nga ky besim, atëherë ajo ose nuk ka kurrfarë besimi dhe  adhurimi dhe është e ndjeshme vetëm ndaj gjërave materiale, ose është e  zhytur në besime dhe bestytni çorientuese.

3. Qetësimi i shpirtit dhe mendimit duke mos lënë asnjë shqetësim në  shpirt, apo çrregullim në mendime, sepse ky besim e lidh drejtpërdrejt  besimtarin me Zotin e tij. Kështu që ai është i kënaqur me Zotin e tij,  Udhëzuesin dhe Gjykatësin e Ligjshëm. Pra, zemra e tij kënaqet me  Paracaktimin e Tij, dhe krahërori i tij qëndron i hapur për pranimin e  Islamit, në mënyrë që nuk kërkon zëvendësim për të.

4. Sinqeriteti në vepra sigurohen prej shmangies nga adhurimi i Allahut  të Lartësuar apo nga bashkëveprimi me krijimin, sepse bazë e tij është  feja e të dërguarve, gjë që garanton pasimin e rrugës së tyre. Si  rrjedhojë, sinqeriteti dhe veprimi janë të mbrojtura.

5. Vendosmëria dhe serioziteti në të gjitha çështjet. Besimtari nuk  lejon t’i kalojë asnjë rast për bërjen e veprave të mira, vetëm se ai e  bën atë dhe shpreson për Shpërblimin. Ai nuk e sheh shfaqjen e një  mëkati vetëm se largohet prej tij, dhe i druhet ndëshkimit. Kjo është  për shkak të besimit në Ringjalljen dhe Shpërblimin për të gjitha  veprat. “Dhe prej të gjithave janë shkallët prej asaj çka ata punuan.  Dhe Zoti yt nuk është i pavetëdijshëm për çka veprojnë ata.” [En'am  6:132] Gjithashtu Profeti (salallahu ‘alejhi ue selem) nxiste drejt  këtij synimi në fjalën e tij: “Besimtari i fortë është i mirë dhe është  më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët, dhe në të dytë ka mirësi.  Përpiquni për ato nga të cilat përfitoni, dhe kërkoni ndihmë nga Allahu  e mos u dobësoni. Nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, atëherë mos thoni:  ‘Vetëm sikur të kisha bërë kështu e kështu.’ Mirëpo thuaj: ‘Allahu e ka  caktuar, dhe Ai bën çfarë të dëshirojë.’ Kështu që me të vërtetë  shprehja ‘nëse’, ia hapë rrugën shejtanit.” Transmetohet nga Muslimi.9

6. Umetit do të forcohet në shpenzim – qoftë kjo e shtrenjtë apo e lirë –  për ngritjen e Fesë së tyre dhe për përhapjen e saj. Ata i përballojnë  me lehtësi sprovat që hasin në këtë rrugë. Allahu i Lartësuar thotë për  këtë: “Besimtarët janë vetëm ata të cilët kanë besuar në Allahun dhe të  Dërguarin e Tij, dhe ata nuk dyshojnë por përpiqen me pasurinë e tyre  dhe veten e tyre në Rugën e Allahut. Këta janë ata të vërtetët.”  [Huxhurat 49:15]

7. Të arriturit e përparimit në këtë botë dhe në të Pastajmen duke i  përforcuar vetat e tyre dhe grupet, dhe arritja e shpërblimit dhe  fisnikrisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Kushdo që bën mirë, qoftë  mashkull apo femër, e duke qenë besimtar, Ne sigurisht do ta bëjmë atë  të jetojë një jetë të mirë, dhe Ne sigurisht do t’u japim shpërblimin  sipas më të mirës që ata bënin.” [Nahl 16:97]

Këto ishin disa nga synimet e besimit Islam, dhe ne shpresojmë se Allahu  i Lartësuar do të na udhëzojë neve dhe të gjithë Muslimanët.10

Universiteti Islamik shqiptar Beder (VIDEO)
Dorëzohet zyrtarisht dosja, do të quhet “Bedër”

Komuniteti mysliman i shqiperise ka dorezuar ne ministrin e arsimit dosjen per aplikimin e Universitetit te pare Islamik ne Shqiperi. Universiteti e ploteson te gjithe ciklin e arsimit pas atij parauniversitar qe ka filluar me rihapjen e medreseve qe prej vitit 1991. Universiteti Islamik pritet te hapet vitin e ardhshem 2010 2011 dhe do te kete dy fakultete…

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, pas vendimit historik të marrë nga Kryesia e KMSH-së me dt. 15 shtator 2010 për hapjen e Universitetit nga ana e këtij institucioni, Komisioni i ngarkuar për hartimin e dosjes së aplikimit gjatë kësaj kohe ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hapjen e Universitetit në Shqipëri dhe sot është bërë e mundur dorëzimi i dosjeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i KMSH-së ka firmosur sot kërkesën zyrtare drejtuar Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Myqerrem Tafaj për liçensimin e Universitetit që do të themelojë Komuniteti Mysliman. Universiteti plotëson kështu të gjithë ciklin e arsimit pas atij parauniversitar që ka filluar me rihapjen e medreseve në vitin 1991.

Kryesia e KMSH-së në shtator të 2010 fillimisht ka caktuar komisionin që do merrej me hartimin e dosjes së aplikimit, e cila përbëhej nga, z. Bujar Spahiu, z. Genti Kruja, z. Altin Shima dhe z. Dorian Demetja.

Pas një pune disa mujore nga komisioni, ata kanë dorëzuar sot zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të gjitha dosjet dhe dokumentet sipas Udhëzimeve përkatëse të Ministrisë për liçensimin e arsimit privat, në këtë rast për hapjen e Universitetit, dosje këto të përbëra nga mijëra faqe.

Universiteti që do të hapet vitin e ardhshëm akademik 2011-2012 do të ketë dy fakultete, pesë departamente dhe tre qendra kërkimore dhe zhvillimore dhe pikërisht do të ketë një strukturë të tillë si më poshtë vijon:

I. Fakulteti i Shkencave Sociale

1. Dega e Shkencave Islame

2. Dega e Shkencave të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun

3. Dega e Drejtësisë (Juridikut)

* – Qendra Kërkimore për Dialog Ndërfetar

II. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

1. Dega e Gjuhë Letërsisë Angleze

2. Dega e Gjuhë Letërsisë Turke

* – Qendra Kërkimore për Gjuhë Letërsi Shqipe

* – Qendra Kërkimore për Gjuhë Letërsi Arabe

Pas propozimit të bërë nga ana e Komisionit të Arsimit, Kryesia e KMSH-së me vendim të posaçëm e ka emërtuar Universitetin me emrin “Bedër”.

Emërtimi i Universitetit me emrin “Bedër” ka patur shumë arsye, por ato më të rëndësishmet janë si më poshtë:

1. Kuptimi terminologjik

* Bedër do të thotë Hënë e plotë.

* Në emërtimin e universitetit Bedër është përdorur në kuptimin si Hëna e plotë që ndriçon errësirën.

* Bedër: si drita e dijes që ndriçon mendjet.

* Si drita e besimit që ndriçon zemrat.

* Si drita e edukimit që ndriçon shoqërinë.

2. Kuptimi historik

* Bedër është një prej epiteteve dhe cilësive që është thirrur Profeti Muhamed (a.s.) në momentin e hyrjes në Medine, moment që do të hapte epokën e re duke u quajtur edhe si viti i parë i kalendarit Hënor Hixhri, sipas të cilit shënohen të gjitha festat dhe datat e veçanta në Islam.

* Bedër është emërtim vendi ku kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme në historinë Islame gjatë jetës së Profetit Muhamed (a.s.).

3. Kuptimi simbolik i bashkimit të inicialeve sipas shtyllave bazë të motos së universitetit

BEDËR është bashkimi i inicialeve të fjalëve që do të jenë themelet e këtij universiteti:

* Besim

* Edukim

* Dije

* Ëndërr

* Realitet

Përgjigje ndaj 7 pyetjeve mbi Islamin
1.Çka është Islami?

Fjala “Islam” është një fjalë Arabe që do të thotë “t’ia nënshtrosh dhe  dorëzosh vullnetin tënd Zotit të Gjithfuqishëm”. Fjala e ka të njëjtën  rrënjë sikurse fjala Arabe “selam”, që do të thotë paqe. Ndryshe nga  emrat që përdoren për fetë tjera, siç janë Budizmi, Hinduismi dhe  Krishterimi, emri për fenë Islame është shpallur nga Zoti dhe bart një  domethënie të thellë shpirtërore – vetëm duke ia nënshtruar vullnetin  personal Zotit të Gjithfuqishëm njeriu mund të arrijë paqen e vërtetë ne  këtë jetë dhe në Jetën e Përtejme. Islami na mëson se fillimisht të  gjitha fetë e kanë pasur porosinë esenciale të njëjtë – nënshtrimi me  tërë qenien ndaj vullnetit të Zotit dhe adhurimi i Tij dhe vetëm i Tij.  Për këtë arsye Islami nuk është fe e re, por është e njëjta e Vërtetë  Finale e shpallur që Zoti ua shpalli të gjithë pejgamberëve, përfshirë  Nuhun (Noa), Ibrahimin (Abrahamin), Musain (Moisiun) dhe Isain  (Jezusin).

2.Kush janë muslimanët?

Fjala Arabe “Musliman” do të thotë “dikush që i nënshtrohet vullnetit të  Allahut”. Porosia e Islamit është e destinuar për tërë botën dhe kushdo  që e pranon këtë porosi bëhet musliman. Disa njerëz gabimisht mendojnë  se Islami është vetëm një fe për Arabët, por asgjë s’mund të jetë më  larg nga e vërteta, meqë në të vërtetë mbi 80% e muslimanëve të botës  s’janë Arabë! Edhe pse shumica e Arabëve janë muslimanë, ka edhe Arabë  të cilët janë të Krishterë, Çifutë dhe ateistë. Nëse shikohet në popujt e  ndryshëm të cilët jetojnë në botën muslimane – prej Nigerisë deri te  Bosnja dhe prej Marokos deri te Indonezia – është mjaft lehtë të shihet  se muslimanët vijnë nga raca, grupe etnike dhe nacionalitete të  ndryshme. Prej fillimit, Islami kishte një porosi universale për të  gjithë njerëzit. Kjo mund të shihet në faktin se disa Shoqërues të  hershëm të pejgamberit Muhamed nuk ishin vetëm Arabë, por poashtu  Persianë, Afrikanë dhe Romakë Bizantinë. Të qenit musliman nënkupton  pranim të plotë dhe dëgjueshmëri aktive ndaj vullnetit të shpallur të  Zotit të Gjithfuqishëm. Muslimani është një person i cili lirshëm pranon  që besimet, vlerat dhe dogmën t’i bazojë në vullnetin e Zotit të  Gjithfuqishëm. Në të kaluarën, edhe pse sot nuk shihet edhe aq, fjala  “Muhamedan” shpesh është perdorur si emërtim për muslimanin. Ky emërtim  është një term i gabuar dhe është rezultat i një shtrembërimi të bërë  qëllimisht ose i injorancës së plotë. Një prej arsyeve për idenë e  gabuar është ajo se Evropianët për shekuj qenë mësuar se muslimanët e  kanë adhuruar pejgamberin Muhamed në mënyrë të njëjtë siç e adhuruan të  Krishterët Jezusin. Kjo absolutisht s’është e vërtetë, meqë muslimanit  nuk i është e lejuar që të adhurojë ndonjë apo çfarëdo qoftë veç Zotit  të Gjithfuqishëm.

3. Kush është Allahu?

Shumë shpesh mund të dëgjohet fjala Arabe “Allah” duke u përdorur në  lidhje me Islamin. Fjala “Allah” është thjesht fjala Arabe për Zotin e  Gjithfuqishëm, dhe është po e njëjta fjalë e cila përdoret nga të  Krishterët dhe Çifutët që flasin Arabisht. Nëse merret përkthimi Arab i  Biblës, do të shihet se fjala “Allah” përdoret aty ku fjala “Zot”  përdoret në Shqip. Në të vërtetë, fjala Arabe për Zotin e Gjithfuqishëm,  “Allah”, është majft e ngjashme me fjalën për Zot ne gjuhët e tjera  Semite – për shembull, fjala hebreje për Zot është “Elah”. Për shkaqe të  ndryshme, disa joMusliman gabimisht mendojnë se muslimanët adhurojnë  një Zot tjetër pos Zotit të Moisiut, Abrahamit dhe Jezusit. Sigurisht se  ky nuk është rasti, meqë monoteizmi i pastër Islam thërret të gjithë  njerëzit që të adhurojnë Zotin e Noas, Abrahamit, Moisiut, Jezusit dhe  të gjithë pejgamberëve tjerë.

4. Kush është Muhamedi?

Pejgamberi i fundit që Zoti ia dërgoi njerëzimit ishte pejgamberi  Muhamed. Muhamedi shpjegoi, interpretoi dhe jetoi mësimet e Islamit.  Pejgamberi Muhamed është më i madhi nga të gjithë pejgamberët për shumë  arsye, por kryesisht për shkak se rezultatet e misionit të tij kanë  sjellur më shumë njerëz në besimin e pastër në një Zot se çdo pejgamber  tjetër. Ndonëse komunitetet tjera fetare pohojnë se besojnë në një Zot,  gjatë kohës ata i kanë bastarduar besimet e tyre duke i marrë  pejgamberët dhe shenjtët e tyre si ndërmjetësues me Zotin e  Gjithfuqishëm. Disa fe besojnë se pejgamberët e tyre janë manifestime të  Zotit, “Inkarnim i Zotit” ose “Biri i Zotit”. Të gjitha këto ide false  çuan deri në adhurimin e krijesës në vend të Krijuesit, gjë që  kontribuoi në praktikimin e idhujtarisë së besimit se Zotit të  Gjithfuqishëm mund t’i afrohet përmes ndërmjetësuesve. Me qëllim që të  ruajë nga këto pavërtetësi, pejgamberi Muhamed gjithmonë theksonte se ai  ishte vetëm një qenie njerëzore i ngarkuar me predikimin e porosisë së  Zotit. Ai i mësoi muslimanët që t’i referoheshin atij si “i Dërguar i  Allahut dhe Rob i Tij”. Për muslimanët, Muhamedi është shembulli më i  lartë për të gjithë njerëzit – ai ishte pejgamber shembullor,  burrështetas, udhëheqës ushtarak, sundues, mësues, fqinj, bashkëshort,  baba dhe shok. Ndryshe nga pejgamberët dhe të dërguarit tjerë,  pejgamberi Muhamed jetoi në driten e plotë të historisë. Muslimanëve nuk  iu duhet që të kenë “besim” se ai ka ekzistuar dhe se mësimet e tija  janë ruajtur – ata e dinë se kjo është fakt. Edhe atëherë kur pasuesit e  tij ishin të paktë, Zoti i Gjithfuqishëm e informoi se ai është dërguar  si mëshirë për njerëzimin. Për arsye se njerëzit kishin shtrembëruar  apo harruar porosinë e Zotit, Zoti e mori mbi Vete që ta mbrojë porosinë  që iu shpall Muhamedit. Kjo për atë se Zoti i Gjithfuqishëm premtoi që  mos të dërgojë lajmëtar tjetër pas tij. Meqenëse të gjithë pejgamberët e  Zotit kanë predikuar porosinë e Islamit – d.m.th. nënshtrimin ndaj  vullnetit të Zotit dhe adhurimin e Tij – Muhamedi faktikisht është  pejgamberi i fundit i Islamit, jo i pari.

5. Çfarë janë Mësimet e Islamit?

Baza e dogmës Islame është besimi në njësinë e Zotit. Kjo do të thotë të  besosh se është vetëm një Krijues dhe Furnizues i çdo gjëje në univers,  dhe se asgjë s’është hyjnore apo e denjë për adhurim përveç Tij. Të  besosh në njësinë e Zotit do të thotë shumë më shumë se thjesht të  besosh se është “Një Zot” – përkundër dy, tre apo katër. Janë disa fe që  pohojnë besimin në “Një Zot” dhe besojnë se përfundimisht ekziston  vetëm një Krijues dhe Furnizues i universit. Mirëpo, Islami, jo vetëm që  insiston në këtë, por poashtu refuzon përdorimin e fjalëve si “Zot” dhe  “Shpëtimtar” për ndonjë përveç Zotit të Gjithfuqishëm. Islami poashtu  refuzon përdorimin e të gjithë ndërmjetësuesve në mes Zotit dhe njeriut,  dhe insiston që njerëzit t’i afrohen Zotit drejtpërdrejt dhe ta  kufizojnë adhurimin vetëm në Të. Muslimanët besojnë se Zoti i  Gjithfuqishëm është Përdëllyes, don dhe është i mëshirshëm. Esenca e të  pavërtetës është pohimi se Zoti nuk mund të përballet dhe t’i falë  krijesat e Tij drejtpërdrejt. Duke ritheksuar barrën e mëkatit, si dhe  pohimi se Zoti s’mund t’i falë mëkatet drejtpërdrejt, fetë e rrejshme  mëtojnë që t’i dëshprojnë njerëzit nga mëshira e Zotit. Pasi që ata të  jenë bindur se s’mund t’i afrohen Zotit drejtpërdrejt, njerëzit mund të  çorientohen duke iu kthyer/lutur zotave të rrejshëm për ndihmë. Këta  “zota të rrejshëm” mund të marrin forma të ndryshme, siç janë shenjtët,  engjëjt, apo dikush i cili besohet të jetë “Bir i Zotit” apo “Inkarnim i  Zotit”. Gati në çdo rast, njerëzit të cilët adhurojnë, luten apo  kërkojnë ndihmë prej një zoti të rrejshëm nuk e konsiderojnë apo  thërrasin atë “zot”. Ata pohojnë besimin në Një Zot Suprem, por pohojnë  edhe atë se u luten dhe i adhurojnë të tjerët krahas Zotit vetëm që t’i  afrohen Atij më afër. Në Islam, ekziston nje dallim i qartë në mes  Krijuesit dhe të krijuares. Nuk ka dykuptimësi në hyjni – çdo gjë që  është e krijuar nuk vlen që të adhurohet dhe vetëm Krijuesi është i  denjë që të adhurohet. Disa fe gabimisht besojnë se Zoti është bërë  pjesë e krijimit të Tij, dhe kjo i ka shtyrë njerëzit të besojnë se ata  mund të adhurojnë diçka të krijuar me qëllim që ta arrijnë Krijuesin e  tyre.

Muslimanët bësojnë se edhe pse Zoti është unik dhe përtej të kuptuarit –  Ai nuk ka “Bir”, ortak apo ndihmues. Sipas besimit musliman, Zoti i  Gjithfuqishëm “nuk lind e as s’është i lindur” – as në kuptim të plotë  të fjalës, as në mënyrë alegorike, metaforike, fizikisht apo  meta-fizikisht – Ai është absolutisht unik dhe i përjetshëm. Ai  kontrollon çdo gjë dhe është në mënyrë të përsosur i aftë që të vendosë  mëshirën dhe faljen e Tij të pakufishme ndaj kujtdoqoftë që Ai e zgjedh.  Kjo është ajo përse Ai quhet i Gjithfuqishmi dhe më i Mëshirshmi. Zoti e  ka krijuar universin për njeriun, dhe si i tillë dëshiron çdo të mirë  për qeniet njerëzore. Çdo gjë në univers muslimanët e shohin si shenjë  të aftësisë krijuese dhe dashamirësisë së Zotit të Gjithfuqishëm.  Poashtu, besimi në njësinë e Zotit nuk është thjesht një koncept  metafizik. Është një besim dinamik që ndikon në pikëpamjen e njeriut  ndaj njerëzimit, shoqërisë dhe të gjitha aspekteve të jetës. Si një  përfundim logjik ndaj besimit Islam në njësinë e Zotit, është besim në  njësinë e njerëzimit dhe humanitetit.

6. Ç’është Kur’ani?

Ai është shpallja finale e vullnetit të Zotit të Gjithfuqishëm ndaj tërë  njerëzimit, e cila qe bartur përmes engjëllit (Xhibril), në Arabisht,  deri te pejgamberi Muhamed në fjalët dhe domethënien e saj të plotë.  Kur’ani u qe transmetuar shoqëruesve të pejgamberit, të cilin ata e  mësuan përmendsh tekstualisht, dhe i cili ka qenë recituar publikisht  dhe vazhdimisht nga ata dhe pasardhësit e tyre deri në ditët e sotme.  Shkurtimisht, Kur’ani është libri i udhëzimit prej Zotit par exellence.  Kur’ani ende mësohet përmendsh dhe mësohet nga miliona njerëz. Gjuha e  Kur’anit, Arabishtja, ende është gjuhë e gjallë për miliona njerëz, pra  ndryshe nga shkrimet e feve të tjera, Kur’ani ende lexohet në gjuhën  origjinale të tij nga miliona njerëz. Kur’ani është mrekulli e gjallë në  gjuhën Arabe; dhe dihet se është i paimitueshëm në stilin e tij, formën  dhe ndikimin shpirtëror. Shpallja e fundit e Zotit ndaj njerëzimit,  Kur’ani, i qe shpallur pejgamberit Muhamed gjatë periudhës 23 vjeçare.  Kur’ani, në kontrast me shumë libra tjerë fetarë, ka qenë gjithmonë i  menduar si Fjalë e Zotit nga ata që besonin në të, d.m.th. nuk ka qenë  diçka e dekretuar nga një këshill fetar shumë vite pasi ka qenë shkruar.  Poashtu, Kur’ani ka qenë recituar publikisht para komuniteteve  muslimane dhe joMuslimane gjatë jetës së pejgamberit Muhamed. I tërë  Kur’ani poashtu qe shkruar plotësisht gjatë jetës së Pejgamberit, dhe  një numër i shoqëruesve të pejgamberit e mësuan përmendsh tërë Kur’anin  fjalë-për-fjalë ashtu siç ishte shpallur. Pra, ndryshe nga shkrimet  tjera, Kur’ani gjithmonë ka qenë në duart e besimtarëve të rëndomtë,  gjithmonë është menduar të jetë fjalë e Zotit, dhe për shkak të mësimit  përmendsh të përhapur ka qenë ruajtur në mënyrë të përsosur. Në lidhje  me mësimet e Kur’anit – është një shkresë universale dhe i adresohet  tërë njerëzimit, dhe jo ndonjë fisi të veçantë apo “njerëzve të  zgjedhur”. Porosia që ai na e sjellë s’është asgjë e re, por e njëjta  porosi e të gjithë pejgamberëve – nënshtroju Zotit të Gjithfuqishëm dhe  adhuroje vetëm Atë. Si e tillë, shpallja e Zotit në Kur’an fokusohet në  të mësuarit qenieve njerëzore rëndësinë e të besuarit në njësinë e Zotit  dhe inkuadrimit të jetëve të tyre rreth udhëzimit që Ai solli. Veç  kësaj, Kur’ani përmban rrëfime të pejgamberëvë tjerë, siç janë Abrahami,  Noa, Moisiu dhe Jezusi, si dhe shumë urdhëra dhe ndalesa nga Zoti. Në  kohën moderne në të cilën shumë njerëz kanë rënë në dyshim, dëshpërim  shpirtëror dhe “korrektësi politike”, mësimet Kur’anore ofrojnë zgjidhje  ndaj zbrazëtires së jetëve tona dhe trazirave që e kanë kapluar botën  sot.

7. Si e shikojnë muslimanët natyrën e njeriut, qëllimin e jetës dhe  Jetën e Përtejme?

Në Kur’anin e shenjtë, Zoti i mëson qeniet njerëzore se ata janë krijuar  me qëllim që ta adhurojnë Atë, dhe se baza e tërë adhurimit të vërtetë  është të qenit i vetëdijshëm për Zotin. Meqenëse mësimet e Islamit i  përfshijnë të gjitha aspektet e jetës dhe etikës, të qenit i vetëdijshëm  për Zotin inkurajohet në të gjitha çështjet njerëzore. Islami e bën të  qartë atë se të gjitha veprat njerëzore janë akte të adhurimit nëse ato  bëhen vetëm për Zotin dhe në pajtueshmëri me Ligjin e Tij hyjnor. Si i  tillë, adhurimi në Islam nuk është i kufizuar në rituale fetare. Mësimet  Islame shërbejnë si mëshirë dhe shërim për shpirtin njerëzor, dhe  vetitë siç janë nënshtrimi, sinqeriteti dhe lëmosha janë fort të  inkurajuara. Për më tepër, Islami dënon fodullëkun dhe vetëkënaqësinë,  meqë Zoti i Gjithfuqishëm është i vetmi gjykatës i ndershmërisë së  njeriut. Qeniet njerëzore nuk besohet të jenë trashëgimisht mëkatare,  por shihen si barazisht të afta për të keqen dhe të mirën. Islami  poashtu na mëson se besimi dhe veprat shkojnë së bashku. Zoti u ka dhënë  njerëzve vullnet të lirë, dhe masë për besimin e njeriut janë veprat  dhe punët. Mirëpo, qeniet njerëzore janë krijuar të dobëta dhe  rregullisht bienë në mëkat. Kjo është natyra e qenieve njerëzore e  krijuar nga Zoti në Urtësinë e Tij, dhe nuk është trashëgimisht e  “bastarduar” apo e nevojitur për riparim. Kjo sepse bulevardi i pendimit  është gjithmonë i hapur ndaj të gjitha qenieve njerëzore, dhe Zoti i  Gjithfuqishëm e do mëkatarin pendestar më shumë sesa atë i cili nuk bën  mëkat fare. Një balancim i mirëfilltë i jetës Islame vendoset duke pasur  frikë të shëndoshë ndaj Zotit, si dhe besim të sinqertë në mëshirën e  Tij të pafund. Jeta pa frikë ndaj Allahut çon në mëkat dhe mosbindje,  derisa të besuarit se kemi mëkatuar aq shumë sa që Zoti nuk do të na fal  çon vetëm në dëshpërim. Në dritën e kësaj, Islami mëson se: vetëm të  humburit e humbin shpresën në Mëshirën e Zotit të tyre. Për më tepër,  Kur’ani i shenjtë, që i qe shpallur pejgamberit Muhamed, përmban një  pjesë të madhe të mësimeve në lidhje me Jetën e Përtejme dhe Ditën e  Gjykimit. Për këtë shkak, muslimanët besojnë se të gjitha qeniet  njerëzore përfundimisht do të gjykohen nga Zoti për besimet dhe veprat  ne jetën e tyre tokësore. Në të gjykuarit e qenieve njerëzore, Zoti i  Gjithfuqishëm do të jetë i Mëshirshëm dhe i Drejtë, dhe njerëzit do të  gjykohen vetëm për atë që ata kanë pasur mundësi. Mjafton të thuhet se  Islami mëson që jeta është sprovë, dhe se të gjitha qeniet njerëzore do  të japin llogari para Zotit. Besimi i sinqertë në Jetën e Përtejme është  çelës për të udhëhequr një jetë dhe moral të balancuar. Përndryshe,  jeta shiqohet si një fund në vete, i cili nxit qeniet njerëzore të bëhen  më vetiake, materialistike dhe të pamoralshme.